Zyrtarët që fshehin pasuritë, raporti: Paratë kalohen tek të afërm
Raporti, “Watch dog” vlerëson se përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe drejtësisë janë më problematikët.Hartuesit kanë marrë në studim 119 zyrtarë të lartë, nga të cilët 24 deputetë dhe 30 gjykatës e prokurorë

Pavarësisht përpjekjeve të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, zyrtarët e lartë të institucioneve shqiptare që kanë detyrimin e bërjes së transparencës së të ardhurave dhe gjendjes së tyre ekonomike, nëpërmjet praktikave apo rrugëve të ndryshme vijojnë t’i fshihen të vërtetës. Është raporti i tretë “Ëatch dog” i Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë (QTIL) i financuar dhe i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë ai që konstaton se ligjet që veprojnë në drejtim të transparencës dhe konfliktit të interesit në vendin tonë janë anashkaluar në një numër të konsiderueshëm rastesh nga zyrtarët e të gjitha niveleve, por ku bien më shumë në sy punonjësit e sistemit të drejtësisë dhe të zgjedhurit vendorë.

Raporti
Raporti i përgaditur nga “Ëatch dog” në përbërje të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë (QTIL) përfshin kontrollin e deklarimeve të pasurisë dhe konfliktit të interesit për zyrtarët e lartë, politikanët, drejtuesit kryesorë të pushtetit lokal, gjyqtarëve në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe prokurorëve. Ai është rezultat i investigimit mbi pasuritë e këtyre zyrtarëve dhe konfliktin e interesit si dhe i matjes së indikatorëve të tjerë jashtë deklaratës së pasurisë për të përshkruar perceptime shtesë lidhur me situatën ligjore të zyrtarëve të mësipërm.

Për hartimin e tij janë marrë në studim rreth 3 për qind të zyrtarëve apo politikanëve të cilët janë subjekt i ligjeve të mësipërme. Grupi “Ëatch dog” ka kontrolluar dhe verifikuar 119 deklarata të zyrtarëve nga rreth 4500 zyrtarë në të gjithë vendin që janë të detyruar me ligj të deklarojnë pasurinë e tyre dhe të kontrollohen lidhur me situatat e mundshme të konfliktit të interesit, ndermjet të cilëve 24 deputetë dhe ministra ose 17 për qind e tyre, 34 zyrtarë të lartë të administratës publike, kryesisht drejtues të rëndësishëm të institucioneve, ndër ta edhe doganierë, tatimorë, regjistrues pasurie etj, 31 zyrtarë të pushtetit lokal, kryesisht kryetarë bashkie të qyteteve të mëdha apo bregdetarë si dhe komunave bregdetare apo që rrethojnë qytetet e mëdha, si dhe 30 gjykatës dhe prokurorë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe akuzës ose 5 për qind e numrit total të gjykatësve dhe prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në të gjithë vendin.

Pavarësisht kësaj në raport nuk jepen emrat e asnjë zyrtari që është hetuar dhe që ka shkelur ligjet e mësipërme. Kontrolli është bërë mbi deklaratat progresive, pra për të gjitha deklaratat dhe ndryshimet e tyre përgjatë viteve 2003-2008.

Konstatimet
Raporti i paraqitur dje në një tryezë ku ka marrë pjesë edhe ambasadorja britanike Fiona Meklluham, megjithëse ka konsideruar arritje në drejtim të vullnetit të zyrtarëve për të bërë deklarimin e pasurive të tyre, ai vëren se vazhdon mosdeklarimi i pasurive informale, i bilanceve për ata që kanë biznese private, ose kur këto të fundit deklarohen, referencat janë negative. Kështu konstatohet se me gjithë përmirësimet që i janë bërë formularit të deklarimit sërish janë vënë re raste jo të pakta të transferimit të pasurisë në emra të tjerë. Përsa i përket fenomenit të transferimit të pasurisë ai vihet re më shumë tek përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë dhe zyrtarët lokalë. Kështu, në total janë konstatuar 10 raste të fshehjes së pasurisë nëpërmjet transferimit nga gjyqtarët dhe prokurorët, 2 drejtues lokalë, 2 zyrtarë të lartë dhe 2 politikanë. Ndërsa sërish edhe në këtë raport është vënë re fenomeni i fshehjes së pasurisë.

Bëhet fjalë për pasuri të patundshme si garazhe, troje, apartamente apo shtëpi. Por ka fshehje pasurie edhe nëpërmjet mosdeklarimit të fitimeve nga bizneset në pronësi, uljes në vlerë të shitjeve apo blerjeve të pasurive të patundshme, marrje kredie në shuma të mëdha, interesat e të cilave nuk justifikohen nga të ardhurat, marrje kredie pa justifikuar përdorimin e saj duke lënë hapësira dyshimi edhe për pastrim parash. Vendin e parë në fshehjen e pasurive e zënë drejtuesit lokalë me 6 raste, më pas vijnë zyrtarët e lartë dhe politikanët me nga 4 raste dhe në fund përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë me 3 raste.

Gjatë verifikimeve në terren të deklarimeve të zyrtarëve të lartë janë evidentuar edhe momente kur zyrtarët e lartë janë në konflikt të hapur interesi me aktivitete që sigurojnë të ardhura të konsiderueshme financiare. Ndër zyrtarët lokalë të investiguar ka tre raste të shfaqjes së konfliktit të interesit ose 10 për qind në formën e favorizimit të bizneseve private të vetë zyrtarëve ndërsa në zyrtarët e lartë të administratës qendrore kemi po ashtu tre raste në formën e papajtueshmërisë së postit me biznesin privat.

Ndër politikanët apo ministrat ka rezultuar vetëm një rast të këtij konflikti, një rast i kapur tri vjet më parë por ende i pakorrigjuar. Një indikator tjetër i cili është përdorur për të njohur situatën e bizneseve të zyrtarëve dhe lidhjet e mundshme me postet e tyre në administratën publike është edhe përfshirja e tyre në biznese. Këtu vendin e parë e zënë sërish drejtuesit vendorë me 11 raste, prokurorët dhe gjyqtarët me 6 raste, zyrtarët e lartë me 5 raste dhe politikanët me 3 raste.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24738. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24738