Vizat, fushate raciste ne Zvicer. Foto fyese per grate e vajzat shqiptare

Një parti me ndikim të konsiderueshëm në jetën politike të Zvicrës ka publikuar foto fyese dhe provokative, duke ofenduar shqiptarët dhe duke vlerësuar se heqja e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët do të sjellë pasoja negative për këtë vend. Është Partia Popullore SVP e Zvicrës, ajo që ka vendosur të kërkojë një referendum mbi emigracionin dhe këtë e ka bërë duke prezantuar në publik, dy fotografi që kanë si synim të vendosin në dilemë zviceranët lidhur me dy vendet të cilave iu liberalizuan vizat së fundmi, Bosnjes dhe Shqipërisë.

Fotot janë fare të pavenda dhe fyese, por ndoshta nga Shqipëria nuk ka për të ardhur ndonjë notë proteste. Të mësuar me fyerje gjithfarësh, ne në Tiranë, ndoshta do ta kalojmë edhe këtë herë, pa ndonjë reagim zyrtar këtë situatë. Fotot synojnë të bindin zviceranët që të triumfojë kërkesa e kësaj partie për të bllokuar hyrjen e shtetasve shqiptarë dhe boshnjakë në Zvicër, ngaqë ata më së shumti janë të fesë myslimane, - njoftoi agjensia e lajmeve NOA

Fushata ka për qëllim të paralajmërojnë zviceranët në atë që mund të ndodhë në vend, në qoftë se lejohet hyrja e shtetasve të huaj në mënyrë të mëtejshme. Fushata vjen në një kohë kur zviceranët janë duke u përgatitur për të kaluar një ligj, sipas të cilit emigrantët që kryejnë krime të rënda duhet të deportohen automatikisht. Fushata online është prodhuar nga Partia Popullore SVP Zvicerane, forcë e madhe politike në vend dhe ndër kryesoret në Parlament.

Në foton e parë, tregohet bregu i liqenit të Zyrihut, ku gjenden disa vajza lakuriqe që kanë nxjerrë vithet jashtë, çka për Partinë Popullore zvicerane është realizuar për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj sjelljes së përkundërt të myslimanëve me gratë.
Për këtë parti të djathtë zvicerane, "shqiptarë e boshnjakë" identifikohen në një "kategori" të vetme: myslimanë me sjellje të përçmuara sipas kuptimit të kësaj partie. Në foton e dytë, gjenden një grup grash me shami në kokë dhe rroba në trup duke u larë në ujë me baltë. Sipas shpjegimit publik, kjo parti tha se në atë foto, janë gra shqiptare dhe gra nga Bosnjë-Hercegovina dhe paralajmëron në mënyrë fyese se "edhe ne do të përfundojmë si këta". (!)

Prodhimi i kësaj fushate provokative me vajzat lakuriq është bërë sipas organizatorëve, për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj myslimanëve dhe sjelljes së tyre të mbyllur me femrat.

Zëdhënësi i SVP-së ka deklaruar se fushata e diskutueshme ishte krijuar nga aktivistët e "Ëohlen", në perëndim të Zyrihut, dhe shtoi se ajo nuk pritet të miratohet në shkallë kombëtare. Sondazhet e fundit tregojnë se 54% e Zvicrës do të votojnë në favor të masës drastike ndaj emigrantëve, ndërsa 43% kundër.

Federale e Departamentit të Drejtësisë ka paralajmëruar se një votim pozitiv, më 28 nëntor mund të çojë Zvicrën në kundërshtim me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon diskriminimin në bazë të racës, ngjyrës, fesë apo kombësisë.
Shumë pyetje dhe këndvështrime mund të ngrihen mbi këtë fushatë, por ajo që më së paku duhet theksuar është që zviceranët, me sa duket nuk e kanë fare idenë se cilët janë dhe si sillen shqiptarët. Duket që paratë e shumta që janë shpenzuar nga qeveritë e Tiranës për lobime lidhur me imazhin e vendit, mund të kenë shkuar kudo, por nuk kanë mbërritur në veshët e zvcieranëve, përderisa ata besojnë se gratë e shqiptarëve lahen në pellgje me shami në kokë dhe rroba veshur.

