www.enverhoxha.net

jula

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Se mos harroj:

Trokisni tek KONTAKTI dhe dergojuni nje mesazh admiruesve te "burrit te madh te shtetit"!!!
Ate qe mendoni...une u dergova nje pjese te listes se 200 "petriteve" te '41-shit.
Figurojne ne te emrat e Miladin Popovicit dhe te derguarve te tjere jugosllave. Kot, sa per te bere te qarte nen c'krah u rrit PKSH :sigurisht jo nen ate te partive proletare te Frances apo Gjermanise...
 

atena

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

une them qe eshte e drejte te ekzitoj nje faqe e tille se po te mos ekzistonte kjo faqe asnjerit nga ne nuk do ti binte ndermend te fliste dhe te tregonte per enver hoxhen&C.
po pse te kufizohemi ne nje emer i harruam kaq shpej komshijte spiune qe ngriheshin ne mbledhjen e lagjes se dikush kishte bere nije antene te shtrember per te pare stacionet e huaja
punen vullnetare te detyruar...
ditet e humbura te mesimit per pantallona te ngushta o te gjera
floket o teper te gjate o teper te shkurter...
ishim ne (o kush per ne) qe te mbyllur ne guasken tone po hanim vetveten.......
 

receli

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Nexhmije, kerko te falur publike!

shkruan Zenepe Luka (koha jone)

As Nexhmije Hoxha e as Nermin Vlora Falaski nuk jane ndjere te qeta diten e diele, gjate 120 minutave takim, ne shtepine e ish-zonjes se pare. Dikur shoqe klase ne Institutin Femeror Nena Mbretereshe, e me vone armike te betuara te regjimit hoxhian. Nexhmija, gruaja e diktatorit Hoxha, ndersa Nermini, edhe pse stermbesa e Ismail Qemalit, u perndoq se bashku me te emen nga nje ideologji e semure komuniste. Eshte nje moment paksa i rralle ky takim pas 62 vjetesh ne shtepine e Nexhmijes. Nis me pershendetje ne gjuhen italiane, e cila ishte gjuha e shkolles. Vijon me kerkesen e llogarise nga ana e Nerminit per vuajtjet qe i kishte shkaktuar burri i Nexhmijes, justifikimet e kesaj te fundit dhe si epilog nje keshille: Nexhmije, kerko te falur publike dhe kthehu ne jeten normale!

Takimi, duke u pershendetur ne gjuhen e shkolles, italisht

Ne oren 10.00 te se dieles, Nermin Vlora ka trokitur ne deren e dhomes se vetme qe ka Nexhmije Hoxha ne Laprake. Ato jane perqafuar me mallin e viteve, duke u pershendetur italisht. Jane ulur perballe njera-tjetres te mbushura me emocione, per takimin e shumepritur, takim pas 62 vjetesh. Nexhmija kerkon ndjese qe eshte erresire, pse nuk ka drita qysh nga e shtuna, pasi keto banesat ketu jane te lidhura me fshatin dhe kufizimet jane te vazhdueshme, me dite te tera. E zonja e shtepise, krejt ndryshe nga c'ka jetuar nje jete te tere, jeton ne nje dhome qe i eshte dhuruar nga e bija, Pranvera, duke e kompletuar me gjerat me te domosdoshme, pa harruar nje fotografi te madhe te Enverit ne faqen e murit, ne te djathte. Me nje shkathtesi qe te habit, ngrihet per te qerasur me raki te forte, shurup thane, si dhe embelsiren e Dibres, sheqerpare. Po mysafirja eshte shprehur se eshte vegetariane dhe ka mjaftuar me nje gllenke raki. Nexhmija eshte shprehur se nuk duhet te trembet nga krismat e pushkeve qe degjohen ketu afer, pasi eshte nje repart ushtarak ku behen vazhdimisht qitje.

