Vonesa mendore

Marimba

Primus registratum
Vonesa mendore

Me ka rene shorti te filloj praktiken me njerez te vonuar menderisht -retarded (nuk e di si i thone ne shqip). Kam mjaft ankth dhe frike, sepse konsiderohet nder punet me te veshtira qe mund te beje nje psikolog. Po te doja mundesha ta ndryshoja, por vendosa te shkoj ne ate qender trajnimi, per ta "kapur demin nga briret". Me mire te zgenjehem tani, sesa me vone...
Desha te di mendimet dhe/ose keshillimet tuaja ne lidhje me trajnimin e njerezve te vonuar menderisht. Cfare duhet te kem parasysh (p.sh. tani e di se nuk duhet te identifikohem me ta, perndryshe nuk do kem rezultat), cfare duhet te bej ose te mos bej ?
Ka edhe nga ata te njohur qe me keshilluan te iki, sepse nuk do arrij ta duroj dot nje gjendje te tille (mendojne se jam shume e ndjeshme). Si mendoni ju?
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Vonesa mendore

Marimba ulu ne nje cep dhe VEZHGO! Keshtu edhe meson shume, edhe nuk ke pse trembesh /pf/images/graemlins/smile.gif Pastaj me te pare me te bere them une /pf/images/graemlins/wink.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Vonesa mendore

Ti nuk do te ulesh ne nje cep per te bere sehir. Do te mundohesh te krijosh lidhje me ata dhe ky do te jete nje sukses per ty. Kane te gjithe nje menyre shume origjinale dhe nje kapacitet logjik te çuditshem per te ndertuar mendimet, sepse bota e tyre eshte ajo e subkoshiences dhe mos harro se te gjithe kemi ardhur nga ajo bote edhe pse mundohemi t'i largohemi si djalli temjanit. Ndersa ata i terheq me shume pikerisht ajo bote. Ndryshe mund t'i quajme edhe adoleshente te falimentuar. Me kete deshiroj te te them qe po te hysh mire brenda tyre dhe te rremosh, kur te arrish tek adoleshenca e tyre ndalo. Perqendrohu dhe do te kuptosh shume me teper se sa mijera faqe leksion. Mos harro se aty brenda nuk ke per te jetuar ne dimensionin kohe. Aty nuk egziston koha, ose me sakte mund te jetosh si ne shekullin e tetembedhjete ashtu edhe ne shekullin e njezete e nje. Si ne vitet 60, ashtu edhe 2003.
Natyrisht mund te shkruaja me shume, por tashme me duhet te dal. Mbaj shenim çdo mendim te tyren per te kuptuar origjinalitetin dhe ato fije qe i bashkon, per t'i ballafaquar me realitetin tend, timin, tonin ne pergjithesi. Kjo eshte bota qe duhet te zbulosh.
Do te jete nje eksperience e paperseriteshme.
 

b.k.

Primus registratum
Re: Vonesa mendore

Te qenit e ndjeshme zakonisht e ben punen me te lehte por sigurisht duhet te kesh kujdes ne raportin qe krijon, nuk do te thote qe duhet te vuash cdo aspekt te jetes se tyre per te qene psikolg i mire.

Me pelqen shume pergjigja e atman, te ka dhene nje insight te mrekullueshem ne boten e tyre, ne boten a atyre qe shqoeria jone nuk i konsideron ne "norme".


Jam apasionuar gjithmone nga puna e njemikut tim francez. Ishte ne gjendje te lidhte nje ure komunikiimi me kedo. Puna ishte nje nje laborator (sic e quanim ne) ku kishte shume sende te ndryshme. Kur e pyesja " si arrin te kuptosh cfare u pelqen te bejne" me pergjigjej "mjafton te presesh pak dhe ata do te vijne vete, ose do te te tregojne se si mund te komunikosh me ta, p.sh, kjo paciente qe nuk flet me asnjeri, kur u fut ne laborator shkon dhe merr si objekt te pare nje top futbolli, dhe keshtu me tregoi cfare donte, cfare mund te beja per te, si mund t ekomunikonim, dhe cfare mund te bente gjithesecili nga ne ne ate situate).
Nderkohe ajo te thote Ana "me te pare e me te bere", eshte mese e vertete gjithashtu (ketu flas per eksperince personale). Po te mundohesh te kutposh kendeveshtrimin e tyre te botes do te ndjesh dhe vete se do te jete shume natyrale te veprosh sic te sygjerojne ata apo sitauta ku je.

