zullumet e qeverise te paafte te Berishes!

Tarasi

Primus registratum
Re: The Same

S6T6N6 me vjen keq te them por je shume i ceket ne ato qe shkruan. Nuk jam prej atyre qe fillojne edhe mbeshtesin nje krah apo tjetrin me marrezi. Sala ka te mirat e te keqijat e veta dhe realisht hyra te kjo teme te shof se cilat nga ato probleme ose mangesi qe une si qytetar shof te kjo qeveri jane ul dhe kane diskutut te tjeret. Ajo qe pashi ishin disa diskutime tipike erion brace (ose edi paloka para ca vitesh) pa pike logjike dhe pavend. merren copa titujsh gazetash dhe artikujsh dhe rreshtohen dhe as ti vete nuk e di se ca do me thane ato. E aq me teper menyra se si i rreshton (ku disa prej gjerave qe thua bie ndesh me njra tjetren ne logjike) tregon "thellesine" tende per me analizu dike personalisht (salen) apo ne grup (qeverine). Mos ke pi gja bira me erionin???? /pf/images/graemlins/smile.gif
 

gentius

Primus registratum
Re: The Same

Spastrimi i administrates ne 92 shin edhe mund te justifikohet. Ndoshta aparatcinjte e para 90 s nuk ishin gati per kohet moderne qe po afronin. Porse ky spastrim ne 2006 n, eshte i pashpjegueshem. Administrata e krijuar gjate 10 vjecarit te fundit ishte e kualifikuar dhe me eksperience te pelqyeshme, per te cilen institucionet shqiptare dhe ato nderkombetare kane shpenzuar miliona. Keshtu duket se mendonte edhe kryeministri Berisha, kur gjate fushates elektorale premtoi se administrata ishte e shenjte dhe nuk do te prekej nga qeveria e re. Por duket se zoti Berisha ndryshoi mendje fill pas fitores se 3 korrikut.
Te kuptohemi qarte; nuk po pretendon njeri qe Berisha te mbante ne pune edhe kopjacin e fjalimeve te Nanos, por qe kryeministri te nderronte edhe pastrueset e Keshillit te Ministrave, kete nuk ia kishte marre mendja njeriu.
Dhe jo vetem pastrueset. Por edhe shoferet, llogaritaret, financieret, specialistet e drejtorive, e shume e shume te tjere. Me vijne ne mend dhjetra njerez qe njoh, punonjes te respektuar te administrates civile, te cilet sot, nuk dine nga t’ia mbajne. Kush eshte perfitimi qe paten duke u sjelle ne menyre profesionale? Sa kohe do t’u duhet per te gjetur nje pune tjeter,vetem e vetem pse i qendruan besnik deri ne fund te qenurit jopolitike? Mos valle duhet te fillojne te lozin militantesh per te siguruar nje vend pune?
I ashtuquajturi “rikonstruktim” i administrates shteterore nuk eshte vecse nje farse, per te justifikuar spastrimin e kesaj administrate sa here ndryshon qeveria. Ky zakon i keq na eshte kthyer ne “trashegimi kulturore”.
Me thoni, ju lutem, zoti kryeminister, ku shkoi statusi i nepunesit civil?
Perse nuk e respektoni premtimin tuaj per te shmangur konfliktin e interesave tek zyrtaret e larte? Perse per shembull, ne Kukes emerohet drejtor i arsimit pronari i shkolles se vetme private ne qytet? Si u emerokan keta nepunes civile pa u respektuar asnje kriter, pa u zhvilluar asnje konkurs?
Si mundet nje farmacist te emerohet drejtor juridik? Drejtues te INSTAT it, Muzeut Historik Kombetar, apo edhe Parkut te Butrintit, jane larguar nga puna prej qeverise “Berisha”. Jane shkarkuar nga detyra per t’ua lene radhen personave me me pak eksperience ne keto fusha, por te cilet jane te pakten “militante profesioniste”. Si mund te pretendohet zhvillimi ekonomik i nje vendi ku shkalla e papunesise rritet cdo dite, ku specialistet hidhen ne rruge per t’u zevendesuar nga militante partish, te cilet specializim te vetem kane ngjitjen e posterave gjate fushatave elektorale.
Eshte e vertete, ka ardhur koha per ndryshim. Por ky ndryshim duhet te vije se pari nga kryeministri Berisha. Po po, nga ai qe ndryshimin ua premtoi shqiptareve.
 

