Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Racizem i hapur i grekerve Edhe pak dite na ndajne nga ndeshja qe kombetarja jone do te zhvilloje, dhe nga ana e Federates greke po shprehet hapur nje racizem si i nazisteve kunder hebrenjve. Ne biletarite shiten biletat duke treguar pasaporten dhe ai qe ka shqiptaren nuk merr bilete. Disa media greke jane shprehur kunder ketij racizmi ne nje shtet ku ka lindur demokracia dhe antar ne bashkimin europian. Po keshtu ne mediat shqiptare eshte trajtuar shume pak ndersa nga politikanet tane te nderuar nuk eshte zene fare ne goje. Mire te tjeret na shtypin me kembe por ska as kush te na mbroje. Rrofshin zgjedhjet.
Artikuj mbi Shqiperine Nuk di nese ka teme te ngjashme, por do te doja te sillnim ketu artikuj te mediave boterore mbi Shqiperine. Ja nje interesant dhe pozitiv: http://news.bbc.co.uk/1/hi/programmes/from_our_own_correspondent/4379499.stm Dance fever reaches Albania By Kieran Cooke BBC News, Tirana Since the downfall of communism in the early 1990s, Albanians have been struggling to rebuild their country. But many of them have also been turning their skills to some interesting pursuits. There was a problem finding the dancing school among Tirana's maze of streets. My Albanian is rudimentary to say the least. I went to a brightly lit door. "Dancing?" I asked, idiotically miming a waltz round the room with an imaginary partner. My audience did not quite conform to images of the dance floor. They bulged out of tracksuits. One man, with a "Who is this foreign fool?" type of look etched on his face, had a large head which flowed into a barrel-like frame. Instead of the dance school, I had blundered into a gym for weightlifting, a sport in which Albania excels. Only the day before, I had my hand crunched by a former prime minister, once a middleweight champion he proudly told me. Then, I heard it. Cha, cha, - cha, cha, cha. Cha, cha, - cha, cha, cha. Monika Spahivogli is an Albanian entrepreneur, with that kind of "can do" spirit that does not see obstacles, only opportunities. Ballroom dancing A few years ago, at a time when Albania's economy was on its knees, she decided to open a shop selling local organic products. Madness, people said, how can a population which has to struggle to find the bare minimum to eat be interested in such things? This sort of dancing, the foxtrot, the quick step, and certainly things like the tango, were strictly forbidden Monika Spahivogli Yet the project has succeeded. Now, Monika has moved on to another scheme, running Tirana's first post-communist ballroom dance school. For nearly half a century, in the years after World War II, Albania's three million people were virtually isolated from the outside world. Enver Hoxha, the communist dictator who based his ruthless rule on paranoia and stern self sufficiency, was not one to allow such bourgeois activities as Western style dancing. Ledio, the young dance teacher, insists that I try. Cha, cha, - cha, cha, cha. My timing is off, my rhythm clumsy. "Just let yourself go," says Ledio. I collide with my own reflection in one of the giant mirrors. Monika, the dance school owner, says that in the days of Hoxha, Moscow influenced ballet and opera in Albania was of a high standard. "But this sort of dancing, the foxtrot, the quick step, and certainly things like the tango, were strictly forbidden." Restrictions That was not all that was not allowed under the old regime. One of the leaders of a group of students who helped overthrow the communists told the story of his love for jazz. The former student, now the mayor of Tirana, said that he would cower beneath the bedclothes at night listening to foreign radio stations, an activity punishable by a long stretch in a labour camp. He became fascinated by the saxophone. Yet, as such instruments were considered to be an evil influence and were banned, he had never seen one. "Then we heard of a friend who had a saxophone. It was hidden at the bottom of an old trunk belonging to his grandmother," he said. "It was like a top secret operation. One of us stood guard outside while the rest went up to the apartment. The trunk was opened and there was a smell of camphor and mothballs." Albania does not exactly receive a good press internationally "A crinkly wedding dress was taken out. We inched forward and peered down and there, shining and so elegant, was the most beautiful thing I had ever seen. "We didn't touch the saxophone, we certainly didn't attempt to play it. But that moment will be etched on my mind forever." Cha, cha, - cha, cha, cha. I am on the dance floor again. I manage one round, two. "Yes, yes," says Ledio, the teacher. "It is much better. Be natural. Let your body go loose." Albania does not exactly receive a good press internationally. As well as the activities of an increasingly well organised and ruthless Albanian mafia in Europe and elsewhere, there is continuing corruption in the country, some of it at a very high level. Education Yet there is another side to all this. Albanians are very resourceful and many are highly skilled. Some, after years overseas, are returning to try and rebuild their country. One thing not lacking under the old Hoxha regime was education, particularly in technical subjects. My translator, she speaks four languages, is one of the hundreds of trained agronomists from the old times, once involved in a thriving market garden industry. In the mid-1980s there were only about 3,000 cars in the whole country, and those who wanted to drive had to study for two years, full-time. They had to learn how to take an engine apart and put it together again. Hence, Albanians have great mechanical skills, and to visitors they are extraordinarily hospitable. Cha, cha, - cha, cha, cha. One more time round the dance floor. In the old days, long before Enver Hoxha, in the time of King Zog, Albania's last monarch, Tirana was famous for its glamorous parties, a place where Europe's glitterati would gather to dance the night away. Now the old dances are coming back. "Slowly," says Monika, "Albania is recovering, and getting back its soul." From Our Own Correspondent was broadcast on Saturday, 26 March, 2005, at 1130 GMT on BBC Radio 4. Please check the programme schedules for World Service transmission times.
Masakrohet Ilir Frroku!!! Ore pleqer,ju lutem shfryeni gjith urrejtjen tuej ne kete teme kunder races ma te percudnueme te Kontinentit Evropian!!
Na ishte njehere SHIJAK TV!!! Sipas nje informacioni qe kam shijak tv po transmeton tashme pa licence pasi ajo i eshte hequr me nje vendim te KKRT pasi transmetonte filma dhe programe te tjera ne menyre pirate... Flet kryetari i KKRT-së. Gjobat për televizionet që shkelin ligjin Halil Lale: Shijak TV e hoqi vetë licencën Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit i ka hequr dje licencën televizionit privat "Shijak TV" dhe "TV Drinit". Sipas kryetarit të këtij këshilli Halil Lale, "TV Drinit" kjo licencë iu hoq pasi nuk ka shlyer detyrimet financiare për vitin 2003. Ndërsa për rastin e "Shijak TV"-së, Lale thotë se "nuk ia hoqëm ne licencën, ishte vetë 'Shijak TV' ai që e konsumoi licencën që zotëronte. Në mënyrë sistematike ai ka marrë programe të piratuara dhe i ka transmetuar pa u tërhequr, megjithëse është thirrur disa herë, është marrë ndaj tij një vendim paraprak (pra, ai duhej të reflektonte), e në një rast të tillë Këshilli mund t'i rishikonte masat". Lale thotë se një rrugë e tillë është ndjekur edhe më parë në lidhje me "Shijak TV", sidomos në raste gjobash. "Heqja e licencës është një masë e skajshme. Pikërisht për këtë arsye ai është paralajmëruar sistematikisht, saqë u bëmë edhe objekt humori në ndonjë emision", thotë kryetari i KKRT-së Lale. Ai shprehet se herën e fundit, më 12 nëntor, përfaqësuesi i këtij televizioni u thirr përsëri dhe u shtrua projekti për heqjen e licencës. "Nuk ishte vetëm pirateria, por ai ende nuk ka paguar licencën për vitin 2003, dhe janë vetëm 5 milionë lekë të vjetra. Kërkoi që t'i shtyhej afati dhe Këshilli ia shtyu deri më 30 nëntor. Në mbledhjen e 12 nëntorit të gjithë anëtarët e Këshillit, të pozitës dhe opozitës, morën një vendim, duke thënë se, nëse ai nuk reflekton për të dy çështjet, si për pagesën, si për transmetimin pirat të filmave, atëherë do të merrej vendimi. Por ai nuk reflektoi. Ndaj them që Këshilli nuk mori vendim për këtë dhe se 'Shijak TV' e ka hequr vetë licencën". Lale shprehet se ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas bërjes publike në gazetën zyrtare. "Ai duhet të ndërpresë transmetimet, të çkyçë frekuencat nga aty ku i ka vënë dhe këto frekuenca të vihen në dispozicion të Këshillit. Më tej frekuencat nxirren në ankand për ata që pretendojnë dhe duan të konkurrojnë. Vendimi është i formës së prerë dhe më pas veprohet për t'u paralizuar", shpjegon Lale, duke theksuar se operatori ka të drejtë në këtë rast për ankim në gjykatë. Vetëm gjatë vitit 2003, KKRT-ja ka vendosur 12 gjoba, ndërsa gjatë vitit 2004 20 sanksione me gjobë për operatorët që kanë transmetuar programe pirate. Po në këtë mbledhje KKRT-ja miratoi edhe masën e gjobës së vendosur ndaj "TV Koha" për piraterinë e dy filmave artistikë. JEPNI MENDIMIN TUAJ
 
Fotoja e dites tek yahoo! Per te hapur kete teme jam i shtyre nga nje teme tjeter e hapur tek rubrika e problemeve te emigranteve, por ky nuk eshte nje problem vetem i emigranteve, por ne pergjithesi gjithe shqiptareve. Si mund te qendrojme indiferente, kur siti me i madh boteror ka zgjedhur per daten 24-25 shkurt kete foto per ta prezantuar ne fotot e dites, madje te paren! Ky pra nje realitet i shpifur shqiptar. A nuk eshte turp?!
