Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
"Pijet shqiptare" me simbole dhe shkronja Greke. Kohet e fundit qe isha ne shqiperi i gezuar qe me ne funde do isha i sigurt qe 100 % do ndihesha shqiptar sepse cdo gje qe do shihja dhe do blija si suvenir do ishte shqiptare u zhgenjeva plotesisht. Do marr vetem dy raste vetem qe vura re. U futa ne nje dyqan dhe porosita Uzo dhe Ponc portokalli dhe pasi e pyeta qe i dua vetem shqiptare mora pergjigje pozitive qe i ke 100 % shqiptare pa merak me tha.Nejse kthehem ne shtepi jasht shqiprie qe jetoj dhe krenar u them njerezve te mi qe ja dhe ne kemi Uzon tone "Bylis" prodhuar ne Ballsh dhe Poncin tone qe i kemi pasur gjithashtu tradite qysh te pakten me sa mbaj mend une dhe njerezit e mi 50 - 60 vjet me pare. Je i sigurt me thone qe jan shqiptare sepse ketu ne shohim shkronja greke dhe shishja eshte blu me te bardhe sikur simbolet Greke me than. E marr shishen dhe e shikoj me vemendje dhe qielli me ra mbi koke Qe mos te zgjatem nje gje kuptova nga vizita ime e fundit ne shqipri qe ne si shqipri vetem emrin kemi te tille sepse neve jemi ngrene ne pabesi te madhe nga Fotiadh Nanua.Na ka shitur komplet me ekonomi dhe me histori e krenari tek greku. Ua befte zoti te zeze te gjithe atyre qe na kane shitur keshtu. :smash: BYΛΙΣ - ALB - IRAKLI
Greqia denohet ne Strasbourg per keqtrajtimin e nje shqiptari Gjykata e Strasburgut ka dënuar shtetin grek për shkelje ndaj emigrantit Agim Aliaj. Gjyqtari grek voton për emigratin Strasburg, emigranti mund Greqinë Vendimi: Greqia të dëmshpërblejë, brenda tre muajsh, me 10 mijë euro emigrantin shqiptar Ervin Baku STRASBURG –Një emigrant shqiptar mund Greqinë në gjykatën e Strasburgut. Seksioni i parë i Gjykatës, i përbërë nga 7 gjyqtarë ka pranuar unanimisht si të drejtë ankesën e emigrantit Agim Aliaj, përfshirë edhe vetë gjyqtarin grek Rozakis. Me anën e këtij vendimi, Gjykata e të Drejtave të Njeriut ka dënuar shtetin grek për dhunim të nenit 6 paragrafi 1, të Konventës Europiane të të drejtave të njeriut, që ka të bëjë me procesin e rregullt gjyqësor. Pas vendimit të djeshëm, Greqia duhet t’i paguajë brenda tre muajsh 10 mijë euro emigrantit shqiptar Agim Aliaj, si dëmshpërblim material dhe moral për burgim të padrejtë. Gjykata e Strasburgut ka ftuar edhe qeverinë shqiptare, si palë të interesuar për të dhënë opinionet e saj në lidhje me çështjen “Aliaj”. Procesi në Greqi Agim Aliaj kishte emigruar në Greqi që prej vitit 1990. Ai banonte në Monolophos-Selanik, ku edhe punonte. Sipas të dhënave nga Gjykata e Strasburgut, më 9 janar 1997 Aliaj u arrestua nga policia, pasi dyshohej nga autoritetet greke se kishte kryer dy vjedhje me armë në bashkëpunim. Policia vendase nuk kishte identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë, ndërkohë që vjedhjet ishin kryer në korrik dhe gusht të vitit 1996. Pas arrestimit, Aliaj është identifikuar nga njëri prej viktimave. Emigranti shqiptar u arrestua me burgim të përkohshëm, ndërkohë që mandat-arresti mbante numrin 2/97. Qëndrimi në burg i Aliajt është shtyrë fillimisht deri më 16 qershor 1997 e më pas është bërë një tjetër shtyrje, deri më 22 dhjetor 1997. Akuza në Gjykatën e Apelit, ku u zhvillua procesi kundër Aliajt theksoi se kishte mundësi që emigranti të arratisej, pasi nuk ishte rezident i rregullt në Greqi. Ndërkaq, më 29 dhjetor të vitit 1997 prokuroria greke hodhi poshtë kërkesën e Aliajt për t’u liruar nga qelia. Ky i fundit është deklaruar i pafajshëm gjatë gjithë kohës së gjykimit në Greqi. Emigranti