Zhgenjimi

alinos

Forumium maestatis
Zhgenjimi

alinos
Spicy
Anëtar/e # 406

Shkruajtur më 28 Qershor, 2005 15:09
--------------------------------------------------------------------------------
s'paska me keq, kur ndjenjat e tua i gjen te mbledhura shuk ne nje kosh plerash, kur mundimi yt eshte kthyer ne barcalete, kur investimi yt ka deshtuar. Besoj se te gjithe ne nje moment te caktuar kemi provuar idhtesine e zhgenjimit, sfilitjen dhe dhimbjen qe sjell ai.
Per vete, kur i dedikohem dickaje apo dikujt, gjithnje i them vetes, me te drejte, se nuk e bej per tjetrin, por per vete. Askush s'te detyron te besh asgje. Cdo gje qe ben, e ben sepse deshiron, dhe per pasoje nuk mund te kerkosh llogari per sjelljen e te tjereve, qe nuk i pergjigjen ashtu sic do, perpjekjes tende.
E megjithate, pavaresisht nga ky vetegjykim dhe kjo mbushjemendje, vika nje dite, dhe mosmirenjohja te perplaset ne fytyre me arrogancen dhe papjekurine e vet, tipare vetem te mendjengushteve, qe te tregojne se djersa ne ulluk nuk ka qene gje tjeter vec nje tallje b*** masive, dhe nje shfrytezim i situates se momentit. Oportunizmi nuk eshte gje e keqe ne vetevete, por kur ai behet duke shkelur njerez, eshte e barabarte me krimin e vrasjes.
S'ka gje, bej sikur nuk sheh, mos me fol, fol pas shpine, shpif, shaj, zemerohu, beji te gjitha keto, por vetem per nje sekonde ndalu e mendo: a do te ndjehesh me mire me pas? A do te te sherbeje per ndonje gje? dhe cka eshte me e rendesishmja: a te leverdis ta prishesh me mua?
E di keto pyetje te duken arrogante, por nje oportunisti duhet t'i flasesh me gjuhen e vet qe te te kuptoje, ndryshe fillon perseri te beje sikur nuk sheh, nuk te flet, flet pas shpine, shpif, shan e zemerohet.
Mbetet vec nje gje per te thene: nuk kam ndermend te zemerohem me ty, s'ka vlere fare. Me vjen thjesht keq, qe dhashe nje dore, ose dhe nje gisht, madje qofte edhe nje maje thoi, qe ti te beheshe, ai/ajo qe je bere. S'paska me keq se ndjenja e meshires...

--------------------
The best thing about being a woman is the prerogative to have a little fun and...

Lord, Won't You Buy Me a Mercedes-Benz...

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 7920 | Nga: vendi i paradokseve | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

epremte
π-shmon
Anëtar/e # 6745

Shkruajtur më 28 Qershor, 2005 15:42
--------------------------------------------------------------------------------
kush e di cfare degjohet nga ana tjeter e murit?
zeri im i regjistruar tingellon aq i thate dhe fallco

shpika nje objektiv, sajova path-in per te ndjekur, e shita me te madhe andej ketej dhe e gjitha kjo pa harruar ne cdo hap justifikimin perkates, ku i dihet kur vjen renia!
Po loz, po pa dashje, dhe nese me ecen, stepja e fillimit ishte vetem kujdes... sa me di byça o zot! i kopsit justifikimet ne menyre te persosur, thua aq kollaj besojne njerezit?!

Ç'gallate do ishte nese gjate gjithe kesaj kohe une te kisha qene vetem. gjithe ai konstruksion i koklavitur gjepurash i cuar dem. cfare zhgenjimi!

--------------------
The pure and simple truth is rarely pure and never simple.
O. W.