KONCERT NE RIMINI - 100% shqip 100%life Pershendetje, ju kerkoj nje favor. Shoqata Miqesia ne Rimini organizon nje koncert madheshtor me yje te skenes shqiptare te cilet vijne nga New Yorku dhe Shqiperia. Koncerti do jete 100% shqip dhe 100% life me orkestren Alba nga New Yorku (Edmond Xhani, Artan Kushi, Dritan Papa, Murat Rama). Si kengetare do jene: Merita Halili, Gezim Nika, Eli Gjezo, Vellezerit Zena. Humoristi, artist i merituar Gezim Kruja dhe do prezantoje Silvana Brace dhe Elmira Xhani. Ne faqen internet te shoqates gjen informacionin me te sakte ku mund te shkarkoni edhe reklamen e sakte me foto te artisteve. WEB: http://digilander.libero.it/italbarimini/ Ju lutem, brenda mundesise, me kontaktet qe keni, shperndajeni kete lajm. Ta mbushim Teatrin "Astoria" te Riminit me flamunj kuq e zi. Te cmallemi me muziken tone te mrekullueshme. Ju falenderoj. JU pershendes, JU falenderoj dhe JU uroj cdo gje te mire. Kryetari i Shoqates Agron Ceka Rimini - Itali WEB: http://digilander.libero.it/italbarimini/ Email: agronceka@libero.it
BASHKIMI I TROJEVE SHQIPTARE PROCES I PASHMANGSHËM Kemi mbaruar të tërë, po qe se sejcili mendon për vete dhe jo për kombin, thoshte Marin Barleti. Mendjendriturit tanë të Rinindjes Kombëtare, Sami Frashëri dhe Ismail Qemali, ëndërronin një Shqipëri me gjithë trojet e bashkuara, siç duhet të jetë në të vërtetë, me mbi 60 mijë km katrore dhe më një popullsi mbi 7 milion banorë. Kjo hapësirë e trojeve etnike shqiptare, llogaritet brenda pesëkëndëshit Ulqin, Kosovë Veriore, Pershevë, Strugë, Pervezë. Sipas tyre, kështu Shqipëria do të kishte kushte të mjaftueshme për begati ekonomike, përparim shoqëror e qëndrushmëri politike, brenda vetes së vet, por edhe do të jetë një vend, që sigurisht do rrezatojë stabilitet në Ballkan. Poeti ynë i madh, Lasgush Poradeci, pat thënë "Do të vijë një ditë, kur do të vemi në dasëm e do të urojmë: Mos e pivshim këtë gotë, po të mos bashkohemi me Kosovën". Ndërsa, Padër Anton Arapi, thoshte "Bashkimin e shqiptarëve ta bajmë monument kombëtar". Për disa politikanë dhe politika shqiptare, sot, të flasë dikush kështu, ose është çmenduri, ose radikalizëm. Dhe si të tillë, ata që mendojnë për bashkim të trojeve shqiptare, janë radikalë, spiunë serbë, antikombëtarë, përçarës të çështjes kombëtare, etj, etj. Kështu thuhet. Edhe pse ka plot mjete dhe instrumente juridiko-diplomatike, që përcaktojnë të drejtën e kombeve për vetëvendosje, siç janë Karta e Kombeve të Bashkuara e vitit 1945, Rezoluta 1514 e Asamblesë së Përgjithëshme të OKB e vitit 1960, Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike e vitit 1966, Rezoluta e OKB-së nr. 2625 e vitit 1970, e njohur si Deklarata e Marrëdhënieve Miqësore, Akti final i Helsinkit i vitit 1975, karta e Parisit e vititi 1990, etj. Në shumicën e këtyre dokumenteve theksohet dhe përcaktohet qartë e drejta e vetëvendosjes së kombeve, por edhe njohja e ndryshimit të kufinjëve.
Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave! Shume popujve e kombeve u jane bere e vazhdojne t'u behne padrejtesi dhe nder ta jemi dhe ne Ne, por me Palestinen ekziston nje sjllje qe te nervozon ne kulm dhe te ben t'i thuash "shko ne djall" cdo gjeje qe pretendon se mbron te drejten. Padrejtesia ndaj nje kombi te tere reklamohet hapur si nje e drejte qe asgjekundi nuk qendron!
Per Studentet qe jetojn Ne Angli Pershendetje te gjithve, Un kam hapur nje forum ku te gjith Shqiptaret qe jane ne UK mund te marrin pjese. Arsyja qe un kam hapur kete forum eshte qe Shqiptaret qe jetojn ne Angli te kominikojn me njeri tjetrin dhe qe te njihen me njeri me tjetrin. Ne mund te organizojm mbremje, apo thjeshte per te komikuar. Keshtu qe jeni te lutur te merrni pjese ne forumin: http://groups.yahoo.com/group/albanianstudentsgroup Per me shum informacion ju mund te vizitoni kete faqe: http://www.geocities.com/albania_student_uk/albastudents.html Ne qofte se keni ndonje pyetje apo sygjerim ju lutem me kontaktoni ne: romeothe2nd@msn.com.<br /> Ju faliminderit dhe shpresoj qe tju shoh ne forumin e Shqiptareve ne UK.
SHIKONI KETE MASKARA http://lukel99.completelyfreehosting.com/CadyHatDrama.wmv ketu eshte nje mbledhje e keshillit bashkiak me ca dera... Kurse ky eshte nje artikull http://www.wtopnews.com/?sid=450566&amp;nid=25 cfare mendoni?
Skenderbeu dhe shpatat e tij Si qendron ceshtja e shpatave te Skenderbeut? E Premte, 11 Mars 2005 Nga Prof. Kristo Frasheri Tashme dihet se nga objektet personale te Skenderbeut ne ditet tona kane arritur vetem dy shpata, nje perkrenare dhe nje liber uratash. Tre te parat ndodhen ne Muzeun Historik te Artit (Kunschistorisches Muzeum), ne Vjene kurse libri i uratave ne fondet e Shtepise Botuese &quot;Shelley House&quot; ne Celsi, Londer. Nder objektet e Vjenes perkrenarja eshte e njohur nga te gjithe. Eshte punuar me metal te bardhe me nje rrip (ruban) te lare ne ar. Ne maje te saj eshte vendosur nje koke dhie me brire punuar ne bronx, e lare gjithashtu ne ar. Ne pjesen e poshtme te saj, ka rreth e rrotull nje rrip bakri me nje mbishkrim prej gjashte rrokjesh, te ndare midis tyre me rozeta: IN * PE * RA * TO * RE * BT, qe do te thote: Jhezus Nazarenus * Principi Emathiae * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Benedictat Te (Jezuj i Nazaretit te bekon ty Skenderbej, princ i Matit, Mbret i Shqiperise, Tmerri i osmanllinjve, Mbret i Epirit). Qe kjo perkrenare i takon Heroit, deri sot askush nuk e ka vene ne dyshim, me perjashtim te rripit prej bakri me gjashte monogramet, i cili duket se eshte vene me vone nga pasardhesit e Heroit, ndoshta duke menduar se me shtimin e titujve do t'ia rritnin atij vleren. Ne te vertete Skenderbeu nuk ka mbajtur asnje nga keto tituj (as princ i Matit, as Mbret i Shqiperise, as Mbret i Epirit), por vetem ne fillim Zot i Dibres dhe i Matit, me pas Zot i Krujes dhe me ne fund, zot i Shqiperise (Dominus Albaniae). Dy shpatat qe ndodhen ne Vjene jane te ndryshme nga pikepamja tipologjike. Njera, e gjate (121 cm) me trup pjeserisht te harkuar, peshon 3.2 kg, tjetra e shkurter (85 cm) dhe me trup te drejte, peshon 1.3 kg. Deri disa kohe me pare askush nuk kishte shfaqur dyshime se armet qe ndodhen ne Muzeun e Vjenes nuk jane te Skenderbeut. Por ja, qe tani doli nje historian i ri, me emrin Dritan Egro, i diplomuar ne Turqi si historian i Perandorise Osmane, te cilin Instituti i Historise, Tirane, e dergoi ne Vjene per te zgjeruar njohurite tona mbi keto objekte te vetme, qe kemi trasheguar nga Heroi. Ne perfundim te kesaj &quot;ekspedite&quot; ne prisnim qe ai te na sillte si &quot;dhurate&quot; per jubileun e 600 vjetorit te lindjes se Heroit nje punim me njoftime me te plota rreth ketyre tre objekteve, te cilat cdo shqiptar i nderon dhe i adhuron si relike te shenjta. Por, ai na fton te heqim dore nga dy shpatat e Heroit, pasi as njera, as tjetra, nuk qenkan armet e mirefillta te Skenderbeut. Nuk ka dyshim se ky njoftim e ka cuditur opinionin publik shqiptar, i cili pret nga dita ne dite te vijne nga Vjena objektet e Heroit- qe te qendrojne ketu disa jave ose muaj per t'i pare nga afer me sy, per t'i nderuar