Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

MLK, ai që e blen një pronë ligjërisht, pavarësisht nga koha kur e blen, është pronari i asaj prone që nga momenti i blerjes e tutje (derisa ai të mos e shesë apo falë). Problemi i lindur egziston mes pronarit të vjetër dhe shitësit të tokës. Në këtë mes ndërhyn shteti që dënon shitësin (nëse ky ka vepruar në kundërshtim me ligjin) dhe kompenson pronarin e vjetër me vlerën përkatëse të pronës (vlera e tregut në momentin e kompensimit). E shikon që çështja nuk është shumë e ngatërruar? Problemi qëndron se nuk ka shumë që kanë dëshirë të rregullojnë njëherë e mirë këtë çështje!
 

exp-s

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

po qe se ti blen nje gje te paligjshme atehere nuk ke ci ben,
puna eshte se ketu ka shume qe jane te ligjshem dhe qe nuk po ja ndjen njeriu te respektoje et LIGJSHMIT!
trojet e ligjshme jane nese ti i ke me gjithe deshire kerkimin ne hipoteka dhe arkiva shteti.
atao te hapin pune se jane procedura qe duan leke nen dore por pronrin e vertete them qe e gjen !
 

MLK

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Kondra ajo qe thua ti eshte zgjidhja me e drejte po problemi eshte se ne jemi nje shtet i kalbur e nuk besoj se kemi aq para sa te demshperblemje gjithe pronat e vjedhura, prandaj dhe problemi ka mbetur e nuk avancon. Po te ishte se kishte pare arka e shtetit sma do mendja qe Tosi nuk do ta zhyste doren apo Sala per te paguar pronaret e keshtu do binin rehat e to mbanin pronat qe kane grabitur e si ngiste me njeri se as qe i kercet qe ta vjedhin arken e shtetit, po ja qe spaska mo pare e po mundohen kujt tja fusin ne kete mes. E si gjithmone viktimat do jene populli, pronaret e vjeter e pronaret e rinj se per ata qe e kane vjedh as qe i kercet njeriu e skam pse te shtroj kete problem ne kete forme.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Ndërsa unë MLK kam një teori tjetër. Grabitja e pronave akoma nuk ka mbaruar dhe besoj se do vazhdojë edhe nja 10-12 vjet. Më pas do dali ligji për kompensim apo çfarëdo ligji që do i përshtatet asaj kohe. Paret nuk mungojnë sepse ; e para çështjet do kërkonin disa vite; e dyta, kompensimi vetë do bëhej pas ndonjë viti apo dy; e treta, zgjidhja e problemit të pronave i intereson edhe partnerëve të huaj ndaj mund të përfitonim kredi afatgjata!
 

antares

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

He he dhe kur flitet per pare, kini parasysh qe nuk kemi monedhe qe i reziston kohes si ajo e Zogut (e bazuar ne flori), po para prej letre qe sot kane nje vlere e neser nje tjeter. Para 1990 100 000 leke te vjetra kishin nje vlere te caktuar, sot sa vlejne 100$?
Bile edhe monedhat e Sulltaneve te 1500 e ruajne vleren e tyre meqe ishin ar apo argjend!
Pra pronaret e shkrete do marrin ca leke te qelbura qe brenda 2-3 vjeteve nuk do te kene ndoshta vlere per te blere edhe nje biciklete.
Prandaj ne shekuj shtetet nuk e kane pasur qejf perdorimin e arit per arsye monetare se kartmonedhen e shtyp me shumice (dhe shkakton inflacion qe eshte nje taksim sekret masiv i popullates) ndersa floririn e shkrete nuk ke sesi e fallsifikon (pervecse ndonje alkimist e zgjidh kete problem mijravjecar).
Ne cdo rast pronaret jane te humbur, eshte e hidhur po e vertete.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Por të paktën i jepet një farë zgjidhje dhe hecet përpara... Çështja më e rëndësishme sot për sot është rregullimi i çështjes së pronave dhe sa më shpejt të jetë e mundur.
A do të vijë ajo ditë që do rregullohet ky problem (secili të marrë atë që meriton: pronari pronën e hajduti burgun) kjo është tjetër gjë dhe mendoj se do marrë shumë kohë nëse një ditë do rregullohet siç duhet. Ngado që ta kthesh kokën ka zgjidhje por nuk ka vullnet!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Fillimisht postuar nga -:
[qb] Ne vitn 1445 xxxxxgjyshi im kishe shume toka .
Meqenese nuk pranoi te nderronte fene, turku i vuri taxa dhe i mori pronat.
Ato prona ia dha nje vasali te perandorise i cili, kur perandoria ra nga fiku, i shiti njerit per per pese leke. Prona kaloi ligjerish (sipas ligjeve te pushtuesve kuptohet) ne disa duar derisa A.Z. e njohu si te ligjshme. Pastaj e sekuestori italiani (ligjerish se i bente ligjet vete ne ate kohe) per te bere nje baze ushtarake dhe perpara se te "kriste ****** " e te kthehej ne te semes ia shiti dikujt qe sot e quajme ISH PRONAR. Te njejten toke sot e punojne disa familje fshatare (7501) dhe mezi arrijne ne fund te muajit.

