Volkswagen planifikon të prodhoj modelin Panamera kabriolet

Albforumi

Primus registratum
Volkswagen planifikon të prodhoj modelin Panamera kabriolet

Kompania Volkswagen, e cila kohë më parë e ka blerë prodhuesin Porsche, planifikon të prodhoj modelin Panamera kabriolet, kështu shkruan revista gjermane Automobilwoche.

Ky automjet megjithatë nuk do të jetë një kabriolet me katër dyer, siç ishte spekuluar një kohë, por model klasik me kulm tekstili dhe një palë dyer.

Drejtori për zhvillim të Porsche Wolfgang Duerheimer ka thënë për revistën Automobilwoche se kanë vendosur për këtë hap për shkak të llojllojshmërisë së portfolios: modeli 911 ka hiq më pak se 14 versione shumë të suksesshme, ka thënë Duerheimer, dhe ka shtuar se është e kuptueshme që edhe ne duam të krijojmë llojllojshmëri të Panameras.

Se Panamera ndoshta nuk do bëhet me versione të reja, por të shërbejë edhe si bazë për modele të reja të grupimit VAG, ka paralajmëruar edhe një nga anëtarët anonim të drejtorisë së Volkswagen.

Supozohet se në Volkswagen do të mund ta përdornin atë për krijimin e versionit të ri Bentley Continental GT, e madje edhe për limuzinën e Estoque të Lamborghinit.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=897. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=897

Top