Ndjenja vs. Emocionet

abs

nuk e di...
Kush deshiron te me shpjegoje vecorite e
ndjenjave dhe te emocioneve?si dhe te
iluzioneve dhe imagjinates ?
 

-Zana-

e...Thjeshte
Nuk ka Emocione Vs Ndjenja , eshte e njenta gje.

Emocione Vs Iluzione... Heart vs Head - do ishte korrekt ne k'te rast... nderroja titulllin dhe mund te diskutojme ....
 

bobo

marksist-enverist
mduket, mesa maj mend nga ... :p, ndjenjat jan extension i emocioneve, permes ndergjegjsimit- kontrollohen dhe dirigjohen (natyrisht te referuara nkara-teristikat e mbartes-it/-es!)..., kurse emocionet jan nenbashkesi e ndjenjave dhe perbejn form 'instiktive' reauguese, -eshte veshtire te kontrollohen!
e ka fajin mesuesja e biologjis qe,...
 

abs

nuk e di...
Kush ka hapur ket theme ne emer tim???

Zana, kur te duash mere themen dhe rindertoje si te duash.
Desha te dija jo vecorite per ndryshimin e kuptimit te fjales Emocion dhe Ndjenj, si dhe Iluzion dhe Imagjinate.

El@ me pelqen pjeserisht mendimi yt, ndoshta deshiron ta plotesosh?
 

Mystique

Larg
Anëtar i Shtabit
Sa per info :)

-Emocionet, në kuptimin e ngushtë te fjalës, janë ato gjendje shpirtërore, qe lidhen me permbushjen ose mospermbushjen e nevojave dhe te kerkesave organike për ushqim, për ujë, ajër te pastër, për veshmbathjen, Situatat e rrezikshme për jetën etj.

Në emocione hyjnë dhe ato qendrime që lidhen me ndijimet, me pasqyrimin e cilësive te veçanta te sendeve, kënaqësive apo kakënaqësive, që na sjellin veprimet mbi organet e shqisave, të erërave, ngjyrave, shijeve, formave etj, që kanë Objektet.

-Ndjenjat janë procese të ndërlikuara psikike, që lidhen me nevojat e lindura në procesin e zhvillimit historik e shoqëror, lidhen me marrëdhëniet me njerëzit e tjerë, me nevojat kulturore dhe shpirtërore të njerëzve. Pra, termi ndjenjë përdoret në rastet kur subjekti pasqyron marrëdhënie të ndërsjellta dhe të rëndësishme në mes personalitetit të tij dhe shoqërisë si p.sh. Dashuria e nënës për fëmiun, urrejtja, besnikëria, xhelozia etj.

Emocionet janë forma konkrete të rrjedhjes se ndjenjave. Janë procese në baze të të cilave formohen ndjenjat si veti te personalitetit.
 

-Zana-

e...Thjeshte
Ela kte sqarim qe ke sjelle ti eshte si te ndash syrin nga shikimi ... Dicka e tille . Nese shkeput njeren nga tjera pasojat jane te medhaja .

Pshm si dikush qe eshte I/e verber. Syte I ka Por nuk shikojne/funksionojne...

Analizat ndaj emocioneve/ndenjave hyjne tek gjendja psikologjike.. Por Gjithsesi se kush e kupton ne menyren e tij /saj .. Thjeshte desha te theksoj qe ajo qe ke sjelle eshte e njenta gje nuk I ndan dot / shkojne bashke ... Ose nese do i ndash , do kesh c'rregullime pasoja te renda ....

Head vs heart ---
 

Mystique

Larg
Anëtar i Shtabit
Ela kte sqarim qe ke sjelle ti eshte si te ndash syrin nga shikimi ... Dicka e tille . Nese shkeput njeren nga tjera pasojat jane te medhaja .

Pshm si dikush qe eshte I/e verber. Syte I ka Por nuk shikojne/funksionojne...