FOTO:

DICITURA 1

foto_zvicerjane_2.jpg

Ndaj, në foton e parë që ju dalloni, gjenden një grup grash me shami në kokë dhe rroba në trup duke u larë në ujë me baltë.

DICITURA 2

foto_zvicerjane_1.jpg

Në foton e dytë, siç e dalloni dhe ju, në liqenin e Zyrihut gjenden disa vajza lakuriqe që kanë nxjerrë vithet jashtë, çka për Partinë Popullore zvicerane është realizuar për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj myslimanëve.

Lajmin publikuar në mediat e huaja mund ta lexoni edhe në

http://www.telegraph.co.uk/news/wor...tical-party-issues-image-of-naked-models.html)
 
Slevin

Forumium maestatis
Ju kerkoj ndjes thjeshte nuk e kisha kapur pjesen e fotove tamam.

Tani besoj se eshte mjafte e qarte...
 
Hank

Valoris scriptorum
Duhet me u dergu ndonje foto nga Dhermiu ketyre te Zvicres dhe tu ndalojme te hyjne ne Shqiperi :) Te gjithe manjake seksuale jane, te vetmet reklama neper Zyrih jane te kinemave pornografike...
 
gene

Forumium praecox
mendo sikur ato te fotos se pare te dilinin si keto te dytat :D :D :D

lejini mer plakat rehat! LLOSHA!
 
Megg

Carpe Diem
:eek:.....te paedukate...skane cbejne dhe meren me popuj te tjere dhe me diskriminimin e tyre...:(
 
Slevin

Forumium maestatis
Diskriminimi
:eek:.....te paedukate...skane cbejne dhe meren me popuj te tjere dhe me diskriminimin e tyre...:(
Diskriminimi nuk vjen se skane cfare bejne, por nga ato qe kane shkuar para nesh atje, kane lene shenje ne jeten e perditshme te tyre. Nuk cuditem qe shume shtete mos te jene dakord per pranin tone pa viza ne Europe, thjeshte po marrim ate cfare te tjere para nesh kane lene ne ate vend, urrejtje dhe diskriminim, askush nuk te vene etiken nese je i paster... por nese ke bere dicka atehere normalisht duhet te presesh pasojat.
 
Holland2010

Forumium maestatis
Me te thatin digjet edhe i njomi i thone kesaj!

Kan bere ata qe skuan ne fillim 1001 te zeza dhe akoma pergojohen dhe ata qe me djerse e cojne perpara ne kete jete!
Iken vitet 91-92 qe shqiptaret (edituar)per nje biciklete.
Ketyre zvicerianve i paska ngel ora ca mbrapa ne fakt (gje qe nuk ju falet) gjithsesi jane te justifikuar se vecanerisht Zvicra ka thithur te tere ata qe merren medroge dhe tutoret, sepse neItali a Greqi ka skuar ndonje mesues a inxhinier por ne Zvicer nuk ka degjuar te shkojne te tille :)

(Kujdes fjalorin)
 
Megg

Carpe Diem
tani,,kjo eshte nje ane e erret e atij kombi,,qe diskriminojne popullin tone,,,nqs do te kishin gjera me te rendesishme per te bere nuk do te perfshiheshin ne dicka kaq serioze sa kjo perulje,,nrm qe nuk jane pajtuar me faktin qe kemi marre te drejten per te levizur te lire ne europe,,,por do te mesohemi me keto gjera(me uljet nga popuj te tjere)
sepse nuk eshte i vetmi popull qe e kundershton kete fakt(vizat shengen te vendit tone)!!!!!kete doja te nenkuptoja me ''skane c'bejne''.....
 
eheh ehe ;)
 
Kondrapedali

Kondrapedali
Me vjen mire qe u kuptuam!!:)

Kjo është totalisht e papranueshme. Panvarësisht se ç'mund të kenë bërë disa shqiptarë, në fillim apo edhe tani së voni, diskriminimi i kësaj fushate është i dënueshëm ligjërisht. Edhe sikur të kishte shqiptarë/e të cilët lahen me shami në kokë në ujë të pisët apo shqiptarë të cilët nuk lëpihen kur shohin të mbrapme femrash lakuriq, përsëri kjo fushatë mbetet e turpshme dhe tepër e dënueshme. Shqiptarët në Zvicër duhet të bllokojnë ndërtesën e kësaj palo partie e njëkohësisht, Shteti shqiptar duhet të kundërshtojë me nota proteste pranë Qeverisë Zviceriane e pranë KE.