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 891 | Regjistruar: Jan 2004 | IP: e Regjistruar |

ENIAD
Egoistic Venus
Anëtar/e # 12229

Shkruajtur më 28 Qershor, 2005 20:47
--------------------------------------------------------------------------------
E nisa me nje gote
Dy a tri i erdhen pas
Dhe syte i mbylla, pa pire
Me erdhi nje fije drite
Agoi?
--------------------------

I qepa vetes nje fustan
I thura nje rrjetez
I kuq, i bukur, si vera
Me dehu

----------------------------

E mbylla deren
Hena me pa dhe zbriti
Nuk fjeta, u clodha
Nje meteor me pyeti
Ende s'je zgjuar?

-----------------------------

Me bishtin e syrit te vodha nje fjale
E shtrengova fort mos me ikte
E nbajta ngrohte ne dhomen me te bukur te shpirtit
Braven e hapi nje tjeter me cels kopil.

--------------------
Brishtesia eshte privilegj i te forteve

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 438 | Nga: Tirane | Regjistruar: Qesh 2005 | IP: e Regjistruar |

MLK
Wanted
Anëtar/e # 10739

Shkruajtur më 29 Qershor, 2005 09:22
--------------------------------------------------------------------------------
Nese do te evitosh zhgenjimin nje nga metodat me efikase eshte qe sa here te besh nje nder, nje xhest....beje ne menyre anonime;)

--------------------
Only God Will Judge Me
"Je ne suis pas d'accord avec ce que vous dites, mais je me battrai toujours pour que vous puissiez le dire" Voltaire

Postime: 1952 | Nga: EU | Regjistruar: Jan 2005 | IP: e Regjistruar |

Lullaby
Administrator
Anëtar/e # 94

Shkruajtur më 29 Qershor, 2005 11:53
--------------------------------------------------------------------------------
Fjala zhgenjim shkon si antonim i fjales genjim,iludim .Domethene paraprakisht genjehemi(iludohemi,besojme pa baza dhe pa te dhena konkrete) per tu Zhgenjyer me pas.

Problemi i evitimit te fenomenit eshte kompleks sepse evitimi total i Iludimit con ne evitim total te besimit,instiktit,deshires se mire,shpreses dhe na transformon ne njerez te xhungles.
Ekuilibri eshte e mesjma e arte.Drejt asaj tentojme.Deshtimet ne punen tone iluzive na sjellin pervoje dhe na bejne qe heren tjeter te mbajme lart mburojen.

--------------------
Einmal ist keinmal.

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 7522 | Nga: Neverland | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

MLK
Wanted
Anëtar/e # 10739

Shkruajtur më 29 Qershor, 2005 13:20
--------------------------------------------------------------------------------
Kush zhgenjehet ne pergjithesi problemin e ka me veteveten pasi i ushqen iluzione vetes se çfare te tjeret mund te bejne per te.
Kurse kur dikush nuk te mban nje premtim te dhene kjo ka lidhje me mashtrimin, ndaj dhe bota ka shpikur kontratat e ato aplikohen sot edhe per martesat

--------------------
Only God Will Judge Me
"Je ne suis pas d'accord avec ce que vous dites, mais je me battrai toujours pour que vous puissiez le dire" Voltaire

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 1952 | Nga: EU | Regjistruar: Jan 2005 | IP: e Regjistruar |

alinos
Spicy
Anëtar/e # 406

Shkruajtur më 29 Qershor, 2005 15:41
--------------------------------------------------------------------------------

citim:

Fillimisht postuar nga MLK:
Nese do te evitosh zhgenjimin nje nga metodat me efikase eshte qe sa here te besh nje nder, nje xhest....beje ne menyre anonime;)
--------------------------------------------------------------------------------

po kur nuk ke bere "nder" ne kuptimin qe marrin vesh shqiptaret, por ke investuar, dhe punuar per te miren e individit, qe me pas reflektohet ne te miret e pergjithshme, si t'ja besh?

--------------------
The best thing about being a woman is the prerogative to have a little fun and...

Lord, Won't You Buy Me a Mercedes-Benz...

