Zgjedhjet administrative 2007

MLK

Primus registratum
Re: olldashi cv

Nese vihen perballe CV-ja e Rames me Olldashi-n me duket se ska nevoje per koment pasi Olldashi perveç 1 viti si miniter, pjesen tjeter e ka si gazetar apo aktivist i PD-se /pf/images/graemlins/wink.gif
Nuk kam simpati per Ramen, pasi shume perflitet per afera te ndryshme, problemi eshte se kemi njerez te pazote qe na udheheqin ne rastin me te mire, dhe po aq te korruptuar ne rastin me te keq qe te vertetojne fjalet e pazarit per Ramen /pf/images/graemlins/frown.gif

Si Olldashi, si Rama, kane bere nje pune relativisht te mire si ministra te shtetit. Rama ka 6 vjet si kryetar bashkie me teper ne CV se Olldashi e kjo eshte diferenca e CV.

Ps. Para disa javesh Olldashi ka qen ne takim "privat" me Nanon koke me koke per disa ore /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Rama

nderkohe, asgje nuk ka ndryshuar ne diskutimet mbi punen e rames ne bashki nga perballja e fundit elektorale me ngjelen (i cili dha doreheqjen nga depunet) pervec faktit qe RAMA ESHTE SOT KRYETAR I PS
 

MLK

Primus registratum
Re: Rama

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
per ramen nuk ka cv

por

www.tirana.gov.al

[/ QUOTE ]

Kjo nuk eshte e Rames pasi nuk punon vetem ai atje /pf/images/graemlins/wink.gif CV-ja eshte personale keshtu qe nuk mund te merren meritat e te personalizohen ne nje kohe qe ka nje ekip qe puno, e njerez qe behen cope ne pune!
 

mostro

Putraku
Re: Rama

prisni kur te nis prap ahengu i zgjedhjeve..kur te fillojne premtimet si..shqipetar po votut ne ju do te keni 19 ore drita gjat dites,si dhe 5 ore uje..

TURP TE JU VIJE TE GJITHE ATYRE POLITIKANEVE DMTH INJORANTEVE QE PO INJOROJNE PA PIKE TURPI 2 MILION BANORE.SA DUHET QE TE VESH NE VIJE NJI VEND SI SHQIPERIA.KUR NE NA NEVOJITET DRITA AQ SHUME SA SHPENZOHET NE PEMET E DEKORUARA PER VIT TE RI NE RRUGETE ROMES,DHE UJE JO ME SHUME SE SA DERDHET NE FONTANA DI TREVI.NQS NE TIRANE DRITA NDERPRITEN DHE VIJNE PAS 5 ORESH NE FSHATERAT E JUGUT NUK VIJNE ME DITE TE TERA,JO VETEM AQ POR ATO FSHATERA JANE LENE NE MJERIM TOTAL PA SPITALE E PA RAJONE POLICIE PA QENDRA KULTURORE DHE PA BIBLIOTEKA.SHKOLLAT FILLORE MBYLLEN,KA FEMIJE QE VDESIN EDHE PREJ TEMPERATURES(FAKTE TE VERTETA)KUR BIE DEBORE NE FSHATERAT E VLORES NJEREZIT BLLOKOHEN DUKE MOS PATUR AS EDHE NJE MENYRE KOMUNIKIMI ME DITE TE TERA(A U MUNDUA NDONJI NGA GAZETARET ME VAJT DHE ME PA SE CFARE BEHET..SE RRU KUSH SE RRU..AUTOSTRADA KA NISUR QE NE 1994...KA ME TURP SE KJO!!!NJI BYTH VEND 500KM VERI JUG PA RRUGE...NQS SHUME PERSONA SHPRESOJNE SE EMIGRANTET SI ATA ME SHKOLLE OSE PA SHKOLLE,NJE DITE DO TE KTHEHEN PER TE NDERTUAR KETE VEND..GABOHEN RENDE PASI PJESA ME E MADHE E TYRE JANE LARGUAR PREJ KETYRE FAKTOREVE QE PERMENDA ME SIPER.KTHIMI I TYRE NUK ESHTE ZGJIDHJE.
E VETMJA ZGJIDHJE ESHTE SE KE VOTOJME..MESA KEMI PARE SI E MAJTA DHE E DJATHTA NE SHQIPERI NUK KANE ME SHUME RENDIMENT DHE VLERE SE NJI LETER HIGJENIKE.
SALIU DO ME VENE BUSTIN E AZEMIT NE QENDER TE TIRANES KUR ISHTE AI AZEM QE ME NE MES TE INSTITUCIONIT ME TE LARTE SHTETEROR DHE KOMBETAR OFENDONTE DEPUTETET E TJERE PSH..TE SHISHA NONEN..[ndaluar],B....IM.GRUSHTA E MUNDJE NE PARLAMENT.CFARE NIVELI!!ME TE LENE PA LLAFE...FATOSI 8 VJET DHE GJEJA ME E MADHE QE BERI ISHTE KUR JA RRASI VRAPIT NGA KRYEMINISTRIA ME SHPETU KOKEN NE SHTATOR 1998,DHE SE NGA VAJTI AS VET NUK E MORI VESH SE QESH TU MARU PREJ FRIKE...CA BARSALETE!!!NE TELEVIZIONIN PUBLIK SHTETEROR MALSORET E MALEVE HANIN MAKARONA NE TRANSMETIM E SIPER..
JUGU DHE VLORA ISHIN ARMIKU I VERIUT DHE I TROPOJES..1997 KA QENE NJI LUFTE MIDIS KRAHINASH,E KRIJUAR NGA TE NJEJTET POLITIKANET QE PO NA DREJTOJNE NE KETO 9 VITET E FUNDIT..MOS U CUDISNI NQS NJE GJE E TILLE TE PERSERITET PER 5 VJET...
I GJITHE KY TEATER PO LUHET MBI KURRIZIN TUAJ DMTH JUVE QE JETONI ATY.


