Fillimisht postuar nga tutu:
[qb]
Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb]Mua me duket se ato gjera te mira qe beri do ishin bere sidoqofte.
Por kam degjuar kaq shume histori te pervuajtura njerzish qe ndahesgin, zhdukeshin, humbeshin, burgoseshin, rriteshin jetime per hir te vijes Staliniste te Enver Hoxhes.
Ka kaq shume trishtim ne historite e tyre sa me ben te ndihem i pafuqishem per ti ngushelluar. Tregojne se si absurdja ishte normalja per ta, dhe nje perqafim eshte e vetmja qe mund tu ofrosh.
Per mua nje jete e prishur vlen me shume se te gjithe hidrocentralet dhe kombinatet (jorentabel) te çelikut.[/qb]
ok...nuk kisha ndermend te shkruaja, po tani me duhet ta bej se me eshte bere xhunga ne fyt mal...duhet ta shkarkoj diku
une gjysherit i kam pasur mbeshtetes te flakte te regjimit, sidomos njerin, po nuk e ndiej aspak se kjo duhet te me beje te mos flas.
Vete kam qene 4 vjec kur u ndane dhe u internuan si mami dhe babi ne dy vende te ndryshme. Mami akoma kujton se si diten qe ngarkuan ne kamion plackat per tu nisur per ne Kurbnesh rastisi te isha dhe ditelindja ime. Ma ka treguar disa here se si me vuri dy cokollata te koka e krevatit, me puthi kur isha ne gjume dhe iku.
Mua me rriten prinderit e babit. Me kujtohet sesi kur isha e vogel nena me quante gjithmone jetime, dhe une thyeja dhembet nga inati se e dija qe te dy prinderit i kisha gjalle. Mamin e shihja nje here ne vit per 5 dite. Kur shkonim une dhe vellai na priste ne Rreshen, po kur iknim nuk vinte kurre deri ne Rreshen, se nuk duronte dot te qarat e mia gjithe rruges. Akoma e kujtoj mamin veshur me rrobat e ndertimit te dritarja e autobuzit ne Kurbnesh. Nga pese dite ne vit qe e shihja, tre te fundit i kaloja duke qare nga mendimi se do me duhej te ikja prape. Babin e shihja dhe me rralle. Mbase nje here ne dy vjet, po ai te pakten me dergonte gjithmone letra me vellain.
Ne 1996, kur vune bomben te VEFA u vra dhe nje komshie. Vera Dume e ka emrin. Shume vite, aq sa mbase kam une sot mbi shpine, ajo i kaloi ne internim. Mbaj mend qe rrija te shkallet e pallatit dhe shihja ata qe vinin per te shkuar te varrimi i saj. Me dhjetera nga ata qe e kane kaluar nje pjese te madhe te jetes se tyre burgjeve dhe minierave. Kur i pashe ashtu bashke e kuptova se ajo qe i bashkon eshte vuajtja dhe dhimbja e tere atyre viteve, dhimbje qe me duket se nuk mund ta ndajne me fjale po thjesht me pranine e tyre. Ne vecanti eshte nje burre, qe sa here e takoj kur jam me babin, fillojne e me dalin lotet vete. Jane syte e tij qe ma japin ate efekt, e une nuk e shkul dot veshtrimin tim nga syte e tij.
Sa here me pyesin mbese e kujt je, permend tim gjysh. Pergjigjia pothuajse gjithmone eshte "Aha, mbesa e Lirise". Mua ajo me rriti dhe mu desh te shoh se si ime gjyshe degradoi pothuajse plotesisht menderisht. Kur cohesha naten vone per te shkuar ne banje, shihja nje si drite te zbehte ne ballkon. Sa here dilja shihja xhaxhain te ulur kembekryq qe lekundej sa para-prapa. Sa here e pyesja c'po ben (s'kam qene me shume se 6-7-8 vjec) me thoshte "Ik moj e cmendur!". Kur u kthye mami nga internimi, me muaj te tere e beri rregull ti binte murit me koke e kokes me grushta. Une rrija spektatore.
Nuk e di...nuk e di ku eshte fundi...kujtesen e kam te demtuar sa s'ka me...sikur te mbaronte aty...vuaj shume me teper tani se dikur...eshte dhimbje qe nuk po piqet......[/qb]