gentius

Primus registratum
Re: The Same

Per ultrasit "Demokrat", ne qofte se ka pasur abuzim me tenderat, korrupsion apo ku di une cfare tjeter ju meson sala juve para se te hyni ne forum, eshte nji organ i pavarur nga politika i quajtur prokurori, shkoni depozitoni faktet dhe denoncimet. S'jam aspak kundra vajtjes para drejtesise te politikanve apo zyrtareve te korruptuar. Por edhe si ben Berisha eshte turp. Del e akuzon, shpif dhe fyen emra qe i vijne ne koke pa asnje lloj pergjegjesie. Akuzon Blushin per korrupsion, thote ja ku i kam faktet, nis te lexoje cfare ka shkrujtur vete ne flete dhe thote kaq ishte sepse eshte sekret shteror qe s'mund te tregohet. Per Klosin thote se eshte manjak seksual. Kesoj lloj akuzash te pabaza bente vetem Enver Hoxha kur eleminonte armiqte e popullit.

Ju ultrasit e Berishes qe e mbani veten si demokrate jeni me komunist se komunistat. Ju akuzoni antaret qe mbrojne te verteten se prinderit e tyre kane abuzuar me tenderat kur s'keni me cte thoni. Dhe me ben pershtypje kur zini e flini per prinderit. Ore cfare moshe keni ju njehere? Me duket se ketu po flasim me adoleshent apo kalamaj qe s'kane piken e haberit nga politika dhe nga jeta. Kjo eshte detyra juaj dhe atyre qe keni siper, te mbani fort kete pushtet qe largon nga puna specialistet dhe ve militant te denje te partise si puna juaj.

Qe mos ta merrni per keq ju, une s'jam as me Berishen as Socialist. Jam realist.
 

receli

Primus registratum
Re: The Same

Gazeta Shqiptare :

Shteti i 80 lekeshit!



Nga Ilir Kulla

E pabesueshme qe te ndodhe ne 2006 riciklimi i sistemit te spiunazhit masiv te perdorur dikur nga sigurimi i shtetit, kjo eshte nje gje me te vertete e pabesueshme. Ndodhte ne kohen e sigurimit qe per te zbuluar “armiqte” e shumellojshem sherbimi sekret ... i asaj kohe implementoi sistemin e mbledhjes se informacionit ne tapet, per gjithcka dhe kunder te gjitheve.

Mjaftonte nje leter anonime, apo dhe nje informacion i thjeshte kunder nje njeriu dhe fap sigurimi per kete te hapte dosje, pa pyetur se kush ishe, c kishe bere, e c te kaluar kishe! Informatori publik paguhej me 80 leke te vjetra ne dite per informacioni qe jepte. Pra jeta e dikujt varej vetem nga trillimet e dikujt qe e bente kete gje vetem per 80 leke te vjetra. Madje edhe ne ato pak raste kur keto informacione rezultonin te rrejshme dhe viktima nuk denohej, serish informatori vazhdonte punen i qete ne kerkim te nje viktime tjeter.

Ky lloj mekanizmi i ndyre qe ka shkaterruar jeten e mijra njerezve ne vitet e diktatures, kete radhe eshte ricikluar pas 20 vjetesh nga qeveria e tanishme, pavaresisht se jetojme ne nje epoke krejt tjeter. Qeveria shqiptare ne daten 22 dhjetor te 2005, me propozim te kryeministrit vendosi te paraqese projektligjin e ashtuquajtur “Per bashkepunimin e publikut ne luften kunder korrupsionit” ne parlamentin e Shqiperise. Ne pamje te pare duket si nje ligj i cili ka synimin e mire te luftoje korrupsionin. Por po ti hysh brenda ketij projektligji sheh ca gjera monstruoze te cilat nuk mund te mos te te heqin kapakun e kokes ne kohen e pluralizmit. Me konkretisht ky “ligj” merr persiper ne nenin 14 te vetin qe te shperbleje informatorin nga 50 mije lek deri 1 milion leke te reja.

