zullumet e qeverise te paafte te Berishes!

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Sali Berisha, the lord of the DRYness!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
po po èhè Elekriçisti... do heci ai vend((((((shpresoj))))) po me duket shum larg realitetit... çmendim ke per fantazin foshnjore te tntn... ta lexosh mir te vjen me te qajt, habitem si nuk e pranoni qe qeveria sot esht plot me tipa si ky tntn... i duket Shqiperia si pron e tyre e jo e Popullit Shqiptar... si vej faj joooooo se kshu esht kur nuk luan i vogel me lodra, kur rritesh ke kto pasoja SHKATRRIM TOTAL E URT ja Elekriçisti ky esht mendimi im

[/ QUOTE ]


/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

O sa trushkul.

tntn, rregullo pozitat se po hyn ke listat e zeza (s'ka veç Sala ashtu listash /pf/images/graemlins/laugh.gif).
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Sali Berisha, the lord of the DRYness!

looooooool KondrapA... ejj po ti i vogel plako, çar ke bo...?... apo lojra me gjyshin...? /pf/images/graemlins/tonguee.gif /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Sali Berisha, the lord of the DRYness!

dukesh, dukesh... ja pasojat /pf/images/graemlins/tonguee.gif /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Sali Berisha, the lord of the DRYness!

Maje aty ate pllumin t'ja fus i rraket tok-ajër që t'i shofsh mo mir pasojat /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Sali Berisha, the lord of the DRYness!

hahaha ajo tok-ajer qe ke ti, skalon as shtyllen elektrike... jo t'kapesh plluma n'levizje /pf/images/graemlins/tonguee.gif /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Sali Berisha, the lord of the DRYness!

me duket se elektricisti do me ja fut sales!

nuk di pse po kam kete pershtypje
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Sali Berisha, ANTiSiSTEM

...sic po vihet re tashme berisha doli perfundimisht ne origjine. ai nepermjet kompleksit te komunistit qe e mbart ne vete gjithmone si dhe nepermjet zagareve qe mban rreth vetes po tenton te fuse hundet vend e pa vend.
Ai kerkon te behet hetues, prokuror, gjykates, polic, madje tenton ti marre kopetencat dhe presidentit sic ndodhi ne rastin e ambasadoreve. Ai nuk njeh Prokurorite, gjykatat, institucionet e pavarura madje dhe ato nderkonbetare si UEFA apo FIFA (ndoshta dhe OKB-ja)...
te nderuar miq! mendoj se situata tashme eshte agravuar shume ketu ne shqiperi, terrori po kthehet sikunder shume e parashikuan pas 3 korrikut. ata qe e kishin merak "kohen per ndryshim", i them me bindje te plote se ajo ka ardhur. jemi ne ndryshim e siper (por per keq). parlamenti eshte futur ne krize te thelle pas shkeljes se rende qe iu be ne votimin e ish kryetares topalli. garda e republikes ne cdo seance plenare rrethon kuvendin madje fut ne salle dhe ushtaraket ne kundershtim ne rregullat e demokracise parlamentare. fatos beja gjate gjithe kohes nerr urdhera nga diktatori dhe perjashton deputete te opozites nga parlamenti. Shume deputete te opozites nen terrorin e berishes druhen per te shprehur pakenaqesite nderkohe qe te tjere kane filluar te reagojne duke dale hapur kunder diktatit. Departamenti amerikan i shtetit e rradhit shqiperine ne vendet me te hapura ndaj trafikut dhe jep nota negative ndaj qeverise Berisha.
 

gentius

Primus registratum
The Same

Rihapet periudha 96 - 97 : Shkaktaret e Tragjedise

Marre nga GAZETA SHQIPTARE (29 Qershor 2005):

Flet Bashkim Kopliku: Lideri i PD ka vënë maskën e qingjit

"Si urdhëroi Sali Berisha armatosjen e PD më 1997"


