Xhoi ne azilin e pleqve
Lexojeni kete nga shtypi i sotem:
Vizita e radhës e Xhoana Nanos dje ka qenë në Shkodër. Pas një turi takimesh në disa rrethe të vendit, ajo ka shkuar në qytetin verior ku ka realizuar një takim në Shtëpinë e Fëmijës dhe në Azilin e Pleqve. Ndërsa Xhoi është pritur ngrohtësisht në ambientet e jetimëve, nuk ka ndodhur kështu në shtëpinë e të moshuarve. Një keqkuptim, falë një vonese të vogël, e ka privuar atë nga ajo ndjesi e këndshme që ka marrë në të gjitha takimet e tjera. Fillimisht Xhoana Nano ka shkuar në Shtëpinë e Fëmijës. Për 15 minuta ajo ka qëndruar mes vogëlushëve duke u dhuruar atyre ngrohtësi. Gjatë vizitës, zonja Nano ka kërkuar të njihet me gjendjen dhe nevojat që ka ky institucion. Më pas, përmes gëzimit fëminor, ajo u ka dhuruar jetimëve një televizor dhe veshmbathje. Vizitën e dytë Xhoi e ka bërë në Azilin e Pleqve. Që në orën 10.00 të ditës së djeshme, 58 të moshuarit me buqeta me lule prisnin gruan e kryeministrit. Ndërsa e qeshur si gjithmonë, Xhoi është përshëndetur me ta, disa nga pleqtë i kanë kthyer shpinën. Të moshuarit ishin irrituar pasi kishin pritur për pak kohë në të ftohtë, ardhjen e saj. Kjo më tepër për faktin se dikush kishte thënë se znj. Xhoana po pinte kafe në një lokal kur ata po prisnin në të ftohtë. Madje një nga pleqtë ka bërtitur "poshtë Fatos Nano". Kurse një tjetër ka refuzuar trikon që i ka falur ajo. Pavarësisht kësaj surprize të pakëndëshme në Shkodër, Xhoana ka kaluar çdo gjë me buzëqeshjen e saj të natyrshme. <span style="font-weight: bold"> Ndërkohë, drejtuesit e Azilit të Pleqve kanë sqaruar se disa prej pleqve janë me probleme. I moshuari i cili kishte bërtitur kundër Nanos, ndoshta ende nuk e kishte mësuar marrëveshjen mes kreut socialist dhe liderit demokrat Sali Berisha.</span> Të tjerë të moshuar kanë shoqëruar Xhoin në vizitën e saj për më shumë se 15 minuta. Në fund të takimit Xhoana u ka dhuruar azilantëve tre bolierë "Ariston".
Une ju betohem, mbi nderin e motrave te atij qe poston me Dardania qe keshtu e ka shkruar shtypi dhe eshte shtyp serioz dhe jo humoristik.