KUSH ESHTE PRONARI I LIGJSHEM sot???????!!!!!!!
(te gjitha kalimet jane bere "sipas ligjit" ne fuqi ne cdo kohe) [/qb]
Nuk ju pelqeu te pergjigjeni?! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Nuk kisha piken e dyshimit <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

ne rastin e mesiperm (kuptohet qe ishte imagjinar) interesi i mbi nje toke te caktuar (e drejta e pronesise) hyri e doli nga disa "xhepa" ne disa epoka historike te caktuara dhe ne te gjitha raste u be SIPAS LIGJIT.
Ne rast se duam te kthejme rroten e historise prapa nuk besoj se mund ta bejme sejcili deri ne "stacionin" ku interesi ishte ne "xhepin" e tij.

Ketu nuk po flasim per prona te vjedhura (ne kundershtim me ligjin-ato jane thjesht ceshje gjykate e politika hyn ne menyre teper indirekte) por per kalime te ligjshme (sipas ligjit ne sejcilin moment) te statusit te pronarit (status juridik) mbi nje toke (dicka fizike qe asnje nga ne nuk e krijoi - tjeter diskutim ndertesat apo ...)

po perseris pyetjen time

Kujt i takon nje prone qe dikush e "zuri" duke vrare fshataret / qe ia sekuestroi turku / qe e shiti / qe u njoh nga ligjet e mbreterise / qe e sekuestoi Italiani / qe e shiti / qe enveri e sekuestroi e ia dha fshatareve / qe ia "dhane" kooperatives / qe ia mori Berisha / qe ia dha fshatareve / qe ia shiten nje fermeri profesionist????????????????

Ne cilen nga keto hallka te zinxhirit e identifikoni ju personin qe ka te drejte morale (sepse ligjoren sot e ka ai i fundit pa asnje dyshim) te kerkoje kete prone (te drejtat mbi token) ???????????????????

Pse te tjeret nuk paskan te drejte?
Mos harroni qe une thjesht po ndjek llogjiken e atyre qe kerkojne kthimin.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Nese nuk keni kohe e deshire te ndiqni arsyetimin sipas bazave konceptuale qe ju vete i vute (pronesia i kthehet atij qe iu sekuestrua pa nje te drejte "morale" te parit) deri ne momentin e pare te padrejtesise, pse atehere shqipetaret duhet te ndjekin llogjiken tuaj deri ne momentin kur ju intereson dhe nuk mund as te shkojne me thelle??????????????!!!!!!!!!!!!!!!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Pronat

Eltion Hoxha - 29/03/2005

BB: Shqipëria, reformën më të thellë në rajon për tokën

Në Shqipëri janë shpërndarë 1,6 milionë tapi për 546 mijë hektarë tokë ose mesatarisht 1 tapi për 2,93 ha


