Sa per info
-Emocionet, në kuptimin e ngushtë te fjalës, janë ato gjendje shpirtërore, qe lidhen me permbushjen ose mospermbushjen e nevojave dhe te kerkesave organike për ushqim, për ujë, ajër te pastër, për veshmbathjen, Situatat e rrezikshme për jetën etj.
Në emocione hyjnë dhe ato qendrime që lidhen me ndijimet, me pasqyrimin e cilësive te veçanta te sendeve, kënaqësive apo kakënaqësive, që na sjellin veprimet mbi organet e shqisave, të erërave, ngjyrave, shijeve, formave etj, që kanë Objektet.
-Ndjenjat janë procese të ndërlikuara psikike, që lidhen me nevojat e lindura në procesin e zhvillimit historik e shoqëror, lidhen me marrëdhëniet me njerëzit e tjerë, me nevojat kulturore dhe shpirtërore të njerëzve. Pra, termi ndjenjë përdoret në rastet kur subjekti pasqyron marrëdhënie të ndërsjellta dhe të rëndësishme në mes personalitetit të tij dhe shoqërisë si p.sh. Dashuria e nënës për fëmiun, urrejtja, besnikëria, xhelozia etj.
Emocionet janë forma konkrete të rrjedhjes se ndjenjave. Janë procese në baze të të cilave formohen ndjenjat si veti te personalitetit.