shqiptar Agim Aliaj ka mohuar të ketë kryer dy vjedhjet me armë në Greqi. Ai ka pretenduar se kur kanë ndodhur dy grabitjet me armë ishte në Shqipëri. Emigranti shqiptar ka pohuar në gjyq se policia greke e kishte dëbuar gjatë kësaj periudhe, pasi ai nuk ishte i pajisur me vizë. Pretendimet e emigrantit shqiptar u verifikuan në Gjykatën e shkallës së parë në Greqi, ku Agim Aliaj u shpall i pafajshëm. Më 11 shkurt të vitit 1998, Gjykata e Apelit të Selanikut miratoi pafajësinë që gjykata e shkallës së parë i kishte dhënë emigrantit shqiptar. Pasi fitoi pafajësinë, Agim Aliaj ka paraqitur para gjykatës greke kërkesën e tij për dëmshpërblim, për gjithë kohën që kishte qëndruar në qeli. Pretendimi për dëmshpërblim është dorëzuar në Gjykatën e Apelit të Selanikut më 7 shtator të vitit 2000. Edhe pse kishte fituar pafajësinë, kërkesa e Aliajt për dëmshpërblim nuk u mor asnjëherë seriozisht. Emigranti shqiptar kërkoi të dëmshpërblehej për 13 muajt që kaloi në qeli, ndërkohë që kjo kërkesë nuk iu miratua asnjëherë. Më 8 nëntor të vitit 2000, Gjykata e Apelit të Selanikut refuzoi kërkesën, duke u justifikuar me faktin se kishte të dhëna që Aliaj kishte shkelur ligjin në Greqi. Pas shumë orvatjesh në gjykatat greke, Agim Aliaj fiton çështjen në Strasburg, duke i marrë shtetit grek shumën prej 10 mijë eurosh dëmshpërblim për burgun e padrejtë. 08/04/2005
Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O Ka mbaruar faza e pare e procesit te licensimit te kazinove ne pese qytete te Shqiperise. Ne kater firmat qe moren pjese ne tenderin e hapur jane kualifikuart vetem dy firmat greke pasi kompania nga las vegas dhe kompania rozafa palace nga tirana nuk plotesonin dokumentacionin. komentoni
 
Jalal Talabani presidenti i ardhshem i Irakut Zonja dhe Zoterinj, kam nderin te paraqes Jalal Talabani presidentin e republikes se Irakut. Zoti Talabani eshte kryetar i partise demokratike kurde.
DERI KU ESHTE IMPLIKIMI GREK?? Lajme nga Speciale Surlas: Si i zbulova dy valixhet me para në Janinë Autori i Lajmit: Red. Parlamenti grek ka kërkuar një interpelancë në parlamentin grek për të zbardhur të gjitha të vërtetat mbi tranfertat e parave që janë bërë nga Shqipëria në Greqi gjatë periudhës 1996-1997. Në parlamentin grek është kërkuar interpelancë për veprimtarinë e bosit të VEFA-s Vehbi Alimuçaj. Interpelanca është kërkuar pas shkrimeve të shtypit grek, se shtetas vendas kanë bashkëpunuar me Alimuçajn dhe pronarë firmash të tjera rentiere të asaj kohe, për të pastruar apo transferuar para në Greqi. Ditët e fundit gazeta proqeveritare greke Apogevmatini ka publikuar një sërë shkrimesh, mbi bashkëpunimin e firmave piramidale shqiptare me një person të shumëkërkuar grek, në afera ku sipas gazetës, janë përfshirë edhe politikanë apo nëpunës të lartë shtetërorë nga të dy palët. Këto shkrime, e kanë shtyrë deputetin e Demokracisë së Re në pushtet, Jorgos Surlas, një figurë qendrore e kësaj partie, të kërkojë interpelancë në parlament. Në të vërtetë ai ka paraqitur të enjten të njëjtën kërkesë që kishte paraqitur edhe në nëntor të vitit 2001, por ai gjykon se përgjigjet që iu dhanë atëherë nga ministri socialist i rendit, Mihalis Krisohoidhis, janë, “të çuditshme”. Deputeti Surlas i referohet faktit se në qershor 1997, një shtetas shqiptar kishte depozituar në një bankë të Janinës, shumën prej 5,5 miliardë dhrahmi, rreth 20 milionë dollarë, të futura në dy valixhe. Banka ishte e detyruar që të njoftonte autoritetet për depozitimin e një shume kaq të madhe, por këtë nuk e bëri kurrë.
