Viti i frikshem per ballkanin perendimor

Viti i frikshem per ballkanin perendimor

Viti i frikshem per ballkanin perendimor


Sherbimet intelegjete: Vit i frikshem per ballkanin perendimor



Në raportin e tij vjetor drejtuar Senatit amerikan, shefi i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës të SHBA-së, Mike McConell parashikon
që viti 2008 do të jetë i paqëndrueshëm në Ballkan.
Shefi i këtij shërbimi parashikon probleme edhe nëse shpallet, e edhe nëse nuk shpallet pavarësia.
Në një raport të paraqitur përpara Senatit amerikan, shefi i Shërbimit
Inteligjent Kombëtar të SHBA-së ka paralajmëruar se viti 2008 do të mund të jetë jostabil në Ballkan.
Shefi i këtij shërbimi, Mike McConnell ka thënë se problemi kryesor është statusi i Kosovës. Sipas tij, situata do të jetë jostabile edhe nëse shpallet pavarësia, por edhe nëse nuk shpallet.
“Ne gjykojmë që në kohën kur Kosova po shkon drejt pavarësisë,
Ballkani në vitin 2008 do të mbetet i pavendosur. Kjo mund të shpie në ripërtëritje të konfliktit në Bosnje”, ka shefi i Shërbimit Inteligjent amerikan, Michael McConell, i cili e ka prezantuar këtë raport para komitetit, në krye të së cilit është senatori John Rockfeller.
Detajet kryesore rreth këtyre kërcënimeve i janë dërguar vetëm
kreut të 16 agjencive informative amerikane.
“Liderët kosovarë thonë që në fillim të vitit 2008 do të shpallin pavarësinë, e cila do të mund të provokonte konflikte nga serbët e pjesës veriore të Kosovës, të cilët do ta refuzojnë këtë vendim. Beogradi do të mund të merrte disa masa, mirëpo shtyrja e pavarësisë do të mund të çonte te një përgjigje e dhunshme nga ekstremistët shqiptarë”, thuhet në një pjesë të raportit me titullin “Euroazia dhe Ballkani në thartim”.
“Kurdo që të zgjidhet statusi i Kosovës, pakica shqiptare në Maqedoni
dhe në jug të Serbisë me siguri që do të vazhdojë të kërkojë autonomi të zgjeruar, ndërsa ekstremistët shqiptarë do të tentojnë të shfrytëzojnë deklaratat e pakënaqësive dhe me anë të shfaqjes së disa akteve të dhunës do të përkrahin bashkimin me Kosovën.
Zyrtarët serbë thonë se nuk do të intervenojnë ushtarakisht në Kosovë,
por kanë tërhequr vërejtjen që do të shfrytëzojnë masat politike
e ekonomike, të cilat me siguri që do të përforcojnë qëndrimin
e serbëve të Kosovës për të refuzuar pavarësinë dhe të ndalojnë
zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thuhet në raport.
Në lidhje me Bosnjën e Hercegovinën thuhet se është pranë tensionimit
të situatës ndëretnike dhe mundësia e shpërthimit të dhunës është afër,”‘vetëm nëse Republika Srpska nuk bën shpalljen.
Për shkak të çfarëdo dhune, do të rritet tensioni në forcat e SHBA-së dhe NATO-s që të ndërhyjnë në rajon”, u ka sqaruar senatorëve McConell.
Në publikimin amerikan, një rëndësi e veçantë i është dhënë ekspansionit rus të energjisë.
“Rusia po pozicionohet ashtu që të kontrollojë rrjetin e bartjes së energjisë nga Evropa deri në lindjen e Azisë.
Këmbëngulja agresive e Rusisë për të kontrolluar, kufizuar dhe bllokuar bartjen e gazit dhe naftës nga Kaspiku në Perëndim dhe të sigurojë që korridoret energjetike Lindje-Perëndim të mbesin nën kontrollin rus,
thekson fuqinë potenciale dhe ndikimin e politikës energjetike të Rusisë”, përfundohet në raportimin vjetor të kërcënimeve ndaj Shteteve të Bashkuara.

Paraqet.Sabri Selmani
 

kunder19

Primus registratum
Re: Viti i frikshem per ballkanin perendimor

Nuk ka thene asgje te re...gjithcka qe mund te mendoheshe po del ne shesh tashme.
Pavarsia e Kosoves eshte problemi kryesor per trazirat qe mund te ndodhin pjeserisht e vertet,por mos harojme qe pavarsia e Kosoves po shendrohet ne ne nje lufte te fshehur per kontrollin "e shume gjerave"midis dy potencave boterore usa-rusi.
ka dhe shume per te thene por ndalemi ketu me mire...


http://www.albaniaonline.it.gg
 

kunder19

Primus registratum
Re: Viti i frikshem per ballkanin perendimor

Nuk ka thene asgje te re...gjithcka qe mund te mendoheshe po del ne shesh tashme.
Pavarsia e Kosoves eshte problemi kryesor per trazirat qe mund te ndodhin pjeserisht e vertet,por mos harojme qe pavarsia e Kosoves po shendrohet ne ne nje lufte te fshehur per kontrollin "e shume gjerave"midis dy potencave boterore usa-rusi.
ka dhe shume per te thene por ndalemi ketu me mire...


http://www.albaniaonline.it.gg
 

Ergler

Primus registratum
Re: Viti i frikshem per ballkanin perendimor

Rusia kjo kurve e vjeter pisanjoze do te mundohet qe te shkaktoje trazira,te cilat do te jene te perkoheshme,por ato do te evitohen nga perendimoret.Ajo qe do ta paguaje kete harac do te jete masha e Rusise Serbia dhe populli serb.USA dhe BE kane pare dhe ato do ti vene ne eficence me shpejt nga Rusia.Pra me nje fjale perendimi do t'i realizoje me shpejt dhe me mire se Rusia projektet e veta ekonomike qe kalojne nga Ballkani.Rusia do te deshtoje si perhere me Perendimin.Kosova eshte nen mbrojtjen e nje aleance teper te fuqishme.Serbet te cilet jane nje komb i zgjuar do te bejne llogarite se nga ju del me mire dhe se afermi do ti menjanojne nga politika ultranacionalistet dhe do te kene per target BE.Bombat tymse qe leshon KGB-isti Putin ne ikje e siper nuk e trembin aleancen USA-BE-NATO.Mendoj se realiteti politik ne Serbi do te ndryshoj se shpejti.Atje patjeter do te kete zgjedhje dhe serbet e mencur do ti qerojne past Milloshevicet e tipit Koshtunica nga pushteti.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Viti i frikshem per ballkanin perendimor

njerez si ky propaganduesi i ndarjes se shqiperise Stavro Marko qe eshte gazetar ne Shqiperi jane pro-vorio-epirit
 
Top