Nermini: Me rrihte zonjusha Qiriazi se isha nxenese e prape

Nga vitit 1934 deri me 1940 ato kane qene bashke, shoqe shkolle dhe fale kujteses se jashtezakonshme qe kane te dyja, kujtojne emer per emer shoqet e klases dhe mesuesit. Te kujtohet Vito Kondi (Kapo) motra e Lola Gjokes qe na mesonte baletin, po Ollga, motra e Migjenit, qe ishte nje mesuese e shkelqyer? Nuk harroj mesuesin Ahmet Gashi, por edhe Beqir Simonin qe na jepte filozofi. Me vjen shume keq qe ketu ne Laprake nuk ka nje shkolle me emrin e Ahmet Gashit, mesuesit te madh, fjalet hyrese te Nexhmijes. Sigurisht qe i kujtoj, ka thene Nermini. Une kisha numrin 81 ne shkollen Qirjazi, kurse Vera Blloshmi, vajza e tezes sime, kishte numrin 87 dhe gjithsej ishim 120 vajza. Ishte nje shkolle e persosur, teper komode, pasi ishte kompletuar nga shqiptaret e Amerikes. Madje kurre nuk nderpriteshin dritat, pse ishte nje gjenerator i madh. Po infermieren austrike Maria qe na thoshte: Vajza flini pa jastek se ndryshe beheni gungace. Une edhe sot fle pa jastek. Por nuk le dot pa kujtuar qe zonjusha Qiriazi me rrihte vazhdimisht, pse isha e prape. Madje, njehere me ra ne qafe kot, duke me thene se nuk ke ardhur ne shkolle sepse nuk kishe mesuar, por kur mori vesh se isha me temperature te larte, se me kish zene fruthi, me perkedheli. Por pellembet e saj me bene shume mire, ka qene pergjigjja e Nerminit.

Pas kujtimeve te bukura, shperthen zemerimi

E kam brenge ta madhe, Nexhmije, sidoqe mundohem te harroj. Cilat jane arsyet qe u soll aq keq regjimi i Enverit me gjyshen time, qe ishte vajza e Ismail Qemalit. Me nenen time, nje mjeke e apasionuar qe u detyrua te punoje me kazme e lopate. Perse Enveri nuk deshi qe im shoq te vinte ambasador ne Tirane, por na detyroi te ikim ne Ugande? Keto kane qene pyetjet e veshtira per Nexhmije Hoxhen, qe ajo i priste. Une nuk jam ne dijeni se cfare ka ndodhur me familjen tende ketu, ca me pak Enveri, ka thene bashkebiseduesja. Edhe une nuk di ku i ka kockat gjyshja ime, pse u prishen varrezat e Bamit dhe nuk di c'eshte bere me tej. Per vuajtjet e nenes tende, i mesoj tani, pas intervistes qe ke dhene per mua. Si nuk e di, une te kam shkruar leter, te kam kerkuar ndihme si shoqe shkolle qe ishim? Nuk kam marre asnje leter prej teje? "Nuk ka mundesi, po te falat me Sihanukun, i ke marre me Jovanken e Titos? Keto, po, po jo leter. Pastaj dua te them se Enveri nuk kish ndonje njohuri te madhe per shoqerine tone ne shkolle. Pikerisht per kete edhe te akuzoj. Duhet t'ia kishe thene, duhet te kishe reaguar, jo per te me marre ne mbrojtje mua, por per t'i thene se nuk kishte asnje shak qe te sillej aq mizorisht regjimi me dy gra, vajzen dhe mbesen e Ismail Qemalit, vetem per arsyen se ishin me prejardhje te pasura. Une Enverin nuk e kam pare kurre, vetem ne fotografi, por ti duhet ta kesh dashur aq shume sa nuk ke nderhyre per te korigjuar gabimet e tij, ndaj edhe te quajne bashkefajtore, per pasojat qe solli regjimi monist. Lidhur me pranimin e bashkeshortit Tuaj si ambasador ne Shqiperi, une jua kam shpjeguar arsyet, e ndoshta me kete problem nuk do te jete marre vete Enveri. Renco ishte oficer italian dhe pas pushtimit te Shqiperise nga Itala fashiste, kurrsesi nuk mund te pranohej nje gje e tille. Kishte rregulla, ligje te forta shteti, kishte kritere qe ma do mendja se, edhe po te kisha biseduar une me Enverin, nuk do te realizohej. Pastaj, mendoj se nuk do te mund ta kryenit aktivitetin tuaj si shqiptare, si mbesa e Ismail Qemalit, duke qene ne Ambasaden Italiane ne Tirane. Une e kuptoj izolimin qe erdhi dashur pa dashur nga Enveri, por mos harro se i eshte dashur te perballet me lloj-lloj tradhtish shtetesh miq, por edhe miq e bashkepunetoret e tij te ngushte. Edhe per vete u izolua, madje kur takonte personalitete te huaja, cmonin aftesite e tij, frengjishten qe e fliste aq bukur, ideologjine qe pasqyronte. Mjerisht, sot Enveri akuzohet per gjithcka, se ka bere gjithe te zezat per kete vend, dhe asnje te mire, edhe luften nuk e ka drejtuar ai, pse nuk e bejne as veteran lufte. Gjithsesi, do te vijne kohet kur historia te thote te drejten, te mirat dhe te keqijat e kohes kur drejtoi shtetin Enver Hoxha.