Ky denoncuesi ne nenin 7 te ketij ligji mbrohet edhe kur ai genjen edhe kur denoncimi tij nuk rezulton i vertete edhe atehere ku ai ka bere te mundur qe nje zyrtari te ndershem te shtetit cilido qofte ai, pra ketij informatorit ne te gjitha rastet nuk i hyn gjemb ne kembe. Ka dy pika monstruoze ne kete projektligj. E para me ane te nje ligji qeveria po mundohet te anashkaloje te gjitha institucionet kushtetuese te cilat merren me pergjime, hetime dhe verifikime ne lufte kunder korrupsionit.

E dyta me ane te nje ligji merret persiper qe nje grup personash shume afer personalisht kryeministrit qe nuk perfaqsojne institucionet perkatese kushtetuese te marrin persiper qe me ane te informatoreve kushedi cilet dreqin qofshin keta, te shkaterrojne te tjeret duke u bere prokurore te tjereve dhe avokate te paudhesive te veta. Me pak fjale me rikthimin e shtetit te tetedhjetelekeshit gjithkush duhet te kete frike se do dale ndonje 80 lekesh i cili per arsye personale qe do te beje nje telefon apo leter anonime si ne zyrat e doktorit dhe sejmeneve te tij dhe do te shkaterroje jeten e tij, packa se per kete pune shteti ka prokurori, gjykata, polici apo sherbim informativ.
 

receli

Primus registratum
Re: The Same

U interesova tek nje njohes i politikes se kush eshte Ilir Kulla.
Ja cfar me thane:

Ilir Kulla si shum te tjere ne Tirane qe mbajne petkun e Gazetarit jane spiune sekrete te nje shiku special te PS.
Ata bejne gjithcka.
Qe nga manipulimi i opinioneve politike qe nga fabrikimi i genjeshtrave deri ne organizime vrasjesh.
Te gjithe e dine se Erion Brace ka qene antar ose si nje komisar politik i Bandes Hakmarrjja. Edhe ky Ilir Kulla ka qene me mision shum here ne Kosove si Keshilltar special i Mafies se Thaqit per eleminimin e figurave politike ne Kosove. Ky Ilir Kulla eshte i perzier direkt ne vrasjen e intelektualit Kosovar njohes i 8 gjuheve te huaja e komandant i njohur i UCK-s ne nje zone diku nga Prizreni, Ekrem Rexha, alias Drini.
Mjer Media se ne dor te kujt ka rene.
 

Lenko

Primus registratum
Re: The Same

Guri a jane keto informacione te sakta per vrasjen e komandat drinit dhe nga i more!
 

gentius

Primus registratum
Re: The Same

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
U interesova tek nje njohes i politikes se kush eshte Ilir Kulla.
Ja cfar me thane:



[/ QUOTE ]

Ore shume mire qe u interesove per kete person, por ato me duken thjesht muhabete qe bejn shqiptaret ne kafe qe thurin e sterthurin fjale per njeri-tjetrin. Ky njohsi i politikes suaj, kur e dika qe ky person paska vrare nje nga luftaret me ne ze te UCK'se, weka anetar bande etj, pse nuk depoziton nje fakt anonim ne prokurori qe te ndiqet kjo pune?

Aman mor burre, mos na trego muhabete kafesh shqiptare nga pseudo analistesh. Ato lloj njerezish s'kane pune tjeter. I fusin 1 kafe nxjerrin dhe terhollin 100 llafe.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: The Same

Gentius shkruajti:

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Administrata e krijuar gjate 10 vjecarit te fundit ishte e kualifikuar dhe me eksperience te pelqyeshme, per te cilen institucionet shqiptare dhe ato nderkombetare kane shpenzuar miliona. Keshtu duket se mendonte edhe kryeministri Berisha, kur gjate fushates elektorale premtoi se administrata ishte e shenjte dhe nuk do te prekej nga qeveria e re. Por duket se zoti Berisha ndryshoi mendje fill pas fitores se 3 korrikut.
Te kuptohemi qarte; nuk po pretendon njeri qe Berisha te mbante ne pune edhe kopjacin e fjalimeve te Nanos, por qe kryeministri te nderronte edhe pastrueset e Keshillit te Ministrave, kete nuk ia kishte marre mendja njeriu.


