Zbulohen imazhet e reja të Baronit të zi E V12

Albforumi

Primus registratum
Zbulohen imazhet e reja të Baronit të zi E V12

Brabus këto ditë ka zbuluar imazhet e para të edicionit të limituar të E V12 Sedan i njohur si Baroni i zi. I bazuar në Mercedesin e ri E-Class W212 2010, EV12 ka dy lloje të motorëve 6.0 dhe 6.3 litërsh që prodhojnë më shumë se 800kf.

Ndërsa detajet janë të limituara, thuhet se Brabus ka bërë ca korrigjime në motor me qëllim që pasagjeri të ndihet sa më i sigurt gjatë ngasjes.

Për ta mbajtur bishën nën kontroll , kompania ka futur sistem të ri të amortizimit dhe frenimit, kurse thuhet se e riu EV12 gjithashtu është i pajisur me fellne të zeza 19 inq me rrota të parme me dimensione 255/35 dhe të pasme me 285/35.

Falë modifikimeve dhe ndryshimeve brenda motorit, vetëm  brenda 3.7 sekondave EV12 arrin shpejtësinë prej 0-100 km/h, kurse për 9.9 sekonda arrin të kap shpejtësinë e 200 km/h. Për të bindur kompanitë tjera se Brabus me të vërtetë ka bërë një veturë sportive të shpejt dhe të fuqishme, inxhinierët kanë bërë të ditur se vetëm 23.9 sekondave bisha mund të arrij shpejtësinë prej 0-300 km/h.

Nëse vazhdoni të mbani këmbën në pedalin e gazit, atëherë vetura automatikisht do të programohet  që mos të shkoj më shumë se 350 km/h, por nëse një gjë e tillë nuk do të programohej nga inxhinierët e Brabus, atëherë vetura do të arrinte shpejtësinë maksimale prej 370 km/h.

Gjithashtu është bërë e ditur se EV12 shpenzon afro 15.7 l në 100 km, kurse prodhimi i kësaj veture do të jetë i limituar në 10 njëri, dhe çmimi i saj do të sillet nga 600.000 deri në 875.000 dollarë amerikan.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=599. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=599

Top