Filloi heret, pa kenduar kendezi si i thone nje fjale. Pune shtepie, rivendosja e disa kornizave ne mur, hequr dhe fshehur per te shmangur kujtimin e dickaje diku.... vizite nga nje punonjese sociale qeveritare per akreditim me titullin familje mikepritese per persona pa strehe apo te abuzuar...vizite e gjate, e lodhshme...pastaj...gjume...i qete dhe me endrra te bukura...E cfare t'i duash! Kujtimi i dickaje te pajetuar, ngopje me nje luge te zbrazur dhe pengimi i iniciatives per te dale e gjetur dicka te prekshme, te gjalle, te vertete... Mungese oreksi! Te kisha disa huitres (nuk e di si i themi ne shqip; jane disa mollusqe, ne forme ovale dhe me pamje shkembore...perlat gjenden ne to). Ato jane e vetmja gje qe konsumoj te pagatuar, pjekur vetem nga aciditeti i lengut te limonit ose limes. Kafe, cigare...femijet dhe qeni yne Tcoupie (Cupi..C me grepce) ne vizite rradhe tek ish-bashkeshorti...Une dhe peshku Alba (Sebastieni ka kohe qe ka ngordhur), perballe njeri-tjetrit mbajme veten me garjet.
Ju uroj dite te kendshme te gjitheve,
Eléonoré