Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

Zbulohen rezerva nafte në Shqipëri, 3 miliardë fuçi

Studimi i amerikanëve për Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut

Rezervat e naftës në Shqipëri janë shumë më të mëdha nga sa mendohej deri më tani. Në këtë përfundim ka arritur një kompani shumëkombëshe me qendër në Amerikë, e cila ka studiuar zonën e Shqipërisë së Mesme dhe atë të Veriut duke konkluduar se në këto zona ekziston një rezervë nafte prej gati 3 miliardë fucish. Gustavson Associates LLC, një kompanie njohur në studimet 3 dimensoniale, ka arritur në përfundimin se në nëntokën e kësaj zone ekzistojnë edhe 3 trilion rezerva gazi natyror. Amerikanët e kanë kryer këtë studim për llogari të kompanisë zviceriane, manas Petroleum, që ka të drejtën për shfrytëzimin e kësaj zone. Vlerësimi është bërë në blloqet A, B, D. Këto blloqe përshijnë një sipërfaqe prej rreth 4 mijë kilometrash katrorë. Ata shtrihen nga Durrësi deri në Shkodër. Qeveria shqiptare ja kishte dhënë të drejtën për kërkime në këtë zonë, më parë, gjigandit Shell Oil dhe Corporex. Por ky i fundit pasi shpenzoi më shumë se 25 milionë dollarë për kërkimet u tërhoq, menjëherë pas shpërthimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999. Shell Oil kishte vlerësuar se rezervat e rekuperueshme të naftës në këto zonë ishin mbi 820 milionë fucci, shifër kjo që sipas studimit të ri është dukshëm më e madhe.
Me ccmimet aktuale të naftës në bursat ndërkombëtare shifra që del nga shfrytëzimi i këtij venburimi është shumë e madhe. Në fakt nafta bruto shqiptare tregtohet kryesisht në Itali me një ccmim prej rreth 50 dollarë për fucci për shkak se sipas ekspertëve kjo naftë ka një cilësi jo të mirë. Por edhe me këto ccmime vlera totale e naftës së nxjerrë në blloqet A, B, D dhe E do të shkonte në rreth 32 miliardë dollarë. Diosa prej ekspertëve vendas kanë parë rritjen e prodhimit vendas të naftës si rrugën më të mirë për të amortizuar goditjen e madhe që po merr ekonomia nga rritja e ccmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Por në fakt rezervat e naftës kanë një rëndësi strategjike më të madhe se kaq, pasi ato do të ndihmonin Shqipërinë të zbuste efektet e krizës ndërkombëtare të ccmimeve të naftës. Vendi ynë është ndër të paktën në rajon që ka rezerva të konsiderueshme nafte. Ekspertët e konsiderojnë këtë si një avantazh krahasues që Shqipëria ka ndaj vendeve të rajonit, shumica e të cilave nuk disponojnë rezerva nafte.
Kërkimet
Që nga viti 1990, vendi është ndarë në disa zona, të cilat iu janë dhënë për shfrytëzim kompanive të huaja. Por, nga një vend eksportues deri më 1989-n, tashmë Shqipëria detyrohet të importojë 73% të nevojave të saj për naftë. Kjo edhe për arsyen se dy vitet e fundit një pjesë e mirë prodhimit vendas po ikën për eksport. Kanadezja Bankers Petroleum, që prodhon naftë në vendburimin e Patos-Marinzës në bazë të një marrëveshje koncesionare po eksporton më shumë se gjysmën e prodhimit të saj në vendin fqinjë Itali. Ndërsa kompanitë e tjera koncesionare nuk ushtrojnë aktivitet nxjerrës. Në 15 vjetët e fundit, licenca për këtë qëllim u janë dhënë kompanive amerikane, austriake, kanadeze, kroate, greke dhe suedeze. Sipas statistikave të Bankës Botërore, janë kryer shpime në 4 666 puse nafte, nga të cilat 3 123 janë operative, ndërsa 981 të tjera janë mbyllur apo braktisur.
 

MLK

Primus registratum
Re: Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

Nese ku lajm eshte i vertete, do fillojn evropianet te kerkojne azil ekonomik ne Shqiperi.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

Vallahi po. Po 3 miliarde barrela me 50$/fuci bejne 150 miliarde $ c'ne ky tipi thote 32..????!!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