Nqs doni me pa realitetin largojini nji cik syte nga tirana dhe nga blloku me klubet te bukura dhe pallatet e larta..
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Rama

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
per ramen nuk ka cv

por

www.tirana.gov.al

[/ QUOTE ]

Kjo nuk eshte e Rames pasi nuk punon vetem ai atje /pf/images/graemlins/wink.gif CV-ja eshte personale keshtu qe nuk mund te merren meritat e te personalizohen ne nje kohe qe ka nje ekip qe puno, e njerez qe behen cope ne pune!

[/ QUOTE ]

jam 100% dakort me ty

po ne fakt do te votohet edhe per stafin jo vetem per ate qe e drejton

pastaj aty ka edhe aspekte negative e jo vetem merita!!!!!

Psh, aty ku banoj une (teorikisht) njerezit i hedhin plehrat diku ne ane te rruges. Kjo ndodh nga inoranca dhe kafsheria por duhet thene se edhe kosha plehrash nuk ka dhe se askush nuk e vret mendjen te vije te pastroje (firma eshte private dhe ka fituar nje tender)
 

komino

Valoris scriptorum
Subjektet zgjedhore deri me 12/12/2007 nga kqz

Partia ose koalicioni

Partia Konservatore Shqiptare
Partia Demokratike e Rinovuar
Partia Demokratike
Partia Emigracioni Shqiptar
Partia Komuniste e Shqipërisë
Partia Forca Albania
Partia Balli Kombëtar
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë
Partia Demokratike Demokracia e Re e Djathtë Shqiptare
Partia Lëvizja e Legalitetit
Partia e Unitetit Kombëtar
Partia e Pajtimit Kombëtar
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
Partia Aleanca Socialiste e Shqipërisë
Partia Demokracia e Re Europiane
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar
Partia Balli Kombëtar Demokrat
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut
Partia Komuniste Shqiptare 8 Nëntori
Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
Partia e Reformave Demokratike
Partia Socialkristiane e Shqipërisë
Partia Demokrate e Re
Partia e Çështjeve Shqiptare
Partia Të gjelbrit e Shqipërisë
Partia Demokristiane e Shqipërisë
Partia Ardhmëria Shqiptare
Partia për Drejtësi dhe Integrim
Partia Lëvizja Monarkiste Demokrate Shqiptare
Partia Bashkimi Liberal Demokrat
Partia Bashkësia Kombëtare Shqiptare
Partia Mendimi i Djathtë Liberal
Partia Demokratike Pezë Gjirokastër e Shqipërisë
Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet
Partia Republikane Shqiptare
Partia Bashkimi Për Të Drejtat e Njeriut
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare
Partia Ambientaliste
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Subjektet zgjedhore deri me 12/12/2007 nga kqz