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 7920 | Nga: vendi i paradokseve | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

alinos
Spicy
Anëtar/e # 406

Shkruajtur më 29 Qershor, 2005 15:43
--------------------------------------------------------------------------------

citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Fillimisht postuar nga MioSoTis:
Fjala zhgenjim shkon si antonim i fjales genjim,iludim .Domethene paraprakisht genjehemi(iludohemi,besojme pa baza dhe pa te dhena konkrete) per tu Zhgenjyer me pas.

Problemi i evitimit te fenomenit eshte kompleks sepse evitimi total i Iludimit con ne evitim total te besimit,instiktit,deshires se mire,shpreses dhe na transformon ne njerez te xhungles.
Ekuilibri eshte e mesjma e arte.Drejt asaj tentojme.Deshtimet ne punen tone iluzive na sjellin pervoje dhe na bejne qe heren tjeter te mbajme lart mburojen.

--------------------------------------------------------------------------------

dunno dear.

nganjehere mendoj se ajo qe ndodh eshte se faktet ndryshojne. Njerezit po ashtu, dhe kur ndryshojne njerezit, ne kemi mbetur tek pershtypja e mire, qe prej natyre njeriu perpiqet me te gjitha forcat ta ruaje te paprekur. Kjo sjell zhgenjimin, por s'di sa ka te beje me genjimin.
C'fjale tjeter mund te perdorej ne kete rast?

--------------------
The best thing about being a woman is the prerogative to have a little fun and...

Lord, Won't You Buy Me a Mercedes-Benz...

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 7920 | Nga: vendi i paradokseve | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

alinos
Spicy
Anëtar/e # 406

Shkruajtur më 29 Qershor, 2005 15:50
--------------------------------------------------------------------------------

citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Fillimisht postuar nga MLK:
Kush zhgenjehet ne pergjithesi problemin e ka me veteveten pasi i ushqen iluzione vetes se çfare te tjeret mund te bejne per te.

--------------------------------------------------------------------------------

ose po per veten e tyre...
and that hurts more

--------------------
The best thing about being a woman is the prerogative to have a little fun and...

Lord, Won't You Buy Me a Mercedes-Benz...

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 7920 | Nga: vendi i paradokseve | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

MLK
Wanted
Anëtar/e # 10739

Shkruajtur më 29 Qershor, 2005 16:43
--------------------------------------------------------------------------------
po kur nuk ke bere "nder" ne kuptimin qe marrin vesh shqiptaret, por ke investuar, dhe punuar per te miren e individit, qe me pas reflektohet ne te miret e pergjithshme, si t'ja besh?

Nga momenti qe ajo qe ke bere te ka krijuar kenaqesi dhe e ke ber me koshince te plote nuk ka pse te ngelesh e zhgenjyer. Ne nuk jemi epiqendra e botes e ajo te vertitet si te duam ne!
Nese pret qe diçka te kete zhvillim apo fund tjeter kjo ka lidhje me iluzionin qe ke krijuar ne koken tende e per kete sta ka fajin kush, pasi jo gjithe njerezit funksionojne njesoj.

--------------------
Only God Will Judge Me
"Je ne suis pas d'accord avec ce que vous dites, mais je me battrai toujours pour que vous puissiez le dire" Voltaire

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 1952 | Nga: EU | Regjistruar: Jan 2005 | IP: e Regjistruar |

alinos
Spicy
Anëtar/e # 406

Shkruajtur më 29 Qershor, 2005 16:59
--------------------------------------------------------------------------------
Walt Whitman (1819–1892)

from Song of Myself

1

I celebrate myself, and sing myself,
And what I assume you shall assume,
For every atom belonging to me as good belongs to you.

I loaf and invite my soul,
I lean and loafe at my ease observing a spear of summer grass.

My tongue, every atom of my blood, form'd from this soil, this air,
Born here of parents born here from parents the same, and their parents
the same,
I, now thirty-seven years old in perfect health begin,
Hoping to cease not till death.

Creeds and school in abeyance,
Retiring back a while sufficed at what they are, but never forgotten,
I harbor for good or bad, I permit to speak at every hazard,
Nature without check with original energy.