Po pse kshu, nafta del vet e futet vet në fuçi? Edhe rrugën për ne Itali e bën në këmbë. Mos të flasim pastaj për naftën që "derdhet" rrugës ... . /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

jo re jo se ato miliarda ska shans qe ti mrrim tani qe te behet kjo duhet nje investim kolosal qe asnje se merr persiper ne shqiperi dhe ne ballkan dhe asnje nuk eshte i sigurte nese ky studim ka baza te verteta por sido qe te jete eshte lajm i mire pasi edhe ne detin Jon pritet se shpejti te dali lajmi BOOM qe edhe atje ka rezerva natyrore ne nje sasi shume te madhe, por ceshte e verteta gjysma i perket greqise dhe gjysma shqiperise, cka do te thote eshte e kot! lere pastaj qe studime te ndryshme tregojne sasi te ndryshme gje qe i bene jo serioze studimet, por me ane te disa njerezeve te mi qe punonin ne poste drejtuese te kerkimit te naftes mendohej se shqiperia nuk i kishte keto rezerva dhe se shqiperia kishte shume pak ne pergjthesi nuk e di se cka ndryshuar me keto lloj zbulime te reja mbase eshte edhe thjesht tech e fundit nuk e di
 

nirvana_m

Primus registratum
Re: Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

se besoj ti kete po dhe po ti kete, sikur ja kane shitur greqise, dhe do thone qe ishin gabu ne studime si gjith gjerat e tjera.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

Ky lajmi ekziston qe ne kohe te Enverit. Sipas gjeologeve te Institutit te Naftes ne Fier, zona e siper permendur eshte permendur si zone naftembajtese qe prej viteve '80, por sic e tha dhe Celjani kostoja e nxjerrjes se saj eshte e madhe. Nuk e di si eshte llogaritur rezerva prej 3 miliarde fucishe, por ndoshta teknologjia ka perparuar dhe kostoja e nxjerrjes do te jete me e vogel. Nje zone tjeter qe trajtohet si zone naftembajtese (me e madhe se zona e mesiperme) eshte zona e Dumrese. Rezervat nuk jane te ditura, por nje gjeolog me tregonte se Enveri mburrej me keto zbulime duke thene se Shqiperia lundronte ne nafte, por qe ishte e pamundur per ta nxjerre.

Shpresoj, qe pervec bojes per te shkruajtur kete lajm, te gjehen dhe leket per te shfrytezuar kete nafte..jo per gje po do ngjaje me ate lajmin e Tec-it gjigand te Fierit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

Nese lajmi eshte i vertete, llogarite jane pak a shume te qarta, dmth thuajse klasike ne kete fushe.
Se pari, parate per te nxjerre naften nuk do ti nxjerri shteti sgqiptar, por kompania qe ka mar me koncesion studimin e ne te njeten kohe shfrytezimin ne rast rezultatesh.
Nese kostoja e nxjerrjes se naftes eshte ne parametra te pranueshem me ate te shitjes, çdo gje eshte e realizueshme financiarisht dhe teknikisht.
Me pas, raportet klasike te ndarjes se fitimit ndermjet shoqerise koncesionare jane 60% per shtetin qe ka rezervat e 40% per kompanine, keto jane raportet klasike nese nuk jane bere allishverishe te medha ne negocjimin e kontratave koncesionare.

Pra nese i kthehemi shumave te lartpermendura, nga 3 miliard fuçi bruto, kemi 1.4 miliard te shfrytezueshme = 140 miliard dollare me kursin aktual.
140 miliard jo vetem qe nuk jane te gjitha te pales shqiptare, po nuk jane as fitimet totale, pasi kemi dhe koston e nxjerrjes.
Di qe shkenca ka rritur te çpoje derin ne 13 mije metra nen toke, ne nje kohe qe te ne gjendet ne 5100 metra, pra teknikisht e realizueshme.
Le te themi se kosto e nxjerrjes eshte 40% (qe me duket teper e larte) i bije te ngelen rreth 85 miliard$ per te ndare e nga keto rreth 50 miliard per shtetin shqiptar.
Te njeten vler te llogarisim dhe per gazin, pra kemi te bejme me nje thesar rreth 100 miliard dollare me çmimin aktual.

Ajo qe me terheq vemendjen personalisht, eshte fakti se kur kerkoj ne Google informacion per kete lajm, jo vetem qe nuk flitet ne mediat me ne ze, po nuk flitet gjekundi perveç mediave shqiptare.
Mendoni se gjetja en je burimi prej 3 miliard fuçise do linte indiferent media te tipit CNN, Financial Times, BBC, Les Echos...media te cilat i kushtojne vemendje dhe kompanive prej disa miliona dollaresh!?
Pra per momentin ky lajm mbetet thjesht sensacional, i dhene nga nje qeveri qe na ka mesuar me lajme te tipit tullumbac e qe tre dite me pas çfryhen.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

Pavarsisht dhe faktit se asnje agjensi e huaj (madje as google) nuk permendin nje lajm te tille, nuk dua te jem pesimist per kete rezerve te madhe nafte. Nese ky lajm eshte i vertete, do te jete rezerva me e madhe e naftes e zbuluar ne Shqiperi, duke patur parasysh se fusha e Patos-Marinzes ka nje rezerve prej 2 miliarde fucish.

