Video/proekte interesante muzikore...

Aki

Paint It Black
U ka rene rasti ndonjehere te shikoni perpunim interesant te ndonje kenge qe vec me e njihni?
Para nje kohe ne youtube u be e famshme video e 5 vetave ne nje kitare qe kendonin Somebody that I used to know, Walk off the earth, qe duke vazhduar me modifikim e kengeve te njohura, u bene vete po aq te njohur dhe te adhuruar nga fansat neper bote...
Ja dhe video e famshme se bashku me dy tjera:



Poashtu do doja te flas dhe per nje proekt turk 'Doga icin cal'- qe ne perkthim domethene luaj/bjeri/kendo per natyren...Eshte nje proekt i bere me qellim per ngritjen e vetedijes se njerezve per ruajtjen e pyjeve dhe keshtu jane bere video ne youtube me fragmente te njerezve te rendomte duke kenduar ose duke i rene ndonje instrumenti diku ne natyre me perpunimin e kengeve te vjetra turke...Fillimisht me video nga njerezit e rendomte neper Turqi, me vone bashkangjiten edhe figura te njohura te Turqise, fragmente me shenja per ata qe nuk degjojne, grupe te femijeve me te meta mendore, emigrante nga vende te ndryshme te botes si dhe te huaj nga Greqia, Kanada, Gjeorgjia e keshtu me rradhe...
Ne fillim do u hedh nje video instrumentale....


Keto ne vijim jane me tekst, keshtu qe degjoni nese kuptoni, ose nese u pelqen te degjoni turqishten :p

https://www.youtube.com/watch?v=MbPOFfdvOZk
https://www.youtube.com/watch?v=Qc8cGLUPfhE

Degjim te kendshem, e nese keni degjuar per video te ngjashme t'i ndajme se bashku :)
 
Top