dhe per t'u perulur para tyre. Sigurisht qe e verteta historike duhet te triumfoje ndaj legjendave, kur ato nuk kane fare baze dokumentare dhe kur ato prishin pune, ndonese mund te mbyllet nje sy kur ato nuk jane plotesisht te dokumentuara dhe kane nje permbajtje te thelle simbolike. Perkundrazi, per dy shpatat e Skenderbeut, sikurse do te shihet me poshte, nuk mungojne burimet dokumentare qe deshmojne se ato i perkasin Heroit. Por historin i ri, nga i cili deri sot nuk kemi lexuar asgje, eshte ngutur shume. Ne ato qe shkruan ai tregon se ne trajten e vet nuk ka argumente qe te na bindin, por ka vetem shushka qe nxjerrin tym. Une nuk di se cfare ka mesuar ky historian i ri ne universitetin turk per historine e Shqiperise. Di vetem se ne rradhen e historianeve turq, Skenderbeu nuk gezon simpati. Ketu nuk eshte vendi per te dhene shume shpjegime se si e trajtojne epopene 25 vjecare te shqiptareve te udhehequr nga Skenderbeu. Dihet se kronistet osmane i quajne shqiptaret e kohes se Skenderbeut kokeforte, te pafe, rebele te gatshem ne cdo kohe per te kundershuar me kryengritje rendin dhe ligjin, madje edhe si kryengritesa te nxitur kurdohere nga armiqte e Perandorise Osmane. Meqenese dielli i fitoreve te Skenderbeut nuk mund te mbulohet me shoshen e propagandes shterpe, historianet e sotem turq e trajtojne Heroin me sy tjeter. E para, se fitoret e Skenderbeut alias te shqiptareve ndaj dy sulltaneve te medhenj osmane, Muratit II dhe Mehmetit II, nuk kane qene kaq te medha sa c'i pershkruajne historianet evropiane dhe e dyta, se ne forcat ushtarake te Skenderbeut benin pjese kryesisht mercenare evropiane dhe aty-ketu pak shqiptare. Tani le te kthehemi te shkrimi i ketij historiani te ri. *** Ne nje shkrim me titull &quot;A jane armet e Skenderbeut ne Vjene&quot;, botuar ne gazeten &quot;Shekulli&quot;, 28 shkurt 2005, pasi na njofton se &quot;koleget e Muzeut te Vjenes e kane crregjistruar shpaten me trup te harkuar nga objektet qe i perkasin Skenderbeut&quot;, perpiqet te na binde se edhe shpata tjeter - shpata e shkurter me trup te drejte, e cila mban nje mbishkrim turqisht me emrin e Heroit - nuk qenka e tij. Pra, nga Skenderbeu, sipas tij, sot nuk kemi trasheguar asnje shpate. Po cilat jane argumentet qe ai sjell? Ai na thote se fillimisht ne Muzeun e Arkidukes Ferdinand ne Austri kane hyre ne vitin 1593 tri objekte te Skenderbeut: nje perkrenare dhe dy shpata, por se ku ndodheshin ato me pare, ai thote se nuk e di. Me vone, -vazhdon ai, - njera nga dy shpatat nuk figuron ne inventarin e muzeut, kurse ne gjysmen e dyte te shek. XIX, krahas shpates me trup te drejte, ne stenden e objekteve te Skenderbeut u vendos edhe nje shpate e harkuar, e cila i perngjante pallava turke te kohes, pra te shek. XV (paraprakisht themi se keto njoftime, sikurse do te shihet, nuk jane te sakta). Tani, vazhdon ai, kjo palla me trup te harkuar, eshte hequr nga vitrina e objekteve te Skenderbeut, mbasi, &quot;koleget&quot; i paskan thene atij se ajo &quot;nuk i perket Heroit tone Kombetar, por eshte nje shpate e tipit bohemian qe eshte perdorur ne Luftrat Husite ne Ceki&quot;. Pastaj shton se, sipas vezhgimeve qe ka bere neper kataloge historiani yne D. Egro, ka vene re se &quot;ne katalogun e koleksionit te armeve qe ndodhen ne Sarajin e sulltaneve ne Stamboll, ka disa shpata te kalifeve islame, qe ngjajne me shpaten me trup te harkuar te ekspozuar ne Vjene, por asnjera prej tyre nuk eshte simoter e saj, pra e njejte me te gjithe komponentet. Vetem dy prej tyre, - perfundon ai, - respektivisht njera ka trup te ngjashem dhe ndertim piktografik te njejte, ndersa tjetra ka te njejte vetem dorezen&quot;. Pra kemi te bejme me dy ngjasime - me shpatat e tipit bohemian te shek. XV dhe me shpatat e kalifeve islame. Kush na siguron se Skenderbeu nuk ka perdorur shpate te tipit bohemian ose islam? Me duket se &quot;koleget&quot; austriake nuk kane sjelle deshmi se kjo shpate ka qene prone e filan princi ose e luftetari bohemian, per te thene se ajo nuk eshte perdorur nga Skenderbeu. Gjithashtu as D. Egro nuk na ka sjelle deshmi se kjo shpate nuk eshte perdorur nga Skenderbeu, por nga filan sulltan apo kalif islam. Punonjesit e Vjenes i kane thene historianit tone te ri vetem se shpata eshte e tipit bohemian, kurse konkluzionin se Skenderbeu nuk e ka perdorur kete shpate historiani yne i ri e ka nxjerre nga xhepi i vet. E njejta gje duhet thene edhe me ngjashmerine e saj me shpaten e kalifeve islame. Askush deri sot nuk ka thene se ajo eshte shpate e tipit shqiptar ose e tipit skenderbegian. Eshte thene vetem se ate shpate e ka perdorur Skenderbeu. Pra ketu nuk flitet per prevetin e prodhimit, por per mbajtesin e saj, Skenderbeun, i cili pa qene nevoja te sjellin deshmi, dihet se ai ka blere mese njehere arme nga Evropa. Madje ka te dhena qe tregojne se Skenderbeu ka patur nje shpate te tille me trup te harkuar. Dhimiter Frengu, i cili ka sherbyer si financier i Skenderbeut ne vitet e fundit te jetes se Heroit, shkruan ne historine e tij se shpata e Skenderbeut ishte nje palle e harkuar me tehe shume te holle dhe me damaskine me shume hijeshi, e cila per cilindo dukej e rende, kurse per te ishte e lehte (La spada di Scanderbeg era scimitara storta tagliettissima, finissima damaschina che a ogn'uno pareva grave, ma a lui era molto legiera). Shpata qe ndodhet ne Muzeun e Vjenes i pergjigjet njoftimit te Dh. Frengut edhe nga ornamentet damaskine qe ka. Si rrjedhim, cilesimet qe ajo eshte e tipit bohemian, nuk eshte argument per te thene se ajo nuk eshte shpate e perdorur nga Skenderbeu. Une kam shfaqur mendimin se Skenderbeu, qofte si spahi (per njefare kohe) i ushtrise osmane, qofte nga shtati i tij i larte, ka qene i familjarizuar me teper me shpatat turke me trup te harkuar, sesa me shpatat me trup te drejte, e cila ishte teper e shkurter per trupin e tij. Si rrjedhim, ngjashmeria qe ajo ka me shpatat e muzeut te armeve te sulltaneve ne Top Kapi, nuk e perjashton, por e perforcon bindjen se shpata me trup te harkuar eshte shpate e Skenderbeut dhe nuk ka asnje lidhje me shpaten bohemiane. Ne lidhje me shpaten me trup te shkurter dhe me mbishmrimin turqisht me emrin e Skenderbeut, argumentet qe sjell historiani yne i ri, D. Egro, per te na bindur se Muzeu Historik i Artit ne Vjene, ka gabuar qe e pranon akoma se ajo eshte perdorur nga Skenderbeu, jane feminore. Sipas Faik Konices, mbishkrimi turqisht ndonese me gabime lexohet &quot;Libehadur Allah Iskanderbeg&quot; dhe e ka perkthyer &quot;Kampioni i Perendise, Skenderbeu. Une nuk jam ne gjendje ta deshifroj mbishkrimin, por di nga ato pak qe kam mesuar se mbishkrimet osmane shpeshhere prodhohen me kaligrafi artistike, me nderthurje shkronjash, te shoqeruara me arabeske, te cilat jo te gjithe ata qe dine harfet arabe jane ne gjendje t'i lexojne, madje disave prej tyre u duken lale-lule (ornamente). E dyta, di qe F. Konica e ka njohur shume mire turqishten, jo vetem se e ka mesuar qe ne shkollen fillore ne Shqiperi dhe Rushdie ne Stamboll, jo vetem se ka nxjerre per disa kohe revisten &quot;Albania&quot; ne variantin turqisht, por