2

Houses and rooms are full of perfumes, the shelves are crowded with
perfumes,
I breathe the fragrance myself, and know it and like it,
The distillation would intoxicate me also, but I shall not let it.

The atmosphere is not a perfume, it has no taste of the distillation, it is
odorless,
It is for my mouth forever, I am in love with it,
I will go to the bank by the wood and become undisguised and naked,
I am mad for it to be in contact with me.

The smoke of my own breath,
Echoes, ripples, and buzz'd whispers, love-root, silk-thread, crotch and vine,
My respiration and inspiration, the beating of my heart, the passing of blood
and air through my lungs,
The sniff of green leaves and dry leaves, and of the shore and dark-color'd
sea-rocks, and of hay in the barn,
The sound of the belch'd words of my voice, words loos'd to the eddies of the wind,
A few light kisses, a few embraces, a reaching around of arms,
The play of shine and shade on the trees as the supple boughs wag,
The delight alone or in the rush of the streets, or along the fields and hill-sides,
The feeling of health, the full-noon trill, the song of me rising from bed and
meeting the sun.

Have you reckon'd a thousand acres much? Have you reckon'd the earth much?
Have you practiced so long to learn to read?
Have you felt so proud to get at the meaning of poems?

Stop this day and night with me and you shall possess the origin of all poems,
You shall possess the good of the earth and sun, (there are millions of suns
left,)
You shall no longer take things at second or third hand, nor look through
the eyes of the dead, nor feed on the spectres in books,
You shall not look through my eyes either, nor take things from me,
You shall listen to all sides and filter them from yourself.

--------------------
The best thing about being a woman is the prerogative to have a little fun and...

Lord, Won't You Buy Me a Mercedes-Benz...

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 7920 | Nga: vendi i paradokseve | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

chiocciolina
Anëtar/e
Anëtar/e # 10750

Shkruajtur më 29 Qershor, 2005 17:48
--------------------------------------------------------------------------------
Zhgenjimi nuk vjen vetem si rezultat i marredhenieve me te tjeret, por edhe nga marredhenia e vehtes me vehten.
Kur ekziston nje iluzjon (i cfaredo lloji) mundet ose jo te kete nje zhgenjim (disiluzjon). Sa me te pakta jane iluzjonet, aq me te pakta jane zhgenjimet. Meqenese jeta pa iluzjone nuk ekziston dhe duke qene se iluzjonet ne pergjithesi kane me shume pjese idealiste sesa realiste, jemi te destinuar te zhgenjehemi shpesh. Ne fillim ndihemi shume keq, por pak nga pak, kur kuptojme sesi funksionon ky raport i pashmangshem, e kalojme ne menyre me te qete e ne nje kohe me te shkurter.
Pikerisht per kete psikolloget keshillojne per ata qe vuajne me shume nga zhgenjimet sesa te tjeret, qe te zvogelojne ne maksimum iluzjonet e te jetojne jeten ashtu sic vjen, pa superplane e sterpritje.

p.s. i dashur Alinos, e kam me ty: une nuk di anglisht, si te bej qe ti kuptoj ato qe shkruan?
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 64 | Regjistruar: Jan 2005 | IP: e Regjistruar |

MLK
Wanted
Anëtar/e # 10739

Shkruajtur më 29 Qershor, 2005 20:14
--------------------------------------------------------------------------------
Ja psh chicciolina ka mbetur e zhgenjyer nga alinos e cila ne vend te perktheje ate qe shkruan, ben sikur gjuha e shqiptarit eshte anglishtja
Po ata qe kane ber rusisht ne shkolle si tja bejne valle
Po sikur tju ve une tanu nja tre faqe frengjisht i bije qe ne teme te marrin pjese vetem ata qe flasin kete gjuhe e te perjashtojme te tjeret e tema nuk ishte anglishtja apo frengjishtja po zhgenjimi
keshtu qe ti alinos mos na le pjesemarresit te zhgenjyer e aq me teper mos shkel rregulloren e forumit qe poston ne gjuhe te huaja pasi je dhet moderatore

