Zbulohet lidhja e Arjonit të Big Brother me Luanën e Fiksit

Zbulohet lidhja e Arjonit të Big Brother me Luanën e Fiksit

imagebutton.gif


arjoldi-me-luanen-300x189.jpg
Që kur u fut në Big Brother nuk e fshehu ambicien e tij për të bërë karrierë në Shqipëri dhe ishte pikërisht kjo arsyeja për të cilën ai la Italinë dhe jetën që bënte atje, e cila për shumë prej të emigruarve mund të ishte jeta ideale. Arjon Muça ka treguar gjithmonë se di mirë se çfarë do në jetë dhe njeh armët që posedon për të qenë fitimtar.</p>


Ndërkohë që shumë prej personazheve të Big Brother përflitet se do të jenë pjesë e Top Medias, duket se më me fat nga të gjithë është Arjoni i cili ka tashmë në dorë plane konkrete. Pak muaj më parë, kur ai sapo kishte dalë nga shtëpia e Big Brother dhe ishte disi konfuz në idetë e tij, gjithsesi nuk ka ngurruar të shprehë dëshirën e tij të madhe për të qenë pjesë e botës magjike të televizionit, madje është shprehur se për natyrën e tij do të ishte perfekte roli i prezantuesit në një program rinor si Selekt. Por duket se oferta që tashmë i është bërë, është shumë më e mirë se ajo që djali bukurosh kishte menduar për veten e tij kohë më parë. Programi Një këngë për ty i cili do të startojë pas pak ditësh në Top Channel, ku protagonistë janë disa fëmijë të talentuar, do të prezantohet nga Hueida El Sajed dhe Arjon Muça.</p>


Duket se për të dy këta të rinj, lajmi ka qenë një surprizë e vërtetë. Hueida ka kohë tashmë që jetën e saj e bën mes Parisit dhe Tiranës por më së shumti po jeton në Paris ku ka ndërtuar edhe një karrierë për tu patur zili. Ka tre vite që nuk merret në televizion, që atëherë që bënte një program mëngjesi tek televizioni Arbëria. Mbase nuk mendonte ti rikthehej televizionit në Shqipëri, ose nuk shihte hapësirat e duhura për ta bërë këtë, prandaj dhe në Tiranë vinte thjesht për të dhënë provimet dhe për të takuar miqtë e saj. Por pikërisht ditën kur ajo erdhi për të marrë diplomën, mori një ofertë nga Top Channel për të qenë prezantuese e parë tek programi Një këngë për ty.</p>


Me siguri Hueidës i ka pëlqyer menjëherë ideja pasi natyra e saj disi fëminore ia bën shumë më të lehtë prezantimin e një programi ku protagonistë do të jenë fëmijët. Por stafi i programit ka pasur si ide që brenda këtij formati të fusë edhe një talk show me fëmijët, pjesë e cila do të prezantohet nga Arjon Muça, djali bukurosh i cili u bë i njohur falë programit Big Brother. Ka me të vërtetë mjaft kuriozitet për të parë sidomos Arjonin në versionin prezantues, si një djalë i cili nuk kishte patur ndonjëherë lidhje me televizionin, por që mendonte se mund të jepte shumë aty.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4612. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4612
 
Top