Tetë vjet pas rrëzimit të pushtetit të Partisë Demokratike, Bashkim Kopliku, ish-ministër i Rendit dhe njëkohësisht ish-zv/kryeministër i qeverisë së parë të Partisë Demokratike, në një intervistë të gjatë për Gazeta Shqiptare, rrëfen shumë sinqerisht si i ka përjetuar ditët e fundit të rrëzimi të saj. Ai konsideron një "gomarllëk" mbështetjen politike që Partia Demokratike u dha firmave piramidale dhe akuzon me tone të rënda liderin e kësaj partie, Sali Berisha. Sipas Koplikut, lideri i PD nuk ka ndryshuar as tani në vitin 2005. Ai e bën atë një nga shkaktarët kryesorë të krizës së vitit 1997, madje e akuzon se "sikur gjithçka të ishte lënë në duar të Berishës, gjaku do të kishte shkuar deri në gju". Për Koplikun pas asaj që ndodhi më 1997 "asnjë vend tjetër në botë s'do mbante në politikë një njeri si Berisha". Ja intervista e plotë.


Pytja 1:Në gazetën "Koha Jonë" të 15 prillit 1997 citohen pjesë nga një intervistë juaja. Sipas kësaj interviste, ju keni bërë publik faktin se presidenti Berisha kishte urdhëruar armatosjen e PD-së në një mbledhje të grupit parlamentar të PD-së, të zhvilluar rreth një muaj më parë. Mund të na përshkruani me sa më shumë detaje që të kujtoni të gjitha hollësitë e asaj mbledhjeje?

Në atë kohë jam shprehur në masmedia të ndryshme, e kam vështirë të jem i përpiktë në citimet. Nejse, ajo që ka rëndësi është se fakti qëndron. Z. Berisha erdhi në grupin parlamentar të PD-së dhe pa u ulur, në këmbë, lëshoi bombën: "Të armatoset PD-ja".


Pytja 12:Si e gjykoni qëndrimin e qeverisë së PD-së dhe presidentit Berisha në ngjarjet e vitit 1997?

Disa gjëra i shpjegova më lart. Por ajo që do të theksoja përmbledhtas këtu, është sa vijon. Faji kryesor i kastës së aparatçikëve profajde të PD-së, me në krye z. Berisha, nuk ishte tolerimi i firmave piramidale. Jo, tolerimi mund të ishte jo faj, por gabim, apo gomarllëk. Këtu flitet për faj të rëndë penal, për ushqimin e firmave piramidale me përkrahje politike, për krijimin ndaj tyre të lehtësive për të vepruar në një kohë që ekzistonte detyrimi i qartë ligjor për t'i ndaluar. Flitet për mbështetje qeveritare në pagesat e tatimeve dhe taksave, për kontrollimin e financave të tyre skandaloze dhe për fshehjen e gjendjes së tyre reale-e kjo nuk do të thotë "tolerim", por do të thotë praktikisht krijim i piramidave. Natyrisht, janë pronarët e tyre ekzekutorët e krijimit të tyre, por z. Berisha, në krye të aparatçikëve profajde, i krijuan politikisht dhe ekonomikisht piramidat, siç krijon një pushtet një rend ekonomik të caktuar. Nuk jemi pra vetëm para një mosveprimi, jemi para veprimesh në favor të firmave piramidale mashtruese, të kryera nga kasta propiramida e PD-së. Fakti që shumë zyrtarë të firmave piramidale ishin ish-sigurimsa apo ish-aparatçikë të Partisë Komuniste, nuk do të thotë se ato i krijoi PS-ja e jo PD-ja; ai soj zyrtarësh ishin shërbëtorët më të devotshëm të Kryeministrisë dhe të Presidencës së kohës së PD-së!

Pytja 13:Ju keni qenë një nga drejtuesit e qeverisë dhe njerëzit më të besuar brenda PD-së. Sipas jush, duke ndjekur lëvizjet e fundit politike, ka ndryshuar vërtet PD-ja dhe Berisha?

Z. Berisha në përmbajtje nuk ka si të ndryshojë, ai vetëm ka vënë një maskë për t'u dukur "qengj". Nuk ka vend tjetër në botë, që mban në politikë një lider që t'i ketë bërë vendit të vet atë që i ka bërë z. Berisha më 1996-'97. Ndërsa PD-ja ka ndryshuar për keq; ka rrëshqitur më majtas se PS-ja, dhe, ç'është më e keqja, ka marrë ngarkesa populiste, që kanë brenda totalitarizmin, që është një rrezik i madh për vendin.