[/ QUOTE ]

Gentius, për pastruesit e shoferët e ke fjalën ti kur flet për administratë të kualifikuar? /pf/images/graemlins/tonguee.gif

Faktikisht në administratën shqiptare janë bërë shumë ndryshime por kryesisht mbi persona të korruptuar apo partizanë të PS. Kjo është mëse normale të ndodhë nga një qeveri e cila synon të zbatojë programin e saj dhe nuk dëshiron të sabotohet nga kundërshtarët politikë.

Shumica dërrmuese e specialistëve apartiakë nuk kanë lëvizur nga vendi dhe vazhdojnë punën e tyre të pashqetësuar. Shumë institucione vazhdojnë normalisht punën e tyre sot me të njëjtët specialistë si para 3 korrikut. Drejtorë mund të jenë ndërruar por detyra e drejtorit është pikërisht të drejtojë dhe t'i japë prioritet programeve të qeverisë mbi zhvillimin e vendit.
Një problem në horizont është bashkimi i 7 institutesh kërkimi mbi industrinë në një të vetëm. Kjo do të thotë çentralizim e kontroll më i rreptë mbi këto institucione parimisht të pavarura nga egzekutivi.
Qeverisja Berisha ka arritje siç ka edhe gafa, disa nga padija e disa nga synime politike. Të drejtosh një shtet do të thotë që dikujt mos t'i shkosh pas avazit e dikujt tjetër edhe ti bësh keq por e rëndësishme është e përgjithshmja dhe në stadet në të cilat ndodhet Shqipëria rëndësi kanë ekonomia dhe demokracia. Nëse e para duket se po shkon përpara e dyta duket se ka ngecur në vend. Kjo jo vetëm për fajin e qeverisë por edhe të opozitës.
Problemi kryesor i qeverisë është aplikimi dhe interpretimi i ngushtë i ligjit i cili shpesh përball njerëzit me absurditete. Ligji që të jetë funksional duhet interpretuar gjërësisht në fushën ku ai ka zbatim.

P.S.
Gentius, papunësia nuk rritet duke zëvendësuar punonjës të administratës me militantë të PD pasi të dyja palët janë pjesë e popullsisë së Shqipërisë. Papunësia rritet kur vetëm pushohen njerëz nga puna e duke mbyllur ato vende pune /pf/images/graemlins/tipsy.gif.
 

