Re: What we talk about when we talk about love
...
"-Dhe nese shikon per nje kohe te gjate humneren edhe humnera shikon ne ty!"
Nuk e di pse me mbeti ne mendje fjalia e pare e librit.Mbase sepse e kisha degjuar,gjetur dhe humbur e tani serish rigjetur per tu ngazellyer pas vertetesise niciane.
Ecnim rruges te dy sot dhe nuk arrija te te shpjegoja tamam ato qe kisha ne mendje.E di qe ti s'mund te me lexoje mendjen po do kisha deshire qe ashtu si dikujt tjeter te te vendosja me kurrizin mbeshtetur ne timin,aty prane dritares se dhomes sime dhe te te flisja.S'dua te te shikoj ne sy.Une nuk id ruhem gjykimit te askujt pervec ngjyrave qe marrin syte e dikujt tjeter qe me degjon ndersa flas.
Kemi folur shume per sakrificen keto dite.Sikur te ishim te shtrenguar qe per ti veshur vertetesi dashurise te fusnim me te shtyra edhe sakrificen ne mes.Kurse une mendoja mes shiut-bryme qe s'i ngjan asgjeje,ndersa hipja shkallet e nderteses se stermadhe dhe aq te frikshme se sa afer jemi ne dhimbje me dike.
Kam dashur te qortoja pse duam dhimbjen.Kam dashur ta gris e ta bej cope Idiotin kur Princi dashurohet me dhembjen e Natashes.Dashuron me dhembshuri,me zemer te ndrydhur,me sy gati ne te qare e te perlotur.
Kam filluar te urrej cdo lloj justifikimi,cdo lloj shtirje per te qene ndryshe ,per te fituar pike apo thjesht per te rene ne sy.Kjo per arsye krejt idiote qe perkohesisht duken aq te rendesishme sa tu hedhim hi syve te tjereve.Cdo fjale,tingull dhe intonacion me duke se ndikon ne nje menyre ne ato qe degjojne klithmen time.Cdo humnere me pret me krahe hapur e une kujtoj vargun e preferuar te nje miku te shtrenjte qe thosh" Bigger they are,harder they fall ".
E kjo nuk eshte se tetori te mbush shpirtin me citate po se thjesht nuk me shqiten duart prej tastieres.Te kujtohet e dashur A. kur thoje :"Se s'dashuronim as une,as ti,por dashuronte dashuria"? Me duket se arita ne perfundimin e tille para ca oresh.Ne te ftohtin,mjegullen dhe vetmine qe pushton njeriun pse dreqin u dashka te dashurojme per dike,per njeriun,per Filanin e Fistekun e jo per dashurine?
Ja pershembull:Mbreme pashe nje film goxha idiot,nga ata me fraza te tipit:"Non rovinare la cosa più bella della tua vita solo perche adesso non sai chi sei...".E hidhura qe me mbeste ne goje ishte serish kjo kapje makaber pas dashurive qe shpiken,qe ne te verete s'do ekzistonin kurre po qe se filma si ky,apo kenge si ajo qe thote"I give her all my love,that's all I do" nuk do ishin pare,degjuar dhe induktuar tek ne.
Do doja qe per nje moment te rilindja,ose thjesht te humbja kujtesen e te njihja pa asnje sfond qe me detyron,me influencon apo me shtyn te dashuroj njerez. Do doja te dashuroja per te qenurit afer,per deshiren per te dashur pa kushte .Do doja te doja ate dashuri qe nuk mbaron neser me daljen e diellit.Sepse te kapesh castin nuk do te thote te lendohesh e te qash tere jeten tende per zgjedhjet e gabuara qe bere,apo per ato ku nuk vendose fare sepse ua le ne dore te tjereve te vendosnin per ty.
Cdo dite e me shume besoj pak tek natyra njerezore,besoj pak tek perfektesia e ndjenjes dhe aq me fort te te qenurit real te dashurise.Besoj pak te shprehja me fjale te medha te ndjenjave qe ne te verete ngaterrohen ashtu rastesisht me pelqimet,pasionet apo me ate deshire per te dashur qe me jep "Family man" me N.cage.
...
Kisha ca kohe nje firme qe thoshte "Me cago en el amor " dhe me te qarta se sot s'i kam patur kurre gjerat.(Jo ne tel nuk te pergjigjem,s'kam pike deshire qe ne mes te delirit te hap telefonin dhe te te flas pa a patur fare mendjen tek ato qe je duke thene.)
E c'vlera paska atahere te jem kaq e qarte,kaq e kthjellet,kaq totalisht jashte dashurise,ndjenjes madhore kur kjo qartesi ze fill ne shmangien e vetes?C'rendesi ka te di me se miri se tere gjerat qe do ndodhin ne jeten time do kene nje fund te caktuar,te cilin si shume here e di me pare ???
...Po shihja serish endrra te keqija.Po shihja njerez lakuriq dhe mu kujtua se plakat thonin se eshte vdekje.Nuk me trondit dhe aq ideja e vdekjes se sa ajo e mbetjes pas teje te njerezve qe rrojne me boshlleqe brenda vetes.
Se fundmi Nelke,se prej teje ja nisa ketij muhabeti pa krye e pa fund desha te te thoja se s'flasim per asgje konkrete kur flasim per dashurine.-Oh,natyrisht qe dikush do hidhet e do therrase me te madh se dashuron,nje tjeter do hidhej ne zjarr per dashurine por po qe se ulemi ne nje tavoline bashke,marrim fryme thelle dhe shohim se horizontet qe shohim jane krejt te ndryshme nuk ka asgje qe mund te justifikoje pronesine absolute te kesaj ndjenje.Eshte gafe te thuash se do per dike tjeter,eshte shtypje me kembe e vetes te premtosh se do me shume se vetja,apo me keq te shohesh tragjedine: te shohesh veten qe bind veten tende tjeter per sublimitet .
Pasioni s'me mjafton me shpirt!Mos merr sonte,nuk kam as deshire te dal me ty.Jo se ti s'je njeriu per te cilin s'do bindja veten se te dua por se thjesht nuk ja vlen ta thur pelhuren per ta djegur me pas ne zjarrin e kohes.
...
Bota eshte e shurdhert! /pf/images/graemlins/frown.gif