Filozofia e jetes sime

Ajo cka dua te them eshte se une studiova besimet fetare, por nuk me dhane force, atehere studiova filozofet me radhe, qysh nga Leonardo Davinci e deri tek kinezi Lao Ce. Kishin parime e ligje qe me pelqenin dhe qe i zbatoj pike per pike edhe sot. Me dhane force mendore qe te mposht vuajtjet, te jem e kuptueshme edhe ndaj atyre qe s'me duan. Kinezi thosh: Ti mos bej keq edhe kur te bejne te tjeret. Keshtu, une kam arritur qe te dua vendin tim, popullin tim, njerezit edhe ata qe me kane bere te vuaj. Kam mposhtur gjithcka me armen qe me kane dhene filozofet. Kur vendosa te te takoj ty, shumekush thosh, jo, madje te vinin edhe epitete qe nuk deshiroj te them, pse te shihnin si shkaktare te vuajtjeve te mia. Jo, une erdha te te shoh, te te ndiej per vuajtet qe kalon, por edhe te jap nje keshille, shoqja ime e shkolles.

Nexhmije, kerko falje publike dhe hyr ne rrjedhen e jetes

Ndjehem e paperkrahur, e vetme, vetem mes miqve te huaj, por shteti dhe politika aktuale me ka braktisur. Jam pa shtepi, nuk me respektojne per te me ftuar atje ku duhet te jem. Keshtu me mbeti peng qe nuk me ftuan ne pervjetorin e Konferences se Pezes, pse isha e vetmja delegate e gjalle. Nuk e di nese do te vije nje dite te ingranohem ne shoqeri, i drejtohet Nexhmija shoqes se saj.

Ke te drejte, por une do te te keshilloja qe ti, te kerkoje nje te falur publike per ato c'kane ndodhur, pavaresisht se sa eshte pergjegjesia mbi ty. Sigurisht, une mund t'i kerkoj falje asaj pjese qe ka vuajtur, sikurse vuajta edhe une, bera 5 vjet burg ne kete moshe, por jo klases se sotme politike qe i ka shkaktuar vuajtje e dhimbje njerezve disa here me shume se ne kohen e Enverit. Keshtu jane ndare dy shoqet e rinise, qe u takuan pas 62 vjetesh, ne kushte te tjera, por me elegancen, intelektin dhe bukurine e rinise. Ajo qe kishte ndryshuar ishte rruga e kundert e jetes dhe mosha. Nexhmija i dha me vete dy sheqerparet, ndersa Nermini i dhuroi nje parfum te shtrenjte te sjelle nga Roma. Si nje kujtim te cmuar e veja e Hoxhes ruan edhe nje pende si te Ismail Qemalit, qe Nermini ia kish derguar me drejtorin e burgut te Bences qe e kish takuar ne Dhermi. Me te, do te shkruaj kujtimet e shkolles, ku kemi qene bashke, ka thene ajo dhe e ka percjelle me sy deri matane rruges mysafiren e e larget dhe te afert, Nermin Vlora Falaski."
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: www.enverhoxha.net

<span style="font-style: italic">Jo vetem kaq, por, nje diktature 50-vjecare e permbysur pa nje denim te vertete (jo per harxhime kafesh, por per vrasje masive pa gjyqe!!!) te le nje imazh te felliqur te nje plage te pambyllur.</span>

Sa prokurora, sa gjykates, sa polica, sa spiun, sa drejtora, sa komunist sa shqiptar jan fajtor?