Kuptoj ndjenjat a tua te frikes, por me beso, nuk ka rreziqe qe i kalojne ato te jetes se perditshme. Te dyja palet po mundohen te njohin nje person te ri, dhe ata nuk te njohin ty.
 

moonlight

Primus registratum
Re: Vonesa mendore

Marimba, a ben te te pyes se cfare shkalle shkollimi ke? Te quhesh psikolog, duhet te kesh Ph.D. ne xhep, e nese e ke kete te fundit s'besoj se ke nevoje per keshilla pasi duhet te kesh bere trajnim me kohe.
Pa te keq lal, po thjesht dua ta dij se ne cfare raporti do nderhysh me te semurin.
Persa i perket njerezve me te meta mendore, a e din nivelin e tyre; d.m.thene nese jane mildly, apo severely retarded?Ato qe jane mildly retarded ne pergjithesi nuk te shkaktojne probleme, veprojne si femije te pafajshem e gjejne kenaqesi edhe tek gjerat me elementare qe ne i marrim 'for granted'si pershembull, making a funny face apo te lozesh nje loje te thjeshte me to.
Une per te tille (mildly retarded) njerez kam bere pune voluntare, dhe sinqerisht te bejne te ndihesh mire e te japin kenaqesi.
Nese do kesh te besh me severely retarded'nuk do ta kesh te lehte. Personalisht nuk kam pervoje me to, por jam e sigurt qe do jene 'supervized' me te tjere pervec teje e te pakten nga ana fizike nuk do te te lejne te te shkaktojne probleme.
Keshilla ime eshte qe te japesh 100% te mundesive te tua e mos prit te besh mrekullira brenda dites se sado ta deshirosh nje gje te tille, jane ca gjera qe nuk i ke ne dore.
Suksese, e na ve ne dijeni se si po ia kalon ne pune. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Marimba

Primus registratum
Re: Vonesa mendore

Jam studente psikologjie dhe po bej praktiken.
Atje ku punoj une jane lehtesisht te vonuar. Kemi vetem nje me vonese te rende, dhe ajo nuk komunikon me askend, vetem i afrohet te tjereve dhe i shikon si e shastisur. Eshte e paafte te merret me pune apo dicka krijuese.
 

Marimba

Primus registratum
Re: Vonesa mendore

Fillimisht postuar nga moonlight:
[QB] Une per te tille (mildly retarded) njerez kam bere pune voluntare, dhe sinqerisht te bejne te ndihesh mire e te japin kenaqesi. [QB]

Po, eshte e vertete. Sa hyj ne ndertese dhe takoj te parin, me iken clodhja dhe meraku i dites.
 

Marimba

Primus registratum
Re: Vonesa mendore

Fillimisht postuar nga moonlight:
[qb] Ato qe jane mildly retarded ne pergjithesi nuk te shkaktojne probleme, veprojne si femije te pafajshem e gjejne kenaqesi edhe tek gjerat me elementare qe ne i marrim 'for granted'si pershembull, making a funny face apo te lozesh nje loje te thjeshte me to.[/qb]
Ashtu eshte. Jane 35 vjec dhe veprojne si 6-9 vjec. Mosha e tyre mendore eshte nen adoleshencen. Me i pjekuri mund te kete moshe mendore 10 vjec.

