Re: Vlëreso (per mire apo keq) vendpushimet shqiptare
Me teper per plazhet nudo, planet e bashkive shqiptare dhe reagimet gjeniale te policeve....
“Lemeriset” Saranda nga nudistët /pf/images/graemlins/laugh.gif
Rreth 30 nordike toples në plazhin e madh publik të qytetit
SARANDE / Shpresa Dine
Kanë shqyer sytë nga habia kur kanë parë një grup turistesh të huaja të hiqnin rrobe banjot e sipërme dhe të bënin plazh gjysmë nudo. Nuk ishin pak, por rreth 30 femra nordike, të cilat nuk kanë hezituar që të bëjnë plazh toples në Sarandë. Dhe për një gjë të tillë, nga “injoranca” kishin zgjedhur plazhin më të madh publik të qytetit, atë pranë Limanit. I menjëhershëm i ka qenë reagimi i disa nënave, të cilat kanë mbledhur plaçkat dhe kanë tërhequr zvarrë fëmijët për të ikur që aty. Ndërkohë që mjaft të tjera, i kërkonin policisë që të ndërhynte për të larguar turistet nudiste. Mesditën e djeshme 30 vizitorë të ardhur nga Korfuzi, pjesa më e madhe femra, kanë zbarkuar në plazhin pranë Limanit për t’u larë. Por, për dy orë, pa u shqetësuar aspak për praninë e pushuesve vendas, kryesisht familjarë, të cilët ndodheshin në plazhin në qendër të qytetit, turistet kanë notuar e më pas kanë marrë rreze dielli në toples. Ka qenë hera e parë e një pamjeje e tillë brenda në qytet dhe plazhistët e qytetarë të ndryshëm janë befasuar. Disa prej tyre kanë kërkuar ndihmën e policisë për të ndërhyrë, që të mos lejonte një pamje të tillë, pasi ndikonte negativisht pikërisht te fëmijët dhe adoleshentët që ndodheshin në plazhin publik më të madh në Sarandë. Turistët, kryesisht nga vendet nordike, ishin të moshave të ndryshme, që nga 20 vjeç e deri në 50 vjeç kishin mbërritur në qytetin buzë Jonit nga Korfuzi për një vizitë njëditore në Sarandë. Ata nuk e kanë shkuar dëm ditën e nxehtë dhe kanë ndaluar në plazhin publik rreth orës 14:00, deri në momentin ku do të niseshin sërish me traget për në ishullin grek. Dëshmitarët dhe punonjësit e rendit tregojnë se femrat kanë bërë plazh gjysmë të zhveshura, pa marrë aspak parasysh mentalitetin e vendasve. Fillimisht ato janë kredhur në ujë e më pas kanë qëndruar në breg për t’u tharë në të njëjtën gjendje. Ndjeheshin të kënaqur për plazhin dhe rrezet e diellit, që merrnin trupat e tyre krejt të bardhë pa menduar se tek plazhistët që ishin aty pranë tyre po linin një shije jo të mirë. Turistët e huaj kanë vazhduar të shijojnë diellin deri në orën 16:00, pa i shqetësuar askush për zhveshjen. Burime të policisë pohuan dje se për ta ka qenë një situatë shumë delikate, pasi nga njëra anë qytetarët kërkonin ndërhyrjen e tyre për të shmangur këtë skenë, ndërsa nga ana tjetër janë zmbrapsur nga fakti se bëhej fjalë për turistë të huaj. Kryebashkiaku: Në të ardhmen duhet të kemi plazhe nudo
SARANDE - Zhveshja e një grupi turistësh nordikë në plazhin më të madh publik të Sarandës, natyrisht që ka tërhequr edhe vëmendjen e pushtetit lokal. Të gjendur përballë një të papriture, drejtuesve të bashkisë u del për detyrë të administrojnë situata të tilla. Dje, për gazetën, kryebashkiaku Edmond Gjoka tha se ndoshta në të ardhmen mund të sajohet ndonjë plazh jashtë qytetit. Mentaliteti i qytetit nuk e lejon një gjë të tillë u shpreh Gjoka, duke pretenduar se do të shikohet mundësia për krijimin e plazheve të veçanta.
A ka menduar ndonjëherë Bashkia e Sarandës se ky qytet duke qenë turistik vizitohet nga shumë turistë, sidomos të huaj dhe se prej tyre mund të ketë nga ata që duan të lahen nudo?
Nuk e kemi menduar ndonjëherë se mund të ndodhë ndonjë rast i tillë. Kjo ndodh, sepse nuk është në filozofinë tonë që të lahemi nudo. Prandaj edhe nuk e kemi në planet tona.
Kemi plazhe të veçanta për raste të tilla, ndoshta edhe tabela ku i huaji që do të lahet nudo të drejtohet për në atë vend?
Ne në qytetin tonë nuk kemi plazhe të fshehtë, madje as edhe tabela ku të huajt të drejtohen për t’u larë nudo. Megjithatë rasti i djeshëm na bën të mendojmë se edhe në qytetin tonë, ndoshta në të ardhmen, duhet të ketë vende, ndoshta edhe jashtë qytetit, enkas ku të huajt të duan lahen nudo.
Komisar Fallani: Do t’i largojmë me takt nudistët /pf/images/graemlins/laugh.gif
SARANDE - Ata që e kanë ndjerë veten akoma më keq se edhe familjarët, që bënin plazh ngjitur me nordiket e zhveshura, kanë qenë policët e komisariatit. Vetëm shikonin dhe nuk mund t’u afroheshin nudisteve, pasi nuk dinin as anglisht /pf/images/graemlins/smile.gif. Shefi i komisariatit Limoz Fallani, shprehet se në të ardhmen, turistët nudistë nuk do të lejohen më.
Nëse ndodheni para një grupi turistësh të huaj që lahen nudo në qytet, a do të ndërhyjë policia, do t’i lejojë ata të lahen, apo jo?
Në plazhet tona publike nuk lejohet të lahesh nudo. Nuk e kemi të shkruar gjëkundi që të lejohen të huajt të lahen nudo në mes të qytetit. Megjithatë policia nuk ndërhyn.
Si do të komunikojë policia nëse do të ndodhet përpara një rasti të tillë?
Fillimisht do të gjendet një përkthyes dhe nëpërmjet tij do t’u thuhet të huajve, që në plazhet publike të qytetit nuk lejohet të lahesh nudo. Në rastin e ditës së djeshme, të huajt nuk i larguam nga forma e tyre e larjes, por me takt u është kërkuar shoqëruesve të tyre të flisnin me të huajt, duke u thënë se për ne nuk është e këndshme një larje e tillë dhe u kemi kërkuar gjithashtu atyre që raste të tilla të mos përsëriten më, pasi në qytetin tonë ende nuk kemi plazhe të veçanta për njerëz që duan të lahen në këtë mënyrë.
© 2003 Gazeta Panorama