Emri i kryetarit (perkatesisht)

Armando Ruco
Dashamir Shehi
Sali Berisha
Kostaq Papa
Hysni Milloshi
Iledin Pillati
Adriatik Alimadhi
Kadri Isufaj
Petrit Kallcishta
Ekrem Spahiu
Idajet Beqiri
Spartak Dobi
Shefqet Musaraj
Rasim Mulgeci
Koci Tahiri
Ylber Valteri
Artur Roshi
Ligoraq Karamelo
Preng Çuni
Lufter Xhuveli
Skënder Halilaj
Fran Bruka
Genc Pollo
Bujar Shurdhi
Edlir Petanaj
Nard Ndoka
Emin Subashi
Tahir Muhedini
Guri Durollari
Arian Starova
Bajram Ukperaj
Mustafa Liçi
Fetah Dedej
Halim Seitaj
Fatmir Mediu
Vangjel Dule
Kimet Fetahu
Muharrem Doda
Nasi Bozheku
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Subjektet zgjedhore deri me 12/12/2007 nga kqz

informacinoi eshte tek selia virtuale e kqz www.cec.org.al

fatkeqeshisht nuk arrita qe gjej (mbase eshte faji im) emrat e kandidateve per sejcilen bashki apo komune!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Subjektet zgjedhore deri me 12/12/2007 nga kqz

Përcaktohen emrat demokratë përballë atyre socialistë për 11 bashkitë e vogla

Beteja për njësitë vendore në Tiranë

Pas përplasjes Rama-Olldashi, dueli i minibashkive


Duel i "acartë" mes PD dhe PS për zgjedhjet lokale. E gjithë epiqendra për të bërë një fushatë dinamike dhe për të përcaktuar fituesin e këtyre zgjedhjeve do të përqendrohet në Tiranë. Megjithëse ende nuk janë shpallur kandidaturat zyrtare për Tiranën të sfidantëve demokratë ndaj rivalëve socialistë, kanë dal emrat që aktualisht cilësohen si "provizorë", por që në të vërtetë do të jenë pikërisht këta emra që do të përballen me rivalët socialistë për të "rrëmbyer" kryeqytetin. Burime brenda selisë "blu", kanë treguar për "Shqip", kandidatët që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe aleatët e saj në zgjedhjet e 20 janarit. Sokol Olldashi është kandidati i vetëm zyrtar për Tiranën, i ndjekur më pas nga 11 emrat e kandidatëve për kryetar të njësive qendrore në kryeqytet për të përfaqësuar mazhorancën. Njëmbëdhjetë kandidatët demokratë priten të zyrtarizohen së shpejti nga kryesia e degës Tiranë të Partisë Demokratike.

