XHAKONDA

Artemis

Primus registratum
Re: XHAKONDA

:lol: :lol: :lol:

:thumbsup:

e pra Monalisa, de!! Disa djersine teksa e shohin ne "sy"... te tjereve ju qesh pas nje kohe... te tjereve u duket si demon!
 

manushaqe

Primus registratum
Re: XHAKONDA

mona%20lisa%20week%20in%20the%20usa.jpg


/pf/images/graemlins/wink.gif
 

peson

Primus registratum
Re: XHAKONDA

.Historik mbi portretin më të njohur në botë, Zhakonda e da Vinçit. Në frëngjisht njihet si La Joconde ; italisht - La Gioconda ; ndërsa në shumicën e gjuhëve të tjera të botës njihet si Mona Lisa.


.Lisa Gherardini Giocondo (Mona Lisa) lindi ne 1479 dhe mendohet te kete qene rreth 24 vjec ne kohen kur Leonardo pikturoi portretin e saj.

.Ne 1495 ( 16 vjec) Lisa u martua me Francesco Di Bartolomeo Di Zanobi del Giocondo, i cili kish pas qene i martuar dy here (grate kishin vdekur) dhe ishte 19 vjec me i madh se Lisa. Duke qene i pasur, egziston besimi se ai ka paguar da Vincin per ti bere portretin e gruas se tij (ky portret nuk u be ndonjehere pjese e koleksionit te tij (Francescos)).

.Da Vinci ka perdorur efektin e "sfumatos" per te pikturuar portretin e Mona Lises, kjo per te shmangur vijat dhe per te krijuar nje efekt atmosferik.

.Ne 1530 piktura i kaloi mbretit te Frances, Francis I , i cili pagoi gati $105,000. Ne ate kohe piktura mund te admirohej vetem nga klasa e larte qe kishte hyrje ne pallatin mbreteror.

.Ne 1625 fama e piktures kishte marre dhene, ne ate kohe Duka e Buckingham po mundohej ta blinte kete pikture per Angline.

.Ne 1650 piktura u leviz ne "Louvre" , shtepi mbreterore ne ate kohe (sot muze).

.Gjate viteve 1700 piktura u mbrojt ne banimet private te mbretit. Ne 1800 u vendos ne dhomen e gjumit te Napoleonit, ne Tuileres, deri ne 1804, kohe ne te cilen u zhvendos ne Galerine e Madhe te Muzeut Louvre.

.Ne kohen kur piktura u be publike, jo vetem shume piktore e admiruan dhe filluam te punonin mbi kopjet e saj por dhe masat i dhane nje vleresim shume te larte. Nga mesi i viteve 1800 kjo pikture ishte kthyer ne nje legjende.

.Ne 1911 Mona Lisen e vodhen nga muzeu. Ne kete kohe ajo u publikua ne gazeta, piktura madje dhe kartona per femije.
.Pablo Picasso ishte nje nga njerzit qe u moren ne pyetje ne kete kohe. Ai kishte blere me pare disa skulptura gurri nga nje burre i quajtur Pieret (skulptura te cilat ishin vjedhur nga po i njejti muze), rrjedhimisht Picasso mendonte se Mona Lisa ishte vjedhur nga i njejti njeri.

.Ne 1939 kur ne France filloi Lufta e Dyte Boterore, muzeu Louvre evakuoi punimet me te shtrenjta dhe te rendesishme (ketu dhe Mona Lisa), ne nje vend larg Parisit.
.Per te treguar se keto punime ishin akoma ne gjendje te mire, njerzit qe u moren me mirembajtjen e tyre perdornin kodin "la Joconde a le sourire" (Zhakonda eshte duke qeshur).

.Ne 1963 Mona Lisa u paraqit ne nje Galeri Nacionale ne SHBA ku gati 1 ½ milion njerez qendruan ne rradhe per ta pare. Po ne kete vit Salvador Dali shkroi nje artikull per Art News (Lajme Arti) ku diskutonte teorite e tij mbi efektet provokuese te kesaj pikture. Ku artikull u publikua perseri ne 1992 (faqja 166).