[/QB][/QUOTE] Keshilla ime eshte qe te japesh 100% te mundesive te tua e mos prit te besh mrekullira brenda dites se sado ta deshirosh nje gje te tille, jane ca gjera qe nuk i ke ne dore.
Suksese, e na ve ne dijeni se si po ia kalon ne pune. /pf/images/graemlins/smile.gif [/QB][/QUOTE]

Nuk jap 100% te ndjenjave te mia, sepse atehere do te ishte e pamundur t'i ndihmoja (do vetesohesha me ta). Nga ana profesionale, nuk mendoj se ka shume pune per te bere si psikologe. Me teper eshte mbeshtetje psikologjike dhe trajnim ne fitimin e aftesive per vetesherbim dhe pune. Dua te them se nuk praktikoj dot teknikat e psikologjise klinike, sic mund te bej me neurotiket etj.
Sidoqofte, nuk eshte edhe aq e tmerrshme sa e mendoja ne fillim. Kot u tremba.
 

Erolina

Primus registratum
Re: Vonesa mendore

Gjej kurojon dhe pyete veten"A do te mund te rezistosh gjate mes tyre"? Nese je e ndjeshme dhe kerkon ndihme, mund te mos jete gjeja me e pershtatshme per ty per te bere.
Nese s'ndjehesh rehat apo te mundon kalimi i oreve, ke per te ngleur ne balte. Gjej vetveten!
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Vonesa mendore

Marimba. Nuk ke perse te frigohesh. Te semuret mendore e ndjejne friken dhe dyshimin shume shpejt, keshtu qe sillu normalisht, sikur me te shendoshet, sikur ti kesh njohur me kohe. Sherbeji pa rreshtur, beju mik, komuniko me to, njihi, trego interes, dhe mos harro dicka tjeter shume elementare. Komunikimi joverbal eshte vendimtar. Mimika, shprehjet e fytyres dhe te trupit kane me rendesi se fjalet per to. Hajt suksese dhe po nuk i hyre me frike ke per t'ja dale. Shperblimi ne nivel profesional eshte i papershkrueshem. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Marimba

Primus registratum
Re: Vonesa mendore

Fillimisht postuar nga Logos:
[qb] Te semuret mendore e ndjejne friken dhe dyshimin shume shpejt, keshtu qe sillu normalisht, sikur me te shendoshet, sikur ti kesh njohur me kohe. Sherbeji pa rreshtur, beju mik, komuniko me to, njihi, trego interes, dhe mos harro dicka tjeter shume elementare. [/qb]
Pikerisht ashtu po veproj. Cuditerisht, oret kalojne aq shpejt, saqe shume here nisem per te bere dicka qe kerkon shume kohe per t'u bere dhe vijne e me permendin, duke me kujtuar se per 15 minuta qendra mbyllet!!!
 

Marimba

Primus registratum
Re: Vonesa mendore

Fillimisht postuar nga Logos:
[qb] Shperblimi ne nivel profesional eshte i papershkrueshem. /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Cfare ke parasysh me kete? Mund te ma shtjellosh? Une nuk po ndiehem se kam mesuar shume gjera. Me duket sikur jam ne nje kopesht me femije trupmedhenj. Asnje gje tjeter interesante nga ana psikologjike, pervec rasteve ku bashkeekzistojne vonesa mendore me elemente psikotike apo autizem.


/pf/images/graemlins/wink.gif
 

eli

Primus registratum
Re: Vonesa mendore

Marimba,

Nuk thuhet me vonesa mendore por me mungesa mendore (po nejse se keshtu pasurohet edhe fjalori e behet politikisht korrekt).
Prej pergjigjeve qe jep duket se e din se ça kerkon. Atehere edhe nese te ka mbete ndonje keshille per te dhane po t'a jap edhe une nji. Nqs je e ndjeshme kij shume kujdes se keta njerez perdorin afektivitetin per te komunikuar e keshtu shume shpejt mund te biesh ne gracken e tyre. Mundoju te jesh sa me shume profesionale ne punen qe ban. Kushtoju kohe por jo ma shume seç duhet (kandarin e din vete masanej). Do ta kesh vu re edhe vete se keto persona te provokojne para se te besh pjese ne grupin e tyre e te pranohesh nga ata si dikush me autoritet per ta. Mos u habit por edhe ne nivel te professionit te ndihmojne edhe pse i ke studju gjanat neper libra se bota, realja, e kalon pak permasen e teorise. Vunja mendjen punes por mos harro as vetveten (e prite zot me u identifiku ma ta). :wave:
 

eli

Primus registratum
Re: Vonesa mendore

Me fal : thuhet me te "meta" (s'e di ku e gjeta kete "me mungesa")
 

babi

Primus registratum
Re: Vonesa mendore

Marimba,

Kjo praktika jote me keta persona (te cilet nuk kane zgjedhur vete te jene ashtu) do te te mesoje shume gjera dhe ke per te pare qe mbas njefare kohe ato nuk do duken me te frikshem por si disa qenie qe nuk jane si ne.

