zullumet e qeverise te paafte te Berishes!

Tan

Primus registratum
Re: Sali Berisha, the lord of the darkness! *DELETED*

Mungesa e shirave dhe thatesina normal qe jane problem energjie.
Ishte e natyrshme qe reagimi socialist do ishte ekspres.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Sali Berisha, the lord of the darkness! *DELETED*

Qendrimi socialist eshte teper i natyrshem pasi opozita ate rol ka por une mendoj se duhet te kete nje qendrim qytetar kunder ketij fenomeni. Me duket shume e papranueshme kur del drejtori i Keshit, Ministri i Energjitikes apo vete kryeministri dhe thone se nuk ka uje Fierza!!! Po cme duhet mua mor zoteri se nuk ka uje Fierza! Une nuk e di ku i bie Fierza. Une di qe kam ne shtepi nje kontrate te nenshkruar nga dy pale e cila presupozon furnizimin e baneses sime me energji per 24 ore nderkohe qe une duhet ti paguaj nje me nje detyrimet. Ne momentin qe kjo kontrate shkelet nga njera pale, pala tjeter duhet te kerkoje demshperblimin /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Sali Berisha, the lord of the darkness! *DELETED*

O S6, sa mir që din me fol mër ti plak. Në këtë moment në vend që të ngresh zërin për problemet që po i krijohen Shqipërisë nga armiqtë e saj të përhershëm, Serbia, Greqia e komunizmi, ti rrin e kërkon nga SHTETI sikur ky me qen baba. Jo more zotëri se duhet me filu me punu para se me i lyp prodhimet. Për më tepër, kur fillon e kakaris kundër Berishës për fajet e Tosit sikur nuk ka lezet e sidomos prej teje që gafat e Tosit nuk i shifshe edhe kur ta skuqshin qafën.

Situata është e vështirë. Qeveria ka përgjegjësinë e saj por edhe shqiptarët duhet ta mbledhin menderen e mos të harxhojnë pa hesap.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Sali Berisha, the lord of the darkness!

heuuu mer kondrabedal! sa mire din mor burre me na i zgjidh hallet tona qe nga Kanadaja!!! Pervec koordinatave percakton dhe armiqte tane (greqin, komunizmin e Serbin), po ske faj se se ti jeton ne nje vend pjestar te "aleances kunder terrorit" dhe ju jeni msu me i ven emra armiqve tuj nderkohe qe ne te shkretet jetojme nen terrin 24 oresh dhe injorancen qe risolli gabimin ne pushtet.
 

eli

Primus registratum
Re: Sali Berisha, the lord of the darkness! *DELETED*

Skenderbegas,

S'tham se s'ka faj Berisha po ai s'ka vetem kyt problem (edhe pse mundet me e rrxu pertoke). Po s'mundesh me thane qe erdhi nusja n'shpi, e ajo e ka fajin qe ra tavani pertoke. S'ka ma vete zot vete shkop. Kur ban dasem e ban bashke me kojshi. Berisha s'mundet me ba me ra shi se s'e kena indian Ameriket. (Kane thane dikur :"Psh*rr nji plake n'Shtoj, e e merr Kiri Shkodren" /pf/images/graemlins/laugh.gif. Po itesh ka deke ajo plaka e s'e kena ma me na pru dritat /pf/images/graemlins/cool.gif). E pra kur ai ka nevoje per drita, e qe duhet me i lyp/ble se s'ka si me ia ba ndryshe çohen socialistat e thojne : "shprehu qartas per Kosoven". Ai duhet me ia shtri doren Greqise, po ajo vetem don me ia shtrengu doren te fyti (T'kishte kene shqiptari i zoti i vedit s'kishte me vepru si veprunen n'Sarande). Pra ai nji zgjidhje po e ofron :"Blej thote". Po a ju intereson shteteve fqinje me te cilet kena "marredhenie te mira bilaterale" me na pa ne me ngrit kry. Imagjinoje : edhe per tri jave (optimist jam) pa drita. Po ekonomia bjen pertoke. Investusit e huj, thojne pak e pasigurte ka kene Shqipnia (se lozin ligjet si me kene tu lujt "shkop e cingel") edhe t'afte s'jane per me siguru energjine, nji prej landeve jo te para po baze per te siguru prodhimin, atehere edhe ata ikun. Kta tonen rrenohen krejt (se sigurimet s'jane njisoj si per ne si per ata). Per furre buket s'asht problem se na kane mete edhe da pyje pa i pre halâ /pf/images/graemlins/mad.gif. E masanej njerezit, pa pune, se ku me punu pa drita, fillojne me çu zanin e me dale ne demostrata (se n'fun t'funit s'kane faj) e hop na del si per mrekulli nji zgjidhje e Re). "Ne do t'ju sjellim dritat, vetem na sillni ne pushtet" Ne do ju kthejme parate vetem na sillni ne pushtet. Erdhen e qa banen : te zezen e tyne. E ishtu shkon kjo pune. Kur ai don me i ble e s'i japin kujt me ja vu fajin aty ? Dritat asht dasht me i ble qysh n'Vere, po urdhno, u "harru" kjo pune se kohe zgjedhjesh hesapi. Edhe masanej asht si "dopje-gjashte" kur te met n'dore, ne rast se hupin. Shqiptari gjithmone ne kurriz i ka vujt vete te tana, po itù kujt me ja vu gishtin ma perpara ? E ça me ba Shqiptaret ? Veç i fjale popullore ka mete me thane : "Kur t'vjen e keqja, çeli deren". E gajret deri n'Prandvere. Pritni sa te thehet njani prej kojshive se te t'jeret e njekun se s'dun me hup tregjet.


