Zgjedhjet administrative 2007

komino

Valoris scriptorum
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

Nderkohe duket se PS ka nderprere procesin e perzgjedhjes se kandidateve per tu perqendruar ne problemet e garantimit te procesit zgjedhor dhe PD shprehet se do te hyje edhe e vetme ne zgjedhje
 

komino

Valoris scriptorum
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

KJo nuk na pengon ne te vazhdojme me vleresimin e kandidateve.
 
H

harap

Guest
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

Gjithsesi i madhi Edi Rama qe deri dje bertiste me te madhe qe nuk hyjme ne zgjedhje, dje mohoi te gjitha cfare kishte thene qe ska qene asnjehere per te bojkutuar zgjedhjet.Kjo nuk eshte per tu cuditur se ky eshte nderi edhe karakteri i socialisteve qe se kane problem te mohojne ca thojne kur u zihet pjesa e prapme ngushte.
 

ssssssss

Primus registratum
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

edi rama e filloi bojkotim ne dt 20 se ishte dimer,me pas se ishte regfjistri i perkohshem(ky u hoq me 30 gusht) me pas majko doli se perkonin me zgjedhjet ne serbi(futja pordhes kjo me i llaf)dhe tani ka dal kjo e listave...ky edvini dje kishte thene qe pergjegjesine per listat e kane minibashkite ku ku ne tr ps=ja ka 9 /pf/images/graemlins/laugh.gif nejse...
 

komino

Valoris scriptorum
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

Hand: Kushtet për zgjedhje, mjaft të këqija


Shekulli
17-12-2006


Bob Hand



Këshilltari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Bob Hand, duke folur për “Zërin e Amerikës” tha se është i skandalizuar nga situata e krijuar në Shqipëri. Po kështu, Hand, vëzhgues i zgjedhjeve në Shqipëri që nga viti 1991, ka thënë se çështja e listave është një shqetësim i ligjshëm, për të cilin duhet kishte pajtim mes palëve. Sipas Bob Handit, “çështja është se, jo vetëm zgjedhjet, por krejt situata e përgjithshme politike në Shqipëri është aq e polarizuar dhe ka aq shumë mungesë besimi, saqë të dyja palët i kanë ngurtësuar tashmë së tepërmi pozitat dhe kjo do ta bëjë tepër të vështirë arritjen qoftë edhe të një kompromisi praktik për këto zgjedhje”.



Zëri i Amerikës: Zoti Hand, qeveria e kryeministrit Sali Berisha, insiston se zgjedhjet duhet të mbahen brenda periudhës kohore që përcakton Kushtetuta dhe nuk mund të shtyhen. A mendoni se ka vend për kompromis?

Bob Hand: Në politikë, kompromisi është pikërisht ajo që duhet kërkuar, prandaj mendoj se është jashtëzakonisht për të ardhur keq, që Shqipëria përsëri gjendet përballë afatit kushtetues për mbajtjen e zgjedhjeve deri më 20 janar. Në të njëjtën kohë, kushtet për zhvillimin e zgjedhjeve në një kohë të tillë, janë mjaft të këqija. Mendoj se duhet arritur një kompromis sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kjo është një nevojë absolute. Nuk ka kohë për të humbur, që të shihet se cilat janë mundësitë për mbajtjen e zgjedhjeve brenda afatit të caktuar, si dhe për të parë nëse ekziston ndonjë rrugë ligjore që do të lejonte caktimin e ndonjë date alternativë. Nuk do të dëshiroja të bëja ndonjë pohim kategorik, nëse zgjedhjet duhen mbajtur deri më 20 janar apo më vonë, por sa më shumë që kalojnë ditët, aq më shumë do të shtohen problemet rreth këtyre zgjedhjeve: ato ose do të vonohen ose do të jenë të këqija, por e mira do të ishte që të mos lejohet keqësimi i një situate të tillë.

Zëri i Amerikës: Zoti Hand, opozita ka shprehur shqetësimin se zgjedhjet nuk mund të zhvillohen pa disa standarde bazë, siç janë përmirësimi i listave të zgjedhësve apo certifikatat e përshtatshme, prandaj ata refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhje. Sa legjitime janë shqetësimet e tyre?

