Zeqo beson te Skenderbeu i Champions-it

The decatur

Perjashtuar nga Albforumi
Eksperienca - “Ky është viti i dytë që marrim pjesë në Champions League, dhe sigurisht kemi më shumë eksperiencë se një vit më parë, kur u eliminuam nga Apoeli ”, u shpreh Zeqo

Thirrja - Presidenti i kampionëve shprehet: “Shpresoj se të martën tifozët do të jenë të shumtë në stadium për të na mbështetur. Kam shumë besim se nuk do t’i zhgënjejmë”

Biletat - Kërkesa për biletat është e madhe, pasi të gjithë duan të jenë në stadium. Në treg kanë dalë vetëm 6 mijë të tilla. Ndërkohë pritet që tribuna VIP të jetë e mbipopulluar

Kundërshtarët - Hungarezët e Debreçenit zbarkojnë sot në Korçë dhe do të akomodohen në një hotel në periferi të qytetit juglindor. Do të jenë të shoqëruar nga rreth 200 tifozë

Për të dytin vit radhazi, shqiptarët e ndiejnë më afër aromën e Champions Leagues falë Skënderbeut, kampionit të dy edicioneve të fundit të Kampionatit Shqiptar të Futbollit. Vetëm pak më shumë se 24 orë na ndajnë nga debutimi i “Ujqërve të dëborës” në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit të klubeve në Europë, ku përballë do të kenë hungarezët e Debreçenit. Atmosfera e nxehtë ka filluar të ndihet, entuziazmi ka pushtuar qytetin juglindor, i cili është shndërruar në kryeqytetin e futbollit në vend. Skënderbeu merr pjesë për herë të dytë në Champions League.

Në edicionin e kaluar, ka luajtur kundër qipriotëve të Apoelit në turin e dytë, duke pësuar dy humbje dhe për rrjedhojë edhe eliminimin. Në këtë edicion, kundërshtari nuk është i të njëjtit nivel me Apoelin e këtyre edicioneve të fundit, por gjithsesi duket një skuadër disi më e mirë sesa ajo e kampionëve të Shqipërisë. Megjithatë në Korçë askush nuk dëshiron të mendojë për gjë tjetër veç kualifikimit historik për në turin e tretë të Champions. Më optimisti duket se është numri një i klubit juglindor, presidenti Agim Zeqo. I ka qëndruar pranë ekipit për gjatë gjithë fazës përgatitore dhe tashmë synon t’u japë zemër futbollistëve në prag të ndeshjes debutuese në Champions League, e cila do të luhet të martën në stadiumin “Skënderbeu” në orën 20:30.

“Ky është viti i dytë që marrin pjesë në Champions League, dhe sigurisht kemi më shumë eksperiencë se një vit më parë, kur u eliminuam nga Apoeli, u shpreh numri një i klubit kampion të vendit. Ky është një faktor pozitiv. Megjithatë duhet ta pranojmë se kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë, siç është Debreçeni. E respektojmë maksimalisht këtë ekip për atë që ka arritur vitet e fundit në Europë, por e them me bindje të plotë se nuk kemi pse t’i frikësohemi”. Presidenti Zeqo e di që nuk do të jetë e lehtë, pasi kundërshtari ka më shumë traditë në kompeticionet kontinentale, por megjithatë ai deklaron se nuk i intereson shumë objektivi i kundërshtarëve, ndërsa thekson se në ndeshjen e nesërme në Korçë ka shumë besim te skuadra.

“Kemi zhvilluar një fazë përgatitore shumë të mirë në Austri dhe kam shumë besim te skuadra se do ta përballojë me sukses ndeshjen e parë. Do të kemi në mbështetje tifozerinë tonë të zjarrtë dhe kjo na dhuron emocione. Shpresoj se të martën do të jenë të shumtë në stadium për të na mbështetur. Kam shumë besim se nuk do t’i zhgënjejmë”. Përgjigjja e tifozëve duket se nuk do të mungojë.

Në këto orë të fundit para startit të ndeshjes të gjithë janë përfshirë nga ethet. Dëshira për të qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit është e madhe, por klubi ka bërë me dije se në shitje kanë dalë afro 6 mijë bileta, aq sa është edhe kapaciteti i vendeve të ulura në këtë stadium. Nisur nga kapaciteti i vogël i impiantit dhe kërkesat e mëdha për të pasur një biletë, të gjithë janë drejtuar nga sportelet e shitjes. Tribuna VIP pritet të jetë e populluar, pasi kërkesat janë të shumta. Hungarezët e Debreçenit zbarkojnë sot në Korçë dhe do të jenë të shoqëruar nga rreth 200 tifozë.
 
Top