"…qysh se fut ka gjarpnin n'voter"
 

padyshim

Primus registratum
Re: Sali Berisha, the lord of the darkness! *DELETED*

dje lexova nje editorial te nje keshilltari te sales ne "shekulli". zotnia po ankohej se opozita nuk po i jepte kohe (100 dite) qeverise e pastaj te bente opozite!!!
ironia me ekskuizite ishte se ky djalka sillte ne ndihme opoziten franceze qe na i jepka 6 muaj qeverise perpara se te filloje te qahet!!!
vini re! kjo del nga pena e keshilltarit te sali berishes qe mezi u fut ne parlament pasi nuk la rruge te tiranes pa zene me protesta!!! a i mbani mend thirrjet iracionale per jete te shkurter te qeverise deri ne pranvere!!!
tamam si neper kenget popullore, erdh pranvera celi molla etj etj.
hajt hajt se ma mire do te bahet
 

S6T6N6

Forumium maestatis
ora 17:00 ERDHEN DRITAT!!!

u bom me fol me vete. na e shtun dhe nje ore tjeter sot pasi dje erdhen ne 16:00...

dy shoke te mi qe takova ishin shume te shqetesuar sepse po i falimenton biznesi dhe sot kishin blere nje gjenerator 7 milione lek (te perdorur) per lokalin e tyre nderkohe qe me thane se si rrjedhoje do rritnin cmimet ne klubin e tyre.

Situata nderkohe paraqitet katastrofike dhe shpresat jane shuar. Sot ne lajmet e radios degjova se uji ne fierze po mbaron dhe po punon vetem nje turbine. importi i energjise nga ukraina deshtoi pasi komshinjte qe shau saliu per 8 vjet me rradhe ne opozite kane vendosur te mos ta perkrahin kete te fundit.

Mendoj se kriza do kaloje duke perzene Saliun nga pushteti dhe kjo gje duhet te ndodhe sa me shpejt pasi kaosi qe mund te perfshije vendin do te jete 10 fish me i vrullshem se ai i '97 duke patur parasysh qe kjo lloj situate eshte e padurueshme ne te gjitha aspektet per qytetarin.
Nuk kane kaluar akoma 100 dite ne pushtet dhe ka filluar te ndjehet efekti i parrulles "koha per ndryshim"...
 

regele

Forumium maestatis
Re: ora 17:00 ERDHEN DRITAT!!!

Kjo eshte teme qe nuk ka te beje fare me krizen energjitike, e cila permendet ketu per te share Sali Berishen dhe per te kerkuar rikthimin e PS-se ne pushtet!

Teme karagjoze!
 

regele

Forumium maestatis
Re: ora 17:00 ERDHEN DRITAT!!!

