Re: Vetvrasja, plage e rende e nje shoqerie..
Mirmbrema t'gjitheve.
Vetevrasja te pakten sipas meje, fenomen i cili po shihet shpesh dhe per fat te keq dhe ne mes Shqiptaresh. Per fat te keq pam pasur nje rast ne rreth shoqeror dhe ju grantoj qe nuk ka gje me te rende se nje vete heqje jete per rrethin familjar dhe shoqeror te viktimes. Sepse lindin dyshimet, mendimet e zeza, dhe vertet ndihesh shume keq. Nga cdo vdekje e zakonte apo e pa zakonte qofte si nga pleqeria dhe nga aksidenti dhimbja per humbjen e te dashurve tuaj eshte e forte. Por sic dime cdo gje ktheht ne force dhe ju jep forcen te hecni para. Sepse jeta vazhdon. Por nga nje "Vetevrasje" nuk mund te kapesh ne asnje pike qe ti japesh vehtes force si shok apo familjar i viktimes. dmth: e pyet vehten kaq shume "Pse?" Dhe pse, mos nuk duhej ta mbaja afer sic duhej, mos ndikova per keq ne perkeqesimin e gjendjes se viktimes. e shume e shume pyetje qe nuk do gjejne kurr prehje, nuk do gjejne kurre pergjigje. Dicka qe mund te themi te bindur eshte qe Njeriu nuk rron vetem per vehte. Perderisa jeton mes familjaresh, miqsh, dashamiresh. Nuk ke as te drejte ti shkaterrosh jeten secilit prej tyre. Meqe ne jete jemi egoiste le te mos jemi ne vdekje. Arsyet jane te shumta, dhe biles shpesh te pa arsyeshme. Sepse Per te bere nje akt te tille duhet kurajo, kurajo pothuajse e nje te cmendurit. Eshte e tmershme si mund te marresh guximin, te fillosh te shkruash "letren e fundit" ku ti drejtohesh familjes , shokeve e miqve me te cilet jeton dhe rrethohesh me fjale te tilla :Ju kerkoj falje per cfare bera........
Eshte e tmershme njeriu te marre parasysh te gjithe kete dhe te vazhdoje i bindur deri ne fund te asaj, e cila eshte nje dere qe nuk hapet me. Pse ndosh?! Shpesh nga dobesia e personit per te perballuar problemet te medhaja apo te vogla. Shpesh nga mos qartesia e ideve (kujtoj rast) ne Tirane rreth 5 vite me pare nje person (per rrespekt ndaj fundit te tij asnje te dhene..) vetvrasje e shkaktuar nga besime ne budalliqe stanike. etj etj. Shpesh ndodh nga, le te themi ne nje fare menyre (nga dorezimi) nga mos deshira per te vadhruar me ne mes problemesh e momentesh depresionuese. Ne, Une nuk jam filozof , as mendimtar i madh , as psikolog por dicka e them nga bindja. Vetvrasja eshte Krimi i fundit qe mund te besh. Vret vehten, vdesin disa shpirtera me ty.. Nuk ka arsye, nuk ka shpjegim , nuk ka gabim, nuk ka falje... (cuna cdo gje ka zgjidhje sado e veshtire qofte, dhe e larget. Le te vdesi shpresa pas shpirtit tuaj.
(perkushtohet mikut tim B. Zoti e meshirofte Amin