Virgjeri=Moral

COB

Primus registratum
Jetojmë në një vend ku Meshkujt janë auoritar. Në këtë aspekt mashkulli ka fuqinë dhe e drejtën që të jetoj jetën pa pengesa, ndërsa femrat mbesin gjithmonë nën komandën e babait-vëllaut-burrit. Në këtë aspekt qejfi i mashkullit është prominent dhe nëse në atë shoqëri mashkullocentrike është mëkat të hysh në lidhje seksuale para martesës, atëherë kjo bëhet rregull morali për atë shoqëri.

Morali edhe pse është diqka shoqërore më shumë lidhet edhe me religjionin. Pasi që fetë abrahamike ndalojnë rreptësisht humbjen e virgjërisë para martesës. Virgjëria për mua është elementi kyq i një lidhjeje afatgjate dhe të ndershme. Nuk flas këtu vetëm për femrat, por edhe për meshkujt. Nuk ka të drejt një mashkull të kërkoj me ngulm një femër virgjëre kur ai vet nuk është përmbajtur këtij rregulli. Por interesant është fakti se meshkujt gjithmonë kërkojnë vajza virgjëre, si simbol nderi dhe nëse është vajza virgjëre atëherë besohet më shumë asaj për të formuar një familje. Vajzat që nuk janë virgjëre ndonjëherë nuk konsiderohen vajza që do bëhen ''nëna'' të ndershme.

Edhe pse bota moderne qesh me vajzat virgjine, në këto treva është avantazh të jesh virgjine. Madje nëse të del emri se nuk je virgjëre atëherë vështirë të martohesh, flas për Kosovën, për Shqipërinë nuk e di krejt. Pasi që ka pasur shumë raste që vajza të tilla kanë mbetur pa u martuar dhe janë etiketuar me fjalë të ndryshme rigjide. E plus sa raste kur në natën e parë të martesës është kuptuar se nusja nuk është virgjëre, të nesërmen është përjashtuar nga shtëpia etj etj.
 

Fede

Primus registratum
Morali percaktohet nga rregulla(te sjelljes, te karakterit, te zakoneve) te vendosura me marreveshje nga shoqeria ku jetojme. Nese kjo shoqeri eshte mediokre edhe koncepti i moralit do te kete mangesi gjigande. Pra po te kete nje drejtpeshim te konceptit "moral", nuk do mund te thuhej "virgjeri=moral" por "virgjeri zemre=normalitet", ku nenkupton se eshte normale qe nje djale apo nje vajze te kerkoje nga partneri nje zemer qe te rrahe vetem per te. Me fjale te tjera nje person qe kerkon dhe gjen "kenaqesi" ne jete(pa demtuar me dashje dike tjeter) s'ka sesi per kete te quhet person i pamoralshem.
Joetisti bashkohem me mendimin tend. Eshte pikerisht keshtu. Une jam nje nga ato vajza qe e kam humb virgjerine aksidentalisht me personin e gabuar, e vetedijshme per kete pasi kalova 25 dhe ndihesha e pashprese per te takuar dashurine e jetes time. Si nje sfide ndaj fatit vendosa te lidhesha me nje djale i cili edhe ai ishte i vetedijshem qe nuk ishim per njeri tjetrin dhe qendruam ne nje lidhje distance e cila u konkretizua ne 3 here kontakt saqe une e humba virgjerine dhe pas kesaj gjithcka perfundoi. Sot jam ne krahet e nje njeriu qe vertete e dua me gjithe qenien time dhe nuk me shkon kurre mendja ti hedh syte dikujt tjeter edhe sikur ta humb kete njeri. A duhet te me gjykoje ky njeri? A thua se morali im mbaroi fill pas humbjes se virgjerise?! Jooooo une jam po ajo vajza e brishte qe kerkoja me insistim gjysmen tjeter dhe fati e deshi ta takoja dhe ti qendroj besnike deri ne fund te jetes.
 

Johana

Forumium praecox
Ofrimi i informacionit ne lidhje me te qenit apo jo i virgjer eshte budallalleku me i madh.

Cuditerisht, Virgjeri mund te kuptohet si Verr e Gjere! Vrime e Gjere!


JC
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Virgin territories, virgin woman, man etc. Kuptimi eshte te pazbuluara, te paeksploruara, te pavezhguara, te padeshmuara, te natyrshme, ku njeriu nuk ka vene dore etj etj. Tabula Rasa. Fleta e bardhe e pashkruar. Boshllek.