ca me teper se ka qene nje linguist cilesor, saqe kur lexoi mbishkrimin e shpates se Skendebeut, ishte asistent i indoevropianistit te shquar freng, Prof. L. Boenloe. Historiani yne i ri thote se ka mundesi qe F. Konica te jete mbeshtetur te nje turk me emrin Sulejman i cili, sipas katalogut te Muzeut te Vjenes te vitit 1855, ka shprehur mendimin e tij (sipas D. Egros) ka &quot;hamendesuar se kjo zhgarravine ornamentale&quot; (jane fjalet e D. Egros) mund te lexohej ne trajten - li bahadir Allahu Iskenderbeg, kurse ai (historiani yne) thote se &quot;ne menyren me te sforcuar arrita te lexoje vetem trajten e fjales beg dhe asgje me shume&quot;. Mbishkrimin turqisht ne shpaten me trup te drejte historiani yne mendon se e rrezon edhe me tri argumente te tjera. E para, ajo qe ai e quan &quot;zhgarravine&quot; nuk eshte emri i Skenderbeut ne turqisht i shkruar me gabime, sic thote Faik Konica, sepse Skenderbeu qe e njihte mire turqishten nuk mund te pranonte te mbante nje shpate me emrin e tij te shkruar josakte. Ky argument do te vlente per perkatesine e shpates, nese Skenderbeu, njohes i mire turqishtes do ta kishte prodhuar vete, por jo kur shpaten e ka prodhuar nje kovac, i cili nuk eshte e thene qe te ishte njohes i shkelqyer i shkrimit osmanisht. Ne kemi shembull vete vulen e Skenderbeut (vulen e madhe), ne te cilen emri i Skenderbeut eshte shkruar gabim Skanderbig, ne vend te Skanderbeg. Vetkuptohet se pergjegjesi i gabimit ishte artizani qe e prodhoi vulen dhe jo Skenderbeu. Por ky gabim nuk e pengoi Heroin ta perdorte ate ne shkresat e veta. E njejta gje duhet thene edhe per shpaten, te cilen e prodhoi kovaci dhe jo Heroi. Eshte interesante te sjellim ketu perseri nje njoftim qe na jep Dh. Frengu, i cili shkruan: &quot;Dikur Skenderbeu mbante dy shpata, te cilat i vendoste ne nje mill, sepse ato ndonjehere gjate betejes i thyente, ose i prishte aq shume, saqe nuk mundej t'i mbante me me vete, pasi nuk e nxirrnin faqebardhe. Kjo ndodhte per shkak te demeve qe u bente armiqve&quot;. Pastaj ai shton se Skenderbeu pruri nga Italia nje mjeshter te shkelqyer, i cili beri tri palla, shume te mira. Njeren prej tyre, e cila mund te priste hekurin, ia dergoi dhurate sulltanit. Edhe pse nuk na lejohet te hamendesojme, me kete rast marrim guximin te supozojme se tri shpatat, njera nga te cilat iu dhurua sulltanit, ka mundesi te kene patur (sic e kerkojne zakonisht dhuratat) emrin e Skenderbeut ne mbishkrimin turqisht. E pse jo, njeren prej tyre te mos e kete mbajtur per vete Skenderbeu? E dyta, argumenti se Skenderbeu, i cili luftonte per mbrojtjen e Krishterimit nuk mund te perdorte nje shpate te ngjashme me ate te shpatave sulltanore, - gjithashtu nuk qendron. Pikepamja se Skenderbeu ka luftuar per mbrojtjen e Krishterimit, nuk eshte e sakte. Jane Papet dhe ndonje princ evropian ata qe e quajne Skenderbeun mbrojtes te krishterimit, kurse Skenderbeu vete asnjehere nuk ka thene se luftonte per te mbrojtur fene e krishtere. Ne luftrat e tij Skenderbeu ka thene se luftonte per vendin e tij, per atdheun e tij. Ai nuk mund te thoshte se luftonte per mbrojtjen e krishterimit, mbasi nuk ka luftuar vetem kunder ushtrive osmane, por edhe kunder ushtrive te krishtera te Venedikut si dhe kundershtareve te krishtere te mbretit te Napolit. Aq me pak nuk mund te thoshte, sic pohon ndonje historian Italian, se ai luftonte per mbrojtjen e fese katolike, po te kemi parasysh se ne ushtrine e vet kishte jo vetem shqiptare katolike, por edhe shqiptare ortodokse, madje nenkuptohet ne ndonje dokument, edhe shqiptare te islamizuar. Me ne fund njoftimet qe D. Egro jep per historine e dy shpatave te Skenderbeut, pervecse te cunguara, nuk jane as te sakta. Pa permendur konkretisht keto pasaktesi ne ketu po trajtojme historine e tyre me gjeresisht njoftime me te plota se ajo qe permban monografia kushtuar Skenderbeut, botuar me 2002. *** Fill pas vdekjes se Skenderbeut, e shoqja Donika dhe i biri Gjoni, kur merguan ne Itali moren me vete, midis te tjerave edhe dy shpatat, sebashku me perkrenaren e Heroit. Pas vdekjes se tyre ato kaluan ne duart e trashegimtareve. Sic dihet Gjoni pati kater djem, por prej tyre vetem djali i trete, Ferdinandi pati trashegimtare, kurse tre te tjeret (Gjergji, Kostandini, Frederiku), nuk paten femije. Ferdinandi, i cili vdiq me 1561 gjithe pasurine e tij ia la se bijes, Irenes, e vetmja femije legjitime e tij (femijet e tjere qene jashtemartesore). Irena Kastrioti, e cila pervec pasurise trashegoi dhe titullin dukeshe, u martua me 1564 me princin Pier Antonio di Sanseverino, por i shoqi, sic thone historianet italiane ishte nje plengprishes. Me shpenzimet e te hollave me vend e pa vend, brenda nje kohe te shkurter e beri pasurine e tij rrush e kumbulla. Kur vdiq, ai i la se shoqes, Irenes nje pasuri te shkaterruar dhe 700.000 dukate ari borxhe, nje shume kjo jashtezakonisht e madhe. Per te kapercyer gjendjen e shkaterruar ku e katandisi i shoqi, Irena ne bashkepunim me nje vella te saj jashtemartesor, Akili, u detyrua te shiste pasurine. Duket, se kjo situate financiare kritike, Irena Kastrioti vete, ose sebashku me vellane e saj u detyrua te shiste edhe objektet e Skenderbeut, te cilat kaluan ne duart jo te nje, por te dy bleresve. Ne vitet '70 perkrenarja dhe shpata e shkurter ndodheshin ne duart e Dukes se Urbinos, kurse shpata tjeter ne ato te dukes se Areskotit. Por te dy pronaret e rinj, objektet e Skenderbeut ua kaluan pronareve te tjere. Perkrenaren dhe shpaten e shkurter e bleu nga duka i Urbinos, Konti Eolfang i Sturbenbengut, kurse shpaten tjeter qe zoteronte Duka i Areskotit e bleu arkiduka i Stirise, Karli biri i dyte i perandorit te Austrise, per muzeun e vet, qe kishte ngritur ne qytetin e Gratzit. Kjo vertetohet nga shenimi qe permban inventari i Muzeut te Gratzit, i mbajtur me 1 nentor 1590, ku thuhet: &quot;Me 30 tetor (pra dy dite me pare - K.F.), shpata e Skenderbeut prej Bossega e lyer me argjend hyri ne koleksionin e armeve&quot;. Ai qe i bashkoi te dy shpatat ishte biri tjeter i perandorit gjerman (vellai i Karlit) arkiduka Ferdinand i Tirolit. kancelari i tij, J. Shrenke (Jacob Schrenk von Götzing), pasuroi me to muzeun qe Ferdinandi kishte ngritur ne keshtjellen e Ambrasit, prane Innsbrukut ne Tirol, me pvepra arti dhe pajime luftarake te njerezve te shquar te shek. XV-XVI. Prania e tyre ne kete muze vertetohet nga inventari i hartuar me 1593 ku jane shenuar te dy shpatat sebashku me perkrenaren e Heroit. Aty thuhet: &quot;Gjergj Skenderbeu. Nje perkrenare ne metal te bardhe me nje rrip te lare ne ar, me ne maje nje koke dhie te lare ne ar, sebashku me briret esaj; dy shpata, njera me nje mehill lekure, qe besohet qe eshte e vertete per nga pesha dhe sepse ne te shikohen ende njolla gjaku, tjetra me nje mehill prej kadifeje; edhe kjo ka qene njesoj e nderuar si shpata qe i takonte Skenderbeut&quot;. Ne albumin me titull Augustissimorum imperatorum, regum, ataque archiducum illustrissimorum principum, etj, botuar ne Innsbruk, 1601 (varianti gjermanisht botuar me 1603), nga Jacob Schrenke von Gotzing, kancelari i