Enveri eshte i pari por ama kur vdiq nuk mbaronte vargu njerezve per ti dhen homazhin fundit. Njerezit qanin. Qanin nga frika? Qanin nga dashuria? Qanin nga servilizmi? Qanin se duhej qar?
 

atena

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

dhe ca qanin nga gezimi....
ne sepse gezonim ditet e pushimit ne rradhen e gjate te homazheve........
aq mend kishim atehere.....
 

jula

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

L_R,
Nuremberg nuk me frymezon shume si tip denimi, por per nje denim me burgim te perjetshem te anetareve te KQ dhe prokuroret e pergjithshem qe firmosnin vendime me vdekje per aktivitete pseudosoversive, nuk jam kunder. Denimi nuk eshte vetem shpagim, eshte edhe gjykimi i nje ideje te re drejtesie, pavaresisht nga epoka. E imagjinon psikologjine e gjermaneve te pasluftes sikur ish-leaderet e tyre te kishin vazhduar te dridhnin zinxhirin, apo te themelonin firma te industrise ushqimore, p.sh. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
As ideja qe Pinochet p.sh nuk duhet te paguaje se eshte shume plak nuk me duket e drejte. Nejse.

Per sa na perket ne te tjereve, gjysherve dhe baballareve, njerezit e mire kane ditur te jene fisnike edhe ne ato vite, ndoshta jo duke u bere heronj (instikti i vetembrojtjes), por edhe jo duke pergjuar e spiunuar edhe njerezit me te afert. Nuk jam per denime masive, c'te them, ka kush i gjykon edhe keta.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: www.enverhoxha.net

Fillimisht postuar nga Ofelia:
[qb]Ata qe qanin, e benin se nuk dinin ç'mund te benin tjeter[/qb]
Me i llaf kur nuk di c'ben robi qan?

Une per vete qesh. Por ate dite nuk ma mbajti te qeshja shume. E ndjeja qe ishte nje atmosfer tetrale qe mbizotronte ne gjithe vendin dhe qe te gjithe luanin pjesen.
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: www.enverhoxha.net

Jo, nuk doja te thoja kete. Qanin sepse e mendonin vertet humbje vdekjen e Hoxhes. Ndohsta sepse nuk e njihnin anen tjeter te medaljes.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: www.enverhoxha.net

As une nuk jam kundra denimit te atyre qe i kan duart a lyera me gjak direkt ose indirekt por ama numri e ketyre njerezve eshte shume i madh dhe gjykimi shume i veshtire. Psh prokurori zabtonte 'ligjin e popullit' dhe po te mos ta zbatonte dikush tjeter do ta bente per te.

Nurenbergu u be nen presjonin e aleateve qe fituan luften. Edhe krimet e Enverit ishin shume te perbindshme por ai i beri brenda kufijeve te Shqiperis. Ndersa ne Kili pati luft civile, kurse ke ne u vran me mijra vete dhe ju shkaterua jeta dhjetra mijra te tjerve ne heshtje te plot.
 

une_une

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Cmire dhe urrejtje dini te sillni, 1997 qe bete e harruat? E bene social-komunistat me ndihmen e grekeve? E bene dhe fituan.

Po ju cfare i bete Enver Hoxhes me anglo-amerikanin? Jo qe nuk i bete dot gje por ja u shtypi kokat. Ata qe shpetuan gjalle genjenin aq sa i besonin dhe vete genjeshtren e tyre dhe te qeshnin e kendonin per te.

Si behet shteti te dashur njerez ne forum? Behet nga njerez qe dine qe mos te ja u haje qeni shkopin. E ju nuk jeni te tille.

Enver Hoxha ishte, eshte dhe do jete ai qe qendron me lart se ju, si kriminel, si udheheqes, si largpames, si diktator, dhe si njeri.

Lavdi Enver Hoxhes dhe Marksizem-Leninizmit. Luan si Enveri nuk ka per te bere me nena ndonjehere ne Shqiperi dhe po ndodhi ndonje mrekulli e tille ka per te ndodhur nje mrekulli per gjithe Shqiperine.