Që prej vitit 1991 në Shqipëri janë dhënë 1,6 milionë tapi për 546 mijë hektarë tokë, me një mesatare prej 2,93 hektarë për tapi. Kjo ka bërë që vendi ynë të renditet i pari në rajon, përsa i përket zbatimit të reformave të thella për tokën. Ky është një nga konkluzionet e bëra publike në raportin e fundit të Bankës Botërore për Shqipërinë. Në raport citohet se “Si rezultat i kësaj reforme, peizazhi i zonave rurale ka pësuar transformime drastike që nga viti 1990, me eliminimin e të gjitha ndërmarrjeve bujqësore shtetërore dhe me shpërndarjen e pothuaj 98 për qind të tokës bujqësore (546 000 ha) te familjet fshatare. Kjo e ka transformuar prodhimin fermer nga një strukturë e kolektivizuar dhe e komanduar në një sektor plotësisht privat, ku familjet bujqësore punojnë ngastra të vogla e të fragmentuara toke për konsumin e tyre privat dhe për treg”. Kullotat dhe pyjet në pjesën më të madhe të tyre nuk kanë qenë pjesë e proceseve të privatizimit. Vetëm vitet e fundit ato i kanë kaluar nën pronësi komuniteteve dhe personave privatë.
Deri tani në Shqipëri janë aprovuar 29 ligje dhe akte nënligjore për administrimin e pasurive të paluajtshme. Sipas raportit, legjislacioni aktualisht në fuqi siguron një kuadër të përshtatshëm ligjor dhe rregullues në mbështetje të funksionimit të tregut të tokës. Është në vazhdim procesi sistematik për regjistrimin fillestar. Është kryer topografimi, hedhja në hartë, dhe regjistrimi i titujve të pronësisë në një masë prej rreth 55 për qind të tokës bujqësore të shpërndarë ose në afërsisht 1,6 milionë parcela të tokës bujqësore.

www.shekulli.com.al
----------------------------------------------

Mos harroni se aktualisht ai i ish pronareve eshte nje problem qe NUK EGZISTON ne politiken shqipetare. Thelbesisht pozita e opozita (per shkak te votave te lira e demokratike qe duan) jane dakort me menyren e trejtimit te problemit.

Nese dikush desheron qe ky i pronave te behet nje problem shqetesues per politikanet duhet te ndryshoje strategjine. Denglat e tipit "prona eshte e shenjte" nuk pine uje sot. Dhe nuk do te pine uje as neser nese shkojne kunder interesit te pergjithshem te komunitetit.

Mos harroni INTERESI I KOMUNITETIT (i atyre qe votojne)
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Fillimisht postuar nga -:
[qb] Nese nuk keni kohe e deshire te ndiqni arsyetimin sipas bazave konceptuale qe ju vete i vute (pronesia i kthehet atij qe iu sekuestrua pa nje te drejte "morale" te parit) deri ne momentin e pare te padrejtesise, pse atehere shqipetaret duhet te ndjekin llogjiken tuaj deri ne momentin kur ju intereson dhe nuk mund as te shkojne me thelle??????????????!!!!!!!!!!!!!!!! [/qb]
Gene, të shkojnë aq thellë sa është e nevojshme deri tek një ligj që nuk mund të hidhet poshtë. Ai fshatar të cilit ja grabitën pronën, turku, italiani, beu apo maloku, të nxjerrë provat për pronësinë e tij të dikurshme, të drejtën e trashëgimisë mbi atë pronë si dhe provat e grabitjes. E ke parasysh besoj se nuk shkojmë dot larg. Me llogjikën tënde i bie që sa herë që pijanecët e të paaftët të humbin pronat e tyre të kenë tundimin të bëjnë revolucion sepse mund t'i falin përsëri pronat dhe ata kanë përsëri pare për pije apo një mundësi tjetër. Askush nuk e vendos dot se kur është mjaft, se kur kjo mundësi nuk egziston më!
Tani a e nxjerr dot se cili bej, turk, italian apo Enver mund të rregullojë këtë mentalitet të cilin ti e mbron me kaq zemër?

Në Shqipëri janë shpërndarë 1,6 milionë tapi për 546 mijë hektarë tokë ose mesatarisht 1 tapi për 2,93 ha
Sikur s'më dalin llogaritë mua o Gene. Shif se ky xhaxhi s'ja thoshka shumë <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> .
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

nuk ka rendesi fare ajo shifra dhe as te tjerat por titulli i artikullit (biles betem dy germat e para) po nejse ...

1- une po arsyetoj vetem ne baze te llogjikes se shprehur nga ata qe kerkojne kthimin e pronave "per shkak te drejtesise" dhe kjo llogjike con pashmangshmerisht ne ate lemsh te drejtash qe thashe me lart

2- provat e nevojshme caktohen me ligj qe krijohet nga perfaqesuesit e komunitetit e e mund edhe te jene (e egzagjeruar - por pse jo?) thjesht texte historike apo ndonje gojedhene apo ku di une se cfare (sa per ta ngaterruar punen me keq).