Grandukes Ferdinand, sebashku me portretet e grumbulluara ne pallatin-muze te Ambrasit, ka perfshire edhe nje gravure te Skenderbeut, veper e piktorit Italian (nga Verona), Giovanni Battista Fontana dhe e gravuristit gjerman me nenshtetesi hollandeze Dominicus Custos. Gravura eshte teper interesante, pervec te tjerave edhe per problemin tone. Sebashku me Skenderbeun, paraqitur ne kembe, jane vizatuar dy objekte te tij, shpata me trup te shkurter, te cilen Heroi e mban ne dore dhe perkrenarja, e cila eshte vizatuar prane kembes se tij te majte. Te dy objektet kane ngjasmeri me shpaten me trup te shkurter dhe perkrenaren qe ndodhen ne Muzeun e Vjenes. Kjo tregon se te pakten per kancelarin Schrenke shpata me trup te shkurter, e cila ka dhe mbishkrimin turqisht, eshte konsideruar pa dyshim, si palla e Heroit, ndoshta ngase ajo u ble njeherazi sebashku me perkrenaren. Qe ketej, dy shekuj e ca me vone, ne vitin 1806, sebashku me inventarin e Muzeut te Ambrasi, edhe tre objektet e Skenderbeut, u transferuan ne Muzeun Perandorak te Vjenes, por per arsye qe nuk i dime u vendosen perseri te vecuara, vecse me pozicione te ndryshme: perkrenarja me shpaten e harkuar ne sallen e Maksimilianit (Salla XXV, nr 71 dhe Nr. 92), kurse palla me trup te shkurter ne ambjentin e quajtur salla eKarlit V (Salla XXVII, Nr. 345). Ajo qe thote D. Egro se ne muze te dy shpatat u bashkuan ne gjysmen e dyte te shek. XIX, nuk eshte e vertete. Ne vitin 1897 nje qytetar shqiptar (I cili duket se ishte shkodran), gjate udhetimit te tij per ne France qendroi dy dite ne Vjene dhe sipas asaj qe shkruan vete- u ndal vetem per te pare armet e Skenderbeut ne Muzeun Perandorak. Ne letren e nenshkruar pa emer, por me siglen X qe i drejtoi nga Vjena me 15 tetor 1897 Faik Konices, i cili kete leter e botoi dy muaj me vone ne &quot;Albania&quot;, Bruksel nr. 8, 30 dhjetor 1897. Ne leter thuhet: &quot; Mesoni se kam pa ne Muze t'madh te Vienes pallen edhe ksulen (perkrenaren - K.F.) e t'naltit tone trim Skenderbegut Fortit. Trupi im u drodh tu e pa kete pallen e shentme (mete cilen Skenderbegu I dha dermen Turqis 30 vjet. Palla asht teper e gjat dhe gjene e ne maj pak e kthyeme, ene aq e rande sa mendohesha qish mundet me e perdor njeriu me udobisht, pse randesia e saj eshte afro tre oke me kan diftue (3 kg ene 200 gr). Presja (tehja - K.F.) asht e shkrunum me ar ene e bukur sa ma nuk banet&quot;. Me poshte shkruan: &quot;Me qindra njerez vijne me cudit (sodit - K.F.) k'tu ne Viene armet e Skenderbeut edhe mue mu mushen syte me lot, tue menu sa nevoje ka Shqipnia e mjere me u pru n'kohrat e shkumuna&quot;. Nga kjo kuptohet se shpata me trup te harkuar ishte prane perkrenares, por e vecuar nga shpata tjeter, te cilen vizitori shkodran nuk e pa, ndoshta dhe nuk e dinte, pasi ndodhej ne nje tjeter salle. Por pallen tjeter e diktoi Faik Konica, i cili vizitoi kater vjet me vone Muzeun e Vjenes. Ai na sqaron se ne Muzeun Perandorak (keshtu quhej ne ate kohe muzeu qe sot mban emrin Muzeu Historik i Artit) perkrenarja me shpaten e harkuar ndodheshin ende te vecuara nga shpata me trup te drejte ne sallat e permendura. Nje tjeter deshmi qe tregon se te dy shpatat ndodheshin ende te vecuara njera nga tjetra, e ndeshim ne vitin 1907. Nje njohese e artit mesjetar, Anneta von Vivenot, mbesa e mikeshes se shquar te shqiptareve, baronesha J. Knorr, i dergoi redaksise se gazetes arbereshe &quot;La nazione Albanese&quot;, fotografine e perkrenares dhe ate te shpates se gjate me trup te harkuar te Skenderbeut, qe ndodhej prane saj ne Muzeumin e Vjenes. Ne letren percjellese ajo njoftonte se te dy objektet e Skenderbeut vinin nga keshtjella e Ambrasit dhe sipas dokumenteve autentike ne shek. XVI ato ishin ne zoterim te princit Ferdinand te Tirolit. Forma e shpates eshte e ngjashme me ate te shpatave venedikase sic paraqiten ne katallogun e armeve te shek. XV. Ajo teja e shpates pak e harkuar, por mjaft e gjate, eshte e zbukuruarme ornamente shume interesante qe na kujtojne stilin roman (La Nazione Albanese, Pallagorie, Catanzaro, nr. 1, 15 janar 1907, f. 1). Tridhjete vjet me vone, ne kohen kur motrat e mbretit Zog kaluan neper Vjene dhe vizituan Muzeun e saj Historik, ne vitrine ishte ekspozuar, sikurse e tregon fotografia, vetem perkrenarja me shpaten e harkuar, mbasi per shpaten e shkurter ekzistonin ende dyshime, nese i perkiste ose jo Heroit. Por, pas Luftes se Dyte Boterore, dyshimet per shpaten e dyte, u davariten. Si rrjedhim, ne pragun e 500-vjetorit te vdekjes se Heroit, ato u bashkuan ne te njejten salle, madje ne te njejten vitrine, te &quot;Muzeut te Historise se Artit&quot;, sic e tregon pamja e fotografuar ne vitin 1968. *** Perfundimisht eshte me vend te thuhet se orvatja e D. Egros per te na bindur se dy shpatat qe ndodhen ne Muzeun e Vjenes, nuk jane perdorur nga Heroi dhe si rrjedhim, ne duhet te heqim mendjen prej tyre, eshte nje deshtim i plote. Por edhe sugjerimet qe shfaqen aty-ketu se problemin do ta ndricoje tipologjia e shpates dhe natyra e mbishkrimit nuk na nxjerrin dot ne krye. Deshmite e shkruara qe u parashtruan, besoj se jane me tefuqishme se dyshimet dhe hamendesimet. Ato na bindin se kemi te bejme me dy shpata, te cilat qe nga cereku i fundit te shek. XVI jane konsideruar vazhdimisht nga historianet dhe muzeologet si armet e Skenderbeut. Si perfundim, shqiptaret para perkrenares dhe dy shpatave do te perulen me respekt dhe ndoshta sic i ndodhi dhe vizitorit anonim shkodran te vitit 1897, &quot; kur te jene para tyre do te kene dridhje trupi dhe lot nga syte&quot;. Sa per D. Egron e keshillojme qe te kete kujdes se eshte ende i ri dhe te mos marre vrap kaq te madh sa te kujtoje se eshte historian aq i larte dhe njohes aq i formuar i shkrimit osmanisht sa te hedhe poshte me kurajen qe karakterizon nje fillestar, shenimet e inventareve shekullore te Vjenes dhe pohimet e nje mjeshtri te tille si Faik Konica. Le te studioje kokeulur vitet qe vijne historine e Shqiperise dhe te na binde se e njeh osmanishten, pasi ne kemi patur rastin te dyshojme se ai nuk eshte ende ne gjendje te kuptoje osmanishten e shekujve XV-XVI. Edhe per Drejtorine e Institutit te Historise kemi nje sugjerim: kuadrot e reja qe i merr si punonjes shkencore ne Institut, perpara se t'i emeroje, le t'i provoje nese e zoterojne specialitetin qe pretendojne.
 
Janullatos Kryepeshkop i Greqise?! Sipas nje artikulli te sotem ne gazeten Ta Nea, 60% e grekeve kerkojne zevendesimin e Kryepeshkopit aktual pasi sipas informacioneve qe ata kane, ky i fundit eshte marre me spiunazh dhe vjedhje, madje ka qene ne Shqiperi ne vitet 90 ku eshte takuar me presidentin e firmes Vefa, Vehbi Alimucaj me te cilin ka bere nje kontrate per instalim paisjesh nderkohe qe thuhet se personi ne fjale ka gisht ne hedhjen ne ere te supermarketit te Vefes. Per me teper Presidenti i sapo zgjedhur Papulias ka refuzuar haptazi betimin perpara kryepeshkopit. Sipas se njejtes gazete kandidati kryesor per postin e Kryepeshkopit te Greqise eshte Anastas Janullatos qe momentalisht kryen detyren e Kryepeshkopit te Shqiperise. Per me teper lexoni ketu.