Zëvendësministri Gjergji Bojaxhi ka konfirmuar për “Shekullin” arritjen e marrëveshjes politike në Beograd

Energjia, marrëveshje me Serbinë

Pas “OK” politik, pritet vetëm mundësia teknike për tranzitimin e energjisë nëpërmjet linjave serbe

Florian Papadhimitri

TIRANË-Situata energjetike në Shqipëri mund të përmirësohet në saje të importit që pritet të tranzitohet nëpërmjet linjave serbve dhe malazeze. Realizimi i marrëveshjes është bërë i ditur mbrëmë për “Shekullin” nga ana e zëvendësministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Gjergji Bojaxhi, i cili ka konfirmuar faktin se pala shqiptare dhe ajo serbe kanë rënë dakord për tranzitimin e energjisë elektrike nëpërmjet linjave serbe. Sipas Gjergji Bojaxhi, politikisht gjithçka është në rregull, por duhen parë mundësitë teknike mes ekspertëve dhe mundësive të fushës. Zëvendësministri Bojaxhi, i cili aktualisht gjendet në Beograd, i kontaktuar mbrëmë me anë të telefonit ka konfirmuar suksesin e arritur të bisedimeve, duke treguar se politikisht është rënë dakord për përdorimn e linjave të tensionit të lartë. “Bëj të ditur se bisedimet përfunduan me sukses dhe politikisht arritëm në zgjidhje për tranzitimin e energjisë”, - tha mbrëmë Gjergji Bojaxhi. Zëvendësministri, i cili kryeson grupin e bisedimeve në Beograd, ka bërë të ditur se ende nuk është përfunduar dhe realizuar tranzitimi i energjisë, pasi teknikisht ende nuk është realizuar asgjë. “Suksesi është në marrëveshjen politike, por tani i ngelet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe drejtorisë këtu që të përcaktojnë detajet teknike për realizimin e tranzitimit të energjisë” ka thënë mbrëmë Bojaxhi, duke shtuar se “kryesore është aritja e marëveshjes politike, pasi teknikisht mund të gjendet zgjidhje”. Zëvendësministri ka udhëtuar drejt Beogradit me qëllimin e arritjes së marrëveshjes, pasi linjat e tensionit të lartë të Serbisë janë më të favorshmet për të sjellë energjinë nga Ukrania apo Rumania drejt vendit tonë. Linjat e Serbisë kanë qenë e vemtja shpresë për përmirësimin e krizës energjetike në Shqipëri, dhe kjo ishte “në dorë” të Beogradit, nga ku duhet të merrej leja për kalimin tranzit të energjisë nëpër Serbi, energji që mund të vijë nga Ukraina apo Rumania. Në arritjen e marrëveshjes, sipas burimeve të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka pasur shumë vështirësi të karakterit politik dhe teknik, por duket se pjesa më e madhe e tyre është kaluar, pasi politikisht është arritur një marrëveshje nga delegacioni shqiptar që kryesohej nga Gjergji Bojaxhi. Për sa i përket detajve teknike të tranzitimit, ende nuk është bërë e ditur asgjë, po pritet që drejtues dhe specialistë të KESH-it të vizitojnë Beogradin dhe të kthejnë një përgjigje për tranzitimin e energjisë. Nuk është bërë e ditur se përsa kohë do të zgjasë tranzitimi, pasi kjo i ngelet marrëveshjes me detajet teknike.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Sali Berisha, the lord of the darkness! *DELETED*

PO mire mo keta kur e pane qe liqeni ishte bosh pse nuk i filluan kufizimet qe ne shtator dhe importin qe atehere, po priten dhe 1 muaj!!
Rri tani e prit nga Serbi qe te kaloje energjia! Se do ta lere keshtu badihava, hajt per mik!!
 

ardi21

Primus registratum
Re: ora 17:00 ERDHEN DRITAT!!!

atje ku moderoj une nuk lejohen fyerjet.

mos e vazhdo me tutje repliken.

editohet!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: ora 17:00 ERDHEN DRITAT!!!

Deri në shkatërrimin e Shqipërisë.

S6, të kisha mundësi do ta kisha sjellë një kovë korent nga Kanadaja.

Kur nuk ke mend (ose i përdor keq) është normal që dikur do të vuash. Edhe ti po ti kishe rënë kokës Tosit kur tallte menderen ka shumë mundësi që të mos kishe ngelur pa drita sot. E për më tepër nuk do i lusnim menderen grekut apo serbit (të cilët i konsiderova armiq pasi shfrytëzuan një moment nevoje të Shqipërisë për të dëmtuar ashtu si edhe komunistët te cilët janë gati për çdo gjë për të dëmtuar kundërshtarët e tyre).

Shpresojmë që do rregullohet disi situata në vend. Berisha duhet të nisi urgjentisht ngritjen e HEC të rinj në mënyrë që shpërndajë ngarkesën në rast krize e t'ja shesi grekut e serbit mbiprodhimin kur liqenet të jenë plot.