Une doja te theksoja (dhe me sa kuptova ti je dakort) qe ky lloj arsyetimi qe perdoret per te kerkuar kthimin e historise prapa nuk con asgjekund.
Duke ndjekur nje parim te tille sot nuk do te sillnim stabilitet ne prone PERKUNDRAZI. Do te ndodhte pikerisht ajo qe the ti - cdo here qe pasardhesit e nje pronari apo fshatari te falimentuar do te zgjohen, do te kerkojne qe rrota te kthehet prapa perseri (do e kene shtruar rrugen mire me gjithe ato para-mbrapa)
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Gene, ai fshatari i falimentuar prej paaftësisë së tij, prej demblellikut, prej aftësisë së tjetrit apo prej çfarëdo arsyeje tjetër gjen mbështetje në reformën agrare të 1945 dhe të 1992. Para 1945, të cënoje pronën e tjetrit e haje plumbin kokës (nga pronari) ndërkohë që sot rrezikon pronari të hajë plumb kokës pasi të gjithë pushtetarët, parelinjtë (në shumicën e rasteve janë pushtetarët parelinj) apo kriminelët e shohin si një mundësi pronësimi eliminimin e pronarëve (të rinj apo të vjetër). Pra sot jemi në stadin e pionerëve në Amerikë ku toka ishte për dhënie më të zotit (në rastin tonë më të fortit).
Dy reformat agrare që kanë ndodhur në Shqipëri kanë eliminuar në pjesën më të madhe ndjenjën e pronës si dhe gjithë të drejtat e përgjegjësitë që vijnë me pronën!
 

MLK

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Mallkimi me i rende sot ne Shqiperi eshte "te dhente zoti prone" <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

exp-s

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

atehere dikush ketu ka shkruar
kujt i takon nje prone qe dikush e "zuri" duke vrare fshataret / qe ia sekuestroi turku / qe e shiti / qe u njoh nga ligjet e mbreterise / qe e sekuestoi Italiani / qe e shiti / qe enveri e sekuestroi e ia dha fshatareve / qe ia "dhane" kooperatives / qe ia mori Berisha / qe ia dha fshatareve / qe ia shiten nje fermeri profesionist????????????????

Ne cilen nga keto hallka te zinxhirit e identifikoni ju personin qe ka te drejte morale (sepse ligjoren sot e ka ai i fundit pa asnje dyshim) te kerkoje kete prone (te drejtat mbi token) ?????????????????
meqe e ke shperndare sh ne kohe duhet te dish
atehere toka eshte e trashegueshme deri 7 breza , nuk jam i sigurt por eshte dicka e tille.
e duta nese per 20 vjet ti nuk e kerkon token tende atehere ai qe e ka zaptuar e perfton ligjerisht. kalim ne mirebesim. ne rast se ti ngre padi atehere zaptuesi nuk e perfton me token tende.
sic e dini njerezit nuk jane te perjetshem. si te tille nuk mund te kete prona te perjetshme.
ne fakt problemi qendron se sot ka shume pronare te ligjshem dhe gjalle qe nuk u kthehet prona.

ne kohen e Zogut jane bere hipotekat dhe jane te gjithe dokumentat e pronave, biles ka edhe nga ata te kohes se Turqise ne ato hipoteka.
per cfare do lloj veprimi tjeter te kryer arbitrarisht nuk merret parasysh si veprim.
hajt tung
mire do ishte te na liste noi juridiks apo magjistraturist se i dine me mire
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] Gene, ai fshatari i falimentuar prej paaftësisë së tij, prej demblellikut, prej aftësisë së tjetrit apo prej çfarëdo arsyeje tjetër gjen mbështetje në reformën agrare të 1945 dhe të 1992. Para 1945, të cënoje pronën e tjetrit e haje plumbin kokës (nga pronari) ndërkohë që sot rrezikon pronari të hajë plumb kokës pasi të gjithë pushtetarët, parelinjtë (në shumicën e rasteve janë pushtetarët parelinj) apo kriminelët e shohin si një mundësi pronësimi eliminimin e pronarëve (të rinj apo të vjetër). Pra sot jemi në stadin e pionerëve në Amerikë ku toka ishte për dhënie më të zotit (në rastin tonë më të fortit).
Dy reformat agrare që kanë ndodhur në Shqipëri kanë eliminuar në pjesën më të madhe ndjenjën e pronës si dhe gjithë të drejtat e përgjegjësitë që vijnë me pronën! [/qb]
Nuk me duket se kjo eshte e vertete
Toka sot i takon ligjerisht atij qe ia njeh ligji statusin e pronarit (ligji 7501 pergjithesisht) dhe nuk ka asnje dyshim per kete as ne shqiperi e as ne institucionet nderkombetare qe na "vezhgojne" (per kete arsye solla edhe ate artikullin me lart megjithse shifrat nuk kane asnje rendesi).

