LINUX

Diskutime tek 'Linux Servers' filluar nga gurax, 7 Nov 2002.

  1. TheWanderer

    TheWanderer Primus registratum

    Re: Advanced Linux

    Kam problem me upgrade-in e Ubuntus. Me thote network error, kur ben downloadimin e upgrade-it. Ka ndonjeri ndopnje ide ca i behet? Nuk dua te bej clean install, thjesht upgrade...

    E: Could not get lock /var/lib/apt/lists/lock - open (11 Resource temporarily unavailable)
    E: Unable to lock the list directory
     
  2. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Advanced Linux

    Ka nje lockfile qe eshte busy ne momentin kur kerkohet te behet update. Mos eshte hapur edhe ndonje program tjeter (aptitude, synaptic, apt-get, dpkg, etj) ne ate moment? Vetem nje program "at a time" lejohet te modifikoje databazen e apt.
     
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Advanced Linux

    E: Could not get lock /var/lib/dpkg/lock - open (11 Resource temporarily unavailable)
    E: Unable to lock the administration directory (/var/lib/dpkg/), is another process using it?

    the thing about lock /var/lib/dpkg/lock etc.... is because you are trying to use apt and synaptic at the same time
    ----
    As far as know, it will tell you so, if this happens (without even trying to update)... (EDIT): Oops it does.
    ----
    Yes it does. I also opened synaptic and ran apt-get-upgrade.
     
  4. TheWanderer

    TheWanderer Primus registratum

    Re: Advanced Linux

    Tried to solve this. Didn't work. Hyra tek ubuntuforums, por problemi nuk u zgjidh me ato keshilla. Do ta shoh perseri ne darke dhe te mbase del ndonje gje. Anyway, falemnderit per mundimin.
     
  5. TheWanderer

    TheWanderer Primus registratum

    Re: Advanced Linux

    Me duket se kam problem me editimin e bad link tek source list. Ndonje ide se si mund te dalloj kush eshte bad link? I bera editim dhe vendosa new sources, por i njejti problem. me thote se GPR key (ose dicka e tille) eshte problemi. Kur e heq kete, as qe behet fjale per update /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
     
  6. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Advanced Linux

    GPG keys... I bie qe ke aktivizuar multiverse repository per ndonje program qe ke instaluar dhe per nje arsye apo nje tjeter nuk i del digital signature ne rregull.
    Sidoqofte kam pershtypjen qe mesazhi qe del nga GPG keys eshte i ndryshem nga ky qe te del ty. Nderkohe, ka shume mundesi qe nga ndonje tentative me e hershme per te instaluar dicka, ka mbetur ne mes kjo GPG keys procedure. Me hamendje e kam, por ndoshta Ubuntu ben self-check per kete pune (on restart, periodically, etc; you name it) dhe kur mberrin ne ate moment, it hangs and idles there. Kur ti me pas tenton te besh update, procesi i self check ende eshte 'hanging' keshtu qe update terminon menjehere.

    smtphost:/usr/local# lsof | grep lock | grep apt
    smtphost:/usr/local#


    Nje sistem i rregullt duhet te dale si me lart, no output.

    Kur ka dhe procese te tjere qe po punojne per update/upgrade/install/remove output del pak a shume si ky:

    smtphost:/usr/local# lsof | grep lock | grep apt
    apt-get 10110 root 4uW REG 104,3 0 850361 /var/lib/dpkg/lock
    apt-get 10110 root 8uW REG 104,3 0 294460 /var/cache/apt/archives/lock
    smtphost:/usr/local#
     
  7. TheWanderer

    TheWanderer Primus registratum

  8. li

    li Forumium praecox

    Re: Advanced Linux

    hiiiiiiii
     
  9. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Advanced Linux: II

    Debian Linux Cluster for education and research

    Ketu ka informacione nga me te ndryshmet dhe teknika realistike per implementimin e sistemeve qendrore te nje infrastrukture IT. Eshte i bazuar ne sistemin operativ GNU/Linux, variantin Debian. Linux instalohet ne nje diapazon te gjere hardware dhe ne nje ambient heterogjen eshte i rendesishem unifikimi i manaxhimit te sistemit ne teresi.

    Materiali eshte i shkalles se avancuar dhe nje cross-reference shume e mire per temat qe trajton.
     