Bob Hand: Mendoj se përmirësimi i listave të votuesve është një shqetësim i ligjshëm dhe kjo është diçka, për të cilën është punuar prej një kohe të gjatë. Për fat të keq, ka patur një mungesë të plotë marrëveshjeje se si duhet vepruar për të hartuar si duhet listat e votuesve, gjë që është një detyrë e thjeshtë. Prandaj, mendoj se ky është një shqetësim legjitim, për të cilin opozita dhe qeveria duhet të kishin rënë dakord. Është me të vërtetë zhgënjyes fakti, që ato nuk arrijnë të bien dakord për diçka kaq të thjeshtë si kjo. Përsa u përket disa akuzave të tjera, unë kam parë të tilla edhe më parë, por nuk mund të them nëse janë apo jo të vërteta, sepse është e lehtë të bësh deklarata, por ata duhet të paraqesin dokumente për të gjitha këto. Sidoqoftë, mendoj se kemi të bëjmë me një mungesë besimi nga të dyja palët, gjë që është jashtëzakonisht për të ardhur keq dhe kundërproduktive për vendin.

Zëri i Amerikës: Zoti Hand, a mund të mbahen zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës?
Bob Hand: Nëse një proces zgjedhor bojkotohet, kjo do të ishte diçka jashtëzakonisht e rëndë, do të ishte një gabim serioz për opozitën, ashtu siç do të ishte një gabim për partinë në pushtet, kur ajo thotë se zgjedhjet nuk mund të ndalen, duke nënkuptuar se pavarësisht nga të metat e procesit zgjedhor, pavarësisht nëse ato do të riparohen apo jo, ajo deklaron se nuk do t’i ndryshojë planet, por do të vazhdojë dhe do t’i fitojë zgjedhjet. Çështja është se, jo vetëm zgjedhjet, por krejt situata e përgjithshme politike në Shqipëri është aq e polarizuar dhe ka aq shumë mungesë besimi, saqë të dyja palët i kanë ngurtësuar tashmë së tepërmi pozitat dhe kjo do ta bëjë tepër të vështirë arritjen qoftë edhe të një kompromisi praktik, për këto zgjedhje. Fjala që do të përdorja në këtë rast, është se jam i skandalizuar nga situata e krijuar. Zgjedhjet në Shqipëri unë i kam vëzhguar që nga viti 1991, duke inkurajuar vazhdimisht arritjen e progresit në vend. Ne kemi parë përparim të madh në Shqipëri, sidomos në 6 vitet e fundit, në aspektin e zgjedhjeve, si dhe në aspekte të tjera të zhvillimit, por tani e gjithë kjo po vihet në rrezik. Pasojat e kësaj janë shumë të mëdha, së pari, për integrimin e vendit në Evropë. Shqipëria kaloi një pengesë në vitin 2005 me zgjedhjet e zhvilluara në atë kohë, por kjo nuk do të thotë që ata duhet të kthehen përsëri tek loja e vjetër. Përkundrazi, ata duhet ta ruajnë momentin e fituar. Desha të them edhe diçka. Këto janë zgjedhje lokale, të cilat kanë të bëjnë me çështje të nivelit vendor, pra që nuk mund të kthehen në burim të një krize me përmasa kombëtare. Për këtë arsye, unë jam jashtëzakonisht i zhgënjyer dhe i skandalizuar, me mënyrën se ku ka arritur gjendja politike e vendit.

Zëri i Amerikës: Zoti Hand, duket se OSBE-ja nuk dëshiron të ndërhyjë për të luajtur rolin e arbitrit në këtë krizë të fundit. Mendoni se ajo duhet ta luajë një rol të tillë?

Bob Hand: OSBE-ja ka luajtur njëfarë roli dhe do të luajë rol; çështja është nëse ata do të ndërhyjnë dhe do të arbitrojnë këtë mosmarrëveshje. Mendoj se askush në komunitetin ndërkombëtar, nuk ka ndonjë detyrim të ndërhyjë për ta bërë këtë. Kjo është bërë shumë herë në të kaluarën. Nëse nuk gaboj, diplomatët e huaj ndihmuan në arritjen e marrëveshjes së gushtit për çështjen e zgjedhjeve. Por, nëse udhëheqja politike e të dy krahëve në Shqipëri, nuk mund të arrijë marrëveshje pa ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, atëherë kemi të bëjmë me diçka serioze. Prandaj, nëse komuniteti ndërkombëtar vendos t’i lejojë udhëheqësit e të dy krahëve të përballen me pasojat e pamundësisë së tyre për të gjetur kompromis, unë nuk do ta vija në pikëpyetje një vendim të tillë.