Për situatën e krijuar duhet ngritur një komision dhe përgjegjësit duhen dënuar në përputhje me ligjin.
 

mostro

Putraku
Re: ora 17:00 ERDHEN DRITAT!!!

Qafsha si e keni titullu ju temen me duket sikur saliu ka me lujt te pjesa e re e HARRY POTER..
nejse filmi i ri del ne nentor..ika
 

lover boy

Primus registratum
Re: ora 17:00 ERDHEN DRITAT!!!

Une nuk i kuptoj dot ata ketu qe thone prisni, ti japim kohe opozites, ti kishim rene kokes tosit qe te kishim drita sot, etj. etj. Ne kohen e Tosit me duket se kishte drita apo jo! Marreveshjet, dmth letrat dhe burokracirat, qe ne shqiptaret nuk i respektojme se jemi idiote ishin bere me kohe dhe zbatoheshin. Kur nje qeveri e re merr ne dore ministrite, etj. duhet te vazhdoje punen aty ku e le qeveria e meparshme, duhet te hape te njejtat letra dhe te rinovoje te njejtat marreveshje nese eshte e nevojshme te rinovohen, si ne kete rast dhe jo te beje pordhe se do beje ndryshime dhe ndryshimet e leshit te lene pa drita! Ju qe thoni prisni, jeni ftohur ne "tajare" se s'keni as idene me te vogel sa miliona e miliarda humbin bizneset dhe ekonomia ne pergjithesi nga nderprerja e energjise elektrike. Dhe pse? Nga pordhet e ndryshimeve imagjinare dhe paaftesia e ca zyrtareve pordhace. Akoma nuk e keni pare qe ne vende te tjera ministra, drejtues, etj. etj. japin doreheqje kur ndodhin gjera te tilla madje dhe me te vogla se keto! I imagjinoj zyrtaret e rinj duke humbur kohen kot neper zyra e duke ju shitur pordhe vartesve se "sot gjoja s'kane punuar sic duhet, se shefi i ri ka vendosur te beje filan reforme ne ministri qe do na nxjerre nga gjendja e veshtire" etj, etj. rrushlleqe si keto ne vend qe te ulen e te punojne seriozisht. Mos harroni qe ata neper zyra bejne keshtu se e dine qe ekzistoni ju trapat qe thoni "presim, se opozita do kohe". Nuk e kuptoni qe nuk ka me kohe? Akoma nuk e kuptoni qe gjerat jane te lidhura dhe cdo ore pa energji elektrike mund ti kushtoje jeten nje babai ne nje fshat te larget qe vret veten se s'ka cfare tu jape femijeve per te ngrene? Ose e detyron nje te ri te vjedhe se nuk mund te gjeje pune se ekonomia shkon per lesh prej energjise elektrike? Ju mbase kujtoni se te gjithe shqiptaret jetojne si ju. Nuk e kuptoni qe cdo vendim qe marrin ata zyrtaret barkfryre te papergjegjshem mund ti presi jeten nje femije, mund te shkaterroje familje, mund te vrase edhe njerez diku larg! Pusho dhe mendohu per nje fare kohe, do ta shohesh qe kam te drejte! Pse mendoni qe zyrtaret e rinj duan kohe dhe nuk mendoni se ata duhet ta kishin parashikuar tashme kete gjendje, kjo ka ndodhur edhe here tjeter, pse behen marreveshjet tani apo se tani vajti thika ne palce. Normalisht vetem drejtuesit ndryshohen, ketyre nuk duhet t'ju duhet me shume se nje jave qe te fillojne punen sic duhet (perndryshe, ne boten e sotme quhen te paafte). Nepunesit e tjere jane po te njejtet dhe e dine mire se c'behet. Kohe nuk ka.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ora 17:00 ERDHEN DRITAT!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Kjo eshte teme qe nuk ka te beje fare me krizen energjitike, e cila permendet ketu per te share Sali Berishen dhe per te kerkuar rikthimin e PS-se ne pushtet!

Teme karagjoze!