.Mona Lisa u paraqit ne Japoni ne pranvere te vitit 1974, ne muzeun Nacional te Tokios. Piktura terhoqi gati 1.5 milion vizitore, duke arritur nje rekord per vezhgues pikturash ne Japoni (rekordi nuk eshte thyer akoma). Xhami me tre shtresa i cili mbron Mona Lisen ishte dhurate e Japonezeve pas kesaj "vizite te piktures" ne Japoni.

.Ne 1982/1983 artisti japonez Tadahiko Ogawa krijoi nje kopje te Mona Lises te perbere nga 63 feta buke, te thekur. Origjinali i kopjes* ekspozohet ne Mexico City ndersa ne Orlando, Fl (SHBA) eshte nje tjeter kopje e krikuar nga Ogawa por duke perdorur "material/ushqim" tjeter.
Ky ishte krijimi i tij i pare. Ne koleksionin e tij bejne pjese dhe "Gostia e Fundit" e da Vincit si dhe "Lindja e Venusit" nga Botticelli.


.Kopja me permasa me te vogla te kesaj pikture eshte krijuar nga Yves Gerard ( 9x13 milimetra) nga Luxemburgu, dhe ndodhet sot ne Muzeum e Miniaturave ne Drome, Fronce.

.Eric Harshbarger krijoi nje mozaik te titulluar "Mona Lego" (pasi perdori LEGO te zeza, blu, jeshile, te kuqe, te bardha dhe te verdha). Per kete projekt ju deshen rreth 2000 LEGO. Permasat e mozaikut jane 6 kembe e gjere dhe 8 kembe e larte.
.Artisti bashkekohor Karen Eland krijoi Mona Lisen duke perdorur kafe (qe pijme) si ngjyre dhe e titulloi krijimin "Mona Latte" .

.Monalisa eshte perdorur si karakter ne kartona per femije si Breshkat Ninja ( Ninja Turtles) ; u perdor si sfond per lojrat e reja te Star Trek si dhe njerzit krijuan nje lule te quajtur Mona Lisa e cila zgjatet gati 2 kembe nga toka dhe perbehet nga tone te ndryshme te rozes.

.Ne 1990, artistja franceze Orlan ka filluar serine e gjashte operacioneve plastike ne menyre qe te duket si nje "krijim kompjuterik", i cili u formua nga bashkimi i fotove te Mona Lizes, Psyche (e Gerome) si dhe "Lindja e Venusit"(Botticelli). Deri tani aktorez i kane dhene ballin e Mona Lizes, hunden e Psyche dhe mjekren e Venusit.

.Ne 2000 ne Japoni u hap ekspozita " Les 100 Sourires de Monna Lisa" ( 100 te qeshurat e Mona Lises), ku moren pjese punime te artisteve te cilin kishin kopjuar apo kishin rrikrijuar "Mona Lisen" pergjate 5 shekujve te shkuar.

.Egziston gjithashtu nje teori e cila trajton idene se Xhakonda mund te jete nje vete-portret i da Vincit.
 

Nadia81

Primus registratum
Re: XHAKONDA

kur e kam pare ne Louvre, nuk me ka bere pershtypjen qe prisja...Shtoji kesaj turmat e njerezve qe nuk te lene rehat, berrylat qe duhet te japesh qe te shkosh deri afer piktures, dhe faktin qe ishte e mbuluar nga nje xham!

Ose une e pashe per shume pak dhe nuk kisha mundesi ta shijoja, ose MonaLisa eshte mbivleresuar nga te gjithe, dhe te ndikuar nga leximet qe kemi per te, mendojme se "ndjejme" ndonje gje te vecante kur e shohim vetem sepse te "ndjesh" dicka dmth qe ke shpirt artistik!
 