a eshte i pavarur shtypi yne Ligji i ri i shtypit: Institucionalizimi i disfatës së shtetit të së drejtës ADRI NURELLARI* Këto ditë po diskutohet në parlament një projektligj që paradoksalisht quhet“Akti i lirisë së shtypit”. Në të vërtetë ky ligj nuk mund të konsiderohet veçse akti i robërimit të lirisë së shtypit, duke patur parasysh pasojat e neneve të këtij ligji. Absurditeti nis nga diskutimi për penalizimin botuesve që e botojnë gazetën nën kosto, gjë që është e paparë në një vend që mund të konsiderohet ndopak demokratik. Kushdo që ka pasur mundësi të udhëtojë jashtë e Shqipërisë e di që ka qindra gazeta që jepen falas nëpër rrugët apo metrotë e Evropës. Sikur shtypi jashtë Shqipërisë të mbahej vetëm me shitjet dhe jo me reklamat, dhe çmimin ta kishin sa kostoja e shtypjes, gazeta dhjetra-faqëshe si New York Times, Le Monde, The Times etj, do të ishin mallra luksi e jo gazetat e përditshme më të shitura në botë. Ndërkohë në Shqipëri kërkohët qe shteti të fiksoj çmimin e gazetave siç bënte dikur shteti i planifikimit komunist që fiksonte çmimet nga lartë për çdo produkt. Çmimi i një malli është një ndër mjetet kryesore të tregut dhe nëse ky çmim ngurtësohet, atëhere hapësira ku mund të konkurojnë mallrat, në rastin tonë gazetat, është shumë më e vogël. Kjo është një ndërhyrje flagrante jo vetëm ndaj ekonomisë së tregut por edhe ndaj lirisë së shtypit. Ky ligj i jep një autoritet shumë të madh shtetit mbi median, e cila është në themel të çdo demokracie, duke ndërtuar një mekanizëm të fuqishëm për shantazhimin dhe manipulimin e saj. Ajo që e bën këtë projekt-ligj edhe më tronditës është fakti që kërkesa vjen nga dy deputetë që kanë interesa personale të ngushta të lidhura me mediat dhe që në mënyrë të pacipë përdorin mandatin e deputetit për të përmbushur interesat e tyre të ngushtë privat duke rënë kështu në mënyrë të hapur në konflikt interesi. Mirëpo ky projektligj, përveçse tregon se si mund të abuzohet me pushtetin politik për të favorizuar interesa të caktuar, demonstron publikisht paaftësinë e shtetit shqiptar për të vendosur sundimin e së drejtës. Dhe kjo gjë vjen jo vetëm pse “akti i robërisë së shtypit” bie në kundërshtim me parime kryesore të shtetit, por edhe sepse motivet që kanë çuar në këtë akt ekstrem dëshmojnë për kalbësinë e shtetit tonë. Projektligji ka vendosur që në kundërshtim me parimin bazë të kushtetutës që kërkon trajtimin e barabartë të njerëzve, të privojë nga e drejta për të marrë pjesë në procesin e privatizimit dhe tenderave publikew ata sipërmarrës që janë edhe botues. Ky diskriminim anti-kushtetues që po institucionalizohet është kryekëput arbitrar dhe i pajustifikueshëm. Në cilin shtet të së drejtës që mbron ekonominë e lirë, është parë që njerëzit të ndalohen për të diversifikuar portofolin e tyre të biznesit dhe të investojnë njëherësh në fusha të ndryshme të ekonomisë? Po kaq arbitrar është vendimi për të favorizuar shtypin që shitet më shtrenjtë por në pakicë, kur bëhet fjalë për reklamat që financohen nga sektori publik. Është qesharake fakti që opozita bëhet pjesë e kësaj maskarade, nëpërmjet përfaquesit të saj Z. Beja. Sipas Bejës njoftimet e institucioneve shtetërore mund të çohen në gazeta të lira me tirazh të lartë porse reklamat na qënkërkan ndryshe dhe mund të konsiderohen subvencionim e prandaj duhen penguar. Mirëpo çështja e njoftimeve nuk ndryshon shumë nga çështja e reklamave. Synimi thelbësor i reklamave, po ashtu si ai i njoftimeve, është që ato të ndikojnë tek numri më i madh i njerëzve. Ky vendim do të bëj që reklamave të sektorit publik t’iu bjeri efikasiteti dhe kjo gjë do të thotë që paratë e sektorit publik ose më saktë paratë tona të keqadministrohen. Keq-administrimi i parave publike bëhet i institucionalizuar edhe kur ndalohet qe firma në pronësi të botuesve të shtypit, të marrin pjesë në tendera publik. Këto firma mund të jenë fare mirë kompanitë më të përshtatshme për të kryer një porosi të caktuar dhe përjashtimi i tyre nga konkurrimi mund të çojë që tenderin ta fitojnë kompani të pa-afta që kanë për ti çuar dëm paratë tona. Po kështu nëpërmjet këtij ndalimi bëhet e qartë se në Shqipëri fitimtari i tenderit nuk vendoset nga cilësia e shërbimit të ofruar por nga interesa të tjera meskine. Deputetët Braçe dhe Lesi kanë deklaruar se mediat po përdoren prej pronarëve për të ushtruar presion ndaj pushtetarëve për qëllime përfitimi. Kjo gjë tregon se pushtetarët tanë qënkërkan ta shantazhueshëm dhe se e hakërkan presionin. Pra që ka informacione në lidhje me aferat e tyre, me të kaluarën e tyre apo me kryerjen e detyrave të tyre, që po të bëhen publike mund ti rrënojnë ata. Nga një anë kjo provon se pushtetarët tanë fshehin shumë gjëra të ndyra nën rrogoz që ne ende nuk dime se ç’janë por vetëm iu ndjejmë kundërrmimin, dhe nga ana tjetër që pushtetarët tanë qënkërkan të plotfuqishëm sepse nuk e kanë për gjë që për të shpëtuar kurrizin e tyre nga ndonjë skandal të kryejnë veprime të paligjshme duke vepruar në dobi të ndonjë institucioni mediatik që i mban nën shantazh ose iu bën ndonjë nder. Të merresh me koston e gazetave apo bizneset e botuesve duke lënë jashtë diskutimit faktin që qeveritarët tanë janë të shantazhueshëm dhe më të fuqishëm se ligji do të thotë të kërkosh gjurmët kur ujkun e ke para syve. Kjo situatë tingëllon sikur në një situatë imagjinare shteti të pajisë qytetarët me veshje anti-plumb sepse nuk ka guxim t’ë çarmatosi e dënojë keqbërësit ndërkohë që këta livadhisin hapur. Ky projektligj do të thotë që shteti të ngrejë duart lartë në lidhje me vënien e drejtësise kur bëhet fjalë për tenderat, mos-zbatimin e ligjit apo skandaleve të tjera të qeveritarëve duke e përdorur këtë projektligj si një tjetër akt kapitullimi. Projektligji rrëfen haptazi edhe nje fakt tjetër edhe më dramatik në lidhje me marrëdhëniet shtet-media. Për herë të parë po thuhet haptazi në publik që njoftimet dhe reklamat e porositura nga shteti janë subvencionime, duke treguar një ndër mekanizmat me të cilin shteti shqiptar ka manipuluar fjalën e lirë në Shqipëri. Porosia e reklamave apo njoftimeve shtetërore tek media të caktuara, ka qënë një formë shpërblimi për shërbimet që këto media kanë bërë në favor të qeverisë, ose një ryshfet për të mbajtur gojën mbyllur në rast se ato kanë shtënë në dorë ndonjë lajm komprometues. Vetëm kështu mund të shpjegohet çudia që ndërrmarje shtetërore që janë monopole, të shpenzojnë miliona euro për të transmetuar reklama disaminutëshe apo publikuar reklama me faqe te plota pa kurrfarë dobie. Përse iu dashka KESH-it dhe TELEKOM-it që të bëj reklama kur këto kompani nuk kanë konkurrencë dhe kur qytetarët nuk kanë se ku të shkojnë tjetër nëse duan elektricitet apo telefon. E pra reklamat, bashkë me ambjentet publike të lëshuara me qera me kosto qesharake ndaj disa firmave mediatike, mospagimi i detyrimeve ndaj shtetit si dhe favorizimi I aktiviteteve ekonomike të tjera të pronarëve të mediave, kanë qënë mënyra me të cilën qeveria është përpjekur që median ta vërë në shërbim të vetes ose ta pengojë që të demaskojë pisllëqet e panumërta që bëhen nga ajo. Fakti që qeveria i trëmbet dhe ia kreh kaq shumë bishtin medias, tregon se qeveria e ka zgjidhur tashmë punën me sistemin e drejtësisë e nuk ia ka më frikën atij për çfaredo prapsie. Perderisa shteti shqiptar nuk ka pasur ndonjë zyrtar të lartë të akuzuar nga prokuroria apo të dënuar nga gjyqësori për korrupsion apo shkelje të tjera ligji, kuptohet që ekzekutivi e ka vënë nën kontrollin e vetë plotësisht