--------------------
Only God Will Judge Me
"Je ne suis pas d'accord avec ce que vous dites, mais je me battrai toujours pour que vous puissiez le dire" Voltaire

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 1952 | Nga: EU | Regjistruar: Jan 2005 | IP: e Regjistruar |

zog
•••
Anëtar/e # 3

Shkruajtur më 30 Qershor, 2005 03:13
--------------------------------------------------------------------------------

citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Fillimisht postuar nga MioSoTis:
Fjala zhgenjim shkon si antonim i fjales genjim,iludim .Domethene paraprakisht genjehemi(iludohemi,besojme pa baza dhe pa te dhena konkrete) per tu Zhgenjyer me pas.

Problemi i evitimit te fenomenit eshte kompleks sepse evitimi total i Iludimit con ne evitim total te besimit,instiktit,deshires se mire,shpreses dhe na transformon ne njerez te xhungles.
Ekuilibri eshte e mesjma e arte.Drejt asaj tentojme.Deshtimet ne punen tone iluzive na sjellin pervoje dhe na bejne qe heren tjeter te mbajme lart mburojen.

--------------------------------------------------------------------------------

e ke bo (pak) çorbe. kur besojme (besimi per te cilin ti flet, besimi i thelle si ai tek zoti psh), nuk zhgenjehemi as kur mbeshtetemi ne instikt (qe kurdohere eshte ne te kundert me "deshiren e mire" ose "per te bere mire").

zhgenjehemi vetem kur jemi ose tregohemi naive. neqofte se njeriu eshte i gatshem te prese gjithçka qe mund ti ndodhe ballehapur, mbeshtetet vetem tek vetja e tij me guxim e kurajo, nuk ka pse zhgenjehet.

nje njeri i tille eshte njekohesisht dhe i KEQ.

i keqi i vetes, kur i thone.
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 3046 | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

zog
•••
Anëtar/e # 3

Shkruajtur më 30 Qershor, 2005 03:24
--------------------------------------------------------------------------------

citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Fillimisht postuar nga chiocciolina:
Zhgenjimi nuk vjen vetem si rezultat i marredhenieve me te tjeret, por edhe nga marredhenia e vehtes me vehten.

--------------------------------------------------------------------------------

JO! marredheniet e vehtes me vehten, jane ne fakt marredheniet e vehtes me fatin (i cili kurdohere eshte jashte vehtes tone, ngaqe dukuri e pergjithshme). po ta njohim mire vehten dhe kapacitetet reale te saj, nuk do te lidheshim me fatin, pra as do zhgenjeheshim kurre.

njih vetveten pat thene sokrati.

pse ? ndertetjera, te mos jesh naiv e te mos zhgenjehesh kurre.
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 3046 | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

alinos
Spicy
Anëtar/e # 406

Shkruajtur më 30 Qershor, 2005 09:27
--------------------------------------------------------------------------------

citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Fillimisht postuar nga chiocciolina:

p.s. i dashur Alinos, e kam me ty: une nuk di anglisht, si te bej qe ti kuptoj ato qe shkruan?
--------------------------------------------------------------------------------

une kam shkruar ne shqip, kam vene poezine e dikujt tjeter ne anglisht. Une me gjithe deshiren e madhe nuk mund te jem Walt Whitman, dhe nuk kam aftesi te perkthej poezite e tij, keshtu qe e lashe ne gjuhen e origjinalit. Ti mund ta gjesh kete poet te perkthyer ne shume gjuhe te botes midis te cilave shpresoj te jesh ne gjendje te lexosh ndonjeheren prej tyre.
Diskutimi im eshte i gjithi ne shqip.

--------------------
The best thing about being a woman is the prerogative to have a little fun and...

Lord, Won't You Buy Me a Mercedes-Benz...

