vrojtime

alinos

Forumium maestatis
Re: vrojtime

Sa mire do te kishte qene sikur te mos kishim menduar per neser, vetem ate dite, vetem dje
icon9.gif
...
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: vrojtime

Tjetersimi eshte forme kerkimi e identiteteve te pazbuluara te vetvetes /pf/images/graemlins/laugh.gif
Kam pyetur per ty :kiss:
Shpresoj ti hapim ndoihere dritaret njekohesisht........
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: vrojtime

Ne nje kohe te larget e ne nje vend qe sot ndoshta nuk eshte me mbreteronte pushtetshem nje mbret i madh. Gjeja me e bukur qe kishte ishte i biri, nje i ri i veçante, ndryshe...me nje ndjeshmeri pertej asaj qe mudn te pershkruaj fjala!


Trasmetimet nuk di te thone emrin e ketij te riu, por ky kish nje veshtrim te veçante mbi çdo gje e arrinte te shikonte doren pas perdes. Nuk i kishin pelqyer marionetat deri ne femijri e kish pare lojen e fshehur te fijeve te holla e duarve siper.


Bukuria e te parit pertej i kish shtuar intimitetin me Allahun, e kish dehur ne nje dashuri pa fund ne nje uri te pashterrshme te te zbuluarit bukurite e te vepruarit te Tij.

Refuzoi pasurine, dhe mberterine e te jatit kur i erdhi koha e tha "Baba, lerme une tashme jam nje gjethe ne krahet e flladit te Dashurise"

Zoti i tregoi atij shume sekrete e bukuri, i tregoi madheshtite e tij...e i riu mori rruget neper shkretetire, takonte njerez e u tregonte lehtesine e te kuptuarit te pranise se Allahut aty me ta...

askush s'e njhite me, vetem se kur ai vinte...nejrezit qetesoheshin e gjenin ndihme.


Tek ecte ne shkretetire ku hidhte hapin vendi gjelberohej, çdo gje e thare merrte jete e njerezit filluar ti thonin Hidr...i gjelberti!


...fine prima parte!
 

Rambla

Primus registratum
Re: vrojtime

Se kuptoj perse shumica e njerzve kur je e merzitur fillon te tregoj se je me mire sesa disa te tjere? PSe duhet te mendojne se fatkeqesia e tjetrit duhet te jete ngushelluese?

konflikti i perhershem musliman-kristian behet perhere e me shume absurd dhe i bezdishem.
 

Rambla

Primus registratum
Re: vrojtime

Gjerat me te bukura dhe me vlere ne tv trasmetohen perhere naten vone :mad:

ka disa dite qe s'guxoj te hap pc sepse me dalin qindra banner :mad: :mad:

p.s. bota eshte e bukur me gjithe ndryshimet e saj :wub: . disa krijime te reja jane gjeniale po aq sa te mahnitshme. dua ta shoh gjithe boten :angel:
 

mengjesi

Primus registratum
Re: vrojtime

re portokall

Eshte nje kenge femijesh e lezetshme ruse me kete titull. PO une vetem historine di, ne fakt as ate nuk e mbaj mend, po jam e sigurte qe eshte e lezetshme.
 

bebi

Primus registratum
Re: vrojtime

Nuk e kisha vu re kurr se canta jeme e shkolles permbate gjana t'tilla...
Me e hap dikush qe nuk e din se e kujt asht canta, dhe pa hap librat, kishte kriju pershtypjen se asht e ndo1 fmis ne fillore /pf/images/graemlins/laugh.gif

kam shum karamele fruit burst gums me forma te ndryshme, frutash dhe cartoons, lapsa te tana llojeve te ngjyrave ekzistuse, po ashtu dhe pens UNIBALL qe i pelqej shum e i baj koleksion, per ma teper i kam gati tana ne cante /pf/images/graemlins/laugh.gif
Agenda me cartoons, te vogel, ma t'madhe, desk diary me shum copa gjanash te njituna shenime te ngatrrume, shkarravina e "deklarata" nga shoqet/shokt e klases, prrallat e O.Wilde, foto digitale te printume tinzash te shkolla /pf/images/graemlins/tongue.gif
fletushka qe na ndan lecturer n'klas :mad: ,portable cd player, cds, lipBalm, lil digital cam, shishe uji, disqe, shami, dhe gjaja qe s'mund te rri pa te: lil kit with tooth brush and toothpaste. /pf/images/graemlins/laugh.gif <---- shifet rezultati
:tipsy:
 

Danae

Primus registratum
Re: vrojtime

ne pasqyren time mungon nje i kuq buzesh,ka kaq muaj qe mungon e vetem sot e vura re cuditerisht.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: vrojtime

heshtur nganjehere gjerat nuk kuptohen si jane ne te vertete, por ndoshta kuptohen si duhet te jene...e pa e ditur minutat skalisin te ardhem, e ne 50 ore nje forme duhet te kete marre....


Shpejt do te jem pertej limitit ku nuk kam me deshire as te shpjegohem.
 

albana

Lara Croft
Re: vrojtime

tregova nje histori dashurie. ajo u mahnit...ndersa une rashe ne dashuri edhe njehere nga e para. jetova kujtimet dhe trishtimi mbuloi te tashmen...pa ty.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: vrojtime

ja maji erdhi...perseri! (kenga e pallatit 176)

mirmengjes...njerezit qe e shohin agimin zgjuar ne kete bote meritojne respektin tim me te madh!
 

Diddy19

Su@mi
Re: vrojtime

Nuk qenka aq e pamundur sa ç'mendoja...e dija veten te paaafte te krijoj miqesi nga ato qe zgjasin pak...sa per te zevendesuar te tjera miqesi qe nuk i kam me...Kshu filloi te pakten ...pastaj çdo gje ndryshoi.

Nella vita non si può mai saxe. :shrug:
 
Top