receli

Primus registratum
Re: The Same

gentius,
Po i qan hallin "nepunsave civil" te Nanos qe gjat nepunesise tyre "profesionale" jo vetem familjareve te tyre por dhe farefisit e bile dhe qenve te fisit u kan dhene mundesi te hapin biznese e te notojne ne parajsen e milionave te siguruara nga taraflleku qe u dha zyra.
Ka mijra e qindra mijra kryefamiljare shqiptare qe kurre nuk e pane zyren e shtetit qe kurre nuk morren nje rroge nga shteti.
Blushve u qan hallin?
kurre ska qene Kicua pa rroge shteti. rrog ne koh te Enverot rrog ne koh te Ramizit rrog ne koh te Nanos e prap duhet te marre rroge ky , pse Ismail qemali eshte ai apo Skenderbeu.
rrog Blushi i riu ne shtet, rrog e miljona ne tendera e shoqja. kta jan qe po te qahen ty mo Gentiusi "realist" ?
PS punesoi nga konispoli deri ne vermosh gjith militantet e vet te dalluar ne revolucion te 97 ne gjithe karriket e shtetit ku ka rrog e privilegje. Te larguarit nga puna ulen koken sepse kallashi i Rucave sta pertonte.
Kur Nanos po i vinte fundi shpiku "statusin e nepunsit Civil" qe do te thote , te fosilizohen nomenklaturistet e PPSH-se dhe bijt e nipat e tyre si rrog marres ne Shtet.
Ne se shteti nanoist do kishte realizuar minimumin e detyrave edhe do kishin nje te drejte morale te kerkojne administraten e pa levizshme. Por 8 vitet e Nanos ishin parajs per vet administraten e ferr per popullin e kjo nuk u jep te drejt morale te qendrojne ne shtet si perfitues rrogash pamvaresisht se juridikisht u kujdes Nano ti betonizoje te vetet ne shtet.
Kujt i thua nepunes civil ti more Gent , Luizes?
Neki Dredhes, Raftit Xhihanit, Blendave te Ed Rames apo Metes?
Andi Bushati i ka quajtur Shkallnurokrate nepunsit e Nanos. E ai i njef me mir se ne punet.
Ankohuni ne prokurori thot Genci?
Harrove ti Genc se nje Genc u vra mu ne mes te Tiranes dhe te gjithe ju e dini se vrasesi Altin ishte bashk me nepunsen e shtetit Imelda Tasho ne kryerjen e Krimit dhe krimi kishte direkt lidhje me Prokurorine dhe prokuroria e la te ike e te marre status ne Belgjike Altinin e pastaj po prokuroria ja coj dashnoren Imelde me pako postale Altinit qe te mos i rrinin loqet pa lagur.
A mund te ket kuptim ankimi tek kjo prokurori?
Njeriu i Nanos vrau motren e prokurorit Visha Eva Vishen dhe 8 vjet nuk guxoj kush ta permende si ceshtje e jo me te vej ligjin ne vend.
A mund te quhen nepunsa civil e te jen te pa luajtshem hajdutet qe ka punesuar Ruci apo Fino apo Caci apo Arben Malaj?
Gent, ti vet pamvaresisht cfar grin ketu i njef me mire ata shok e shoqe qe po te qahen tek kafenete e Tiranes. Gent thuaj te verteten: Kur vijne ne kafene ata qe te ankojen tek ty me bicikleta vijne apo me BMW e Mercedes?
Po celularet qe i kane nga cila mark i kane?
Sa miliona lek te shtetit i kan bere ata benzin e karta telefoni?
Behu i sinqerte me vetveten or Gentiusi i Ilirise.
Ose vere nickun Zagari i Rucit e te jesh i qete ne ndergjegje.

Ka vetem nje Zullum Berisha: qe don te beje gjera te mira por ju nuk do ta lini.
Ktu po kini moral te flisni sepse vertet nuk do ta lini pa ja bere tetshin. Aty ju heq kapelen. Jeni te zote.
 

MUHA

Primus registratum
Re: The Same

Nuk ka qenë dashur të vijë kurrë aty ku është sot ky mjeran i politikës Shqiptare, por qfar t'i bësh kësaj pune ashtu vendosi vota fatkeqe dhe tash duhet gëlltitur kafshatën që nuk kapërdihet, për disa vite.

Ky (Sali Berisha)është ai turisti i viteve të 90-ta, që shetitej nëper disa vende të botës me një ekip të TVSH-së
së atëherëshme dhe pa asnjë rezulatat në integrimin e interesave të shtetit në arenën ndërkombëtare.

Më kujtohet një rastë nga televizioni shqiptare, kur i shkonte mbrapa Sali Berishës në një plazhë shqipërisë që aso kohe më kaploi turpi para ekranit televiziv;

NJË KRYETARË SHTETI I CILI PËRSHËNDET NJË TË ASHTËQUAJTUR
INVESTITOR, një Francezë që kishte sjell në shqipëri një investim prej 30000 mijë marka Gjermane, po të kisha pas mundësi në atë momente do ta kisha zhdukur nga faqja e dheut
këtë HIç.

Sot i bëje pyetje vetes; se si ështe e mundur që ky individe
të jetë aty ku është dhe se, si ështe e mundur që populli e sjelli aty prapë.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: The Same

O Muha,ulu prej karroces he burr,i ke hyp persmrapshtit!
Ai qe thu ti,ka dy grada ne supe!

O Harap,merre ket Muho Asllanin e jepi karrocen e Gjovalin Pjetrit! /pf/images/graemlins/lol.gif
 

MUHA

Primus registratum
Re: The Same

OROSHI shpresoj se je një i ri e do e kuptosh një dite se njerezit si unë kanë pas të drejtë në lidhje me Sali Berishën.