PD

Dueli mes kandidatëve demokratë dhe atyre socialistë do të ketë finalizimin e tij në ditën e zgjedhjeve lokale, ku sovrani do të zgjedh kryetarët e qeverisjes vendore. Aktualisht nga PD, vetëm minibashkia numër 7 ka ngelur e papërcaktuar, se me cilin kandidat kjo forcë politike do të përfaqësohet. Shtatë kandidatët e partisë në pushtet për minibashkitë e Tiranës janë Valbona Juca, Bujar Borovina, Olger Baraku, Fatmir Nezaj, Ramazan Kllezi, Haki Mustafaj dhe Gerti Bogdani. Katër minibashki do t`u lihen në dispozicion forcave aleate të koalicionit të djathtë. Kandidati i përzgjedhur nga Partia Demokrate e Re, Shkëlqim Barrusha do të përballet me rivalin e tij socialist, Vaid Kalaja. Demokristianët do të përfaqësohen nga Flobens Dilaveri, i cili do të kandidoj për minibashkinë numër 5. Do të rikandidojnë sërish për postin e kryetarit të minibashkive, Haki Mustafa dhe Arben Tafaj, ku ky i fundit do të përfaqësojë republikanët në kryeqytet. Ky është grupi i demokratëve, të cilët do të përballen me ethet e votimit me zgjedhjet e 20 janarit dhe do të jenë nën drejtimin e kandidatit për kryetar të bashkisë më të madhe në vend, Sokol Olldashi.

PS

Partia Socialiste ka përcaktuar tashmë emrat, të cilët kanë dal nga votimet, "një anëtar, një votë". Ilir Kokona, Lindita Nikolla, Përparim Bodinaku, Vaid Kalaja, Jeta Seitaj, Irfan Dashi, Pandeli Sara, Natasha Lekdushi, Artur Duçkollari, Mira Veizi dhe Pal Doçaj, janë 11 kandidatët e zgjedhur nga PS nga votimet "një anëtar, një votë".

Konflikti

Të negociosh me aleatët e PD nuk ka qenë aspak e lehtë për dy kryenegociatorët e PD për zgjedhjet lokale, Ridvan Bode dhe Jemin Gjana. LZHK veç nënkryetarit të bashkisë, ka kërkuar nga demokratët edhe një minibashki në kryeqytet. Këta të fundit kanë kërkuar gjithashtu edhe një kandidat, i cili të dal nga Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe jo nga strukturat e Partisë Demokratike. Të vetmit që kanë ngelur të kënaqur nga bashkëpunimi me PD janë PR, PDR dhe PDK, të cilët aktualisht kanë nga një kandidat në kryeqytet.




PS

Bashkia

Edi Rama


Njësia Bashkiake Nr.1

Lindita Nikolla

Njësia Bashkiake Nr.2

Përparim Bodinaku

Njësia Bashkiake Nr.3

Ilir Kokona

Njësia Bashkiake Nr.4

Vaid Kalaja

Njësia Bashkiake Nr.5

Jeta Seitaj

Njësia Bashkiake Nr.6

Irfan Dashi

Njësia Bashkiake Nr.7

Pandeli Sara

Njësia Bashkiake Nr.8

Natasha Lekdushi

Njësia Bashkiake Nr.9

Artur Duçkollari

Njësia Bashkiake Nr.10

Mira Veizi

Njësia Bashkiake Nr.11

Pal Doçaj




PD

Bashkia

Sokol Olldashi


Njësia Bashkiake Nr.1

Valbona Juca

Njësia bashkiake Nr.2

Bujar Brovina

Njësia Bashkiake Nr.3

Olger Baraku

Njësia Bashkiake Nr.4

PDR Shkëlqim Barrusha

Njësia Bashkiake Nr.5

PDK Flobens Dilaveri

Njësia Bashkiake Nr.6

Fatmir Nezaj

Njësia Bashkiake Nr.7

Aleatët e PD

Njësia Bashkiake Nr.8

PR Arben Tafaj

Njësia Bashkiake Nr.9

Ramazan Kllezi

Njësia Bashkiake Nr.10

Gerti Bogdani

Njësia Bashkiake Nr.11

Haki Mustafaj


www.gazeta-shqip.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Subjektet zgjedhore deri me 12/12/2007 nga kqz

ne pamje te pare mund te krahasojme numrin e femrave qe kandidojne ne keto lista

PS 4
PD 1
 
H

harap

Guest
Re: Subjektet zgjedhore deri me 12/12/2007 nga kqz

apo sjane femrat per ate post.akoma se ke marr vesh se sbejne per ne bashki femrat?
 

ujku81

Primus registratum
Re: Subjektet zgjedhore deri me 12/12/2007 nga kqz

Ktu jam dakort me harapin /pf/images/graemlins/smile.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Subjektet zgjedhore deri me 12/12/2007 nga kqz

interesante!

shpaloseni mendimin ta kuptojme edhe ne te tjeret pse!