kliko ne dosje per te lexuar te gjith artikullin
 

gentius

Primus registratum
Re: The Same

Berisha, kur prishej me perendimin

"Ne fillim te vitit 1997 Shqiperia nuk kishte as ushtri, as polici, as financa,... as kufij". Frrok Cupi ne librin e tij te fundit, "E pashe shtetin duke rene" thote se kjo "nuk ndodhi papritur, as menjehere". Nje ngjarje qe lidhet jo vetem me zhvillimet e brendshme, por edhe me politiken e jashtme. Nga i "perkedheluri" i tyre me 1992, si u "prish" Berisha me perendimin 5 vjet me vone. Kronologjia e nje raporti te veshtire, sipas ditarit te nje analisti
nga Frrok Cupi

Kam patur rastin ta shikoj perdite shtetin duke rene. Ky brez i shqiptareve preku "shansin" e ndodhise se rralle. Ne kete kontinent nuk ka rene kurre shteti. Shteti yne ra ne vitin 1997, 85 vjet pas ngritjes se tij.

Paqen mes shqiptareve e ruajten ushtaret e 11 kombesive te huaja. T'u ishte fandaksur, qofte edhe ne enderr, themeluesve te shtetit dhe patrioteve tane, kjo do t'i kishte helmuar ne vend.

Diten qe ra makina e hekurt e shtetit nuk la asnje bullone mbi toke; sikur e perpiu dheu. Mbeten vetem viktimat e tij: Te gjalle e te vdekur. Edhe shteti me i keq shkakton katastrofe kur bie. Madje shteti me i keq, edhe terrorizon me keq.

Nje shtet ndertuar mbi fisin, funksionuar mbi piramida mashtruese; dhunues zgjedhjesh; perendimor, por anetar i Konferences Islamike; ne armiqesi me fqinjet dhe ne karshillek me perendimin. Cte bejme me kete histori?

Disa thone ta zhdukim, disa thone ta fshehim. Me e mira do te ishte ta gelltisim dhe te mos leme asnje fije jashte. Historia jone duhet te fleje bashke me ne.


Ditari Frrok Cupit fillon qysh nga Prill 1993
.....................................................
.....................................................
.....................................................
Korrik 1996

Konflikti me Europen mund te ndryshoje drejtimin

Burrat e shtetit, pas manipulimit te zgjedhjeve me 26 Maj, po i kthehen Europes me nje arrogance qe edhe nje shtetas i nivelit me pak se te zakonshem nuk do ta kishte per nder. Pse po ndodh kjo? Sepse Evropa dhe Amerika, kampione dhe garante te demokracise, mbasi verejten manipulimin e votave ne Shqiperi, po kerkojne qe zgjedhjet te perseriten.

"Nuk pyesim Europen, ajo eshte nje keshilluese dhe kaq", "Europa te shikoje punet e veta, ne kemi tonat, jemi sovrane". "Zgjedhje do te kete vetem mbas kater vjetesh, me 21 maj 2000". (Kete date permendi dje vete Kryeministri): "Diskutimi per zgjedhje eshte i mbyllur, jemi ketu per kater vjet", etj.
....................................................
....................................................
....................................................
Korrik 1996

Berisha i mbyll deren Senatorit Engel

I pyetur nga gazetari rreth misionit ne Ballkan, kongresmeni amerikan tha se kishte parashikuar takime me presidentin maqedonas Gligorov dhe me presidentin shqiptar Berisha. Por "Sali Berisha refuzoi te prese kongresmenin amerikan duke thene se eshte i zene" citohet radio BBC.

Refuzimi i Berishes ndaj senatorit Engel eshte i dyti (vetem brenda pak diteve) ndaj personaliteteve te larta te shtetit amerikan. I refuzuari i pare ishte ndihmes sekretari i shtetit amerikan per punet e jashtme, Timothy Wirth. Senatori Engel konfirmoi dje, ne te njejten interviste, refuzimin qe Berisha i kishte bere zotit T. Wirth, me te njejtin pretekst: "Nuk kam kohe t'ju pres".

Analistet, si ne vend edhe jashte kane vene re se refuzimi qe Berisha po iu ben personaliteteve te larta amerikane, lidhet me faktin se ky nuk deshiron te ballafaqohet me argumentin e politikes amerikane per parregullsine e zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi.