Ndjese paste Enver Hoxha. I lehte dheu qe e tret dhe gjalle jane kujtimet e imazhi i tij tek ata qe e duan dhe e vleresojne nje figure kaq domethenese ne mbare historine e shqiptareve si kriminel, si udheheqes, si largpames, si diktator, si ideator, dhe si njeri.
 

TEA

Forumium maestatis
Re: www.enverhoxha.net

Enver Hoxha ! me ate te tijen ka qen shum i nerum, pavarsisht qe ka ber te vuaj mijra persona , ka shkatruar shume familje e na ka len te izoluar nga ç'do ...
...duam apo s'duam , na pelqen apo s'na pelqen , ka bere mire apo ka ber keq kjo eshte diçka qe tashme ka te bej me te kaluaren , dhe nuk duhet te nderhyj fare me prezenten nese ne si popull ,si komb duam te ecim perpara .
... por me sa shihet jemi po ne vend numro sepse behen po te njejtat gabime .
iku nje Enver e erdhi nje ...
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: www.enverhoxha.net

Ou! Qetesojeni kete Hijen e Vetvetes mo!!! jepini nje gote a ku e di une. I thoni nje fjale te mire, se qeka...
 

jula

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Si mund ti thuash nje njeriu &quot;.........&quot; pa u detyruar te vetefshihesh per shkelje te rregullave te AF?
rolleyes.gif

Nuk ka te tilla menyra dhe rregullat respektohen, OK.

Ateher: Me vjen keq per ju. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: www.enverhoxha.net

Fillimisht postuar nga Juliana:
[qb]Si mund ti thuash nje njeriu &quot;...........&quot; pa u detyruar te vetefshihesh per shkelje te rregullave te AF?
rolleyes.gif

Nuk ka te tilla menyra dhe rregullat respektohen, OK.

Ateher: Me vjen keq per ju. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
thumbsup.gif
 

TEA

Forumium maestatis
Re: www.enverhoxha.net

<span style="font-weight: bold">Njerezit qanin. Qanin nga frika? Qanin nga dashuria? Qanin nga servilizmi? Qanin se duhej qar? </span>

thumbsup.gif


Qanin sepse ate kishin mesuar nga partia
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: www.enverhoxha.net

<span style="font-style: italic">Enver Hoxha ishte, eshte dhe do jete ai qe qendron me lart se ju, si kriminel, si udheheqes, si largpames, si diktator, dhe si njeri. </span>

Me nga cdi une djalli qendron posht dhe jo lart. Djalli eshte i zgjuar dhe i fuqishem ashtu sic ishte enveri. Per mua edhe nje lyps rruges, edhe nje njeri me te meta mendore qendron shume me lart se enveri.

<span style="font-style: italic">Lavdi Enver Hoxhes dhe Marksizem-Leninizmit. Luan si Enveri nuk ka per te bere me nena ndonjehere ne Shqiperi dhe po ndodhi ndonje mrekulli e tille ka per te ndodhur nje mrekulli per gjithe Shqiperine.</span>

Lavdin e tij e mori me vete, shpresoj qe te ket me te vertet nje Zot per ta gjykuar. Por te pakten ata njerez qe ishin te dashur per te po e vuajn akoma lavdin e tij.

Shqiperia dhe ne shqiptaret jemi pa fat. Pa fat se kemi vuajtur gjat tere historis, pa fat se nxorem djallin ne nje kohe kur mund te kishim perparuar sic perparuan vendet e tjera.
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: www.enverhoxha.net

Po nuk ia vlen more njerez te diskutojme akoma mbi ato qe thote njeri qe nuk qeka zgju mire... madje nuk qeka zgju fare
 

TEA

Forumium maestatis
Re: www.enverhoxha.net

<span style="font-weight: bold">Lavdi Enver Hoxhes dhe Marksizem-Leninizmit. </span>

jane dy gjera kompet ndryshe . mbase fillimi ka qen ai i duhuri por mos harroni se ky zoti Enver e degjeneroj ate çka ka krijuar ne teori Marksizmi. me pak fjal i ka hyp kalit mrapsht .

dhe me vjen keq kush e ka ber kete krahasim sepse duket qe nuk lexuar
 
Top