Universal
AnonymouS
A e dini se cila është ngjyra që ndikon në jetën tënde? Pikërisht ajo ngjyrë që ju pëlqeni më shumë, ajo ndikon drejtpërdrejt në jetën tuaj intime. Ndaj, në varësi të tyre, ju do të dalloni nga të tjerët.
Psikologët, lidhjen mes ngjyrës që preferoni dhe seksualitetit e sqarojnë në këtë mënyrë:
E bardha: Personi që adhuron ngjyrën e bardhë, seksin e konsideron si një papastërti. Këta njerëz, nga natyra janë puritanë. Për ata puthja franceze është gjë e turpshme dhe është e pazakonshme të bëjnë dashuri gjatë ditës. Femrat, adhuruese të ngjyrës së bardhë, janë delikate, ndërsa meshkujt që preferojnë këtë ngjyrë duan të bëjnë dush para dhe pas seksit.
Gështenjë: Dashnorët gështenjë janë të zjarrtë, të sinqertë, si dhe të ndjeshëm ndaj dëshirave dhe kërkesave të partnerit. Dashuria është ajo për të cilën mendojnë 24 orë në ditë dhe fjalën “të dua” e thonë shpesh. Gjithçka që ata bëjnë duan ta shndërrojnë në dashuri, ndërsa kur vjen fjala për seks, u nevojitet shumë kohë dhe intimitet.
E kuqja: Njerëzit që e adhurojnë këtë ngjyrë janë tigra të vërtetë në shtrat. Eksitohen lehtë dhe kënaqen me të gjitha mënyrat e mundshme. Tek ata, kur ndizet zjarri i dashurisë, është vështirë të shuhet. Kur dy persona të kuq janë bashkë, do të bënin me turp edhe yjet e filmave erotikë. Shpesh anojnë nga agresiviteti, ndaj të tjerët duhet të tregohen të kujdesshëm me ata.
E zeza: Këta njerëz janë të mbushur plot seksualitet. Kanë tendencë që të shfaqin seks pervers dhe shpesh një natyrë sado-mazokiste. Janë të çuditshëm dhe nga dosjet e policisë vërehet se e zeza është e preferuara e maniakëve seksualë.
Vjollca: Adhuruesit e ngjyrës vjollcë mendojnë se janë të mençur për argëtime shtrati. Të dyja gjinitë, adhurues të ngjyrës vjollcë, shqetësohen më shumë për kënaqësinë e vet, sesa për atë të partnerit.
Portokallia: Njerëzit që adhurojnë portokallinë jetojnë në botën e fantazive seksuale. Akti seksual për ta është shfaqje me një akt, ku ata janë në rolin kryesor. Paraloja për ta ka të njëjtin rol si akti seksual. Preferojnë pëshpëritjet e ëmbla. Shpesh edhe nuk përjetojnë orgazmën, por e interpretojnë për mrekulli.
E kaltra: Adhuruesit e ngjyrës së kaltër janë partnerë të mrekullueshëm. Janë të sinqertë ndaj partnerit. Të bërit dashuri ata e konsiderojnë si art të sofistikuar dhe ndaj saj tregojnë një kujdes të veçantë. Mashkulli në këtë ngjyrë është si një pianist që qetëson partnerit. Ndërsa femrat kënaqen plotësisht në seks.
Roza: Ata që pëlqejnë ngjyrën e trëndafiltë janë të papjekur për jetën seksuale. Femrat më tepër provokojnë dhe më tepër premtojnë, sesa realizojnë gjë. Ndërsa meshkujt e kësaj ngjyre nuk janë të qëndrueshëm dhe i pëlqejnë shumë flirtet. Janë tipa që caktojnë tri takime në të njëjtën ditë dhe nuk do të shkojnë me asnjërën.
Grija: Është ngjyra e adhuruar nga njerëzit e pavendosur. Ata nuk gëzohen me asgjë. Meshkujt që preferojnë këtë ngjyrë e shohin seksin si çlirim, por vetëm kaq dhe asgjë më shumë, pa ndier asnjë lloj kënaqësie. Ndërsa femrat “gri” nuk preferojnë të bëjnë dashuri.
