Volkswagen tani mban fronin, jo Toyota

Albforumi

Primus registratum
Volkswagen tani mban fronin, jo Toyota

Volkswagen pas blerjes para pak kohe të Porsches ka arritur dhe ka kaluar Toyotan dhe kështu është bërë prodhuesi më i madh i automjeteve në mbarë botën.</p>


Volkswagen gjatë tre tremujorëve të këtij viti ka prodhuar 4.4 milionë automjete, e Toyota në të njëjtën periudhë ka prodhuar 400.000 më pak.
Këto rezultate megjithatë duhet marrë me pak rezerva pasi që Toyota në tre tremujorët e parë, për shkak të rënies së kërkesës, ka ulur prodhimin, e Volkswagen në masë të madhe ka shfrytëzuar mbështetjen e qeverisë gjermane në terrenin vendor.</p>


Toyota megjithatë është lavdëruar për rritjen e prodhimit në tremujorin e fundit dhe, sikur edhe deri tani, matës i vërtetë do të jetë rezultati vjetor.</p>




</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=1125. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=1125
 
Top