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 7920 | Nga: vendi i paradokseve | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

alinos
Spicy
Anëtar/e # 406

Shkruajtur më 30 Qershor, 2005 09:30
--------------------------------------------------------------------------------

citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Fillimisht postuar nga MLK:

keshtu qe ti alinos mos na le pjesemarresit te zhgenjyer e aq me teper mos shkel rregulloren e forumit qe poston ne gjuhe te huaja pasi je dhet moderatore
--------------------------------------------------------------------------------

admin
te keshilloj te lexosh piken a dhe c te rregullit 1 te rregullores. Aty merr pergjigje edhe per tre faqet e tua ne frengjisht.
forum te mbare

--------------------
The best thing about being a woman is the prerogative to have a little fun and...

Lord, Won't You Buy Me a Mercedes-Benz...

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 7920 | Nga: vendi i paradokseve | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

epremte
π-shmon
Anëtar/e # 6745

Shkruajtur më 30 Qershor, 2005 10:45
--------------------------------------------------------------------------------

citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Fillimisht postuar nga chiocciolina:
Pikerisht per kete psikolloget keshillojne per ata qe vuajne me shume nga zhgenjimet sesa te tjeret, qe te zvogelojne ne maksimum iluzjonet e te jetojne jeten ashtu sic vjen, pa superplane e sterpritje.

--------------------------------------------------------------------------------

But it is so f*** boring!!

--------------------
The pure and simple truth is rarely pure and never simple.
O. W.

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 891 | Regjistruar: Jan 2004 | IP: e Regjistruar |

MLK
Wanted
Anëtar/e # 10739

Shkruajtur më 30 Qershor, 2005 11:19
--------------------------------------------------------------------------------
alinos
Aty merr pergjigje edhe per tre faqet e tua ne frengjisht.

Pak humor nuk besoj se i ben dem njeriu keshtu qe mos merrni çdo gje ne graden e pare si i bie te vim me kostum e kollare ne kete forum

--------------------
Only God Will Judge Me
"Je ne suis pas d'accord avec ce que vous dites, mais je me battrai toujours pour que vous puissiez le dire" Voltaire

--------------------------------------------------------------------------------
 
Guest
Re: Zhgenjimi

eshte bashkudhetari im i perditshem kohet e fundit!!!!
 
Ema

Goddes
Re: Zhgenjimi

Nuk me pelqejne ngjyrat,grafika mire,ngjyrat keq.U derrmova.Ngjyrat e tjera me pelqenin me shume(bojedeti...)
 
alinos

Forumium maestatis
Re: Zhgenjimi

si nuk tha njeri bravo ju qofte per kohen dhe energjine qe keni harxhuar per ta ndryshuar faqen.
si nuk harxhoi asnjeri 30 minuta per te lexuar lart e poshte per te pare se forumi eshte me i mire tani se c'ishte.
si nuk e pa njeri se opsionet e ketij forumi jane me te mira dhe me praktike se i pari.
si nuk e kuptoi njeri se perdite po merremi me te per ta rregulluar sipas qefit, duke lene pas dore punen tone te vertete.
si nuk i la njeri te sharat dhe ironite dhe dha sugjerime dashamirese per ta bere edhe me te kendshem.
si mund te perfitosh nga anonimati per te share e ofenduar, ate qe padurimi dhe injoranca nuk e lejuan te kuptonte se kemi kaluar nga windows 95 ne windows XP?!

shume faleminderit per mbeshtetjen.
po s'e beme per ju, e beme per vete!!!

Forum te mbare te gjithe atyre qe na kuptuan, si edhe atyre qe nuk deshen te na kuptonin...
 
Dolores

Primus registratum
Re: Zhgenjimi

Po s eshte edhe aq i mire jo...ne ishim shume te kenaqur me ate qe kishim anyway ...nejse flm ....
 
alinos

Forumium maestatis
Re: Zhgenjimi

kurse ne nuk ishim me te kenaqur me te. Pas tre vjetesh donim me mire.