Rambla

Primus registratum
Re: XHAKONDA

Ti bravo per sinqeritetin , por ajo s'vlen per te gjithe.
Une psh skam pare origjinalin, por ne shpi qysh e vogel kam pas nje kopje te piktures, dhe ajo me pelqente shume, keshtu qe imagjino sa do me pelqej origjinali (shpresoj ta shoh se shpejti). Si femi as qe me interesonte atehere tu duksha per 'shpirt artistik' apo te tjera si keto. Pastaj po te ishte si thua ti, pse s'konsiderohet nje pikture tjeter si kryevepra me e bukur ne bote, por pikerisht xhokonda?

p.s. te jap plotesisht te drejte per punen e njerezve, brrylave..etj /pf/images/graemlins/laugh.gif :thumbsup:
 

zog

Primus registratum
Re: XHAKONDA

nadia ka te drejte per faktin qe ne jemi te pergatitur TE PELQEJME, te stervitur per kete. pra ne PARAPELQEJME.

kjo do te thote qe nadia po te mos ta kishin shpene RRETHANAT (shkolla, turizmi, librat, etj) asaj as do ti behej vone te shkonte te shikonte mona lizen bile as vete parisin, nga kurreshtja e saj personale.

ajo eshte e sinqerte kur thote, qe nuk e pelqen xhakonten, dhe as sheh pse duhet ta pelqeje, por tregohet e cunguar kur fillon e gjykon per te, hedh dyshimin mbi vlerat qe mund te kete, suksesin e saj, kohen qe e lindi, etj.

ketu nadia gabon.

rritu nadia njehere, e pastaj ......
 

epiphany

Primus registratum
Re: XHAKONDA

pvr fames se saje Monna Lisa eshte nje pikture e thjeshte me e vogel se posterat qe e figurojnee pikturuar ne nje tavolete druri, atmosfera e saj si e turbullte i lihej padronances se stilit te sfumuar te da vincit.fakti qe Monna Lisa eshte opera artit me e famshme ne bote nuk ka te bej me buzeqeshjen e saje enigmatike dhe as interpretimeve misterioze te shume historianeve te artit.Monna Lisa eshte e famshme sepse Da Vinci e konsideronte vepren e tij me te mire.e mbante gjithmone me vete pikturen dhe nese e pyesnin per arsyen pergjigjej se e kishte te veshtire te ndahej nga ekspresioni i tij sublim mbi bukurine femerore.mgjth shume eksperte arti e dinin qe perkushtimi i Leonardos per Monna Lisen nuk kishte te benete me vlerat artistike.po ta vesh re me vemendje skena qe ndodhet pas shpatulave te Monna Lises eshte e crregullt.ne te majte vija e horizontit eshte me e ulur se ne te djathte.duke ulur kete sfond ne te majte Leonardo ka bere te mundur qe Monna lisa te dukej me e madhe ne pjesen e majte se ne te djathten.e majta eshte feminile ndersa e djathta maskile.kjo vjen ngaqe leonardo ishte nje mbeshtetes i principeve femerore dhe e ka bere te duket me madheshtore ne te majte se ne te djathet.ai ishte per ekuilibrin midis mashkullit dhe femres.mendonte qe nje qenie njerezore nuk mund te ndricohej nese nuk permbante njekohesisht elemente mashkullore dhe femerore.Monna Lisa e tij nuk eshte as mashkull dhe as femer por permban nje mesazh te holle androgjenie.eshte nje shkrirje e te dy sekseve.edhe emri vjen nga shkrirja e emrit te perendise egjiptiane te fertilitetit mashkullor Amon dhe nga pjesa femerore e kesaj perendie qe ishte L'Isa.
 

Bamir Topi

Primus registratum
Re: XHAKONDA

me tere mend ne artet figurative hyjne keto?!sikur s-ta mbushin me ndjen dhe aq e megjithate bravo s6t6n6 se jane shume te bukura.
 
Top