Mos keni ndermend ti jepni komanden e ndonje batalioni trimash ketyre ktyetareve te bashkizave?!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Subjektet zgjedhore deri me 12/12/2007 nga kqz

Ups

kam harruar te them se keto mbetem hamendje per momentin

Sic e shihni edhe me lart, partite e opozites se majte parlamentare nuk jane rregjistruar ne listen e subjekteve zgjedhore dhe teknikisht nuk MUND te marrin pjese ne zgjedhje (listat jane mbyllur pasi ka mbaruar afati kushtetues)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Subjektet zgjedhore deri me 12/12/2007 nga kqz

PJESA E GJASHTE: PARAQITJA E KANDIDATEVE

KREU I: KANDIDATET PER TE CILET VOTOHET DREJTPERDREJT

KREU I
KANDIDATËT PËR TË CILËT VOTOHET DREJTPËRDREJT

Nenin 78
Paraqitja e dokumentacionit të kandidatit

1. Dokumentacioni për paraqitjen e kandidatëve për deputet, kryetar bashkie ose komune apo për këshillin e bashkisë ose të komunës, dorëzohet përkatësisht në KZZ ose, sipas rastit, në KZQV jo më vonë se 32 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Komisionet përkatëse verifikojnë saktësinë e dokumentacionit të paraqitur jo më vonë se 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
2. Nëse komisionet vërejnë mospërputhje ose parregullsi në dokumentacionin e kandidimit përpara mbarimit të afatit të vërtetimit të tyre, sipas pikës 1 të këtij neni, komisioni i jep kandidatit mundësinë për t&amp;#8217;i korrigjuar mospërputhjet ose parregullsitë, duke përcaktuar afatin për riparaqitjen e dokumentacionit, por jo më vonë se 28 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Komisionet përkatëse marrin vendim brenda 24 orëve për pranimin ose mospranimin e dokumentacionit të riparaqitur.
3. Jo më vonë se 4 muaj përpara përfundimit të mandatit të Kuvendit ose, sipas rastit, të organeve të njësive të qeverisjes vendore, KQZ-ja lëshon dokumentacionin e kandidimit, së bashku me formularët për mbledhjen e firmave, në përputhje me nenet 80 dhe 81 të këtij Kodi.

Neni 79
Kërkesat për vlefshmërinë e dokumenteve të kandidimit

1. Dokumentet e kandidimit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e këtij Kodi dhe sipas formës së përcaktuar në udhëzimet e KQZ-së.
2. Dokumentet e kandidimit duhet të përmbajnë këto të dhëna:
a) emrin, atësinë, mbiemrin datëlindjen dhe adresën e kandidatit;
b) deklarimin e kandidatit që ai gëzon të drejtën e votës dhe të drejtën për të kandiduar për në organin për të cilin konkurron;
c) emrin dhe adresën e një personi të emëruar si përfaqësuesi zyrtar i tij, i cili duhet të gëzojë të drejtën e votës;
ç) një listë të nënshkruar nga zgjedhësit e zonës përkatëse që mbështesin kandidaturën e tij, sipas nenit 80 të këtij Kodi;
d) një deklaratë nga partia dhe/ose koalicioni që mbështet kandidatin, të nënshkruar nga kryetari i partisë, sipas përcaktimit të neneve 15 dhe 16 të këtij Kodi, përveç rastit të kandidatëve të pavarur. Në rast se koalicioni përbëhet nga parti që kanë vendosur të paraqiten veçmas në fletën e votimit, përveç koalicionit duhet të deklarohet edhe emri i partisë së koalicionit që paraqet kandidatin.

