Vozitës kujdes: Pijet energjike veprojnë sikurse alkooli

Albforumi

Primus registratum
Vozitës kujdes: Pijet energjike veprojnë sikurse alkooli

vozites-kujdes-300x198.jpg
Vozitësit të cilët konsumojnë pije energjike me kafeinë, e rrezikojnë jetën e tyre, sepse këto pije veprojnë në organizëm sikurse alkooli, thuhet në studimin më të ri.

Instituti për vozitës në Britaninë e Madhe ka lëshuar një paralajmërim për pjesëmarrësit në komunikacion, pasi është konstatuar se pijet energjike mund të shkaktojnë zvogëlimin e përqendrimit gjatë vozitjes. Studiuesit kanë zbuluar se vozitës reagojnë tepër ngadalë një orë pas konsumimit të pijeve energjike me nivel të lartë të kafeinës dhe sheqerit.

Këto pije, të cilat shpesh reklamohen si ilaç kundër lodhjes, mund t’i bëjnë vozitësit edhe më të lodhur, ka paralajmëruar ky institut. “Pijet energjike janë të mira në moment, por nuk janë një zëvendësim për pauza të rregullta”, ka vlerësuar Najl Greg, drejtor i sektorit të studimit të këtij instituti.

Zëdhënësi i Institutit ka theksuar se konsumimi i tepërt i kafeinës, mund të shkaktojë efekte të ngjashme sikurse helmimi me alkool. Vozitësve britanikë u këshillohet të pinë dy filxhanë kafe apo pije me shtesë kafeine dhe që të pushojnë nga 10 deri 15 minuta. Mirëpo, ata theksojnë se kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=731. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=731

Top