Zvicerianët, apo kushdo popull tjetër nuk janë më të mirë apo superiore ndaj shqiptarëve. Le të mendojmë kriminelët me kravatë të punësuar në bankat zviceriane e pastrimin e parave në këto banka. Mendoj se këto krime janë shumë më të rënda se shamitë e boshnjakeve apo se myslymanizmi i trashëguar i shqiptarëve.
 
Se cfare bejne Zvicerjanet me ligjet e tyre eshte puna tyre, ti ske pse i permend keto atyre, ajo cfare nuk eshte e lejueshme eshte te trafikosh deroge, te perdhunosh grate e tyre dhe te behs plote krime qe shqiptaret kane bere gjate viteve te meparshme, kam degjuar se di sa e sa histori per shqiptaret atje dhe disa ishin aq te verteta sa eshte e vertet edhe denimin me burg qe po pesojne disa persona atje...

Te flasesh se ca ben personi tjeter ne shtepin e vete me duket paksa e tepruar per me teper qe ne sjemi shembulli me i mire per tu mburrur per arritjet tona.

Ka plote shqiptare qe kane punuar dhe kane fituar cdo gje me djersen e ballit aty por ka te tjere qe kane nxjerr femra per prostitucion, kane tragikuar droge dhe shume gjera te tjera te paligjshme. Personalisht sjam dakord se diskriminohet vendi im por nga ana tjeter kur je ne shtepi tjetrit rri urte dhe prano nese jo atehere kthehu ne vendin tend... Vendi jot nuk te jep kushtet prandaj rri aty se ke jetesen e siguruar.

Banka gjera jane puna tyre sic ke korrupsion cdo dite ne shqiperi per rruge,arme,droge,mashtrime politike etj etj etj prandaj mos shih ne shtepin e tjetrit kur tenden e ke cop.

Shqiptari thjeshte po merre ate cfare te tjeret kane dhene me perpara... Ste akuzon njeri sot e kesaj dite pa pasur nje arsye te forte per ta bere... pfffffffff
 
Kondrapedali

Kondrapedali
Duket që je fillestar.
Ai që merret me drogë, prostitucion, armë, lesh e presh quhet kriminel e jo shqiptar or lum miku. Kriminelin e kap ligji kurse shqiptarin jo (përveç se kur është kriminel).
Sigurisht zvicerianët bëjnë ç'të duan në shtëpinë e vet por kjo nuk do të thotë që nuk e kanë gabim e që duhet të kenë turp për atë që mund të bëjnë.

Shpresoj të kthjellohesh pak më shumë para se të shkruash përsëri kundër kombit tënd ...
 
Me duket paksa pa lidhje te kapesh me statusin time fillestar, pfffffff pa lidhje, sme cakton mua nje status aty, kush jam e cfare them, secili ka idete e veta dhe secili ka te drejten te shkruaj mendimet e veta ne forum, por ketu gabon qe fillon e kapesh me ate fjale duke dashur te me ulesh mua sepse mua sme njeh dhe nuk me percakton dote ca mendoj si jam dhe kush jam, prandaj kursej keto fjale sepse ste takoj ti thaush me qe je i vjeter ne kete forum, nese je i zoti ma mbyll gojen me fakte dhe jo me pralla emigrantesh.