Misioni i PAPA JANIT nga Selaniku! Prej disa ditesh media shqiptare por dhe ajo greke trumbeton "misionin kishtar" ne nje prifti grek te quajtur Papa Jani i cili vinte shpesh nga selaniku nen petkun e misionarit te kishes por qe ne fakt kryente akte te turpshme me meshkuj te moshave te reja. Kamera vigjilente e fix fare ne nje mision te sajin ndoqi te gjithe vijen levizese te priftit homoseksual dhe zbuloi arsyet e verteta te ardhjes se tij ne Korce. Ne pamjet e neveritshme dallohej Papa Jani ne dhomen 108 te nje hoteli ne Korce ku i kerkonte dy te rinjve shqiptare te kryenin marrdhenie seksuale me te ne orgji. Sportelistet e hotelit u shprehen se prifti ortodoks ishte klient i rregullt dhe treguan per mediat se ai frekuentonte shpesh hotelet si dhe vizitohej shpesh nga meshkuj te moshave te ndryshme. Nderkohe ne Greqi opinioni mediatik ka reaguar negativisht duke akuzuar koleget e tyre shqiptare per manipulim, si dhe per sulm direkt ndaj kishes greke. Priten komentet tuaja per ceshtjen ne fjale.
nje shkolle per femijet e gjakmarrjes??!!! hello tout le monde... KAm lexuar para ca muajsh ne nje gazete (nga interneti, me duket tek shekulli)nje lajm ku thuhet se do hapej shkolla e pare per femijet e famailjeve "ne gjak"; nje shkolle e mbrojtur nga police, ku femijet do te flinin brenda dhe do te shoqeroheshin me autobus neper shtepite e tyre.. Do t'u lutesha nese keni dijeni, te me jepnit me shume informacine rreth ketij lajmi , i cili me duket me nje rendesi te Veçante..Gjithashtu nese keni te dhena mbi gjnedjen e fshatrave me te prekur nga kjo "gjeme" ne shqiperi dhe mundesine per te kontaktuar keto familje...ju lutem me sugjeroni...!!!!! voila , kam qejf ta njoh vete nga afer kete fenomen dhe jam teper kurioze. flm te gjitheve , you are the best!
FRANCA DHE SHQIPETARET NE FRANCE ? Shqipetare qe jane ne france jan krenare kur tregojen origjinen e tyre !! Ne asnje vend tjeter te Europes nuk ndodh kjo qe ndodhe ne france qe shqipetaret ne france te shihen si Europjan te cdo vendi tjeter !! Dhe kjo vjen mbas nje sjellje shembullore te gjithe shqipetareve ketu ne france mbi te gjitha kontributi i studentëve ! Lidhja midis tyre dhe mbi te gjitha puna e tyre e madhe per perhapjen e kultures shqiptare ne france .
Debat me DDD! Citim: "smbake premtime ti ehe le qe e dija sa here thua ky eshte epilogu ti prap do besh avazin imbecile eshte ofenduese dhe nuk perdoret me si klsasifikim per persona me zhvillim mendor te ulet cinizmin un skam per ta lene dhe ti nuk edtitohesh se behesh cinik por se ofendon. ty sikur te ka marre njeri nga rruga me zor edhe a thua se mua me mori malli te bej debat me ty serioz apo tjeter lloj. Vetem zbato rregullat, kjo kerkohet nga ty une po te luftoj ty sepse do ndaj mobiljet e dhomes gjumit nuk e shef racionalizmi i njerit eshte irracionalizmi i tjetrit kaq veshtiresi ke ta pranosh dhe kuptosh lets agree to disagree, nuk kam ndermend as te mund njeri, por vetem te shpreh gjerat si i mendoj un. ne fund te fundit te gjithe kemi cmesojme dicka nga njeri tjetri sado irracioanle apo rracionale qe na duken aman se bohemi gaz i botes p.s Blue SFILATA ARMANI I catch u tomorrow ", mbyllet citimi. *********************************************** DDD, nuk me pelqen kur te tjeret shtemberojne faktet dhe ju kete po beni. Une thashe qe mund te marre pjese ne diskutimin tuaj, me kusht qe ju te mos flisni me cinizem, ju kete nuk keni ndermend ta beni, pasi kjo mund te jete forma e vetme se si ju mund te debatoni, eshte ceshtja e juaj. Se dyti, per konceptin imbicil po ngulmoni kot, pasi eshte koncept qe ka lindur nga psikologjia dhe shpreh njerez me aftesi te prapambetura mendore, edhe pse kjo mund te perdoret si ofendim. Se treti, ju mund te vazhdoni te mos jeni racional, por pastaj kthehet ne nje diskutim qesharak. Une besoj se nuk do te behemi gazi i botes deri ne momentin qe diskutojme si njerez te qyteteruar (mundesisht me shqipe standarde) dhe pa cinizem, ose se paku mos te perdorim per cinizem aty ku nuk marrim vesh. Fakti qe ju disuktoni ne kete menyre zhvlereson edhe me tej interesin per te diskutuar me ju, aq me shume per ceshtje aq serioze si tema qe keni hapur, edhe pse irreale. Per ta mbyllur, une jam edituar ne shumicen derrmuese te rasteve per ironizim ndaj jush dhe jo ofendim. Kete mund t'jua praktikoje prape, nese doni.