Shkurt 1997

Londra kerkon "Black Out" me Tiranen

11 deputete te grupit te laburisteve ne Parlamentin anglez, dje leshuan nje Mocion ku i kerkojne qeverise dhe me gjere politikes se Mbreterise se Bashkuar, qe te nderpresin lidhjet me "qeverine e infektuar" shqiptare. Shqiperia, permes modelit te qeverise, ekspozohet si nje "zbulim" prehistorik, me virusin satanik qe dikur kishte ndotur boten shteterore deri afer zhdukjes. Mortaja e korrupsionit te papermbajtur qeveritar dhe e varferimit te skajshem popullor; "shejtanlleku" per te peshkuar ne hedhurinat e historise fajdete piramidale, me qellim grabitjen shteterore te individeve; pjesemarrja hapur ne trafikun e armeve, droges, klandestineve, karburanteve dhe helmeveB keto shenja kane dale ne skopine qe i beri Bota organizmit te semure shteteror.

Sapo shqiptaret dhane alarmin per fatkeqesine e tyre, me ane te demonstratave masive, menjehere qyteterimi i perparuar mbylli qepenat ne drejtimin e Shqiperise. Kete e njoftoi Anglia, pro ka njoftuar edhe Italia, Franca, Gjermania dhe Amerika edhe pse e angazhuar hap pas hapi. Edhe burrat me te "dashuruar" pas Berishes deri ne dobesi njerezore, si anglezi Xhefri Pati, etj., tani ndihen te turperuar dhe para pergjegjesise per papergjegjesine e treguar.

Pse eshte mbeshtetur qeveria shqiptare perballe popullit te revoltuar, kur Perendimi kishte mjaft te dhena mbi "mortajen" e qeverise shqiptare, sipas lordeve angleze?! Kjo eshte, ne esence, kerkesa qe po ben brenda per brenda politika Perendimore, duke veshtruar nga larg Shqiperine.

Nderkohe qe politika zyrtare shqiptare, kishte genjyer me tonelata, sikur Perendimi po pikonte ne mjalte per zbulimin "Berisha". Mashtrimi i gjate na kushtoi kaq shume. Tani kur ne vend te Zairese apo Ruandes, ne ekrane apo gazeta, bota gjen "Albania", ne ndodhemi nen rrezikun e izolimit te frikshem.

Civilizimi perparimtar do te perpiqet te mbaje qeverite e veta larg shembullit te Shqiperise, me qellim qe te mos u infektohet shteti.
.....................................................
.....................................................
.....................................................

Ditari Vazhdon......


Kontaktoni ne privat per te lexuar te tere Ditarin e Analistit Frrok Cupi
 

receli

Primus registratum
Re: The Same

kulmi i zullumit o shoke.
ka dale maloku e ju heq te drejten qe e gezoni qe nga gjyshi hetues qe kalbte ne hu birucave cilin donte e nga babi qe me nje tender ju blente bmw akull te re e nga mami qe me nje te fjetur me mullixhinjte e selise roze ju nxirrte viz e burs per amerike e leje ndertimi per 15 katsh e pushime 6 muaj ne vit ne spanje e paris.
do vrare ky maloku se kjo padrejtesi nuk durohet.
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: The Same

KUJT I PLAS PER 96-97( ATO VITE MOS ARDHSIN KURRE) POR NUK ME INTERESON ME ...FITOJE GJE DUKE E KUJTUAR ATE??? JO ASGJE...ESHTE NJE OFENDIM DHE NJE MARREZI TA HAPESH ATE TEME PER TE GJETUR KUJT I ESHTE FAJI...TE JETE I KUJT TE JETE NE DJALLE TE VENE...CFARE DO ZGJIDHIM EDHE PO E GJETEM...PO LEQE S'KE CFARE TE GJESH NJE HERE SE DIHET KUSH E BERI KETA QE JANE DHE ATA QE ISHIN(QO PO LEHIN SI QENTE TANI)...POLITIKA ESHTE PROSTITUTE QE NUK PAGUHET POR VETEM PERDORET. JA KETE THEM UNE.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: The Same

faji per '97 u fal me amnistine e dekretuar nga berisha.

tani eshte ceshtja te gjejme ku ishte gabimi dhe si ta parandalojme heren tjeter.