"Ai që merret me drogë, prostitucion, armë, lesh e presh quhet kriminel e jo shqiptar or lum miku. " I dashur "mik" keto pune i ka bere shqiptari, qe nga skafet deri tek kontrabanta, qe kane bere me kosove mal zi per armet, dhe deri tek droga qe ka shperndar per ne itali me ane te skafeve dhe prostitucionit me reklutimin e femrave shqiptare, bullgare, sllovene, moldave etj etj etj etj, keto cfare jane mor i dashur "mik", sjane shqiptar, ato qe kane trafikuar femra duke i mashtruar per martes e duke i shitur per 50 euro nata ne zvicer, itali dhe vende te tjera te europes???? Jo jo ke te drejte jane kriminel, por nese krimineli ka origjine shqiptare atehere cfare eshte??? Shqiptare, dhe kjo shpjegon edhe keto lloj sjellje nga vendet si zvicera, nuk eshte e lehte te jetosh ne vendin tend dhe te vi tjetri dhe te bej keto lloj pislliqesh, normale qe duhet pranuar edhe pasojat mbi emrin tone. Nese do kishim punuar me djers dhe vetem paster kurr nuk do kishte pasur keto lloj parrullash te jesh i sigurte... por aty ka pasur shume gjera tjera qe kane nxjerr keto ne fund...

Ti me lart fole jo politika duhet te reagoje, po me cfare ftyre te reagoj polika kur ato te sjellin listen me fakte e me shume gjera te tjera, cfare fetyre ka politika kur vete politika ka mundesie te jete e perfshire ne te.

Dhe po te shohesh me lart komentet e mia do te shikosh qe une mundohem vetem te tregoj anen ku shqiptaret kane bere gabimet e tyre dhe prandaj ne gjykohemi, nuk flas kunder vendit tim sepse e dua kete vend dhe gjithmone do e dua, por une e pranoj realitetin dhe te them po ketu shqiptari ka gabuar dhe gabimet qe kane bere te tjeret i pesojne njerzit e ndeshem qe punojne dite per dite duke respektuar cdo gje te ligjit dhe vete vendin ku jeton, mua sme pelqen te jetoj ne patriotizem te tepruar duke mos pranuar gabimet tona, gabimet e ca individve, une per ato individ fola dhe per ato njerez permenda, nuk i futem fare personave te tjere qe bejne shkollen andej jashte, jetojne dhe duan te kthehen ne shqiperi per ta bere kete vend me te mire.

Sme pelqen te pranoj qe shqiptari eshte me i miri por me pelqen te mendoj qe shqiptari mund te behet me i miri per vendin e vete, duke nisur nga vendet ku ka gabuar, nga gabimi i te shkuares mund te lindi suksesi i te ardhmes, dhe do keme kete mendim i dashur "mik" se ndryshe nga ti une shoh nje realitet dhe ky realitet qe na paraqesin te tjeret nuk duhet ta marrim te protestojme dhe te mbajme meri, por si nje shtys per ti mbyllur gojen te gjithve dhe jo vetem zvicerjanve por edhe francezve dhe shume e shume te tjerve qe mendojne qe shqiptare jane kriminela me shume se njerez te zote...

Per te ecur para duhet te shohesh realitetin ashtu sic eshte, ta pranosh e ta rregullosh aty ku te tjeret e kane ndyre me veprimet e tyre te shemtuara...

Kupto me mire cfare shrkuaj une dhe shiko me mire cfare them une se eshte vertet keq te lexosh fjale pa lidhje si ajo qe thua ti per punen qe une flas kunder vendit tim, eshte pa lidhje, edhe totalisht pa liddhje ajo cfare ti shkruajte me lart... Lexoje me vemendje kete qe te thash e do kuptosh pikpamjen time...

;)
 
Kondrapedali

Kondrapedali
Or shoku miku, jo-fillestar. Unë të lexova, të kuptova dhe të replikova pikërisht për atë që ti don të thuash. Ty të duket normale që një qeveri, apo edhe një popull-komb, të verë fajin e disave mbi kurrizin e të tjerëve, qofshin shqiptarë, zezakë, marsianë, etj. Kjo që thua ti quhet diskriminim dhe në kartën e OKB, ku bën pjesë dhe Zvicra, është një akt i dënueshëm i cili i kundërvihet lirive themelore të njeriut. Nëse e din se ç'do të thotë liri themelore e njeriut atëherë besoj se do më kuptosh kur të flas për një veprim të dënueshëm të Partisë së bythës së Zvicrës.
Fatkeqësisht, shumica e shqiptarëve të cilët kanë njohur emigracionin është përballur me këtë lloj diskriminimi. Ata që kanë emigruar në Amerikën e Veriut, por edhe në vende të tjera jashtë Europës besoj, pothuaj nuk kanë ndier fare diskriminim dhe i duket paksa e çuditshme që dikush të arrijë të pranojë e, më keq akoma, ta quajë normale diskriminimin që i bëhet atij vetë sepse dikush tjetër, lidhja e vetme me të cilin është vetëm vendi nga vjen, ka bërë krime.
Një shqiptar që bën krime, shoku, është kriminel e jo shqiptar, po ashtu siç është kriminel zviceriani, italiani, greku, francezi e kinezi.