  10. prodigious

    prodigious Primus registratum

    Re: Advanced Linux: II

    OPENSUSE eshte me i miri per mendimin tim. Ka dy versione GNOME dhe KDE si dhe ka thuajse te gjitha programet e nevojshme perfshire dhe flash player java rar etj. Por duhet marre ne versionin DVD dhe jo CD. Gjithsesi nuk do ju rekomandoja te instalonit Linux perpara se te gjeni Cd me koleksionin e driverave sepse do keni shume veshtiresi dhe probleme me gjetjen e driverave.

    Meqe ra fjala kush mund te me thote se ku mund ta gjej kete CD me koleksionin e driverave per Linux?
     
  11. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Linux

    Koleksion per drivers per Linux nuk eshte se ka nje vend te caktuar. Normalisht, driver nxirren nga prodhuesit e hardware te cilet ne 90% te rasteve leshojne driver Windows-Only. Ne keto raste behet ndonje lloj reverse engineering te menyres se si hardware kerkon te komunikoje me OS dhe me pas emulohet apo kopjohet kjo menyre komunikimi midis tyre. Kjo pjese software qe ben kete emulim eshte "the open source driver".
    Ka prodhues qe nuk e deshirojne nje gje te tille dhe ne menyre eksplicite e ndalojne te behet nje driver ne menyre te tille duke diktuar qe driver te perdorur duhet te jene ose nga vete ky prodhues ose nga partneret e tij te biznesit (psh SuSE GmBH). Ne kete rast shancet per te gjetur driver lart e poshte per Linux jane te vogla po s'pati prodhuesi i hardware apo ndonje bussiness partner.
     
  12. Guest

    Re: Advanced Linux

    desha te dij hapat e instalimit te linuxit, dmth instalimi hap pas hapi
     
  13. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Advanced Linux

    normalisht eshte fut PC dhe ndiq udhezimet!
    Siklet do kesh kur do ta instalosh ne nje sistem ku ke dhe nje Windows apo tjeter OS
     
  14. gurax

    gurax Pan ignoramus

  15. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Linux: malware?

    Sistemi Linux ka kohe qe gezon komoditetin e mungeses pothuajse totale te 'malware', ose "programeve te demshme". Por ne pergjithesi, malware jane programe si cdo tjeter dhe si te tille duhet patur parasysh fakti se ne cilin ambient jane ideuar te punojne.
    Ne kete artikull (anglisht) trajtohet mundesia e malware ne Linux. Ashtu sic thekson dhe autori, nuk flitet per malware per Linux ne vetvete, por per malware te ambiente te caktuara grafike, ne menyre specifike Gnome dhe KDE. Ne kete rast problemi i trajtuar injoron faktorin Linux dhe aplikohet per cdo sistem qe perdor Gnome dhe KDE. Tek keto pervec Linux mund futen FreeBSD, OpenBSD, NetBSD, Sun Solaris, IBM-AIX, HP-UX e ndonje tjeter (edhe Windows, KDE eshte tashme e perdorshme dhe ne Windows). Por Linux eshte marre si shembull per faktin qe eshte me i perhapur dhe me popullori nga te tere keta sisteme. Nese dikush do te preket nga dicka e tille, mundesite me te medha jane qe do jete duke perdorur Linux.

    Kur flitet per sigurine e sistemeve, nuk duhet harruar ne asnje moment: A false sense of security is worse than a lack of security. (Nje ide e rreme per sigurine eshte me keq sesa mungesa e sigurise).
     
  16. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Linux: Debian + BSD kernel

    Po shkruaj ketu por ne fakt mund te ishte dhe ne teme me vete. Sidoqofte...

    Debian kane njoftuar qe do te vene ne qarkullim nje nen-version tjeter te Debian. <span style="text-decoration: underline">Debian kFreeBSD.</span> Deri tashti, Debian ka perdorur Linux si kernel. Kjo gje reflektohet ne emrin e plote te sistemit operativ: Debian GNU/Linux.
    Se shpejti, do te jete e mundur qe Debian te lejoje mundesi zgjedhje gjate instalimit per te perdorur Linux apo kFreeBSD si kernel, sipas preferences. Njoftimi tek Debian.

