Zyrtarët e Kosovës po pasurohen brenda natës

Zyrtarët e Kosovës po pasurohen brenda natës

Sipas Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, ndër institucionet më të korruptuara në Kosovë janë: Pushteti qendror, pushteti lokal dhe ndërmarrjet publike. Ndërsa, në rend të parë radhitet gjyqësori.
Në një prononcim për Radion Deutsche Welle, shefi i kësaj agjencie Hasan Preteni ka shpjeguar se, fakti se korrupsioni në Kosovë nuk lajmërohet në masën e duhur, edhe më pak hetohet, kurse nuk gjykohet fare, përbën pengesën më të madhe për luftimin e kësaj dukurie…

Agjensia Kosovare Kundër Korrupsionit është themeluar në korrik të vitit 2006, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të këtij fenomeni. Kjo agjenci ndër të tjera, ka përgjegjësinë të përcjellë tek Prokuroria Publike e Kosovës informatat për shkelje të mundshme korrupsioni, që e njëjta të iniciojë procedurë të mëtutjeshme penale si dhe zhvillon hetime administrative lidhur me akuzat e supozuara për korrupsion në ato raste kur nuk iniciohet procedurë penale.

Mirëpo, procedura ngec pikërisht tek gjyqësori, sepse sipas Pretenit, “gjyqësori në Kosovë nuk merret me trajtimin e çështjeve siç është korrupsioni”.

“Dhe, këtë e them me përgjegjësi të plotë, sepse agjencia deri më tani ka përcjellë më shumë se 150 informata për veprime të mundshme korruptive. Mirëpo, edhe me këtë korrupsion të pranueshëm në masë shqetësuese, asnjë peshk i madh ende nuk është arrestuar për veprime të korrupsionit”, ka thënë ai.

Si rrjedhojë, ka shpjeguar ai, shumica e rasteve të lajmëruara janë tërhequr nga Gjyqësori i Kosovës dhe janë bartur te Misioni Evropian për Polici dhe Gjyqësi në Kosovë.

Sipas Pretenit, në krye të listës së institucioneve të korruptuara prin pushteti qendror, pushteti lokal, ndërmarrjet publike dhe gjyqësori i Kosovës. “Ndërsa, e them me përgjegjësi se korrupsioni nuk është i shtrirë tek Policia e Kosovës. Korrupsioni është i shtrirë më lart, ku edhe buxhetet janë më të mëdha. Zyrtarët po pasurohen brenda natës dhe për kohë të shkurtër po krijojnë pasuri të patundshme marramendëse. Ndërsa, qytetarët e Kosovës këtë e shohin…”, ka thënë ai.

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, së bashku me përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të instaluara në Kosovë, kanë përgatitur Draft Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, Draftligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Amandamentimin e Ligjit kundër korrupsionit si dhe Strategjinë antikorrupsion 2009-20011, dokumente të cilat nga qeveria i kanë kaluar për miratim Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

nAuZOwLdUUE

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22668. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22668

Top