Sa për karrocën, unë, edhe pse ti më konsideron si Asllan nuk e qoj dot se jam mashkull, e ti, besoj se e dine qka do të thotë kjo në klanin e "Asllanëve" , përndryshe i kam tri,por të miat janë të motorizuara dhe njëra prej tyre mban në vet nja 1360 patkonjë, po besoj se ti së bashku me Harap-in do t'i jepnit vërtet vlerën e merituar karrocës së Gjovalin Pjetrit. /pf/images/graemlins/cooli.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: The Same

Muho,hahahahahahahaah kenke i lezetshem!
Per Salen nuk po thu noj gja te re ti,por po i perdor(opinionin tand) ne menyr te gabume!
 

DFV

Primus registratum
Re: The Same

Kondra pershendetje!
Me pelqeu shume postimi jot i mesiperm, i cili eshte shume realist dhe i mbeshtetur ne fakte.
Megjithate dua te bej nje sygjerim te vogel, por qe mendoj se eshte nje problem madhor.
Eshte e vertet se demokracia ka ngecur ne mes te rruges ne Shqiperi e ndersa ti ben faj opziten, e cila nuk eshte pa faj per kete ngerce te demokracise, une do te fajsoja shume me teper poziten.
Ne nje vend me demokraci te vertet eshte mazhoranca ajo qe duhet te respektoj dhe pse jo ta degjoj me vemendje minorancen, ne te kundert ne se vendosin numrat mazhoranca mund ta shkel me kembe opoziten dhe te bej si ti doj qejfi, pikerisht ketu jo vetem ngec demokracia por rrezikohet te shnderrohet ne diktature edhe pse kemi nje opozite, e cila ne kete rast luan rolin e nje kukulle me te cilen lozin deputetet e shumices.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: The Same

Edhe unë atë them DFV.

..." Kjo jo vetëm për fajin e qeverisë por edhe të opozitës..."

Megjithatë për mua të dyja janë fajtore një soj pasi intoleranca në politkë çon në rrugë pa krye.

Pozita nuk mundet ta shkelë me këmbë opozitën pasi rrezikon të gjendet vetë në opozitë në një të ardhme të afërt. Këtë shpresoj por edhe besoj se e ka kuptuar Sala Ndërsa opozita mund të prishë shumë punë duke provokuar pozitën në çdo moment...
 

MUHA

Primus registratum
Re: The Same

Të shpresojmë se unë gabojë sot, unë jam i vogël dhe mendimi
im nuk i ndryshon gjërat. Nga karakteri jam i fortë dhe do të më bëhej qefi që pas një kohe të bisedonim dhe të më thuash; Muha, e sheh se e ke pasur gabim.
 

Leshatani

Primus registratum
Re: The Same

Sa te mjere qe jeni
Ju tradhetoi dhe ju vjedhi Zogu
pastaj Enveri me shoke
pastaj Ramiz Alia
pastaj Majko
pastaj Nano
pastaj Berisha
pastaj....., dhe ende asgje nuk keni mesuar
A nuk eshte koha te mendoni me koken tuaj para se tju mashtron dikush apo te votoni per ndonje femer-grua
ja ne Gjermani udheheqese eshte femer
ne Cile-femer
ne Angli vitet 80-ta Margaret Th.- femer
ne Iland femer
ne shtetet Skandinave femra
ne Kongao- femer
votoni per ndonje femer heren tjeter pasi qe meshkujt tuaj jane shume rebela
 

ados

Primus registratum
Re: The Same

do beje mire ta mbyllje gojen dhe mos pellit kot si lope....Nuk e di nese ta mban [ndaluar] ta kalosh ate uren qe ndan Mitrovicen nese je burre.. !!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: The Same

Asht kollaj me leh /pf/images/graemlins/tipsy.gif ,zor asht me than noj mendim te vlefshem,shum qen leshtor po m'dukesh /pf/images/graemlins/lol.gif
 

MUHA

Primus registratum
Re: The Same

O bacë leshtani, merre veten me të mirë sa nuk të ka ra gripi i shizofrenisë nëse nuk dëshiron atë shprehjen me gishtë; " qy ky i trenti". /pf/images/graemlins/cooli.gif
 
Top