Ky diskutim nuk eshte ceshtje qartesie ne legjislacionin aktual por eshte thjesht ceshjte interesash (interesa te kunderta do te kete gjithmone)

Sic thashe edhe me lart, eshte menyra se si ish pronaret shtrojne problmin e argumentat qe perdorin ato qe i mbyllin rrugen nje debati te hapur e qarte ne masat (qytetare fillimisht e pastaj detyrimisht fshataret).
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Fillimisht postuar nga exp-s:
[qb] atehere dikush ketu ka shkruar
kujt i takon nje prone qe dikush e "zuri" duke vrare fshataret / qe ia sekuestroi turku / qe e shiti / qe u njoh nga ligjet e mbreterise / qe e sekuestoi Italiani / qe e shiti / qe enveri e sekuestroi e ia dha fshatareve / qe ia "dhane" kooperatives / qe ia mori Berisha / qe ia dha fshatareve / qe ia shiten nje fermeri profesionist????????????????

Ne cilen nga keto hallka te zinxhirit e identifikoni ju personin qe ka te drejte morale (sepse ligjoren sot e ka ai i fundit pa asnje dyshim) te kerkoje kete prone (te drejtat mbi token) ?????????????????
meqe e ke shperndare sh ne kohe duhet te dish
atehere toka eshte e trashegueshme deri 7 breza , nuk jam i sigurt por eshte dicka e tille.
e duta nese per 20 vjet ti nuk e kerkon token tende atehere ai qe e ka zaptuar e perfton ligjerisht. kalim ne mirebesim. ne rast se ti ngre padi atehere zaptuesi nuk e perfton me token tende.
sic e dini njerezit nuk jane te perjetshem. si te tille nuk mund te kete prona te perjetshme.
ne fakt problemi qendron se sot ka shume pronare te ligjshem dhe gjalle qe nuk u kthehet prona.

ne kohen e Zogut jane bere hipotekat dhe jane te gjithe dokumentat e pronave, biles ka edhe nga ata te kohes se Turqise ne ato hipoteka.
per cfare do lloj veprimi tjeter te kryer arbitrarisht nuk merret parasysh si veprim.
hajt tung
mire do ishte te na liste noi juridiks apo magjistraturist se i dine me mire [/qb]
Nuk e kutpova se cfare doje te thoje!

Ne rastin qe te permenda te gjitha kalimet e pronesise jane bere sipas ligjit (ligjit qe vepronte te sejcinen kohe - dhe jo te ndonje ligji hyjnor te pare ne enderr nga ndonje profet i caktuar) ashtu sic i gezojne sot fshataret pronat SIPAS LIGJIT

Personalisht ju ftoj te mos e beni disktimin lemsh kur kerkoni kthimin e pronave pasi kjo shkon vetem ne te mire te atyre qe nuk duan zhvillimin e nje debati te tille (psh nje qe ka pronen aktualisht dhe do te rrezikonte ta humbte nese debati do te jepte fryte)
 

