Re: Zvicer -SHQIPERI
Detyra urgjente per te gjithe tifozet shqiptare anekend botes:
1 - Prioritar eshte dergimi i nje mesazhi proteste ne adresen
info@uefa.com, kunder gjykimit skandaloz te ndeshjes Irlande - Shqiperi dhe humbjes sone si pasoje e ketij gjykimi. Sa me te shumta te jene protestat tona, aq me e madhe eshte mundesia qe ndeshja te perseritet (sic eshte nisur te komentohet nga disa burime).
2 - Prania me cdo kusht te merkuren me 11 qershor ne Gjeneve per t'i dhene mbeshtetje maksimale cunave tani qe ata kane me teper se kurre nevoje. Eshte ndeshja vendimtare qe ose na mban ne gare per Portugali, ose na vulos perfundimisht si ekip deshtak. Fundja ne s'kemi cfare te humbasim.
3 - Ne pamundesi te shkuarjes ne Zvicer, grumbullime te organizuara te tifozerise kuqezi ne lokale, klube, apo ambiente te tjera per te ndjekur ndeshjen.
4 - Meqenese pritet qe ne ndeshjen kunder Shqiperise, Zvicra te aktivizoje edhe tradhtarin Milaim Rama, eshte detyre realizimi nga kushdo qe do te jete ne stadium i nje pankarte demoralizuese te ngjashme me ate kunder Piro Dhimes qe u nxorr ne ndeshjen historike kunder Greqise. Atehere pankarta thoshte: "Piro tradhtar, ne jemi shqiptare". Rama ka deklaruar se eshte krenar qe do te mbroje ngjyrat e Zvicres.