Monolog përtej ëndrrës!
Para se t`i mbyllte sytë, Fëmijëria ia kishte vërshuar kujtesën; gjegjësisht pjesa me e lumtur e kësaj drame që po vazhdon, e quajtur jetë. Në castet kur po i mbyllte irealisht, ajo i hapi edhe njëherë për t`a parë rrugëtimin kur "shuhej" Ylli i largët në Qiellin e pafund dhe, psherëtoi, Joh! Shikimin e saj e përcolla me vëmendje, ishte një ikje e përkohshme përtej ëndrrës.
Jashtëzakonisht më la përshtypje fuqia e brendshme e saj, shikimi i saj dinjitoz drejt syve që po e përcillnin në cdo të qintën e sekondës. Ishte e vendosur t`a realizonte qëllimin e synuar, prandaj më shtërngoi dorën per t`a vazhduar udhëtimin drejt Fitores. Ajo flente thellë në ëndrrën e trishtë, ama për këto orë ajo vërtetë kishte luftuar.
Kishte ëndrruar Tokën e Dlirë Arbërore, Drejtësinë e munguar, Dashurinë e pastërt si loti, kishte ëndrruar dikur kohën e humbur, ëndrronte ajo, ëndrronte.
Thellësia e vetëdijes së saj kalonte cdo normë standarde, e dinte ajo se përgjatë gjumit të saj më kishte pranë, dorë më dorë kishim ikur...
…
Zgjimi u manifestua diku largë, përtej Ylberit të rrugëve të Qumshtit, atje ku ndriqimi të përqafon para se t`a kaplonte sistemin tonë Diellor, botën e njelmtë, trupin tënd që figurativisht e kishte tjetër kush në dorë, mbase tok kishim ikur diku larg përtej shpëjtësisë së dritës, dy në një shpirtë.
Tashmë, fillon dhe jeton Pika Zero! Shpërthimin e këtij qarku e kishte mundësuar Ushta S drejt mbarësimit të Shtizës S. As ajo s`e besonte se pikërisht tash po fillonte Kalimi pas Fortune. Cfarë koinçidence? Je ti e vetëdijshme se rastësi nuk kishte kurrë e as nesër? Pra, Kafeteria e moqme dhe e vetme e qytetit të lashtë nën rrënojat e kohës priste qiftin e radhës.
Të gjithë, me padurim prisnin zbritjen e Zonjës madhështore në kalldërëmet e vejtra pranë Kafeterisë së qytetit të lashtë. Ca nga fëmijët e oborrit të Pallatit Mbretëror hidhnin Lule para hapave tonë, ca prej qiftave të rinjë që akoma nuk kishin arritur t`a lexonin këtë ëndërr të paimagjinuar nuk arrinin t`i ndanin sytë nga ky qift, nuk arrinin t`a përfundonin as përshendetjen në buzëqeshjen e tyre admiruese,,.!
Për cudi, as ne nuk arrinim t`a kuptonim pse e gjithë kjo dashuri ndaj nesh anise dikur ishim ndëshkuar padrejtësisht. Në ishte Faji i vetmi fajtor jetim, se di. Kështu, moti dikur më kishte këshilluar mësuesi jetë i thoja dhe, ajo nuk shtonte asgjë tjetër përvecse më një shtërngim dore.
Kush di të falë ai doemos duhet të ketë shpirtë të madh. Eja të ikim sërish si gjithnje drejt Pranverës, drejt rinisë së humbur rrugëve të barishtave kozmetikë.
Eja t`a zëmë kohën, të vrapojmë zbathur dorë më dorë Lëndinave të lagta të Stinës së ngrohtë, të blertë, drejt njëri tjetrit në përqafim, drejt takimit me buzëqeshje Lotësh gëzimi e dhimbjeje.