Ishte thjesht nje konstatim nga ana ime, nuk ishte akuze.
Sidoqofte,
qe nga dita qe u vu e deri me sot gjerat ne te kane ndryshuar perdite, dhe shume shpejt do ta doni. Dhe ky s'eshte marketing, pasi ketu s'ka gje per te shitur.
Thjesht dashuri per ate qe Mandi e ka quajtur "my playground". /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Dolores

Primus registratum
Re: Zhgenjimi

congrats.gif
 
Guest
Re: Zhgenjimi

Eshte mese e vertete, qe forumi i ri, po ndryshon dita- dites. Sot per shembull vura re, qe faqet hapeshin me shpejt, si dhe nuk vuaje aq shume, per te gjetur faqen e fundit te nje Teme.
Gjithsesi, te drejten per tu shprehur e ka kushdo, ashtu sic je shprehur dhe ti Alions ne forumin e vjeter, qe nuk te pelqen ngjyra.
Njehkohesisht te drejte merzitjeje, kane edhe ata, qe nuk arrijne te identifikohen, apo kane humbur postime dhe Tema.(nder ta perfshihesh dhe ti me postime te humbura).
Keto jane probleme, qe mbase nuk ishin parashikuar, por qe u hasen konkretisht.
Megjithate do te thoja shprehjen "Gjithcka eshte kalimtare".
Shpresoj te gjej zbatimin dhe tek ky Forum. Nuk ka asgje per tu zgjgenjyer. Ne qe vazhdojme frekuentimin e Forumit te ri, ashtu si dhe ne ate te vjetrin, besoj se i shprehim ne menyre indirekte urimet tona.
Ne menyre direkte:
<font color="red"> URIME DHE SUKSESE TE METEJSHME!!!! </font>
 
^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Zhgenjimi

Sa keq do ndihesha sikur te mos gjeja dot postimet e mia ketu.DO me dukej sikur do kisha humbur arkivin me te rendesishem te frymezimeve te mia ...Zhgenjim nga kasaforta me e rendesishme e ndjenjave kolektive PER MUA
 
Desdemona

Primus registratum
Re: Zhgenjimi

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
si nuk tha njeri bravo ju qofte per kohen dhe energjine qe keni harxhuar per ta ndryshuar faqen.
si nuk harxhoi asnjeri 30 minuta per te lexuar lart e poshte per te pare se forumi eshte me i mire tani se c'ishte.
si nuk e pa njeri se opsionet e ketij forumi jane me te mira dhe me praktike se i pari.
si nuk e kuptoi njeri se perdite po merremi me te per ta rregulluar sipas qefit, duke lene pas dore punen tone te vertete.
si nuk i la njeri te sharat dhe ironite dhe dha sugjerime dashamirese per ta bere edhe me te kendshem.
si mund te perfitosh nga anonimati per te share e ofenduar, ate qe padurimi dhe injoranca nuk e lejuan te kuptonte se kemi kaluar nga windows 95 ne windows XP?!

shume faleminderit per mbeshtetjen.
po s'e beme per ju, e beme per vete!!!

Forum te mbare te gjithe atyre qe na kuptuan, si edhe atyre qe nuk deshen te na kuptonin...

[/ QUOTE ]

Tek tema "Ej e dini se cfare ... ka disa vleresime per AF e "rinuar", ka edhe ankesa (duke marre shkas nga titulli i temes). Gjithsesi si cdo gje e re ka, veshtiresite e veta, deri sa t'ia marrin doren te gjithe.
 
alinos

Forumium maestatis
Re: Zhgenjimi

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Tek tema "Ej e dini se cfare ... ka disa vleresime per AF e "rinuar", ka edhe ankesa (duke marre shkas nga titulli i temes). Gjithsesi si cdo gje e re ka, veshtiresite e veta, deri sa t'ia marrin doren te gjithe.