Neni 80
Lista e zgjedhësve që mbështesin kandidatin për zgjedhjet për në Kuvend

1. Për kandidatët për deputetë, dokumentet e kandidimit shoqërohen me një listë me nënshkrimet e 300 zgjedhësve që banojnë në atë zonë, emrat e të cilëve janë në listat paraprake të zgjedhësve të asaj zone zgjedhore.
2. Kandidatët e partive politike përjashtohen nga detyrimi i parashikuar në pikën 1 të këtij neni nëse një anëtar i partisë përkatëse zotëron të paktën një mandat në Kuvend. Për qëllim të këtij Kodi, partia politike paraqet një deklaratë me shkrim të nënshkruar nga personi i zgjedhur, ku të deklarohet se ai është anëtar i partisë politike.
3. Kandidatët e pavarur përjashtohen nga detyrimi i parashikuar në pikën 1 të këtij neni nëse zotërojnë mandate në Kuvend.

Neni 81
Lista e zgjedhësve që mbështesin kandidatin në zgjedhjet vendore

1. Për kandidatët për kryetar bashkie ose komune, dokumentet e kandidimit shoqërohen me dokumentacionin e mëposhtëm:
a) për njësitë zgjedhore deri në 5 000 zgjedhës një listë me nënshkrimet e 50 zgjedhësve të regjistruar në listat paraprake të zgjedhësve;
b) për njësitë zgjedhore nga 5 000 deri në 30 000 zgjedhës, një listë me nënshkrimet e 100 zgjedhësve të regjistruar në listat paraprake të zgjedhësve;
c) për njësitë zgjedhore me më shumë se 30 000 zgjedhës, një listë me nënshkrimet e 300 zgjedhësve të regjistruar në listat paraprake të zgjedhësve.
2. Listat shumemërore të kandidatëve të partive politike për këshillat e bashkive ose komunave, përveç dokumenteve të kandidimit të parashikuar në nenin 79 pika 2 shkronjat &amp;#8220;a&amp;#8221; dhe &amp;#8220;b&amp;#8221; të këtij Kodi, për çdo kandidat të listës, duhet të mbështeten nga:
a) për njësitë zgjedhore deri në 5 000 zgjedhës një listë me nënshkrimet e 50 zgjedhësve të regjistruar në listat paraprake të zgjedhësve;
b) për njësitë zgjedhore nga 5 000 deri në 30 000 zgjedhës, një listë me nënshkrimet e 100 zgjedhësve;
c) për njësitë zgjedhore me më shumë se 30 000 zgjedhës, një listë me nënshkrimet e 300 zgjedhësve të regjistruar në listat paraprake të zgjedhësve.
3. Kandidatët e partive politike përjashtohen nga detyrimi i parashikuar në pikën 1 të këtij neni nëse të paktën një anëtar i partisë përkatëse zotëron një mandat në Kuvend ose në këshillin për të cilin partia politike kandidon në zgjedhje. Për qëllim të këtij Kodi, partia politike paraqet një deklaratë me shkrim të nënshkruar nga personi i zgjedhur, ku të deklarohet se ai është anëtar i partisë politike.
4.Kandidatët e pavaruar përjashtohen nga detyrimi i parashikuar në pikën 1 të këtij neni nëse janë kryetarë bashkie a komune ose zotërojnë mandate në Kuvend a në këshill.
5. Partitë politike përjashtohen nga detyrimi i parashikuar në pikën 2 të këtij neni nëse të paktën një anëtar i partisë përkatëse zotëron një mandat në Kuvend ose në këshillin për të cilin partia politike kandidon në zgjedhje. Për qëllim të këtij Kodi, partia politike paraqet deklaratë me shkrim të nënshkruar nga personi i zgjedhur, ku të deklarohet se ai është anëtar i partisë politike.