Ne studimet shqiptare zona ku pretendohet se ruhen keto 3 miliarde fuci trajtohet si nje zone me pak e rendesishme se zona e Delvines dhe shume me e vogel se zona e Dumrese.
 

MLK

Primus registratum
Re: Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

Kjo eshte ne faqen zyrtare te kompanise ne fjale, problemi eshte se nuk ka asnje gazete apo media kredibel te vertetoje kredibilitetin e ketij lajmi.
 

Hellena

Primus registratum
Re: Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

atehere do duhet ca kohe se qeveria ska gjet menyra vetperfituese akoma ne kohe kaq te shpejt ..lol
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

prandaj ju thashe me lart se cfare mendohej per ate zone por lllogarite nuk jane ashtu MLK sepse ti e shet naften ne llogarite e tua me 100 $ jo koj ska lidhje me naften tone nafta qe ne eksportojme shitet diku te 44 $ per fuci pasi nuk eshte si ajo e arabeve
 

MLK

Primus registratum
Re: Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

Nafta qe ne eksportojme se pari vjen nga zona e Marinzes-Patosit...e jo nga zona e veri-perendimit.
Se dyti, 44$ fuçia ti i referohesh cilit çmim, pasi nafta nuk ka çmim fiks, pra mund te na sjellesh burimin se nga e ke nxjerr çmimin e 44$/fuçi?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

Aktualisht, nafta që eksportojmë ne (kanadezët) në Itali ka një çmim prej 50 $ për fuçi. Nafta që gjendet në veri-perëndim (nëse gjendet gjithmonë) mendohet të ketë një cilësi më të mirë (nivel më të ulët squfuri) se ajo e Patosit. Pra çmimi i naftës që mendohet të nxirret në V-P mendohet t'i afrohet çmimit të naftës të Gjirit Persik (në mos gabohem tek tema Lajme ekonomike ka një artikull të Korrieri që e kam postuar unë në lidhje me këtë lajm).

MLK, ku mendon ti se i marrin lajmet BBC, CNN, etj. nëse injorojmë palët e interesuara? Mendon se do bëjë gërmime më vete BBC për të vërtetuar të dhënat e kompanisë /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif ?
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

Perpara disa vitesh, si orientim per cmimin e naftes, Albeptrol sh.a bazohej ne cmimet e London Stock - Exchange, burse ne te cilen listohet dhe Bankers Petroleum qe shfrytezon puset e Patos-Marinzes. Nafta e kesaj zone eshte dhe nafta me e mire ne Shqiperi, me pas vjen nafta e Kucoves, Sheqishtes, Gorishtit etj.
Persa i perket zones veri-perendimore, mesa di une, bazuar ne studimet e gjeologeve shqiptare, ne perputhje dhe me karakteristikat e terrenit, cilesia e naftes mund te jete e njejte me ate te Delvines (nafte e cilesise se dobet - por zone e bollshme gaz-mbajtese). Ndoshta gazetaret e Korrierit do te dine dicka me shume dhe ndoshta kane cituar burime me te besueshme, por qe te flasim per cmim njesoj si nafta e Gjirit Persik me duket pak si e ekzagjeruar.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

eshte shume e ekzagjeruar qe nafta shqiptare te thuhet se do shitet sa ajo e arabeve, ajo e jona MLK une thashe "diku" 44 $ sepse aq ishte cmimi heren e fundit qe une e kisha pare por normalishte qe ajo ndryshon si cdo gje dikush tha se ka vajtur 50 $, snaa ngelet vec te gezohemi

BBC dhe rrjetet e tjera tv kane edhe ata gazetar te kontraktuar ne shqiperi qe me sa duket nuk ju eshte dukur kaq i cuditshem ky lajm ndersa fakti se nese nuk e jep BBC ne sitin e saj duhet ta vertetonte me para dhe vetem kshu do ishte e vertete prandaj dhe ato nuk e nxorren nuk e eshte e vertet ska baze se ajo mund te kishe permendur se filan kompani pretendon se ka kaq rezerva ne shqpiperi dhe ky eshte roli i tyre jo te kerkojne apo te bejne analiza.lol por te permendin lajme apo raportojne dhe mesa duket keta gazetaret e BBc etj ne shqiperi se kane dhene si lajm, nuk mendoj se ka shume lidhje kjo me vertetesine apo se duhet ti jepet kaq shume rendesi BBC dhe CNN
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

Më falni se u gabova, lajmi gjendet tek Gazeta Shqiptare në linkun e mëposhtëm;

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=14256

Aty thuhet se cilësia e naftës mendohet të jetë më e mirë se ajo e Marinëz-Patosit dhe unë këtë thashë. Ndofta nuk është e vërtetë por ndofta edhe është. Sidoqoftë, qeveria nuk ka ndonjë meritë në këtë mes... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/shrug.gif
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi

Ore, ishallah eshte thuaj. Behemi dhe ne popull me leke /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 
Top