Analizat ndaj emocioneve/ndenjave hyjne tek gjendja psikologjike.. Por Gjithsesi se kush e kupton ne menyren e tij /saj .. Thjeshte desha te theksoj qe ajo qe ke sjelle eshte e njenta gje nuk I ndan dot / shkojne bashke ... Ose nese do i ndash , do kesh c'rregullime pasoja te renda ....

Head vs heart ---
Ti duhet te kuptosh qe "shkojne bashke" nuk eshte e barabate me "jane te njejta"
Dallimet mes emocioneve e ndjenjave

-Emocionet janë më dinamike, mund të dobësohen shpejt dhe mund te zhduken sipas situates që paraqitet.

-Ndjenjat janë përjetime të thella e të qendrueshme shoqërore.

-Emocionet janë të njejëta si tek kafshet ashtu edhe tek njeriu.

-Ndjenjat gjenden vetëm tek njerëzit, kanë karakter shoqeror dhe historik.
 

-Zana-

e...Thjeshte
Jane pra emocione/ndjenja, se nuk I ndan dot ...dhe nese I ndan ke prb te Thella .. Eshte si te ndalosh qarkullimin e gjakut ne trup ... Edhe pse nga perberja/materiali qe I ndan/shikon ti jane te ndryshme ... Kane te njentin funksion nuk I ndan dot ... Pra ska emocione vs ndjenja ... Po e riperseris qe gjera te tilla te Cilat nuk luftojne dot njera tjeren ...Por ecin bashke nuk mund ti ndash , ose me qarte per te miren tende mos bej gabim as qe te mundohesh ti Ndash.

Analiza qe Ben ti ndaj tyre , Hyn tek psikologjia. Me duket se ktu keqkuptohesh ...
 

Mystique

Larg
Anëtar i Shtabit
Atehere Zana je ti ajo qe nuk je e afte ti ndash ke problemin qe sben dot dallim , te kuptosh kur po perjeton nje emocion e kur nje ndjenje. Une se kame ket problem qe ke ti, arij ta kuptoj nese po ndiej emocion apo ndjenje
Nuk kame cte the them me shume e cte shtoj
klm!
 

Balahk

Locus omnem
Atehere Zana je ti ajo qe nuk je e afte ti ndash ke problemin qe sben dot dallim , te kuptosh kur po perjeton nje emocion e kur nje ndjenje. Une se kame ket problem qe ke ti, arij ta kuptoj nese po ndiej emocion apo ndjenje
Nuk kame cte the them me shume e cte shtoj
klm!
Mos u lodh se nuk mbushet mendja saj
 

abs

nuk e di...
hej goca, Zana dhe El@ vlersoj shkembimin e mendimeve tuaja.

Kam nigjuar qe Emocionet vijne nga jashte (faktore jasht trupit tone te transpertuar nepermjet shqisave, te cilat jane ne siperfaqe (?) te trupit tone. Ndersa Ndjenjat jane "prone" e trupit tone.

C'opinion keni per kete Mendim?

P.Sh. A- Partneri i saj, perqafon nje C- shoqe te tij.
B- Partnerja e tij nuk e njeh ate - C'ne. Ky fakt (shikimin e te dyve te perqafuar) ngjall emocione te forta tek partnerja-B. Ne kete rast ajo ndjen humbje dhe dhimbje brenda vehtes.
Ben kuptim ky shembull?
 

-Zana-

e...Thjeshte
Emocionet jane ndjenja , nuk vijne thjeshte Vetem nga faktore te jashtme .. Pshm mund te emocionohesh edhe ne erresire/qetesi , me sy mbyllur ... Zgjojne njera -tjetren, per k'te arsye une si ndaj dot ... Jane e njenta gje .

.. Emotions are feelings .

Veprimet , sjellja eshte dicka tjeter ..
 

abs

nuk e di...
Zana, me pelqen Avatari yt.
Ndersa Emotionet dhe Ndjenjat, ose Emotions and Feelings pse kane dy emra perderisa jane te pandara ose te njejta?
 
Top