[/ QUOTE ]

regele!
Sali Berisha eshte Kryetar i Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise, si rregull pergjegjes direkt per ekzekutivin shqiptar. Une jam nje qytatar i pakenaqur nga kushtat aktuale. Nuk kam drita, nuk kam uje, po me falimenton biznesi, cmimet si rrjedhoje jane ngritur dhe kam shtrenguar shpenzimet, dhe keto gjera me kane ndodhur ne me pak se dy muaj, qe kur ne krye te qeverise u vu dr.berisha. Per me teper kjo pakenaqesi nuk eshte vetem e imja por dhe e shume prej atyre qe ne 3 korrik votuan saliun.
Si perfundim te iguroj qe nuk jam une ai qe do ktheje PS ne pushtet, por do jete vete shkaktari i kesaj zallamahie qe po jetojme sot.
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: Sali Berisha, the lord of the darkness! *DELETED*

UN MENOJ mas ti pagujm dritat per sa koh t'jet kjo situat
n shej proteste , se kesh-i i don paret n'fun t'mujit
e per ato kyntal ushqime q1 jan prish TREGTARVE nuk po i plas kerkujt .
MOS T NGATRROHET KJO ME POLITIKEN ju lutem, mu sm bahet von kush jan n 'pushtet SALJANT apo FATOSJANT un du DRITA gja elementare NE NJE SHTET DEMOKRATIK Q1 PRETENDON ME HY N "EUROP" /pf/images/graemlins/eek.gif

........ /pf/images/graemlins/wave.gif
 

ardi21

Primus registratum
Re: Sali Berisha, the lord of the darkness! *DELETED*

Komentet jashte teme jane te panevojshme!

editohet!
 

ardi21

Primus registratum
Re: Sali Berisha, the lord of the darkness! *DELETED*

tipiku i komunidtit qe se pranon mendimin ndryshe
 

caladero

Primus registratum
Re: Sali Berisha, the lord of the darkness! *DELETED*

Pershnetje, un jam nji antar i ri n'kyt forum e deshta me shkru edhe un nja 2 fjal' per kyt tem' [ndaluar] paskeni hap.
Ma merr mendja se prej t'lexumunit kuptohet se se jam prej Shkodret.
Keni shum t'drejt me e paraqit si tem kyt gja, por deshta me ju pyt.......
Si ka mundsi [ndaluar] n'ma shum se 5 vjet nuk i ra kujt n'mend per kyt tem'???
Si ka mundsi [ndaluar] ta tan Tv u canen tuj na tregu se si po vun Tirana per kyt gja????
Biles per ma teper po na tregojn se si tek avokati i popullit na paskan ardh 65 ankesa per djegje te pajisjeve shpijake per korentit!!!!!!!!!!!
Sa per kujtese, n'Shkoder vetem vitin e kaluem ka pas nja 65 shpija [ndaluar] jan djeg e [ndaluar] kerkush nuk e vuni ujin n'zejrm per kyt pun, vetem u kufizuen tuj than [ndaluar] "sa keq per ato rrezikzez"........
TURP, MARRE, E FAQJA E ZEZE i thojm na kendej!!!!!
Nuk paskan pagu shkodrant.....
DEMAGOGJI!!!!!!!!!!!!!
Un jam qytetar i thjesh e nuk kam ba ji kontrat kolektive (alla koprativet se kshtu jan msu forcat e majta) me KESH.
Pra ju lutem ma spjegoni pak se si qendron puna????
Edhe dicka t'vogel....
Nuk po m'rrihet pa e than,
SI PO JU DUKET KJO ERRSIN' [ndaluar] NA KENA TASH SA VJET [ndaluar] PO E PROVOJM N'KURRIZ TONIN.
Per fund nji barcalet pak makabre e ndodhun n'Shkoder:
"Bjen telefoni n'zyrat e KESH:
Alo KESH, a mundeni me na i ndez dritat se kena nji t'moshuem [ndaluar] asht shum' i smur
Pergjigjja e KESH - A ka dek?
Qytetari - Jo more por asht shum i smur
Pergjigjja e KESH - vetem per raste vdekjet kena urdher me ju ndez dritat"
Me kyt deshta me ju than [ndaluar] per momentin nuk para m'vjen fort keq per ju!!!
Ja kaloshi mir e ishalla ju vijn dritat!!!!
 

shkodranlover

Primus registratum
Re: Sali Berisha, the lord of the darkness! *DELETED*

O bashkqytetar, shkruj "qe" ose "q1", dhe jo ate lidhezen ne dialekt, se gjithkund ku e ke shkru ta kan fshi. /pf/images/graemlins/booki.gif Gjithsesi pergezimet e mija se paske shkru shume bukur, taman realist.
 
Top