Gasper Lekgega
Primus registratum
Zvicër-Shqipëri 1 : 3
Per mendimin tim Shqipria do ta mposhti Zvicerren
me rezultatin 3 : 1
:smash: , 15 mijë bileta blihen nga shqiptarët
Përkundër faktit se në Gjenevë po mbretëron një temperaturë jo tipike për këtë qytet, kombëtarja shqiptare e ka ngritur temperaturën edhe më shumë, duke i transferuar ethet e futbollit te mjaft bashkatdhetarë tanë, që jetojnë e punojnë prej kohësh në Zvicër. Madje parashikohet që stadiumi kryesor i Gjenevës, ku do të luhet ndeshja mes kombëtares zvicerane dhe kombëtares sonë, sonte në orën 20.15, sipas orës lokale, do të skuqet konsiderueshëm nga ngjyrat kuqezi. Humbja e pësuar në ndeshjen e së shtunës së kaluar me kombëtaren irlandeze nuk e ka ulur aspak interesimin e shqiptarëve për të ndjekur ndeshjen e radhës të kuqezinjve tanë me kombëtaren e Zvicrës. Pas barazimit me Rusinë, zviceranët i kanë rritur së tepërmi ambiciet për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në kampionatin evropian të vitit të ardhshëm, i cili do të zhvillohet në Portugali. Shtypi sportiv vendas, i cili u referohet deklaratave të disa futbollistëve zviceranë, e llogarit ndeshjen me Shqipërinë të fituar, ndërkohë që shkon më tej, duke bërë plane dhe llogari për tri ndeshjet e tjera: Irlandë Zvicër, Irlandë Rusi dhe Rusi Zvicër. Kësisoj, duket se zviceranët e kanë harruar faktin se kombëtarja shqiptare, me një fitore të mundshme ndaj tyre në Gjenevë, mbetet sërish në lojë për të qenë ajo pjesëmarrëse në finalet e Euro 2004-s. Sidoqoftë, duhet pritur, pasi llogari të tilla nuk mund t'i bëjë askush, kur bëhet fjalë për një lojë të tillë, sikurse është futbolli. Ç'është më e rëndësishmja, nga ajo që mund të shihet ditët e fundit në Gjenevë, lirisht mund të konstatohet se interesimi i shqiptarëve për këtë ndeshje është shumë i madh. Madje tashmë nuk mund të sigurohet asnjë flamur kombëtar për ndeshjen Zvicër Shqipëri, sepse janë mbaruar në të gjitha pikat e shitjes. Nga ana tjetër, burime jozyrtare pohojnë se rreth 13 mijë bileta të pjesës shqiptare në tribunat e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja në fjalë, janë shitur. Mirëpo ka mjaft tifozë të tjerë shqiptarë që janë duke kërkuar ende bileta hyrëse për të parë nga afër skuadrën e tyre të zemrës. Edhe mediat zvicerane janë duke llogaritur se futbollistët e tyre do të shënojnë një sukses për historikun e futbollit zviceran, pasi është fare pranë finaleve të kampionatit evropian të vitit të ardhshëm