Parandalim ishte largimi i nanos. Parandalim eshte largimi i berishes.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: The Same

97 nuk eshte ashtu sic duket dhe "faji" kam pershtypjen ndodhet diku tjeter. Mos harrojme se FMN dhe BB i thonin Berishes se s'kishte keq prej piramidave.
Dimensioni tjeter i 97 eshte se ata qe vuajten pasojat e falimentimit te piramidave nuk ishin aq te shumte sa te shkaktonin nje kaos dhe mungese shteti. Eshte e qarte qe 97 u perdor per te nderruar pushtetin, si edhe per te paraprire 98ten /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: The Same

ore guri qe e ke koken shkemb me keq se doktori... ketu nuk behet fjale per komunista pasi i vetmi komunist i mbetur ne beteje eshte berisha i cili nuk ka ndryshuar asnje gram. Per te te vertetuar kete te them se para disa ditesh emeroi si drejtor te qendres spitalore universitare ish doktorin e enver hoxhes, Isuf Kalon (per te cilin here pas here shprehet dhe liliana hoxha, ne media).
Pervec kesaj qeveria e tij dietike ka lene ne diete dhe te semuret te cileve i jane hequr nga lista e barnave te rimbursueshme 34 medikamente te nevojshme per shendetin e tyre.
Po keshtu ka ndodhur dhe ne aktoret te cileve i eshte pergjysmuar buxheti duke marre sivjet si fond vetem 50 milione leke te vjetra nderkohe qe muzeu kombetar eshe pse me nje staf rreth 10 here me te vogel ne numer ka marre 130 milione leke. Prej 10 ditesh artistet kane bojkotuar skenen, ne shenje proteste ndaj dietes se padeshiruar. Nje tjeter skandal i qeverise se tij eshte lidhje ne ruset per projektin e gazit, nderkohe qe ka menjanuar projektin amerikan AMBO.
Ministri i ekonomise ruli deklaroi se do rivihej akziza e naftes per fermeret duke u shuar keshtu dhe premtimi i fundit i nbwetur ne hembe qysh prej 3 korrikut.
Cfare te mos thuash per qeverisjen e keqe te ketij njeriu i cili po na varferon perdite. Departamenti i shtetit shkroi se fundmi raportin e tij se shqiperia ka ndryshuar per keq duke e cilesuar njekohesisht berishen si nje demagog te mire dhe shqiperine si vendin me favorizues ndaj trafiqeve.
 

receli

Primus registratum
Re: The Same

ty satan po te varferon berisha?
e ke fjalen se te ka hequr nga parajsa e tenderave ndonje babush tendin?
E po duroni.
asgje te keqe ska ne se ka ven isuf kalon drejtor Spitali.
pse deshe te vem blend shkallnurin drejtor spitali?
 

Tarasi

Primus registratum
Re: The Same

Nuk e di se ne cfare baze vleresohet prej teje fakti i vendosjes te isuf kalos si drejtor i QSUT-se. A ia ke pare ndonjehere CV-ne Isuf Kalos ti S6T6N6? Po a e njef ndopak dhe a e din se kush asht apo ke lexu vetem shkrimet e liljana hoxhes?! Vetem nga menyra se ca faktesh rreshton duket niveli i paragjykimit tand. hajt Tung
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: The Same

buna!
ke isuf kalo ra muhabeti sepse guri permendi komunistat baballare e bij, nderkohe qe personalisht per rastin "KALO" mendoj se kur behet fjale per emra te tille nuk ja vlen te arrish deri tek CV (flet vete emri).

guri!
te siguroj se jam qytetar i paperlyer me asnje tender apo afer dhe se flas shume obiektivisht duke iu referuar direkt mireqenies dhe asnje elementi tjeter.
po ndodh qe po cenohet demokracia, po shtohet kostoja e jetes, po harrohen premtimet, po rishfaqet diktati, po cenohet media, po ulet buxheti, po nderhyet tek institucionet e pavarura, po pervetesohen kopetencat, po shkelet vota e fshehte, po ngadalsohet ritmi infrastrukturor, po rishihen gazidedet!
Pra sipas skemes se vitit '96 jemi shume prane kioskizimit te dyte dhe vershimit te barbareve nga bieshket e eperme. Shyqyr Zotit qe dime me siguri se Saliu i ka qejf vitet qe mbarojne me 7 /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top