Mund te te them se ke bere shume mire qe e ke vendosur ta zhvillosh kete praktike, pasi te njohesh njerez si ne dhe njerez si ata te japin ty si psikologe te gjithe infromacionin per te pare me mire e me qarte krijesen njerezore.

Une do te thosha qe bej aq sa mundesh por te pakten sillu ne menyre te tille qe te ndikoje pozitivisht tek ata, sepse ne pafuqine e tyre mendore dine te falin edhe momente te thjeshta e interesante.

Mos harro sa te "semure (te vonuar) mendore" na rrethojne perdite e per me keq nuk jane fare te ndergjegjshem per kete.

Suksese ne punen tende. :book:
 

pema

Primus registratum
Re: Vonesa mendore

Po habitem sesa mirë secili përgjigjet,secili ka pikëpamjen e vet dhe flet nga përvoja e vet.kam 5 vjet qe punoj me Njerez me handikap dhe nuk mund te jap nje keshille qe te jep rezultat shpejt.Varet nga handikapi dhe nga personaliteti i tyre ,nëse janë autiste ,psikotik, ose te dyja,trizomik etj... Varet gjithashtu nga personaliteti yt,sesi reagon dhe krijon lidhje me ata.
Habitem sesi arrini të këshilloni Marimban kur ne Shqipëri njerëzit me handikap janë të fshehur dhe te mbyllur .(nuk e kam me te keq)
Desha te them se ka nje diference midis Njerëzve me handikap dhe ata qe kane semurje mendore,megjithëse duhet ta kesh mesuar ne shkollë që semurja mendore ka mundesi që të shërohet por handikapi jo. Të uroj që të përfitosh nga ky stazh se njerëzit me handikap japin shume gëzim dhe na mësojne shumë gjëra mbi vetveten.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Vonesa mendore

Fillimisht postuar nga elibubazheli:
[qb] Marimba,

Nuk thuhet me vonesa mendore por me mungesa mendore (po nejse se keshtu pasurohet edhe fjalori e behet politikisht korrekt). [/qb]
:eek: Mungesa mendore? Cfare eshte kjo mungesa mendore? Besoj se eshte e pamundur te egzistoje si koncept e per me teper si eksperience. E vertete qe nuk quhet me 'vonese mendore' po 'vonese evolutive', dmth i referohet me teper nje mungese ne repertorin evolutiv te personit sesa shkaqeve organike, dhe eshte nje koncept i permendur nga psikologjia e sjelljes, po mungese mendore nuk kisha lexuar ndonjehere. :confused:
 

b.k.

Primus registratum
Re: Vonesa mendore

nuk e di nga i keni mare termat po mua me i pershtatshmi me duket "aftesi te kufizuar".
 

b.k.

Primus registratum
Re: Vonesa mendore

Ne shkolle e kemi pas perkthyer vonese mendore.

Ndoshta zhvillim i vonuar, ndonese une preforeoj aftesi te kufizuar (pranoj qe eshte pak e pergjitshme si term po eshte me pozitiv, sepse nenkupton qe ata kane aftesi por i kane te kufizuara, kurse temri vonese mendore apo zhvillim i vonuar mund te quhet me shume negativ).


Per sa i perket mungese mendore here e pare qe e degjoj dhe me duket jo perfaqsues i kategorise. Pastaj cfare nenkuptohet me mungese (sic dihet rastet jane te shumta dhe diksh ka me pak aftesi ne nje drjetim e dikush ne nje tjeter).


Kam pershtypjen se kete mund ta zgjidhin gjuhetaret dhe ne psikologet mund te japim vetem sygjerime.
 
Top