Fillimisht postuar nga stil15:
[qb] Te nderuar Albforumsa!
Gjerat bazohen ne fakte, ndaj nuk po e zgjas me filozofira, koincidenca, konstatime “obskure”, etj, etj:
---
FAKT 1: E hapa kete teme, thjesht per informacion dhe per diskutim te qete. Nuk isha une qe erdha ne temen tuaj per te thene qe
www.zgjedhje.com, eshte me e mire, por JU (Alibaba dhe ndjekesit e tu besnike Arushi Kolargol dhe …ushet e tjere). Nuk me intereson se kush jeni dhe nuk dua ta di, por te pakten ne fund te 100 diskutimeve banale, mos thoni qe e vetmja gje qe ju intereson eshte qe te informohet publiku, sepse po te ishte keshtu, nuk do kishit bere hapin e pare e hedhur zjarr nje diskutimi te tille.
----
FAKT 2:
www.zgjedhje.com eshte prezantuar shume kohe me pare sesa
www.unevotoj.com , ndaj meqe, duke gjykuar nga emrat tuaj, i paskeni qejf historite e perrallat (Arushi Kolargol duhet t’i mbaje mend mire, se s’ka mbushur akoma as moshen per te votuar-1988 apo jo?) po ju tregoj dhe une nje:
Na kujtohet te gjitheve besoj ajo historia me qengjin dhe ujkun. Ne burimin ku ujku po pinte siper dhe qengji poshte, ujku akuzonte qengjin se i turbullonte ujin! (S’ka nevoje per koment besoj!)
----
FAKT 3: Qe nga drejtuesit e ASAN e deri tek personat qe punojne ne terren, nuk paguhet ASNJERI prej tyre (ndonjehere i duhet edhe te hedhin leke nga xhepi per te bere dicka), ndaj ju lutem mos hajdeni ketu te permendni grafikat me te bukura (te realizuara nga PROFESIONISTE) dhe lodhjen e madhe ne terren – se ne fund te fundit kush paguhet, per detyre e ka te lodhet dhe ta beje punen mire.
----
FAKT 4: Informacionet dhe numrat e kandidateve, kur dalin, i jepen njelloj, si ASAN-it ashtu dhe Mjaftit, ashtu dhe X-it, njesoj dhe Y-it. Po keshtu ndodh edhe me NDRYSHIMET e numrit te kandidateve, njesoj fare, si juve ashtu edhe neve. Nuk ka asnjeri ekskluzivitet.
Prandaj i nderuar Alibaba, nuk eshte “KOINCIDENCE” qe ne kishim X candidate te LSI –se dhe Y te LZHK-se, apo ku di une (sa mire qe paskeni patur durim t’i numeroni!), eshte FAKT!
Nje kuriozitet, cili eshte “shtabi i LSI-se”? Dicka eshte e sigurt, ASAN nuk egziston qe ta njohin partite, sepse eshte nje organizate krejt APOLITIKE, ata qe duhet ta njohin jane STUDENTET dhe Institucionet qe kane te bejne me ta.
----
FAKT 5: Ju keni marre X leke per realizimin e website tuaj, ASAN nuk ka marre ASNJE lek, i gezofshi pra ato leke…nuk e kuptoj ku eshte shija juaj e hidhur, etj, etj, (te hidhur duhet ta kishim ne, sepse ideja jone e treguar ne mirebesim PARA SHUME MUAJSH, u perdor nga te tjere, po nejse muhabet i gjate ky…), atehere ku eshte problemi???
– Eshte thene disa here me siper nga Forumistet: Asgje nuk i prish Shqiperise te kete 2, 3, apo 10 website te ketij lloji.
Nga i gjithi ky diskutim, me vjen ndermend (e ju kerkoj ndjese nese gabohem) vetem nje pergjigje:
Frika mos thone donatoret: “Po Mjaft-i, pse na mori gjitheato leke, kur ky lloj website u beka edhe pa leke fare sic e bene vullnetaret e ASAN-it?”
Nese eshte kjo…te na falni qe “ju krijuam probleme” ne kete drejtim, e beme teresisht pa qellim, jo per gje, por kur po punonim per websiten tone, as qe e kishim mendjen tek ju, por te studentet.
----
FAKT 6: BOTA NUK RROTULLOHET RRETH Mjaft-it! Ndaj mesohuni ta perballoni konkurencen ashtu sic duhet, sepse pervec eksluzivitetit te disa lokaleve te Tiranes, nuk besoj se mund t’ju lejohet me teper!
---
Nuk po e zgjas me, duke ju kujtuar se keto nuk ishin idera te miat, por thjesht FAKTE!
P.S. Dhe e gjithe kjo nisi vetem nga nje adrese interneti, mendo po te kisha shkruar ndonje fjale me shume… [/qb]