Zëri i Amerikës: Zoti Hand, çfarë duhet të bëjë në thelb Shqipëria, për t’i kapërcyer këto probleme?
Bob Hand: Është shumë e vështirë të thuash se çfarë kërkohet për ta kapërcyer një problem të tillë. Ky problem është mjaft i rrënjosur dhe nuk duket që në ndonjërin krah të ketë një zë të arsyetues. Por, në fund të fundit, mendoj se duhet të jetë populli i Shqipërisë, ai që duhet të thotë fjalën e tij, t’u thotë politikanëve se është i lodhur me këto gjëra, se ai kërkon një politikë të ndryshme në vendin e tij, të ndryshme nga ajo që po shohim sot. Nëse unë jam i skandalizuar nga ajo që dëgjoj, është e lehtë të përfytyrohet se si duhet të ndihen njerëzit në Shqipëri, nga ajo që lexojnë dhe dëgjojnë çdo ditë.
 

ujku81

Primus registratum
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

Gene, pikerisht per ket pune flas, se nese PS e kthen muhabetin dhe thote OK do regjistrohemi per zgjedhje, i ben sfide KQZ (dhe ligjit) qe hajt na regjistroni se pa ne nuk ka zgjedhje. Keshtu i bie apo jo. Sigurisht qe atehere shkelet ligji, une nuk thashe qe po e shkel tani, por po e sfidon. Dhe kjo eshte mungese totale respekti per institucionet qe vete PS po "ngre zerin per ti mbrojtur nga sulmet e Berishes".

Harap, nuk mund ti fusesh te gjithe socialistet ne nje thes, i bie qe te njejten gje te thuash per demokratet, se dhe lideri juaj gjate nje viti e ka kthy ca here muhabetin (kujto Xhuvelin mos te permendim te tjerat).

Deri tani tek loja e zgjedhjeve PD eshte perpara, nuk besoj se data do te shtyhet, ligji do shkelet me dy kembe (per interesa "madhore kombetare") dhe PS do futet ne zgjedhje, normalisht fiton PD-ja, lufte do kete vetem ne Tirane.
 
H

harap

Guest
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

ore lufte sdo kete ne asnje vend.Fitorja eshte e sigurte ku na duhet ne.
F_R_PD a je me ne apo me ujkun se paske edhe emrin si i krahut tone per shkurt /pf/images/graemlins/smile.gif
Te shtyhen e te behet cfaredo zgjedhjet do i fitojme.Dmth Tiranen po mund te humbet Shkodra.
 

MLK

Primus registratum
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

Per ti fituar keni /pf/images/graemlins/laugh.gif Me ne krye "hashashin" e popullit /pf/images/graemlins/laugh.gif
Sala del e bertet me parrulla rrugeve apo podiumeve ato fjale qe ka qef te degjoje populli, dmth hajdutat, mafiozat, te korruptumit..... /pf/images/graemlins/laugh.gif
Problemi eshte se pas parrullave nuk ka asnje aksion, pra fjalet jane boshe, kete pune ben dhe hashashi, te ben mire e te qeteso ka trute per nja 5 ore sa ka efektin, e kur te iken efekti qe te ben, fillon ka e para per hallin qe ke /pf/images/graemlins/laugh.gif
Si me hashashin ashtu dhe me Berishen nuk duhet abuzuar, se fillon e demton shendetin /pf/images/graemlins/laugh.gif

Harap me duket qesharake te thuash do fitojme ne nje kohe qe nuk ka akoma programe pune dhe ç'fare propozohet qe te gjykojme mbi to!
Na e bone si me lujt Partizoni- Tirona /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

Harap mos me thuj qe do fitoje PS ne Shkoder!! /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
Ne Tirane do kete gare te forte, kjo nuk diskutohet.
 

ssssssss

Primus registratum
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

harap lol jom ene kryetar ke ky nicku im qe kam /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tonguee.gif ..se di nqs me pe per 8 dhjetor me kolin perkrah /pf/images/graemlins/smile.gif
ska pse te jete gare e forte ne tr kur kandidon vetem nje per bashkine qe eshte olldashi /pf/images/graemlins/laugh.gif sdihet kandidati tjetr se ruan anonimatin...
P.S si ja kishin vu emrin edi rames mer ke listat loool
Edvin Rama jo edi rama sic e ka pas gjithmon uhauhauhau
 

komino

Valoris scriptorum
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Sala del e bertet me parrulla rrugeve apo podiumeve ato fjale qe ka qef te degjoje populli, dmth hajdutat, mafiozat, te korruptumit..... /pf/images/graemlins/laugh.gif
Problemi eshte se pas parrullave nuk ka asnje aksion, pra fjalet jane boshe, ...

