Vjeshta

makuciko

Forumium praecox
Re: Vjeshta

VJESHTA S'KA NDRYSHUAR

Ja t'ju them unë një vjershë me vjeshtë:

Ish' vjeshtë kur e putha për herë të parë.
S'mbaj mend sa të zeza ishin retë,
Mbaj mend se buzën e kish të tharë.

Në flokët e saj i humba duart,
Pangopur e putha si i marrë.
S'mbaj mend në e putha i dashuruar,
A që t'ia njomja buzën e tharë.

Ditë, stinë janë tretur, ndoshta një jetë,
Që s'e kam puthur e s'e kam parë...
Pse shkoi më la, s'e di as vetë,
S'di kush ia puth buzën e tharë.

E lodhur vjeshta shtron si përherë
Të verdhë qilimin gjethetharë.
Pa turp prapë pemët zhvishen në erë,
Veç shiu bije si më të qarë.
 

abs

nuk e di...
Re: Vjeshta

McCik vermisse dich, komm in die Ecke bitte /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Vjeshta

PËRSHKRIM VJESHTAK

Ta bëj për veshtën një përshkrim?
Për mua vjeshta është e tillë:
Qielli vajton me lotët – shi,
S'i qeshin më syt' e përhimë.

Pemët e mjera rrinë si postierët
Që era letrat ua ka marë.
Gjethet, dikur në ngjyrë të shpresës,
I ngjajnë zemrës dashurivrarë.

Të trembur, drejt fundit të botës,
Zogjt' e lodhur nisin shtegtimin.
Vajzat e mira lenë dashnorët.
(Të ligat presin sa të hyjë dimri.)
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Vjeshta

Një vjershë në paravjeshtë

Ndonjëherë them, ndoshta është më mirë
Mëngjesin ta presësh në shtrat e qetë,
Pa menduar gjë tjetër, duke gogësirë,
Tej dritares të shohësh si notojnë retë.

Pastaj të çohesh pa u nxituar,
Pa bërë tualet, pa u ndrequr bukur,
Pa vënë re yndyrën, kaloritë pa numuruar,
Të hash me shije një vezë të skuqur.

Të dalësh në rrugë pa parë orën,
Të ecësh shkujdesur pa kurrfarë qëllimi
Nëse padashur dikujt ia prek dorën,
Supembledhur t'i falësh një buz'qeshje kalimthi.

Në park, mes barit, mes lulesh dhe pemësh,
Prej mendjes të fshish PC-në, shefin, zyrën.
Të soditësh si luajnë fëmijët e vegjël,
Të lesh diellin çapkën t'gudulisë fytyrën.

Në mend të të vijnë ca vargje të thjeshtë,
Pa metafora, pa krahasime hyjnore.
S'ësht' e thënë poezi, mjafton dhe një vjershë
Ti me gjuhë të lëpish një akullore.

...dikur,

kur gjethet e verdha të thonë: „Vjeshta erdhi!“,
Një djalë simpatik krah teje të rrijë.
Pa karrierë të bujshme, i panjohur nga emri,
Që do me ty të ketë fëmijë...
 

shefki

Papirus rex
Re: Vjeshta

RISI VJESHTE

Gruas,ky shi trazovac ia beri makiazhin perrua
ajo... nuhat geshtenja,por ka neps per nje ftua.
Plakushi ben pazarin (ky eshte lajm i vjeter!)
S'i del llogaria e arrave,fajeson ndonje keter(!?)
Nje vajze te tradhetuar s'iu beka hic merak:
nga shiu neper shi puth princin vjeshtak!
 

shefki

Papirus rex
Re: Vjeshta

FESTE VJESHTE

Festojne amvisat me recel kumbullash
Festojne peshqit me koktej llumrash
Festojne geshtenjat;kercejne neper prush
Festojne te vdekurit,varreve bejne dush
Festojne dallendyshet se po ikin sot
Festoj edhe une ,ngaqe ia fus kot!
 

shefki

Papirus rex
Re: Vjeshta

BJER O SHI VJESHTAK!

Perhere ankohesh:eek:bobo cfare shiu po bie...
He de le te bjere,mos mallko"jazek!"
Me i mire se nje gozhde e ndryshkur ne ije
Me i mire se nje miush nen jastek

KESAJ VJESHTE...


Kete mbremje
pema e portokallit lengezon
Kesaj rruge
dashnori i denje te ngacmon
Kjo dashuri
arome puthjesh kundermon
Kesaj vjeshte
shtrydhe qejfin si limon
 

shefki

Papirus rex
Re: Vjeshta

VJESHTA NE QYTET

Gelltiten ajer te cimentuar rishtaz muratoret
per shkak te bukurosheve me fodullek mengjesor
Lypsaret u servilosen shofereve tek semaforet
Ah sikur ta sabotonin ate lares xhamash qiellor

Shtegtojne n'universitet grupe aktivistesh
Supermarketit ka rremuje ajrore tek Hyrja e Dalja
Kapanxhat bllokohen me trakte neonazistesh
Turistet xhirojne rekuiem gjethesh nga katedralja
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Vjeshta

Vajza që vjeshta s'ia puth zemrën

Ma zhuritën mendimin sytë e saj,
Dy sy që kurrë s'i kam parë,
Zhbirues, të errët, të thellë pa skaj,
Të djegur etjeje si saharë.