    Nuk di te them se sa e perdorshme do te jete kjo gje. Diferencat ne nivel kernel jane te shumta dhe shpesh arsye per debate dhe diskutime nga me te cuditshmet. Por mendoj se kush do doje te perdore *BSD do te vazhdoje te perdore *BSD dhe kush do doje Linux do vazhdoje me Linux. Madje shumica e perdoruesve as qe do e vrasin fare mendjen se cfare eshte 'berthama' e sistemit operativ, per sa kohe qe do te vazhdojne te perdorin dicka qe e njohin dhe ndryshimet perkatese nuk do jene te dukshme per ta. Me te interesuarit do te jene programuesit dhe administratoret. Eshte interesante psh, te sillen ne Debian disa nga elementet me te mire te 'kampit' BSD sic jane psh: FreeBSD Jails, OpenBSD Packet Filter, suport per NDIS Drivers (Windows drivers) direkt ne kernel apo API programimi qe ndryshon me rralle dhe ka jetegjatesi me te larte.

    Apple Macintosh OS X eshte me kernel BSD. Po keshtu edhe iPhone dhe iPod Touch, qe jane te tere variante te ndryshme te Apple Darwin OS, emri i OS X gjate projektimit.
     
  17. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Linux: Debian + BSD kernel

    Cfare ndryshon ne performance serverash ndermjet BSD dhe Linux. Dikur pata lexuar qe per trafik shume te madh, Kernelat e BSD kane support me te mire, por nga ana tjeter nga Host Providerat eshte gjithmone sugjeruar dhe perdorur versione linuxi. (Debian, Redhat, SuSE).

    Cfare ndryshimesh ka per ty ne keto versione.
    Aplikime si Jails, Packet Filter etj jane te aplikuara dhe ne *Unix systems
     
  18. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Linux: Debian + BSD kernel

    Per mua, ndryshimet midis ketyre jane praktikisht te paperfillshme duke e pare si nje perdorues qe do te beje nje pune te caktuar.
    Ne situatat e kongjestionit te trafikut ne nje server, ndoshta *BSD kernel mund te kene nje avantazh duke qene se BSD Packet Filter eshte i njohur si efikas dhe i shpejte. Personalisht nuk kam hasur ne asnje situate qe iptables te mos kete qene ne gjendje te beje dicka ne krahasim me pf/pfctl. Une ne kete rast do thosha te perdoret cfare njihet me mire.

    Host providers i bazojne rekomandimet e rastit sipas karakteristikave qe reklamojne. Linux ka me teper native software, goxha me teper, sesa *BSD. Nese do dicka, ne Linux e gjen shume me lehte. Por nga ana tjeter *BSD ka nje rruge shume te sakte per importimin e programeve nga Linux. Ne kete rast nje provideri i intereson perdorimi i Linux nga klientet sepse e ka me lehte te jape suport. Por ka dhe raste te tjera kur preferohet *BSD. Keto jane rastet kur i njejti sistem i sherben shume perdoruesve qe mundesisht te mos kene fare lidhje apo njohuri per njeri tjetrin. BSD e realizojne kete me Jails.

    Jails dhe packet filtering sigurisht ekzistojne ne gati cdo sistem *nix. Jails quhen me emra te ndryshem: jails, meta/semi virtualisation, chrooted systems, etj. Por ne rastin e BSD jane kernel standard features dhe jo applications. Madje ne shumicen e rasteve s'jane as kernel modules per te eliminuar ate mikro-overhead per module load/unload, sic eshte ipfilter ne Linux. Por nga ana tjeter mund te behet nje kernel recompile dhe merret nje linux kernel me keto features te integruara brenda tij.

    Bottom line: Zgjidh ate me te cilen je mesuar dhe punon me rehat, per sa kohe nuk ka ndonje nevoje te specifikuar ne drejtim te njerit prej tyre.
     
  19. Al-Punk

    Al-Punk Still here

  20. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Debian ka nxjerre ne menyre zyrtare versionin 6.0. Karakteristikat me kryesore te ketij versioni jane kerneli i ri komplet i lire open-source (i lire ne kuptimin e lirise, jo cmimit) i cili nuk permban me ne vetvete asnje lloj firmware specifik, dhe kerneli Debian-kFreeBSD i cili eshte kerneli qe perdoret nga FreeBSD dhe i 'mbeshtjelle' me distribucionin Debian (ne te dy versionet 32 dhe 64 bit). Debian eshte i pari nga distribucionet e Linux qe ka tentuar te ofroje nje kernel *BSD dhe specifikojne qe ky kernel eshte eksperimental dhe nje test per teknologjine ne dukje premtuese te lidhjes *BSD-GNU duke sheshuar ndryshimet midis tyre.
     

Shpërndajeni këtë faqe