pushtetin gjyqësor dhe shqetësohet vetëm që të vërë në kontroll të plotë median e lirë. Me thënë të drejtën problemet qw prek ky ligj egzistojnë, pra ka plotë botues që përdorin median e tyre për të bërë pazar për dallavere të tjera dhe ka plotë raste që qeveritarët kanë çfarë të fshehin e për rrjedhojë futen në allish-verishe me median. Por kjo nuk do të thotë që me barin e thatë të digjet edhe bari i njomë, duke penalizuar këdo botues që ka interesa ekonomike të tjera përveçse në media. Çështja e etikës së gazetarisë nuk mund të vendoset me ligjet e shtetit por duke ia lënë në dorë publikut që të penalizojë me mos-blerje ato gazeta që në syrin e tyre kanë humbur kredibilitetin duke manipuluar me të vërtetën. Nëse tenderat bëhen në kushtet e konkurencës së drejte e të paanshme që bazohet tek meritokracia, atëhere nuk do të kishte rëndësi fare pjesmarrja ose jo e botuesve në tendera apo privatizime publike. Aq më pak nuk do të kishin fuqi botuesit të ndikonin tek qeveritarët nëse ligji do të ishte i fortë dhe ata do t’ia kishin frikën atij. Me fjalë të tjera thelbi iproblemit nuk qëndron thjeshtë tek botuesit por kryesisht tek mungesa e ligjit tek shteti ynë dhe vendosja e projektligjit në fjalë nuk ka për të sjellë ndonjë ndryshim pozitiv, por përkundrazi, ka për të dëmtuar edhe atë pak zë të mekur të lirë që dëgjohet në mediat tona. Autori eshte drejtor i Institutit Liberal Shqiptar
aleksander kondos- mikut e simbolit tim Aleksandër Kondo, historia e arratisjes" Flet Muharrem Berisha: Ju rrëfej të gjithë aventurën tonë. Ndarja me Sandrin në Titograd Dritan Lundra Të mendoje ikjen nga Shqipëria që në vitin 1983 apo edhe disa muaj më vonë ishte një utopi. Shumë kishin menduar një gjë të tillë, po kaq shumë kishin tentuar, por pak ose aspak kishin arritur të realizonin një gjë të tillë. Idetë kanë qenë të shumta, mendimet po të tilla, por realizimi ka qenë shumë i vogël për t’u marrë i besueshëm. Megjithatë, në një palestër të vogël mes kampionëve, të cilët shikonin rezultatet, por aspak frytin e punës së tyre, kishte kohë që ziente një bisedë. Një bisedë për largim dhe ikje nga vendi i mallkuar i komunizmit kishte kohë që piqej nga katër kampionë të mëdhenj. Ishin Aleksandër Kondo, kampion i padiskutueshëm dhe njeriu që për herë të parë kaloi limitin e 200 kilogramëve në shtangë; kampioni i vogël, por edhe ai absolut në peshën e tij, Muharrem Berisha; mjeshtri më i madh në përvojë, por dhe në rezultate, Asim Belinova dhe më i riu, por me shumë ambicie, Xhelal Sukniqi. Të gjithë donin të iknin, donin të ishin të lirë në një botë të lirë, donin të ishin kampionë të mëdhenj në një botë që respekton kampionët, por vetëm Sandri dhe Xhelali patën kurajon të mos ktheheshin më në Shqipëri. Një histori, e cila pavarësisht shumë fjalëve, shumë thashethemeve e po kaq shumë hamendjeve, sot për herë të parë në gazetën “Panorama” zbardhet një prej atyre që fatin e kishte të arratisej, por që po ai e ktheu përsëri në Shqipëri. Është Muharrem Berisha, një prej pokerit që duhej të ikte e madje ishte një prej protagonistëve, por që nuk u largua. Ai flet e tregon ngjarjen që nga ideja, nisja e deri në detajet më të fundit e nostalgjia për mikun e tij Aleksandër Kondo. Berisha, si u njohët me Sandrin? Një gjë normale, ishim të dy shtangistë të Dinamos e së bashku me Agron Haxhihysenin dhe Asim Belinovën, nën drejtimin e trajnerit të madh Ferid Berberi, bënin stërvitje së bashku. Unë isha më i vogli i grupit, por të tre së bashku arrinim dhe triumfin e Dinamos. Ky ka qenë impakti i parë me Sandrin. Vetëm kaq pra, të qenit në të njëjtin grup? Jo, jo vetëm kaq, shumë shpejt ne pamë se kishim shumë gjëra të përbashkëta. Më kryesorja ishte pasioni, ideali që të kërkonim maksimumin dhë bërjen kampionë të mëdhenj, si dhe puna e jashtëzakonshme në stërvitje. Deklarata shumë teorike. Vetëm kaq ju lidhte? E kuptoj ku doni të dilni, por duhet të kini parasysh se unë isha më i vogli i grupit. Dëgjoja shumë herë nga Sandri që më thoshte se e ardhmja jonë në Shqipëri është e zymtë. Mbaj mend se pas kampionatit evropian në Spanjë, Sandri më thoshte se gjithçka në Shqipëri kishte marrë fund. Kishte ngritur 200 kilogramë, peshë të cilën të gjithë, madje dhe në botë, do e kishin zili e vendi i tij nuk e përfillte. Ai ishte i pakënaqur. Një ditë, duke diskutuar bashkë ai më thotë: “Shikoji këta njerëz, si të duken ty”. Pashë fshatarë të drobitur, pashë njerëz të cilët vuanin për bukën e gojës, por nuk thashë asnjë fjalë. Isha vetëm 20 vjeç dhe shumë gjëra nuk i kuptoja. Jemi në vitin 1984... Pikërisht, megjithatë, prej kohësh edhe unë isha mërzitur shumë me mënyrën e të trajtuarit nga sporti. Të gjithë bashkë mbaronim stërvitjen dhe shkonim në shtëpi ku hapnim edhe një herë dollapet për të ngrënë. Ishte e tmerrshme, nuk ngopnim dot barkun me bukë. Pra, gjithçka të shtynte që të largoheshe. Një vit mendime dhe asnjë tentativë? Jo, nuk është e vërtetë. Thashë më lart se me Sandrin kishim kohë që diskutonim. Jo një herë, por shumë shpesh gjatë vitit 1984, por sidomos në vitin 1985, kemi bërë plane për t’u arratisur. Kemi detajuar gjithçka, kemi parë e vëzhguar pikat e kufirit, por nuk kemi vendosur thjesht, sepse e dinim që një ditë do kalonim kufirin me peshëngritjen e aty do ishte më e thjeshtë. Nuk e di, por personalisht kam pasur frikë, duke shpresuar në një dalje jashtë edhe me shokët kishim vendosur që më mirë të mos rrezikonim kaq shumë. Të kthehemi të arratisja e bujshme e Kondos Nuk e harroj atë ditë. Ka qenë 48 orë para nisjes për në kampionatin evropian në Katovicë të Polonisë. Sandri fliste shumë e pas shumë pëshpëritjeve atij i ishte hequr e drejta të dilte jashtë shtetit. Jo, më mirë isha dhe unë, por Sandri babanë e kishte shef dege të gardës. Mbaj mend se gjithçka ia kishte rregulluar Mihal Qipo, atëkohë kuadro i lartë në pushtet. Kemi qenë në qendrën e grumbullimit dhe Sandri erdhi me pasaportë e pa një pa dy na tha: “Do ikim në Poloni e që aty do arratisemi”. Në ato momente kemi qenë unë, Asim Belinova dhe Xhelal Sukniqi. Asimi tha po dhe kjo fjalë më ngrohu dhe mua. Ai kishte familje dhe unë isha vetëm 20 vjeç. Besova dhe duke qenë mik i Sandrit thashë edhe unë fjalën time, po. Pse Sandri kishte vendosur arratisjen Për mendimin tim për shumë arsye. Pa dashur të them ato që kam thënë më lart më duhet të kujtoj se një vit më parë, në çantën e tij, pas kthimit nga kampionati ballkanik, u gjetën disa fotografi e revista porno. Që atë ditë atij iu pre trajnimi i posaçëm, iu deklarua se nuk do të dilte më jashtë shtetit (gëzimi dhe premio e vetme për sportistët), si dhe pavarësisht rezultateve fantastike, gjithmonë ai kishte persekutimin prapa. Pse vendosi Katovicën? E thashë dhe më lart, ishim të katër bashkë, por më entuziasti ishte Sandri. Kur erdhi në qendrën e grumbullimit me pasaportë në dorë e na tha se mora viston për t’u nisur u gëzuam të gjithë. Megjithatë, Sandri ishte dhe shumë besimtar. “Ka ardhur dita, më tha, por më parë të njohim dhe fatin tonë”. Çfarë do të thoshte kjo frazë e tij? Në fillim nuk e kuptova, por menjëherë me natyrën e tij shumë ekspresive më tha ta ndiqja. Shkuam afër rrugës së “Fortuzit”, aty ku sot quhet “Dervish Hatixheja”. Nuk hyra brenda dhe nuk e di fallin që u hodh me letra, me filxhan kafeje, apo diçka tjetër. Sandri hodhi një triko (kështu ishte riti) e pas disa minutash doli me një fytyrë të ngrysur. Përse kështu? Sapo doli, mbaj mend se ishte natë dhe Sandri më tregoi edhe fatin që do na ndiqte. Nuk e di a të vërteta do