Nese dicka e tille e virgjer ju bie mbi koke, diheni mire, ajo pret te shkruhet nga ju. Dhe si e tille eshte shume e rrezikshme per te gjithe ju. Eshte luciferike, per mungese te nje termi me te mire. Eshte hajdute dhe vjedhese e identitetit tuaj. Eshte aq «idiote» sa nuk di te dalloj te miren nga e keqja. Ka fuqi te jete e mire por ka fuqi te jete super e keqe. Deri tani, ne momentin qe po shkruaj asnjehere nuk eshte bere e mundur t'a kaperceje kete qenie pa forme dhe vetedije dhe ndergjegje sepse i ka shfarosur dhe groposur te gjithe. Menyra e futjes se saj eshte nepermjet dhimbjes se thelle. Njerezit neper te cilet ajo kalon kane te njejtat karakteristika. Jane paranoiake dhe te semure mendore. Ata imitojne njeri-tjetrin.
Dhe rezultati ka qene gjithnje i njejte: Ata vetasgjesohen. Boshllek. Boshllek.

Une e kalova anen tjeter pa problemin me te vogel dhe kam qene gjithnje mbi te. Arsyeja eshte se une kalova natyrshem, e permbushur. Nje rruge fringo e re. Nje rruge e panjohur me pare. Nje ene bosh mbushet sepse aty ka vend per te futur dicka. Nje ene e mbushur nuk e lejon futjen e kesaj dickaje torturuese. Do t'a vazhdoj pak me vone. Me duhet te shkeputem sepse ndihem e corientuar nga nje e-mail kercenues qe sapo mora.


Eleonore
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Filmi Hunger Games, The mocking Jay eshte nje shembull qe mund te jap per kete fenomen. Kur Katniss dhe vajza e vogel me floke kacurrela (nuk po me kujtohet emri) te cilat, kushtet i detyrojne te ndahen, vendosin t'i dergojne njera tjetres mesazhe nepermjet nje kenge te fershkellyer qe imitohet nga mocking jays qe jane zogj, rikthimi i ketyre mesazheve nepermjet ketyre zogjve per t'u sigururuar per mireqenien e njera-tjetres eshte qellimi PRIMAR. Ky mesazh jepet nga qendra transmetuese origjinale dhe si puna e routers pa fill perhapet nga imituesit dhe perfundon e marre nga pala tjeter e cila sherben si pritese ose receiver e ketij mesazhi. Keta imituese jane te pafajshem dhe te dobishem.

Ne boten shpirterore ne qofte se kjo gje e bardhe ose e virgjer ka shansin e mire te shkruhet nga ajo qenie qe di te dalloje mikun nga armiku, te miren nga e keqja, te dobishmen nga e padobishmja atehere kjo eshte ajo qe ne librat kuranike quhet «Jin». Eshte e bere prej zjarri dhe e pashkaterrueshme. Kur kjo qenie e lindur nga shpirti -zjarr ndergjegjesohet per lindjen e saj AJO kerkon te identifikohet me trupin e personit prej te cilit ajo u ndergjegjesua. Vecse ndryshe nga cfare eshte arritur me pare AJO e bashkuar me njeriun behet me e forte se cdo NJERI dhe cdo SHPIRT.

Ka mundesi te kete qene viti 2009 ose 2010, Jehova's witnesses, nje grup prej dy ose prej tre vetash, kur erdhen per vizite ne shtepine time, mbajten shenime sepse u impresionuan nga argumentat e mia te cilat i pashe te shprehura fije e per pe ne Televison te njejten dite nga Michelle Obama dhe nje ose dy dite me vone nga Mreteresha e Anglise. Nuk kisha dyshimin me te vogel. Psalmi i pare qe me kujtohet te kem lexuar flet per emrin e zotit, ROCK dhe qe i drejtohet dikujt qe ka VESH (une) dhe thote se perbri meje do te rrine mbreresha e princesha e drejtuese shtetesh per te marre eksperiencen time dhe per t'u mesuar me Leadership.

Me thene te drejten zemra m'u be mal derisa kuptova se ato te cilat ne boten e shpirtit (forma e te ciles eshte e papare ndonjehere dhe gjuha e komunikimit e padegjuar ndonjehere) po me vrisnin ULURITA aq forte dhe me imagjinate u hodha per te rene mbi vetvete.

