Re: vrojtime
Fillimisht postuar nga Anna O.:
[qb] Une vrojtoj (pothuajse gjithmone) qe Triny eshte perhere e gatshme te hyje ne af e t'ju pergjigjet te gjitha shkrimeve te fundit ke psikologjia /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Tung Anna O.
DUa te te falenderoj per faktin se ky proces i mesiperm behet ne bashkepunim me te gjithe pasionantent e tjere te psikologjise. Kam vene re se ka nje tolerance shume pozitive tek psikologjia qe te lejon te shkruash dhe te bashkebisedosh, por mbi te gjitha te mesosh me shume nga mendimet e te tjereve, prandaj te falenderoj per pasionin dhe deshiren e shkrimeve tua.
Une kam vetem nje sekret, tek shkrimet e psikologjise qe gjithmone funksionon ne saje te te gjithe shkruesve te tjere te psikologjise.
1. Shpesh eshte e veshtire te shprehesh mendimin tend qartesisht (dhe une shpesh kthehem tek shkrimet e mia dhe shikoj se mund te intepretohen ne disa menyra), prandaj nqs me terheq ndonje shkrim e pyes personin se cfare do te thote.
2. Perfshirja ne bashkebisedim personal siguron vazhdimin e bisedes, dhe i lejon dikujt qe te shprehi me shume mbi mendimeve dhe idete qe ka mbi temen.
3. Forumi i psikologjise shpresoj te perfitoje nga vazhdimesia e bisedave, nderkohe qe une perfitoj ate qe me intereson me shume = te mesoj me shume mbi mendimet e te tjereve, sidomos te atyre qe e mendojne ndryshe nga une (une e di cfare mendoj - prandaj sme intereson shume ta shkruaj mendimin tim kur nuk eshte e nevojshme, cfare me intereson eshte te mesoj nga te tjeret).
Si perfundim vrojtoj me shume kenaqesi tolerancen e pergjitshme qe mbizoteron tek psikologjia. Duket se te pakten aty kemi vene re se nuk ka mendimet te drejta apo te gabuara, por ka kenaqesi te debatuari dhe te mesuari nga te tjeret.
Ps. vazhdo te shkruash dhe ti Anna O. Eshte kenaqesi te diskutosh me ty. :wave: