zgjedhjet evropiane me 25

zgjedhjet evropiane me 25

me ne fund Europa pranoi ne gjirin e saj 10 vende te reja nga lindja. Per here te pare pra votonin 25 vende per te zgjedhur parlamentin evropian, organ qe influencon jo pak jeten e shtetasve te BE. Nje trend i pergjithshem qe u shenua ne gjithe kontinentin e vjeter ishte mos pjesamarrja ne proçesin zgjedhor. Me i theksuar ky fenomen ishte pikerisht ne 10 vendet e fundit qe sapo u futen ne familjen evropiane. Interesant eshte edhe rezultati qe forca te ndryshme politike ne vendet evropiane morren ne keto zgjedhje. Gjeja e perbashket eshte humbja e perqindjes se votave te partive qe jane ne pozite, ose me mire te partive te liderave (Shroder, SHirak, Blair, Berlusconi etj)me perjashtim te Spanjes, ku Zapatero konfirmoi edhe njehere fitoren e linjes dhe te partise se tij dhe rasti i Greqise ku Nea Demokracia fitoi perseri. Besoj se te gjithe po ndjekim valen e reformave qe po behen ne Gjermani, Itali, France, Angli, pergjithesisht jane reforma qe kane te bejne me politikat ekonomike te ketyre vendeve qe per te qendruar ne parametrat evropian duhet shpesh te behen jo popullor ndermjet elektoratit. Kjo ne nje fare menyre shpjegon edhe arsyen e renies se perqindjeve te liderave qe udheheqin Evropen.
çfare skenare priten tani ne Evrope me riekulibrimin e gupeve parlamentare???
cilat do te jene pasojat e ketyre zgjedhjeve ne ato politike qe shume vende presin maksimumi brenda dy vjetesh?
mund te jete kjo nje lloj prove per partite per te matur pulsin e elektoratit ne prag te zgjedhjeve politike??
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: zgjedhjet evropiane me 25

nga ç'kam lexuar kam vene re qe zgjedhjet europjane permbysin here pas here qeverite ne pushtet. ndoshta ngaqe zhvillimet teper dinamike te 50-vjeçarit te fundit ne bote, politike-ekonomike-luftarake-shoqerore, ecin me hapa gjigande.

nje gje eshte per tu theksuar persa i perket zgjedhjeve: megjithse ne 25 vende, rendesine dhe te paprituren e madhe e sjellin vendet "lokomotive" te Europes. ato qe kane me shume peshe pra ne politiken e brendshme dhe te jashtme europjane.

akoma: grupi i djathte eurpian, PPE, ka goxha vite qe qendron stabel si grupi me i madh, me gjithe ndryshimet ne qeverite e ndryshme.

konkluzjonet jane te shumta. po ajo qe nuhatet eshte ndryshimi ne nje fare menyre ndaj fenomenit lufte qe ka karakterizuar kto vitet e fundit boten. efekti qe do sjelle ajo lloj politike qe do ndermerret do influencoje gjithçka ne zhvillimin e Europes me 25 shtete.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: zgjedhjet evropiane me 25

Fakti interesant eshte se ne vende si Franca dhe Gjermani, qe refuzuan te merrnin pjese aktive ne luften e ShBA kunder Irakut, kjo zgjedhje nuk pati nje jehone te madhe ne elektorat. Ndersa ne Spanje pershembull Zapatero, qe beri flamur te tijin terheqjen e spanjolleve nga lufta, pati perseri nje konfirmim elektorati. Ne Itali opozita e lexoi humbjen e konsenseve edhe pse me pak perqindje si nje jo i theksuar i italianeve kunder luftes. Lexime kontradiktore qe ndoshta nuk arrijne te japin nje shpjegim te gjere te situates. Persa i perket parlamentit evropian duhet nenvizuar fakti qe vertete populloret jane me shume dhe te fuqishem, por ne te njejten kohe jane edhe te ndryshem ne grupimin e tyre.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: zgjedhjet evropiane me 25

e vertet isso qe humbjet ne Gjermani e France nuk kishin te benin shume me luften. po e permenda luften si influence e madhe ne ekonomi etj etj. dmth, ecja perpara, stabiliteti e mirqenia boterore e europjane varen shume nga zhvillimet e lufterave.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: zgjedhjet evropiane me 25

me duket se po trasformohet tema ne shkembim idesh nga ana e moderatoreve /pf/images/graemlins/laugh.gif , megjithate duke ju rikthyer edhe njehere zhvillimeve evropiane qe mendoj se jane jashte mase te rendesishem per te gjithe doja te kujtoja dhe ekuilibret e reja qe po krijohen ne gjirin e Bashkimit dhe se si keto mund te influencojne politikat e ardhshme komunitare. Blair kritikoi hapur para disa ditesh boshtin Berlin - Paris, duke theksuar se Evropa perbehet nga 25 vende dhe jo nga 2. Nga ana tjeter bariqendra e fuqise po shkon edhe pse shume ngadale drejt lindjes, dhe Polonia duket se po merr vendin e lokomotives ne 10-çen e re. Natyrisht dihet tashme qe poltika e jashteme polake eshte shume afer SHBA dhe kjo influencon jo pak ne jeten e Bashkimit.
 
Top