Re: Vetvrasja, plage e rende e nje shoqerie..
Cuna ju falenderoj per mbeshtetjen e ideve dhe mendimeve te mia. Sic shpesh flitet "vetevrasje me arsye" fizike, shendetesore apo mendore.
Per mendimin tim nuk arsyetohet aspak.
Ne e dime shume mire ose me mire nuk e dime fare cfare do te thote te besh nje jete ne nje karroce, apo ne nje shtrat i dergjur prej vitesh tek pret fundin tend... por kjo nuk eshte serish arsye per te vetembyllur ate qe ZOTI ta ka hapur (jeten). Duhet pasur parasysh qe ne nuk jemi ne gjendje ti japim fund, dhe nuk duhet te mendojme qe mund ti japim fund nje dhurate qe Dikush Shume me i MADHERUAR dhe jashtezakonisht perfekt na ka dhene. Sic thuhet ne disa libra qe une kam lexuar dhe besoj dhe shume nga ju. < Ne jetojme ne nje trup njerezor qe nga dita qe lindim deri ne diten e fundit te jetes> Trup i cili i nuk eshte i yni me shume se per kaq kohe. Kjo ishte pjesa fetare ose mendimi i paster besimtar i ceshtjes "vetevrasje"
Persa i perket anes shoqerore, morale,familjare etj Nuk besoj vertet qe nje vetevrasje zgjidh problemet. Cilado qofshin ato. Nese ke aids, ke ngelur sakat ne nje karroce apo ne krevat nese nuk ke asnje njeri prane , nese bota te eshte vene kunder, nese shpresa jote ka vdekur me te afermin tend te fundit ne kete jete.. JETO... Jeto dhe mos ju ul veshtiresive, jeto dhe beji balle cdo dhimbjeje, jeto per te treguar qe Njerezit nuk jane krijesa te pavlera, jeto dhe tregoi botes dhe gjithesise qe shpirti eshte ai qe kemi me te vlefshem se trupin. Jeta eshte prove durimi ndaj njerezve, eshte vetem fillim. Prandaj mos e ndalni turrin qe ne fillim. Jeta eshte lufte, eshte lufte mbijetese , lufte ekzistence eshte lufte mbijetese. sa Shqiptare te Kosoves pane te gjithe prinder , femije, dashamir, motra dhe vellezer tek vriteshin barbarisht. Dhe nuk u dorezuan, vazhdojne te jetojne per hir te Krijuesit, per hir te Familjes, Per hir te Kombit dhe emrit qe kane. Vellezer e motra Duajeni jeten ashtu sic na desh ne ZOTI i cili na e dhuroj ate. Gjeni arsye ne cdo gje te bukur. Jeto per nje dite me diell, jeto per nje buzeqeshje te nje njeriu qe do, jeto per nje Muzike, Jeto per nje dashuri, Jeto per nje femi, Jeto per nje prind, Jeto per nje Vella , moter, shok, shoqe qe do jete me ty deri ne fund. Dhe te do qe dhe ti te jesh me te deri ne fund. Mos u dorezo, mos u lo9dh se luftuari, mos hudh armet Lufto deri fund.
Personalisht e quaj te vlefshme 1000 vjet vuajtje, vetem per te pare si lind nje jete tjeter ne diten time te fundit.
(ju kerkoj ndjese se u zgjata shume)Eshte vetem qe kur ke te besh me nje gje te tille gjykon me drejte, dhe nuk mbaron kurre ajo qe ke per te thene.
Me rrespekt per tgjithe ju