Re: www.zgjedhje.com
Vetem Copy / Paste nga Mesazhet Vetjake:
****************************************
MJAFT i vertete
I/e sapoardhur
Anëtar/e # 12462 Shkruajtur më 24 Qershor, 2005 07:38
--------------------------------------------------------------------------------
kam dy dite qe po perpiqem te kuptoj se cfare po ndodh, por nuk me pelqen asnje nga perfundimet, ndaj vendosa te te shkruaj dy rrjeshta te cileve mund edhe mos t'u shkosh deri ne fund per aq sa te intereson nese te vijne nga nje perfaqesues real i Mjaft...
Kam frike se i tere ky konfrontim i turpshem qe po ndodh ne kete temen zgjedhje.com, po i ben shume keq Mjaftit dhe Asan-it bashke. E kuptoj qe e ke marre personalisht si sfide per te nxire imazhin e Mjaft, por ndodh qe kur baltos, behesh dhe vete pis. Ky ka qene nje nder parimet qe e Mjaft eshte munduar te ndjeke dhe si rrjedhoje, zyrtarit po te konfesoj qe gjerat qe shkruhen kunder Asan nga ata qe perpiqen te na mbrojne, por qe shpesh na bejne dem (ndodh edhe keshtu...)nuk kane as edhe nje pike te perbashket me konsideraten reale qe ka Mjaft per Asan.
Pak histori: Ti me siguri qe e ke shok Gert B. Eshte djale shume i mire, fantastik. Sikur edhe ai vete te ishte qe te shkruante njemije e nje te zezat per Mjaft, kjo nuk do t'a ndryshonte kurre kete mendimin tim per te. Eshte ceshtje kendveshtrimesh, duke i pare gjerat ndryshe nen nje etike te pranueshme, s'ka pse te nderhyje me nje maredhenie qe eshte krijuar jashte rrjedhes qe na merr jeta. Kjo ende ska kuptim per ty, sepse per ty, gjerat kane rrjedhur ndryshe, ne kemi vjedhur idene mbi nje website...
Historia e vertete e website eshte shume e vjeter. Ajo u be shume e realizueshme dhe qellim per ne mbas nje bisede qe patem mbi kete me Gert Bogdanin. Ideja e webit u fut tek aktivitetet e pergjithshme te fushtes per zgjedhjet. Ne mendjen tone, ai ishte projekti i Gertit dhe qe do drejtohej nga Gerti, por per disa arsye te cilat Gerti ende nuk na i ka thene, ai nuk pranoi t'a bente nje gje te tille. Ne sinqerisht, nuk mund te hiqnim dore me...
Shume gjera qe po shkruhen, jane shume shume te shemtuara dhe te padrejta.
Jam e sigurt qe ti nuk do ti kaperceje kurre kufijte e etikes nese nuk do te ishe fyer nga nje nderhyrje e pavend, e pahijshme, e cila mori nje rrjedhe shume te shemtuar, kur ai qe e kishte per aq zemer unevotoj.com, fare mire mund te hapte nje teme te re, pa nderhyre ne temen tuaj. Per kete te kerkoj ndjese, ne emer te te gjitheve! Nuk u be nga nge Mjaft, por nga nje person emotiv.
Te lutem, kete mesazh merre si nje perpjekje per te thene dicka qe vjen vertet nga Mjaft. Te gjitha kritikat na hyjne shume ne pune, per aq kohe sa nuk kalojne ne ofendime dhe goditje te uleta, por edhe kjo na jep mesime.
Tani disa pyetje, por mos mi merr me te keq, dua vetem te kuptoj me shume:
Ti vertet mendon se Arbi, Eri Endri etj do te kishin kohe te shkruanin neper forume???
Ti e njeh vete Arbjan Maznikun apo M.Liken? Te japin vertet pershtypjen per te bere asocime te tila si Arbjan Mazniku (Lika)?????
Vertet beson se e kemi shitur sondazhin me 500 mije usd???
Asnje nga ne nuk eshte perfekt dhe as qe e enderrojme te na mbajne apo te mbajme veten per te tille. Perpiqemi fort, me tere takatin qe kemi ne gjera qe besojme, dhe asnje nga ne nuk e ben per tu pasuruar, por per besimin tek zhvillimet pozitive. Une nuk kam asnje lloj force apo mundesie te te bind mbi vertetesine e sondazhit, nuk mund te te mbush mendjen qe nuk u shitem sepse ti e ke ndare mendjen, dhe e vetmja menyre eshte ose mirebesimi (qe ti nuk e ke), ose te ishe pjese e procesit e te shihje jo vetem sikletin qe pllakosi zyren e tere nga ai rezultat, por edhe perpjekjet e papagueshme te tere atyre cunave e gocave mbas sulmeve qe na u bene nga e tera palet, po ti shihje keto e te tjera ndodhi te shkuara, e te tjera qe na presin, vetem athere do ta kuptoje se askush nuk e ben per para, sepse askush nuk paguhet aq shume sa besohet (nuk e kam fjalen per 300$), sepse askush nuk paguhet ne menyre te vazhdueshme se mjaft nuk ka patur ndonjehere fonde administrative, por vetem ne baze projektesh -Dhe eshte shume e veshtire, besome! Orari i punes fillon ne 9.30 dhe nuk ekziston nje mbyllje, sepse ajo varion nga ora 9 e darkes deri ne 1 te mengjesit, sipas nevojave dhe fundjavat jane harruar prej kohesh tashme...-kjo nuk eshte per leke, por per besim.
Me ndje nese e teprova me keto gjera gjoja "mallengjyese", cdo njeri eshte i lire te beje zgjedhjen e vet-e kam te qarte.
Shpresoj qe te kem sqaruar sadopak anen reale te tere kesaj....
--------------------
Shkunde Voten!
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 1 | Nga: Tirane | Regjistruar: Qesh 2005
summertimez
Anëtar/e
Anëtar/e # 756 Shkruajtur më 29 Qershor, 2005 05:31
--------------------------------------------------------------------------------
Nese ke kaq pasterti sa c'tregon edhe ne mesazh, nese ke aq 'guts' sa c'tregon me protesta.... dhe shume nese te tjera me rradhe...
Postoje ne AF ate qe me shkruajte mua!
Ndryshe e postoj une! Por qe te shoh qe nuk ke humbur kohen kot duke e shkruajtur, por i ke menduar ato qe ke thene, duhet ta shkruash ne AF.
Te kesh parasysh dicka, une nuk e vras mendjen fare! Kisha vite qe nuk shkruaja ne AF, por hipokrizia juaj ma zgjoi deshiren per te shkruar e per t'i treguar njerezve c'eshte e drejte!!!!
--------------------
** Gjeneza =
www.zgjedhje.com **
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 53 | Nga: NYC | Regjistruar: Nën 2002
« Shuaj Mesazhin Vetjak » Nuk mund t'i përgjigjeni këtij mesazhi privat derisa marrësi të përgjigjet.