E gjelbra: Personat që pëlqejnë këtë ngjyrë janë gjithnjë të freskët dhe të hareshëm. Femrat duan të bëjnë gjithnjë dashuri, dhe sikur të ishte hera e parë. Ndërsa mashkulli mund të jetë pak i ngadaltë, por jo i bezdisshëm. Dashnorët e gjelbër janë delikatë dhe të zjarrtë.
E verdha: Në shumicën e rasteve personat e “verdhë” i përgjigjen pasivisht dëshirave dhe kërkesave seksuale të partnerit. Nuk kënaqen asnjëherë plotësisht, por nuk largohen kurrë nga partneri i tyre.
Kur lidhja është në krizë
Nëse lidhja e juaj është në krizë, kurse dëshironi që atë ta ruani, atëherë tentoni që t’i dëgjoni disa këshilla të psikologut, para se të vendosni që të ndaheni përfundimisht. Nëse nervozoheni dilni në ajër të pastër, sepse është e pamundur të zhvillohet dialog normal nëse jeni të revoltuar. Ka raste kur dikush ndjehet i rrezikuar të përgjigjet me sulm dhe në këto raste më së miri është që të mendohet në stilin se “jam i revoltuar, por më mirë të bisedojmë rreth problemit. Le ta bëjmë atë bisedë në drejtim të qetësimit reciprok”. Po ashtu është mjaft e rëndësishme e drejta e partnerit për monolog. Mos e ndërprisni përderisa flet sepse ka persona që iu duket se nuk i kanë thënë të gjitha! Mendoni për partnerin i cili e flet atë që e ka në zemër. Ka raste edhe kur mesazhe të rëndësishme dërgohen edhe me fjali të shkurta dhe në ato raste është shumë e rëndësishme që partnerit tuaj t’ia bëni me dije se e keni kuptuar.
Tradhtia dhe reagimet
Pothuajse në çdo marrëdhënie, qoftë martesë, bashkëjetesë apo lidhje në çift, ka konflikte ku partnerët fillojnë të njohin anët e tjera të njëri-tjetrit. Secili ka mënyrat e veta të reagimit ndaj këtyre situatave. Vetë tradhtia nuk do të thotë automatikisht edhe përfundim të lidhjes. Sipas disa hulumtimeve të bëra në Amerikë më se 60 % e femrave i tradhtojnë burrat, kurse 40 % të meshkujve i tradhtojnë gratë. Shikuar në tërësi edhe në rastin e tradhtive lidhja mund të mbijetojë. Nëse edhe më tej, ekziston harmonia në një sistem martesor, ai do të vazhdoj së ekzistuari. Mashtrimi paraqet një formë të gjetjes së kënaqësisë të disa nevojave të caktuara, që partnerët zakonisht i fshehin prej njëri tjetrit. Nëse dëshirohet dhe ekziston vullneti, lidhja mund të shpëtohet, por njëherësh martesa nuk do të thotë edhe lidhje për tërë jetën, dhe në rastet kur gjithçka duket se është e rrënuar, më së miri është që secili të shkojë në rrugë të vet.
Aftësia e të dashuruarit
Dashuria e vërtetë nuk duhet kuptuar si mahnitje romantike e të rinjve, që ka si rezultat bashkimin e personave të gjinive të kundërta dhe marrëdhënie të lumtura ose më pak të lumtura. Dashuria është formë e marrëdhënieve reciproke, me anë të së cilës krijohet një lidhje e ngushtë e një njeriu me botën objektive që e rrethon. Kështu dashuria bëhet qëndrim permanent dhe në çdo situatë e pranishme te individi ndaj ambientit. Ky qëndrim në radhë të parë është bazuar në ndjenjat dhe përjetimin e thellë intim, ku gjykimi objektiv luan rol të dorës së dytë. Aq më tepër dashuria e tillë nuk është e lidhur vetëm me disa perioda të caktuara të jetës së njeriut, por është normalisht prezente të njeriu prej fëmijërisë më të hershme e deri në vdekje. Po të shohim rreth vetes, do të shohim se aftësia e të dashuruarit te njeriu ekziston gjatë gjithë jetës.