Shqiperia shihet ne Europe apo jo ?? Shqiperia Eshte vendi me pak kerkues per te ber pjese ne Europen e bashkuar PSE ??? Mos valle do te futemi dhe ne ??? Kushe e ka fain ne kete mes ?? Neve apo Europa ???
Dibranet........ Po ju ftoj te gjithe Dibraneve ne Albaforum te diskutojme rreth Dibres(ketu perfshij dhe Bulqizen)per mbresa kujtesa dhe perparimin e Dibres Ju paca me shnet voca :thumbsup: :wave:
Fahrenheit 9/11 i M. Moore. Keto dite ne kinemat e USA ka filluar te cfaqet filmi dokumentare Fahrenheit 9/11 i Michael Moore i cili fitoj cemimin "palma e arte" ne festivalin e Kanes. Filmi eshte mirepritur nga spektatori dhe aktualishte eshte ne vendin e pare persa i perket numrit te spektatorve qe kane dhe vazhdojne ta shohin dhe per pak dite ai ka arritur te bej 22 miljon dollar. Filmi ne pergjithesi eshte nje kritike e forte ndaj presidences dhe administrates se Bushit ne trajtimin dhe zgjidhjen e situatave te nderlikuara pas 9/11. Sic dihet M.Moore ka qene dhe mbetet nje kundershtare i luftes ne Irak. Cili eshte mendimi i juaj lidhur me filmin?
Shqipëria po furnizon Europën me prostituta Prostitucioni është një problem shumë i madh për Shqiperin tani. Për ne që banojm në Perendim, nuk shkon një javë pa lexuar për prostitutat nga Shqipëria që tasht e 10 vite e kanë pushtuar Europën, ndoshta edhe Amerikën. Tregimet e vajzave nga Shqiperia janë të ndryshme, por dicka përseritet qdo herë: "Ne jemi detyruar nga mafia (shqiptare)" iu thonë vajzat shqiptare gazetave të huaja. Shqipëria ka përparuar vitet e fundit, por trafikimi nuk është ndalur akoma. Prostituioni po e dëmton shumë imazhin e shqiptarëve, por si duket qeveria e Shqipëris nuk bën sa duhet në lidhje me këtë dokuri. Produkti i vetëm që Shqipëria ka arritur ta plasoj në tregun Europian është prostitucioni. Diskutoni prostitucionin këtu!!!
Vendet per turistat Jam nje Hungarez, e njoh mire Shqiperine. Por jo te gjithe. Tani po kerkoj vendet, terheqjet per turistat te huaj. Ju lutem me sugjeroni, cfare duhem te vizitoj ne Shqiperi!
Aksidentohet vajza e deputetit socialit Ky eshte nje artikull ne gazeten Shekulli idates se sotme TIRANE- Aksidentohet vajza e deputetit të Partisë Socialiste, Hasan Hoxha, ndërsa shkonte në shkollë. Edlira Hoxha, 15 vjeçe, ka mbetur e plagosur dje në mesditë, rreth orës 12.30, sapo kishte zbritur nga makina zyrtare e të atit dhe ishte në trotuarin pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”, në rrugën e Durrësit. Ndërkaq, një mjet motorik i tipit “Papaq”, që vinte nga restorant “Napoli”, e ka marrë atë përpara duke e hedhur pak metra më tutje. Nxënësja e vitit të parë të shkollës së mesme ka mbetur e plagosur, ndërsa është dërguar menjëherë për në spitalin ushtarak, nga shoferi i babait të saj. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe menjëherë pas marrjes së informacionit për aksidentin ka nisur kryerjen e veprimeve hetimore si dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Nga dëshmitë e marra , policia ka konkluduar se aksidentuesi ka qenë një person i ri në moshë që udhëtonte me një motor. Sipas burimeve të policisë pas incidentit, autori është larguar në drejtim të rrugës së Durrësit, për në Laprakë. Vajza e deputetit Hoxha është dërguar në spitalin ushtarak, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm pas dëmtimeve të marra, por që nuk i rrezikonin jetën. Pak orë më pas, policia ka bllokuar një motor të zi. Policia ka marrë në pyetje dhe shoferin e deputetit Hoxha, ndërsa ai është paraqitur në komisariatin nr.3, për të njohur mjetin, me të cilin policia dyshonte se mund të ishte shkaktuar aksidenti i djeshëm. Mësohet se deri në orët e vona të ditës së djeshme, autori i mundshëm i aksidentit nuk ishte identifikuar. Ndërkaq, policia ka administruar si provë të vetme motorin e braktisur, si dhe dëshmitë e disa personave që i kishin dhënë përshkrimin e personit që shkaktoi aksidentin.
Top