P.S. Fjala fillestar s'kishte të bënte me statusin në AF por me mënyrën e të llogjikuarit dhe është një ide e imja të cilën e kam shkruar sepse ashtu m'u mbush mendja.

P.S.P.S. T'ka shku syni shtremët ...
 
Megg

Carpe Diem
Or shoku miku, jo-fillestar. Unë të lexova, të kuptova dhe të replikova pikërisht për atë që ti don të thuash. Ty të duket normale që një qeveri, apo edhe një popull-komb, të verë fajin e disave mbi kurrizin e të tjerëve, qofshin shqiptarë, zezakë, marsianë, etj. Kjo që thua ti quhet diskriminim dhe në kartën e OKB, ku bën pjesë dhe Zvicra, është një akt i dënueshëm i cili i kundërvihet lirive themelore të njeriut. Nëse e din se ç'do të thotë liri themelore e njeriut atëherë besoj se do më kuptosh kur të flas për një veprim të dënueshëm të Partisë së bythës së Zvicrës.
Fatkeqësisht, shumica e shqiptarëve të cilët kanë njohur emigracionin është përballur me këtë lloj diskriminimi. Ata që kanë emigruar në Amerikën e Veriut, por edhe në vende të tjera jashtë Europës besoj, pothuaj nuk kanë ndier fare diskriminim dhe i duket paksa e çuditshme që dikush të arrijë të pranojë e, më keq akoma, ta quajë normale diskriminimin që i bëhet atij vetë sepse dikush tjetër, lidhja e vetme me të cilin është vetëm vendi nga vjen, ka bërë krime.
Një shqiptar që bën krime, shoku, është kriminel e jo shqiptar, po ashtu siç është kriminel zviceriani, italiani, greku, francezi e kinezi.

P.S. Fjala fillestar s'kishte të bënte me statusin në AF por me mënyrën e të llogjikuarit dhe është një ide e imja të cilën e kam shkruar sepse ashtu m'u mbush mendja.

P.S.P.S. T'ka shku syni shtremët ...
Kjo është totalisht e papranueshme. Panvarësisht se ç'mund të kenë bërë disa shqiptarë, në fillim apo edhe tani së voni, diskriminimi i kësaj fushate është i dënueshëm ligjërisht. Edhe sikur të kishte shqiptarë/e të cilët lahen me shami në kokë në ujë të pisët apo shqiptarë të cilët nuk lëpihen kur shohin të mbrapme femrash lakuriq, përsëri kjo fushatë mbetet e turpshme dhe tepër e dënueshme. Shqiptarët në Zvicër duhet të bllokojnë ndërtesën e kësaj palo partie e njëkohësisht, Shteti shqiptar duhet të kundërshtojë me nota proteste pranë Qeverisë Zviceriane e pranë KE.

Zvicerianët, apo kushdo popull tjetër nuk janë më të mirë apo superiore ndaj shqiptarëve. Le të mendojmë kriminelët me kravatë të punësuar në bankat zviceriane e pastrimin e parave në këto banka. Mendoj se këto krime janë shumë më të rënda se shamitë e boshnjakeve apo se myslymanizmi i trashëguar i shqiptarëve.

Zhaklin ne po flisnim per diskriminimin qe i bene popullit tone,dhe nuk hapem teme per te brendshmet e zvicres etj,,mos dil nga tema te
lutem!!
 
plato

Primus registratum
Une jam dakort me Zahkun ne fakt qe keto jane akte diskriminuese dhe Zvicra e shtete te tjera bejne mire te reflektojne e te bejne ca fushata sensibilizimi ndaj qytetareve te tyre.
 
Top