[/ QUOTE ]

Ne AF kemi nje nenforum te tere ku mund te beni sugjerime dhe ankesat tuaja.
 
ana karenina

Primus registratum
Re: Zhgenjimi

Linos sipas Psikologjise Sociale njerezit kane prirjen natyrore te ndjehen shume here me te sigurte ne situata dhe me njerez te njohur (familiar) sesa ne situata/njerez/ambiente te reja. Kur e kam lexuar une kete teorine ilustrohej me shembullin e studenteve qe kur shkojne vitin e pare te jetojne ne konvikt ata qe marrin me vete nje tufe me gjera nga shtepia te tipit vogelsira-zbukurime, posterat qe kane pasur ne murret e shtepise etj etj mesohen me shpejt me menyren e re te jeteses sesa ata qe i lene murret xhveshur. Sipas kesaj i bie qe njehre per njehere do ishte me mire qe te regjistruarit mos ndryshonin avataret /pf/images/graemlins/laugh.gif Edhe kur kane afer komshinjte apo te njohurit e vjeter reagojne me mire, ndaj qepjuni miqesive te vjetra he per he sa te mesoheni /pf/images/graemlins/wink.gif
 
^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Zhgenjimi

Pikerisht ne momentin qe mendon se njerezit i njeh me mire te dalin me te panjohur se kurre.Kur te njoha te dhashe gjithe besimin tim,besim naiv kuptohet,as vete se dija cpo beja,megjithate te besova,besova fjalet e tua,embelsine tende,dhe me shume akoma besova ne ato parime qe kisha qe kur kisha lindur qe i besoja.Por sigurisht,gjithcka ka nje fund.Fundi ishe ti!!!Ti ishe zhgenjimi me i madh deri tani ne jeten time,sepse te besova si e marre.Ske per te ndryshuar kurre,dhe kete tani e them me bindje.Me vjen keq se si je katandisur.Kam pershtypjen se kerkon ndihme,por ligesia jote ste le te kapercesh kufinjte per te shkuar drejt humanes.Cte ben kaq te lig?Cmendon kur planifikon se si do lendosh dike me vetedije te plote?! O Zo ,mijera fjale,shkrime pafund e per te te cuar ku? Sdi si mund ta mendoj se ne bote paska vertete njerez te eger,njerez te ligj.Ja tani ketu jam perseri,ulur ne tavolinen time prane dritares duke pire kapucinon e dites,e duke ndjere se si gjithe trupi me pershkohet nga elektricitet i imet,nga emocione te verbeta,nga energji pozitive jetedhenese,por ti,ti ngele perseri ashtu i mjere.E perseri mendoj se ke nevoje te vizitohesh qe tani qe je i vogel,jo per veten ,por tashme per te gjithe ata qe te rrethojne sepse nje dite mund te behesh vertete nje rrezik human.Je vertete specie e tille.nuk habitem me gjemat e tua,nuk kam per tu habitur kurre,sepse e di se si je,oh mendoj se te njoh sh mire,me mire se jeta jote e perditshme.Me vjen per te qeshur kur te meshiroj,por o Zot sa je per tu meshiruar.Pyes veten ,te vret ndonjehere ajo ndergjegjia kur sheh zhgenjim ne syte e aq shume njerezve qe ke lenduar,he te vret?? Ke shpirt ti??
 
abs

nuk e di...
Re: Zhgenjimi

U zhgenjeva nga vehtja, mbasi kisha vendosur qe cdo mengjes te ushtroja te pakten 20 minuta sport.
Kjo ndienj me demotivoi.
I kerkova rreptesisht llogari vehtes, ajo pafajsisht mu pergjigj;- po ti e di qe s jam Regelmässig, pse don te me imponosh, qe te bahem dikush tjeter? pse je kaq e rrept me mua?
Athere mesova ta akceptoj ate, ashtu sic eshte, ne balancen e saj individuale, duke mos lane mbas dore vetdisiplinen, nen kontrollin tim.

--------------------------------------

Me vehten te luftosh, lufta ma e veshtire.
Mbi vehten te fitosh, fitorja ma e mire!
 
Princesha

Primus registratum
Re: Zhgenjimi

Zhgenjimet ma te medhaja me vin prej vetes, kuptohet edhe prej njerezve qe i konsideroj shume afer, po keto te fundit s'me kan zhgenjy pothuajse asnjihere.
 
Top