jenë fjalët e fallxhores, por ajo më tha teksualisht kështu: “Ti do ikësh dhe shumë shpejt. Ke menduar të ikësh me katër veta; ke menduar me atë që ke shumë afër dhe ke bërë shumë plane, por ai nuk do vijë. Ke menduar të ikësh me një person më të madh, por edhe ai nuk do vijë. Do ikësh me një person, inicialet e të cilit janë XH.S. Nuk e ke parashikuar, por me të do të ikësh”. Po më pas? Më pas mbaj mend që Sandri për një moment heshti. Nuk tha më asnjë fjalë, por në ecje e sipër tha dhe diçka tjetër nëpër dhëmbë. Një fjalë që mua më tronditi dhe nuk mund ta harroj dot. Çfarë tha? Në fillim ndoshta nuk donte ta thoshte, por më në fund u zbraz. Ne do ikim më tha, por sipas fallxhores, unë do kërkoj të iki larg, por do jem shumë afër. Do vuaj disa muaj e më pas do iki shumë larg, por do vdes shumë shpejt. Miku yt, me të cilin je shumë i lidhur, nuk do vijë, por nëse ti do kesh lirinë, por shumë të shkurtër, ai do jetë gjallë, do ketë jetën, por do vuajë. Këto fjalë ishin për ty? Në fillim i mora si të përgjithshme, por në momentin e ikjes së tij në Titograd, kur unë nuk pranova e kjo dhe si pasojë e tërheqjes së Asim Belinovës, Sandri m’u drejtua: “Muharrem, unë po iki. Fatin e di, por më mirë një vit si luan sesa një jetë prej miu. Mirupafshim. Nuk e besova se po ikte, por treni që largohej më krijoi edhe idenë se Sandri po shkonte larg, aq larg sa unë nuk mund ta kapja dot më. Të kthehemi tek arratisja, kishit bërë ndonjë plan? Përpara se të mbërrij te plani (në fakt nuk kishim bërë ndonjë plan të madh) dua të them disa gjëra për karakterin e Sandrit. Një muaj para se të shkonim në Katovicë të Polonisë erdhi në shtëpinë time. Të gjithë e njihnin e Sandri fliste dhe e kishte zakon të mos kishte frikë. Babai ishte turni i dytë dhe në shtëpinë time ishte vetëm nëna. Sapo hyri, jo se nuk e kishte parë ndonjëherë, u irritua kur pa fotografinë e Enver Hoxhës varur në mur (kështu ishte koha) e mori dhe e theu. Mamaja ime u llahtaris dhe menjëherë kërkoi të lajmëronte policinë. Sandri me një ton të qetë iu kthye: “Mbaj fotografinë e burrit tënd, jo të këtij krimineli, qetësohu se ne jemi djemtë e t’u”. Në moment mbërriti babai. I lodhur nga puna na tha të bënim ç’të doni, por të kishim kujdes veten. Keni ikur në maj të vitit 1985, një muaj pas vdekjes së diktatorit, çfarë bëri Sandri atë ditë? Nëse një muaj më parë theu fotografinë e Enver Hoxhës në shtëpinë time, të njëjtën gjë bëri me të gjitha fotografitë e tij në Qytetin Studenti. Kishte urrejtje e për më shumë, kur kam shkuar ta takoj në dhomë e gjej me magnetofon të ndezur e me zë të lartë dhe ai me një kënaqësi të jashtëzakonshme. Ky ishte Sandri, njeriu rebel ndaj regjimit. Donte me çdo kusht të ikte. Në ato ditë, pasi unë isha i lëkundur ai më drejtohet: “Shikoji këta njerëz (ishin fshatarë të rropatur nga puna), shikoji, ti je kampion i madh, por një ditë edhe ti si ata do të përfundosh. Nuk e besoja në atë kohë, por realiteti ky ishte e Sandri kishte të drejtë. Edhe një herë te momenti i arratisjes. Që para nisjes mes nesh nisën polemikat. Unë një natë përpara ika dhe nuk u duka në qendrën e grumbullimit… Kur u ktheva shokët më hapën çantën e filluan kontrollin, nuk kuptova se ç’donin. Megjithatë, plasja kishte ndodhur. Kisha një ide se në vendin organizator nuk të mbanin, por të kthenin. Pikërisht për këtë arsye u thashë miqve se në Poloni nuk mund të kërkonim strehim politik. Duhej të gjenim një vend tjetër. Ngaqë Sandri kishte folur shumë e gjithë Qyteti Studenti e dinte se ne do të iknim dhe duhet të ishim shumë të sigurtë në veprimet tona. Në Poloni zhvilluam garën ku dolëm me rezultate të jashtëzakonshme e të mrekullueshme e duke përfituar prej tyre u drejtuam në një sportel polak për të prerë bileta për në Amerikë. Unë kisha rreth 100 dollarë, po kaq edhe Sandri, ose nëse nuk gaboj të dy bashkë kishim reth 300 dollarë, ndërkohë që Xhelal Sukniqi kishte një çek prej 1000 dollarësh. Me kaq do shkonit në Amerikë? Një natë para nisjes për në Beograd u mblodhëm të gjithë në dhomën ku ishte Sandri dhe Sukniqi. Vendosëm të pyesim për biletat për në Amerikë dhe më pas të vepronim. Në këto momente Asim Belinova u tërhoq. Ndikimi i tij ishte i madh, megjithatë vendosëm të pyesnim. Në sportelet e Katovicës, meqë dija fare pak rusisht, mësova se çeku i Xhelal Sukniqit prej 1000 dollarësh vlente vetëm për Shqipërinë dhe ishte i pavlefshëm për jashtë. U pezmatuam dhe u kthyem prapa. Unë me mendjen e dyzuar, pas tërheqjes së Asim Belinovës, Sandri me mendjen top se do largohej. Nuk kishin rënë në sy përpjekjet tuaja? Mbase, por të gjithë e dinin se Sandri kishte një idhull në jetën e tij e vdiste për të, ajo ishte e fejuara e tij. Për të mos rënë në sy, si Sandri ashtu edhe unë të gjithë dollarët që kishim me vete i blemë plaçka. Sandri të gjitha për të fejuarën e tij, gjë e cila mbuloi gjithçka. Të gjithë, duke ditur dhe debulesën e tij, menduan se mendja e tij është në Shqipëri. “Ai bleu plaçka për nusen, vdiste për të, edhe kur më kanë pyetur në hetuesi, gjithmonë kam thënë se asnjëherë nuk kam menduar se Sandri mund të arratisej. Kështu mendoja atëherë dhe kështu mendoj edhe sot”. (Ferid Berberi, trajneri i asaj kohe) Ç’ndodhi pas largimit nga Polonia? Unë personalisht nuk isha i vendosur, por më shumë anoja nga mosikja, ndërkohë që Sandri e kishte ndarë mendjen. Mbërritëm në Beograd e prej andej me tren u drejtuam për në Titograd, ku na priste dhe autobusi për të na sjellë në Shqipëri. Mbaj mend se ishte ora 6 e mëngjesit. Unë prisja, ndërsa ai i hipi trenit tjetër. “Ti lemë gjërat që kanë ndodhur, më tha. Për gjithçka kërkoj falje, por t’i mos gabo më. Kujto fjalët e fallxhores, unë do iki, fati qoftë me ty”. U largua dhe sot e kësaj dite e kam parasyve ikjen e trenit dhe dorën e Sandrit që vazhdonte të më përshëndeste. Ai iku, ta kthejmë edhe një herë në tokën tonë sot. A u lidhët më me të? Që nga ajo kohë më shumë kam qenë i lidhur me hetuesinë dhe kam ndjerë represionin se sa jam marrë me sportin, apo ,me familjen time. Megjithatë, këto nuk i përkasin kësaj historie. Nuk u lidha më me Sandrin, por në vitin 1987, një telefonatë nga Xhelal Sukniqi më habiti. Zëri i dridhej, më lajmëroi për vdekjen tragjike të Sandrit dhe më pas më dorëzoi një kasetë filmike nga ceremonia e varrimit. Ende më duket se jam në ëndërr. Nuk kam besuar kurrë në vdekjen e tij, madje edhe sot, kur po mundohemi të gjithë bashkë për të sjellë eshtrat e tij, më duket se shikoj edhe një herë Sandrin gjallë. Çfarë ndjeni tani që eshtrat e tij do të vijnë? Ka tetë vjet që të gjithë përpiqen për një gjë të tillë. Do të jem i qetë vetëm kur të kryhet ky mision. Kjo është një iniciativë e disa personave, në radhë të parë e trajnerit të tij, Ferid Berberi, e miqve të tij, e presidentit të peshëngritjes dhe besoj e gjithë njerëzve që duan sportin. Vetëm kur ky mision të ketë mbaruar, pra eshtrat të kthehen në tokën mëmë edhe unë do jem më i qetë. Sandri rrofte kujtimi jot miku im i dashur J.
Sa e pavarur është Shqiperia? Ceshtja Lesi- Nano: Lesi deklaron se ka marr nga një ambasadë e huaj në Tiranë transkriptin e bisedës mes Nanos dhe Abdiut. Zgjedhjet: OSBE dhe organizata tjera përzihen në ceshtje që brendshme të Shqiperis. Ballkan: Presidentat dhe zyrtarët rajonal vijnë në Shqiperia, dhe fyejn shqiptarët në mënyra të ndryshme. Italia: Italia mundohet të detyroj SHQIPERIN të votoj për alternativën italiane në Këshillin e sigurimit. Ambasadori italian në Shqiperi e kërcenon shqiperinë në njëfar mënyre. Vazhdoni ju
Top