Neni 82
Zëvendësimi i kandidatit

1. Kandidati mund ta tërheqë kandidaturën brenda 24 orëve nga verifikimi i bërë nga komisioni. Kandidati, që tërhiqet pas vërtetimit të bërë nga komisioni, nuk mund të zëvendësohet nga partia politike që ai përfaqëson.
2. Në rast se kandidati i regjistruar vdes përpara datës së zgjedhjeve, atëherë zgjedhjet në atë zonë shtyhen për katër javë. Në këtë rast KQZ-ja cakton një datë tjetër për paraqitjen e kandidaturës zëvendësuese.
3. Menjëherë pas mbarimit të afatit për tërheqjen e kandidaturës, komisioni përkatës i zgjedhjeve kryen këto veprime:
a) dërgon në KQZ një listë përfundimtare të kandidatëve të verifikuar;
b) publikon në gazeta, postera dhe mediat elektronike brenda juridiksionit të njësisë zgjedhore emrat dhe përkatësinë partiake të të gjithë kandidatëve, sipas renditjes së tyre në fletën e votimit dhe sipas mënyrës dhe në kohën e caktuar nga KQZ-ja.
4. Në rastin e zgjedhjeve për Kuvendin ose për kryetar bashkie a komune, KZZ-ja ose, sipas rastit, KZQV-ja publikon emrin dhe adresën e përfaqësuesit zyrtar të kandidatit.

Neni 83
(I shfuqizuar)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Subjektet zgjedhore deri me 12/12/2007 nga kqz

KREU III: LISTAT SHUMEMERORE PER ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Kushtet për vlefshmërinë e listave

1. Për caktimin e kandidatëve për anëtarë të këshillave të bashkive dhe të komunave, partitë politike të regjistruara paraqesin në KZQV një listë kandidatësh, sipas këtyre kushteve:
a) brenda afatit për paraqitjen e kandidaturave për kryetar bashkie dhe komune, i dorëzojnë KZQV-së një listë të kandidatëve, sipas formularit të përgatitur nga KQZ-ja;
b) çdo kandidat në listë deklaron se pranon të kandidojë për subjektin zgjedhor përkatës;
c) lista nënshkruhet nga kryetari i partisë ose personi i autorizuar prej tij për të mbështetur kandidatët.
2. Në rast vdekjeje të një kandidati të listës, vazhdohet me kandidatin pasues në renditje.

Neni 88
Mospranimi i listave

1. KZQV-ja nuk e pranon listën e kandidatëve kur numri i kandidatëve në listë është më i vogël se gjysma e numrit të anëtarëve të këshillit.
2. Renditja e kandidatëve në listë caktohet nga subjekti zgjedhor që e paraqet atë.

Neni 89
Verifikimi dhe publikimi i listave

KZQV-ja verifikon listat e paraqitura nga partitë. Pas verifikimit, KZQV-ja i publikon listat në shtypin dhe mediat vendore, i shpall ato në territorin e bashkisë ose të komunës dhe i dërgon menjëherë një kopje KQZ-së.





