Zhgenjimi

Diddy19

Su@mi
Re: Zhgenjimi

Sic ma kerkove ,ta pata premtu qe ate cingaren,ate qe ma palose pak ne pjesen e filtres,nuk do ta kisha pi asnjihere...Madje madje e kisha mbajte ne kuti dhe sapo erdha ketu ,me nje cope ngjitese e fiksova tek ditari im...E mban mend ? Ishte nje cingare FIRST...Tani ka kalu gati nje vit,dhe une nje nate e piva ate...T'kam zhgenjy? Edhe ti mu shume...
 

ere

Primus registratum
Re: Zhgenjimi

e urrej zhgenjimin..por me shume urrej kur zhgenjej veteveten....
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Zhgenjimi

Zhgenjimi eshte akoma me i rende kur jemi te bindur qe na zhgenjyen. Bindja eshte nje limit qe i vihet arsyes dhe sa here ky limit preket, ateher arsyeja ndryshon rjedhen e saj ne drejtim te polit negativ ose pozitiv.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Zhgenjimi

Jam totalisht e zhgenjyer por aspak e lenduar...mjaftojne qe sme zhgenjejne ata qe duhet!
 

renata

Forumium praecox
Re: Zhgenjimi

Une nuk zhgenjehem me sepse une e pres zhgenjimin,dhe kur zhgenjimi vjen jam e parapergatitur...
Nese do zhgenjehesha,do zhgenjehesha prej prinderve te mi,kurse prej kujtdo tjeter e pres zhgenjimin e nuk zhgenjehem...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Kurse une mendoj se pikerisht venia ne piedestal e prinderve eshte gafa me e madhe qe mund te bejme. Nese mendojme per prinderit tani si te pagabueshem dhe kemi frike se mos zhgenjehemi prej tyre, atehere do te rritemi me nje frustacion qe s'mund te jete i shendetshem per mendjen tone. Ne fakt semundja kryesore qe vuajne femijet shqiptare eshte frika se mos zhgenjejne prinderit dhe kjo pikerisht sepse mendojme se prinderit nuk na kane zhgenjyer. Sa me heret te kuptojme se dhe prinderit jane prej mishi e gjaku, aq me shpejt do te mund te jetojme nje jete te qete pa u torturuar me kot...
alinos

[/ QUOTE ]
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Sido qe te besh ne fund rrezikon te zhgenjesh dikend. Te gjitha perpjekjet qe ben, cdo veprim, fjale qe ke zgjedhur me kujdes per nje kohe te gjate behet pluhur per nje moment qe nuk kishe marre parasysh! Je teper i lodhur duke u munduar te mos zhgenjesh te tjeret! Teper i perqendruar ne ate qe do te thone te tjeret dhe tani ato fjale jane problemi yt kryesor. Fillon te ndihesh ne faj, te mundohesh te justifikosh veten qe nuk e prisje dicka te tille, qe mund te kishte shkuar ndryshe nese...(ketu vendos zgjidhjen me te mire qe i jep situates me mendjen tende). Eshte nje rreth qe ushqen veten dhe te zhyt edhe me teper ne ate vetmi qe merr si mbrotje ndaj botes! E konsideron gjendjen te pashprese dhe pa rruge dalje!
Te lumte! Ja arrite te zhgenjesh veten! Kete nuk e prisje besoj!
 

Sweety el

Locus omnem
Jam ndjer e zhgenjyer ... po e keqja ime eshte se sa her te me ndodh te zhgenjehem me te tjeret une fajesoj veten ... ne njefar menyre nuk ia hedh te gjith fajin tjetrit/tjetres
Padyshim qe faji eshte dhe i imi per derisa si kam pas "syt hapur" ne te shumten e kohes dhe se tregon qe skam dit te bej vlersimin real

Po te mos ishin zhgenjimet...une do isha akoma ne ate boten time te mrekullueshme ..ku gjithcka eshte fushe me lule..dhe se secili eshte ne hesap te vet dhe ska asnje arsye per te te ber keq e lenduar..Pra, zhgenjimi na "nxjerr" nga naiviteti ..na ben te rritemi dhe ta shikojm realitetin ashtu sic eshte...por qe gjithcka ka nje cmim..edhe ndjenja e te ndjerit e zhgenjyer nga dikush qe se prisje ngelet e hidhur per shume kohe..po krahas mesimit ..ndonjeher ia vlen!


 

hareid

Papirus rex
Nuk zhgenjehem nga cfaredo personi, por zhgenjehem nga personi te cilin mendoja se e njihja shume mire. Zhgenjime te vogla dhe nga persona dhe jo aq te afert (qe nuk i kam njohe edhe aq mire) kam patur shume, por zhgenjime te verteta dhe me pasoja (si: prishja e miqesise, shoqerise, prishja e lidhjes serioze me ish te dashuren...) kam patur dy here.
 

gangsterja

Primus registratum
Zemren time e lashte te vepronte sic ajo deshironte.E lashe te lire te jetonte dhe ne fushen e lirise te vraponte.E lashe te me urdheronte,dhe gjithe trupin tim ajo ta komandonte..Por,zemra gaboi kur per here te pare ato sy i shikoi,dhe ate e dashuroi.Nuk e ka fajin zemra por e kam fajin un,qe te dua ty me shume.Tani zemren e komandoj,dhe pertej horizontit veshtroj.
Po c'te shikoj,kur ai syte me verboi.Se shpejti kjo zemer do te pushoje edhe ne parajse do te shkoje.Tani ndiej zhgenjim qe ma dhurove ti o shpirti im.Do arrij synimin dhe ta largoj trishtim.
 
Top