Te gjithe kane «rene» vecse e vecanta ime eshte se une ruajta memorjen e ngjitjes se heres se pare dhe rrugen ngjitje-zbritje e bej pa problemin me te vogel. Me e veshtira sfere e botes shpirterore eshte e gjashta, qe eshte e akullt dhe gati e pa kalueshme nga shpirt i gjalle. E pata me kollaj sferen e zjarrit.

Eleonore
 

Frank

Forumium maestatis
Ska lidhje me moralin, edhe pse shoqeria jone e kalbur e shet ende si te tille.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Pashe nje program para disa vitesh qe fliste per jeten mondane te high-society. Nder te tjera nje aktivitet i pervitshem eshte edhe organizimi i ballove per vajzat e tyre te moshes 18 vjecare. Ato vishen me te bardha si nuse dhe zbresin shkalle per t'u adhuruar nga njerez te ftuar, sigurisht te sferes se tyre te larte. Kjo eshte ajo qe ne ne Shqiperi i thoshim «po behet parja per ciftim te mundshem». Baballaret jane ne qender te vemendjes te te interesuarve te mundshem. Ata japin intervista ne lidhje me natyren e te bijave dhe ne cdo moment virgjeria trumbetohet si nje virtyt qe mund te shkembet me nje lidhje te perfitueshme. Ata quhen puritane. Sigurisht ata jane te pasur dhe femijet e tyre jane te mbrojtur nga cdo ofensive fizike, psikologjike apo shpirterore. Edhe pse me duket dicka e lavderueshme, personalisht nuk do te trumbetoja dicka te tille ne kanale televizive sepse mund te jete ofenduese per njerez te cilet jeta nuk i ka perkedhelur.

Keto ballo te shoqerise se larte jane ekuivalente me prom nights te studenteve qe diplomohen me perfundimin e kolegjit.

Me kujtohet ne Shqiperi nje rol te tille te «parjes» e luante xhiroja e mbasdites. Per ate kohe me ka marre malli. Vajza dhe djem te veshur mire shkembenin veshtrime dhe vinin syrin per gjuajtje. Firshellimat e djemve te cilat sa me te gjata te ishin aq me teper tregonin vleresim per dike i benin vajzat te ndiheshin te deshiruara.

Te marresh nje grua te virgjer, ose dhe burre per ate pune, eshte njesoj sikur te kesh blere nje veshje te re ne dyqan.
Per sa i perket te tjerave, gjuajtja e dyqaneve te shitjes se rrobave te perdorura eshte nje keshille e mire qe do t'ju jepja.

Kjo me kujtoi dhe nje histori....

EL
 

olofssonlarstony

Forumium praecox
Përshëndetje Z. dhe znj
Numri im (whatsaap) : +46705117485
Ju lutem, më lejoni këtë publikim në grupin tuaj për të ndarë dhe zgjeruar shërbimet tona mbështetëse.
Ky mesazh ka për qëllim individët, bizneset e varfra, bujqësore ose bizneset e tjera dhe të gjithë ata që kanë nevojë për një hua të veçantë për të rindërtuar jetën e tyre.
Keni nevojë për kredi me para midis individëve që variojnë nga 20000 € në 5.800.000 € me një normë interesi shumë të ulët prej 3% në vit midis individëve
Për të përballuar vështirësitë financiare të ditës për të dalë më në fund nga ngërçi që provokojnë Bankat dhe institutet financiare, me refuzimin e aplikacioneve tuaja për kredi ose norma shumë të larta.
Unë jam një individ i ekspertëve financiarë suedezë që janë në gjendje t'ju bëjnë një hua në shumën që ju nevojitet dhe me kushte që do ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë dhe do t'ju lejojnë të realizoni projektin tuaj.
Këtu janë fushat në të cilat unë mund t'ju ndihmoj:
* Kredi Financiare
* Kredi hipotekore
* Hua për investime
* Auto kredi
* Borxhi i konsolidimit
* Linja e kredisë
* Hipotekë e dytë
* Shlyerja e kredisë
* Hua personale
Ju jeni mbërthyer, ndaluar dhe nuk keni favor të bankave ose më mirë keni një projekt dhe keni nevojë për financim të kontaktoni me mua tani në 0705117485 ose më lini mesazhin tuaj
Adresa ime e emailit: per.larsen.capital@gmail.com
 
Top