exp-s

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

debat mund te besh per dicka tjeter por jo per ate qe eshte e shkruar edhe ne kushtetute
PRONA ESHTE E SHENJTE DHE E PATJETERSUESHME
nga kjo nuk mund te levizesh as edhe nje centimeter.
po levize qe ketu humbet nocioni nga me kryesoret i shtetit te se drejtes.
ketu ka ca qe kane zene pronat e te tjerve dhe dalin ne televizor dhe thone qe ta blejne me cmimin e tokes bujqesore ne vitin 1991?
ose me cmimin e 1945?!
sot ka shume familje te ndershme ne tirane te cilat jetojne ne apartamente te kohes se xhaxhit me sip 60-70 m2 qe nuk kane zene as edhe nje centimeter shkalle jo me troje e toka rreth e qark tiranes etj, dhe qe i paguajne dritat e ujin e taksat e bashkise nje me nje.
nderkaq ke sa te duash te ardhur qe kane zene nje toke apo e kane blere tek nje mashtrues, qe kane bere nje shtepi tek 300 m2 minimumi , qe neser ajo shtepi mund te vleje 10 apartamente, qe nuk paguajne taksa e drita e uje, por qe kane uje 24 ore drita pa ndalese, qe nuk kane paguar as edhe lejen e ndertimit , pra jane komplet informal, por ne kushte me te mira se nje pjese e konsidurueshme e qytetareve te tiranes qe zbatojne ligjin.
dhe qe sot ata duan qe e gjithe kjo tu falet pra keta qe jane te PALIGJSHEM behen te LIGJSHEM pa paguar as edhe nje gje!
kjo eshte gjeja me absurde ne bote.
perpara ligjit jane te gjithe te barabarte, por ne kete shtet te kalbur po u bere presion te rrine urte. sic ka the z nano q... nene te te thone babe!
nje pjese e konsiderueshme e te ardhurve jane ne gjendje te mire ekonomike. kane bere vila, kane makina, biznese etj. dhe qe nuk kane paguar as eshe nje lek per te gjitha keto.
po ashtu ka edhe qe jane te keputur fare. qe nuk kane as edhe rroba per te veshur.
kam frike se keta te fundit , te keputurit, kane per te paguar koston e legalizimit. qe, per mendimin tim do jete nje poshtersi.
nderkaq ish pronaret nuk kerkojne te marrin nga keta qe s'kane c'te japin. ata kerkojne nga shteti, i cili nga ana tjeter vjedh per hesap te tijin.
se fundmi procesi i legalizimeve doli sh i shtrenjte, sepse nje pjese e parave do shkonte per urbanizimin e zonave gjoja, qe ne te vertete do te mbahej nga shteti pjesa e parave te paguar per legalizim.
A mund ti besosh ketij shteti leket e urbanizimit? ketij shteti qe vjedh ne mes te dites qytetaret e tij!
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Shqiptaret nuk e duan me gjithe zemer token e tyre, se po ta donin ate ata do e kishin mbrojtur me gjak ne vitet e reformes agrare.Fakti tjeter eshte qe shqiptaret e lene gjithmone vatanin e tyre perte emigruar ne vend te huaj.Nuk eshte toka qe u mungon shqiptareve, por eshte mungesa e ligjeve per te shtyre deshiren per te punuar dhe fituar me dunjitet.Nqs ne shqiperi do kishte rregulla dhe ligje toka s'do kishte aspak vlere.Ne shqiperi asnjeri me sa di une s'paguan taksa per token.Toka ti jepet atij qe e meriton.Mendoj se forca eshte zgjidhja me e mire per rregullimin e kesaj ceshtje te komplikuar.
 

exp-s

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

ashtu eshte, forca e zgjidh kete pune.
neser ai do jete me i forte do ua marre atyre te tjereve!
c'jane keto mendime ?
po nuk pati rregulla atehere nuk je me as edhe i civilizuar.
keto e ca te tjera na ndajne nga kafshet!
ky eshte problemi qe nje shoqeri shqiptare e semure ndikon padyshim edhe ne prone.
ajo puna e forces ndikon edhe ne fusha te tjere jo vetem tek prona, eshte semundje e perhapur ne shqiperi!
sa per punen e tokes ne shqiperi, sic e dine te gjithe ne jemi vend malor dhe ajo pak toke qe eshte e ka nje vlere te madhe per te gjithe.
dhe ta dish qe vlen sh leke por me te vertet sh leke!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Me fal per injorancen time exp
Ne cilen pike te kushtetutes thuhet qe prona eshte e SHENJTE?

Po te jete keshtu e ndryshojme <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

Mos e redukto ceshtjen thjesht tek legalizimi i bathores. Ai eshte nje problem relativisht i vogel dhe i ndryshem nga ai qe po trajtojne ketu(mbase do te meritonte nje teme te vecante) Personalisht nuk do i legalizoja si ndertime te patundshme por si te perkoshme per nje maksimum 10 vjecar apo do te ndertoja nja dy tre pallate nga 15 kate ku do te merrnin me qera me cmim politik 15m2 per fryme ne apartamente (edhe do te punesoheshin ne ndertimin e tyre pa rroge po me ulje te qerase)


NEJSE
une te ftova te mos i besh punet lemsh nese te intereson qe debati per kthimin te marre jete.

Hiq nga debati shenjterine e prones (se nuk e pjerdh askush kete argument - toka eshte e shqipetareve qe e administojne ne menyre demokratike dhe pike) dhe vazho argementimin qe nise me lart se je ne rruge te drejte.
 
Top