keto ishin nga kodi zgjedhor
 

komino

Valoris scriptorum
votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

PSHSK
PLMDSH
LBSH
PDDRDSH
P S H S + P U K
AMS
PASSH
BDSH
PBDK
PKSH
LDLNJ
PPSH
BLD
PDI
PBK
PDK
LZHK
PBDNJ
PDSSH
AD
PAA
PDR
PD
LSI
PSSH
PSD
PR
Nr Partia Iniciali Vota Përqindje
1 Partia Republikane
Aleanca për Liri, Drejtësi dhe Mirëqenie PR 272,746 19.96 %
2 Partia Socialdemokrate e Shqipërisë PSD 174,103 12.74 %
3 Partia Socialiste e Shqipërisë PSSH 121,412 8.89 %
4 Lëvizja Socialiste për Integrim LSI 114,798 8.40 %
5 Partia Demokratike PD 104,796 7.67 %
6 Partia Demokrate e Re
Aleanca për Liri, Drejtësi dhe Mirëqenie PDR 101,373 7.42 %
7 Partia Agrare Ambientaliste PAA 89,635 6.56 %
8 Aleanca Demokratike AD 65,093 4.76 %
9 Partia Demokracia Sociale e Shqipërisë PDSSH 57,998 4.25 %
10 Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut PBDNJ 56,403 4.13 %
11 Lëvizja për Zhvillim Kombëtar - Leka I
Zogu LZHK 47,967 3.51 %
12 Partia Demokristiane e Shqipërisë
Aleanca për Liri, Drejtësi dhe Mirëqenie PDK 44,576 3.26 %
13 Partia Balli Kombëtar PBK 22,896 1.68 %
14 Partia për Drejtësi dhe Integrim PDI 16,012 1.17 %
15 Bashkimi Liberal Demokrat
Aleanca për Liri, Drejtësi dhe Mirëqenie BLD 14,418 1.06 %
16 Partia e Punës e Shqipërisë PPSH 9,292 0.68 %
17 Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut
Aleanca për Liri, Drejtësi dhe Mirëqenie LDLNJ 9,027 0.66 %
18 Partia Komuniste e Shqipërisë PKSH 8,937 0.65 %
19 Partia Balli Kombëtar Demokrat
Aleanca për Liri, Drejtësi dhe Mirëqenie PBDK 7,632 0.56 %
20 Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar
Aleanca për Liri, Drejtësi dhe Mirëqenie BDSH 7,371 0.54 %
21 Partia Aleanca Socialiste Shqiptare PASSH 6,604 0.48 %
22 Aleanca për Mirëqënie dhe Solidaritet AMS 5,029 0.37 %
23 Partitë Shqiptare Sociale dhe Partia e
Unitetit Kombëtar PSHS + PUK 3,260 0.24 %
24 Partia Demokratike Demokracia e Re e
Djathtë Shqiptare PDDRDSH 1,794 0.13 %
25 Partia Lidhja e Blertë Shqiptare LBSH 1,710 0.13 %
26 Partia Lëvizja Monarkiste Demokrate
Shqiptare PLMDSH 774 0.06 %
27 Partia e Sigurisë Kombëtare Shqiptare PSHSK 570 0.04 %
Total: 1,366,226 100%



mund te krahasojme kete liste (per fat te mire infot e tjera jane hequr nga web i kqz) me ate te subjekteve te rregjistruara.
Mund te shohim se sa vota kane marre gjithsej heren e fundit subjektet qe jane paraqitur deri sot dhe mund te marrim nje vendim nese rrezultati perfaqeson apo shqiptaret nese te tjeret vazhdojne te mos paraqiten
 

ujku81

Primus registratum
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

PS po sfidon ligjin duke mos u regjistruar(te njejten gje ka pas bo dhe PD ne opozite) dhe kjo eshte te tallesh hapur. Nese neser do ulen te merren vesh dhe do shkelet cdo rregull duke u regjistruar opozita ne zgjedhje, si mund te kem besim une tek keta njerez, qe e shkelin ligjin pa e care koken fare!! Dhellapin tere diten per respektim ligji e kushtetute pastaj /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/winkwink.gif

P.S: Sa per ate punen e grave ne bashki dhe gjithandej, aman se jane bere boze, eshte thjesht idiotizem sepse e kane bere me plan, kaq % duhet te jene gra. Jo po hajt te fillojme tani, kaq % ti kemi myslimane, kaq katolike e ortodokse, kaq nga Kukesi, kaq nga Cerriku, edhe del pushteti vendor komplet i decentralizuar dhe komplet palle ariu. /pf/images/graemlins/smirk.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: votat e proporcionalit ne zgjedhjet politike

Me sa di une, ata te PS i zgjedhin kandidaturat drejperdrejt me sitemin "nje anetar nje vote" dhe nuk lihet vend per kuota. Po mbase gabohem.

Persa i perket rregjistrimit ne lista, nuk besoj se dikush eshte i detyruar te paraqitet (e drejte e jo detyre).
Ben mire te theksosh se shkelja e ligjit do te behet ne momentin kur do te vendoset rregjistrimi. Ne kete menyre nuk rrezikon te tresesh ceshjten ne diskutime pa fund.
 
Top