Në ëndrrën e vjetër që pas më ndjek,
Më e lashtë se fëminia ime,
Ajo vajzë e vogël pret e pret,
Ulur tek stoli ku gjethet bijen.

Pret shiun e puthjeve të mia,
T'ia fshijë bronzin e diellit të verës.
Buzët e thara ia djeg dëshira:
Rrëmbema zemrën! - t'i thotë vjeshtës.

Por vjeshta kalon e verbër, e heshtur,
Dhe vajza e ëndrrës tretet ngadalë,
Treten buzët që më puthën pa më prekur,
Treten sytë që më prekën pa më parë.
 

shefki

Papirus rex
Re: Vjeshta

A E DINI SE...


Vjeshta mbikqyr mes thuprave te shelgut
oborret me pasurine gjethore te nentorit,
kujtimet e peshkatarit plak buze pellgut
me te ethshme se gjuha perpara klitorit.
 

Xheni

Primus registratum
Re: Vjeshta

Vjeshta

Me zbehtesine e zymte te gjetheve qe thahen,
Me ngjyren gri te qiellit mes reve qe shperndahen,
Me nje kujtim te bukur, ketu ne zemren time,
Me shira te rrembyer, me erera e gjemime,
Ja vjeshta po afron.

Me nje petale loti ne cep te syve rene,
Me nje pende dallandyshesh neper shtegetime lene,
Me nje fjale dashurie mbuluar me mister,
Me mall e nostalgji per Diellin ne pranvere,
Ja vjeshta po renkon.

Kur era vershellen mbi xhama dhe troket,
Kur shiu lot i qiellit mbi syte tona shket,
Vete vjeshta murmurit me nje trishtim ngjyre gri:
Nuk dua qe te kem kaq shume lot e merzi,
Vete vjeshta po loton.

Dhe ikin ditet, javet, pranvera vjen serish,
Na peshperit gjithe gaz plot fjale dashurish.
Dhe iken perseri dhe prape vjeshta vjen,
Trishtimin, zymtesine me vete pas i kthen
Kjo vjeshte qe vjen e shkon.

- Eva Sotiri -
 

atman

Forumium maestatis
Re: Vjeshta

Ngjyrë tjetër...

Nuk mund të zbriste nën këtë tonalitet që fjalët e krijuan vetiu. Ti vetëm mund të habitesh, të klithësh prej gëzimit ose të vështrosh i pikëlluar duke i lënë heshtjes hapësirë e jo vetes e reagimit tënd. Nuk mund të zhytesh me mendimin se diku në thellësi duhet të jetë çfarë kaloi duke e menduar si diçka të vyer ngaqë është përbërë prej çastesh plot kujtime ku bukuria shndërohet në ngjyrë sepse çdo ngjyrë zvjerdhet, zbehet, ngaqë ngjarjet nuk janë si guaskat dhe kujtimet si perlat që formohen në to me kalimin e kohës. Ngjarjet tentojnë të ruajnë veten larg qenies njerëzore që i përpunon sipas dëshirave. E ardhmja i prish, sikurse kalb edhe gjethet e rëna të vërtitura prej erës andej këtej si për të sajuar një mëdyshje... as andej, as këtej, - tha me vete duke vështruar flokët e saj të kuqërremtë.
- Sanatadita, - pëshpëriti ajo, - ndryshoj ngjyrën katër herë në vit, - saktësoi.
- Sanatadita, - përsëriti i hutuar, - Ah, ishte kapërcyell stinësh, 23 shtatori kur dita dhe nata janë të barabarta.
- Jemi në vjeshtë, - tha ajo.
Biondja që kishte njohur në fillim të verës, ishte reminishencë. Nuk mund të zbriste nën tonalitetin e ngjyrës së vjeshtës për të gjetur diku afër rrënjëve verdhërimën sepse do të shtypej nga pesha e dëshirës, sikundër kërkuesit e perlave nga pesha e ujit. Mbeten në qetësinë e përjetëshme të fund - detit.
Zhyt fytyrën në flokët e saj dhe nuhat një aromë tjetër në një ngjyrë thuajse vjeshtake.
 

gangsterja

Primus registratum
Mbas vapes perveluese me temperatura te larta.Vjen nje stine qe eshte po aq e rendesishme Vjeshta.Shoh femije tek nxitojn me libra neper duar te shkojn neper shkollat e tyre,shoh pemet e qytetit tek u bien gjethet nje nga nje.Nje vjeshte e zymte,e heshtur,me qiellin ngjyre gri ku rruget e qyteti pershkrohen nga nje shi rrembyeshem.Deget e pemeve valeviten nga era e forte.Kudo ku te shkelesh shikon gjethet e rena dhe te zverdhura nga deget e pemeve,trungjet e pemeve kan marr nje ngjyre tjeter nuk e kane me ate hijeshine qe e kishin dikur,dhe duket sikur te kerkojne ndihme per ti shpetuar.Klima eshte me ftohte,saqe detyrohesh per tq pare ndryshimin nga dritarja e shtepise,nje vjeshte ne qetesi ku nuk degjohet asnje zhurme vetem qetesi dhe presin me padurim qe te bije bore.Ja di eshte stina e vjeshtes,e lene mbas dore e harruar nga te gjithe.
 
Top