[/ QUOTE ]

E ke gabim mlk /pf/images/graemlins/laugh.gif

shih si e "luftojne" krimin (dhe korrupsionin ne vecanti) berisha me te vetet


TJETER AMNISTI

"Pushohen ndjekjet penale për çështjet në hetim, të kryera deri më datën 5 shtator 2006, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në dy vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë"

MERRE ME LENG SE MISHI MBAROI /pf/images/graemlins/smash.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

...Kështu mund të mbyllet hetimi për dosjet e PS-së, kundër zyrtarëve të PD-së, të cilët i ka paditur për shpifje. Sokol Olldashi, Gerti Bogdani, Bujar Nishani, do të përfitojnë nga amnistia. Ndërsa socialisti Arben Malaj, i akuzuar nën akuzën e "favorizimit", do t&amp;#8216;i "shpëtojë" drejtësisë pasi akuza ndaj tij parashikon një dënim jo më shumë se dy vjet.

Ish-shiksi Anibal Basha, i arrestuar për dhunën fizike të ushtruar ndaj ish-kryetarit të SHISH-it, Fatos Klosi, shpreson që krimi i tij të falet nga amnistia, e cila pritet të miratohet nga parlamenti. Nëse pranohet propozimi për amnistinë tre vjet, atëherë Anibal Basha falet automatikisht për goditjen që i ka bërë Fatos Klosit. Veprimi i tij parashikohet nga neni 237 i Kodit Penal, sipas të cilit goditja për shkak të detyrës dënohet me gjobë deri në tre vjet burgim. Nëse akuza për goditjen e Klosit do të falej, atëherë përveç një pozite më të favorshme para togave të zeza, Anibali do të kursente edhe dhënien e argumenteve të tij para gjykatës mbi motivet që e çuan të godiste ish-kryetarin e SHISH-it.

Prokuroria e Përgjithshme thotë se nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton që rreth 1200 dosje në të gjithë Shqipërinë rrezikojnë të mbyllen, nëse amnistia dekretohet...

www.GAZETA-SHQIP.COM
 

komino

Valoris scriptorum
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

Po nejse, varit lesht se per kete do bien dakort te gjithe

Ujku:
Ps ka edhe nje rruge tjeter per te ruajtur formen e kushtetutes (se ne permbajtje nuk besoj te kete ndonje dyshim qe kushtetuta mbron ne fillim te drejten per zgjedhjet e rregullta dhe PASTAJ parashikon proceduren me datat perkatese).
Opozita po kerkon pikerisht nje KONSENSUS qe ne vetvete eshte i mjaftueshem (me votat qe behen) per cdo ndryshim kushtetues. Ja ku u zgjidh edhe problemi i ligjshmerise. Jane antikushtetues ato veprime qe behen pa numrin konsesusin e duhur per ndryshimet kushtetuese kur kjo e fundit ka parashikuar dicka ndryshe.
 

komino

Valoris scriptorum
programet e administrimit te komunave

Ne ketu paskemi fatin te diskutojme me nje militant "zyrtar" te PD pervec atyre "vullnetare".
Shpresoj qe procesin e ferkimit te bishtit njeri tjetrit ta vazhdoni ne forumet e partise dhe te na sillni ketu ndonje informacion mbi programet e kandidateve te PD per adiministrimin e komunave ne vitet e ardhshme
 
H

harap

Guest
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Harap mos me thuj qe do fitoje PS ne Shkoder!! /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
Ne Tirane do kete gare te forte, kjo nuk diskutohet.

[/ QUOTE ]
Ujku kandidati i PD i shkodres eshte Lorenc Luka nje person shume i padeshiruar ne Shkoder.Ne te gjitha drejtimet.prandaj konkurenti i tij socialist eshte me me shume shanse.Per mua e merr namik kopliku
o FR PD se vitin tjeter do jesh perkrah meje /pf/images/graemlins/wink.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

Namikun e njof eshte njeri i mire. Po cne qe kan propozu ket tipin PD-ja.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

...Nuk mund të rri pa përmendur që ai u soll në politikë pa kaluar asnjë proces maturimi politik ...

kete e thote lulzim basha per edi ramen sot ne nje artikull te botuar ne www.rilindjademokratike.com

/pf/images/graemlins/smile.gif

vertet ta kete shkruar luli kete?!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

Nderkohe strategjia e PD keto dite duket se eshte perqendrimi i "zjarrit" kunder rames
 
H

harap

Guest
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Namikun e njof eshte njeri i mire. Po cne qe kan propozu ket tipin PD-ja.

[/ QUOTE ]
Sepse do Jozefina.
 
Top