vetvrasja:depresion o pesimizem???

anjeza

Primus registratum
vetvrasja:depresion o pesimizem???

kur lexoj gazeten, ve re se ne Shqiperi ky akt i dhimbshem eshte mjaft i shpeshte.
dje mora vesh se 1 vajze ne pallatin ku jetoja i dha fund jetes duke pire helm minjsh,sapo mbushi 16 vjeç se dashuronte 1 djale por prinderit,vellai e keqtrajtonin... se ajo ishte akoma e vogel te perjetonte 1 eksperience te tille.e raste te tjera te ndryshme,
por ajo qe me trishton eshte interpretimi i psikologeve duke thene se kjo gje i sjell varferia??????
ju ç'mendim keni?
 

Dolores

Primus registratum
Re: vetvrasja:depresion o pesimizem???

Thjesht nji zgjidhje per evitim koplikimesh jetesore ...
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: vetvrasja:depresion o pesimizem???

them se ne adoleshence te gjithe kalojme momente te tilla, te gjithe jemi te mbushur me shume ndjenja e passion dhe te gjitha keto jane te reja per nje adoleshent, qe sa po i hapen dyert e jetes. disa nga ne e perballojne mire e disa te tjere marrin rrugen e droges, pijes, behen poete provizore(nje menyre per te shprehur dhe shfryre shumllojshmerine e ndjenjave qe kane ne shpirt), mbyllen ne vetvete, mendojne(qellon dhe e bejne) vetevrasjen etj etj
disa ja arrijne t'a kalojne adoleshencen pa u lene gjurme te medha, disa mbajne shenja(cicatrice)tere jeten, e nje pakice nuk ja arrin te mbijetoje. them se s'ka te beje fare me gjendjen ekonomike. ka shume adoleshente qe vrasin veten ne USA, ne France gjithashtu (e ndoshta dhe ne shume vende te tjera te botes, por qe une nuk kam info), ku dihet qe niveli i jeteses eshte me i larte se i shqiptareve.
gjithcka perpunohet ne trurin e cdo individi, qe zgjedh cfare i duket e arsyeshme ne nje moment te caktuar :shrug: qe eshte dhe ti japesh fund jetes per nje dashuri qe mund te mos jete dhe me e madhja e jetes tende...
kush e ka pare filmin "my endless love"?
cmenduria e adoleshences kalon cdo kufi. ai djali qe bie ne dashuri me Brook SHields, nga pamundesia per t'a takuar ate vajze, meqe prinderit nuk e linin, i ve flaken shtepise se saj :wub: LOVE+NE ADOLESHENCE=koha me e cmendur, pasionante dhe nganjehere me e bukur e jetes
:wave:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: vetvrasja:depresion o pesimizem???

shumica e vetevrasjeve nuk ndodhin ne adoleshence, por ne moshe te rritur dhe le ta pranojme: eshte nje rruge shpetimi!
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: vetvrasja:depresion o pesimizem???

Alinos honey, ne kete rast po flitej per nje vajze 16 vjecare, prandaj mora shembull adoleshencen, po ka vetevrasje ne cdo moshe, nuk diskutohet...
megjithate, nuk me duket zgjidhje e mire. jeta vjen vetem njehere. ne mos ne nje menyre, ne nje tjeter, duhet te bejme te pamunduren te shijojme sa me shume prej saj e te mos dorezohemi para veshtiresive.
thjesht mendimi im, por do beja te pamunduren te bindja dike te mos i jepte fund jetes

(Alinos, i missed you me avatarin e Marilyn :kiss: )
 

Dolores

Primus registratum
Re: vetvrasja:depresion o pesimizem???

Disa raste kane treguar qe disa njerez pasi kane vendosur te vetvriten ndihen te qete sepse kane gjet nji rrugedalje pertej depresionit apo cdo lloj problemi qe u shkakton kjo bote(pa diskutuar kohen qe perjetojne kete min, ore, dite, muaj) Edhe mendoj pasi kam lexuar kto resultate se eshte e pamundur ose e kote te mbushesh mendjen e dikujt qe do te vrasi veten, thjesht qetesine qe d'ua jepte vetvrasja nuk do j'ua permbushte asnjegje ne kete bote. Mgjthse per ato qe nuk jane ne te njejtin status llogjik eshte e veshtire te kuptojne qe per kta lloj njerez vetvrasja eshte nji lloj lumturie absurde...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: vetvrasja:depresion o pesimizem???

Dolores
duket se gjate argumentit tend ti thua se nuk ka menyre per te mbushur mendjen e dikujt me tendenca vete-vrasese se eshte dicka e gabuar, pasi ata ashtu gjejne paqen shpirterore. Mirepo ne fund kete sjellje e etiketon absurde. Do te doja te dija pse? Cfare e ben nje sjellje absurde? Pse jeta eshte e detyrueshme per te gjithe?
 

disku

UNI
Re: vetvrasja:depresion o pesimizem???

Te ishte jeta e detyrushme sdo kishim mundsi ta merrnim me doeren tone. Ideja eshte qe vetvrasja asnjehere nuk eshte konsideruar si cmenduri e momentit. Askush ne gjendje te shendoshe nuk do te ishte ne gjendje te merrte jeten e tij ne menyrat me barbare. Vetem kur e mendon qe shikon njerez qe vriten me thika apo i helmojne apo i merr plumbi te rrenqethet mishi jo mo tja fusesh vetes. Personalisht vetvrasjen sic thashe e konsideroj mungese te theksuar funksionimi te sinapseve /pf/images/graemlins/laugh.gif se ndryshe ska si shpjegohet vetdenimi kapital. Mjere ai qe ka guximin te dale mbi ligjet e natyres edhe ti alternoje ato ne dem te vet. :confused:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: vetvrasja:depresion o pesimizem???

Lind pyetja kush i beri ligjet?!
Dhe persa kohe kam arsyen, kam dhe te drejte te zgjedh nese dua te jetoj apo jo.
Fakti qe kjo eshte zgjidhje e papranueshme per disa, nuk do te thote se eshte edhe per te tjere /pf/images/graemlins/wink.gif

p.s. La Douce e hoqa Merilyn, se me than se ka vra veten /pf/images/graemlins/laugh.gif ... :kiss: pel ty eve per yllin :wub:
 

disku

UNI
Re: vetvrasja:depresion o pesimizem???

Linos edhe do kisha deshire te isha femer ne vend te isha djale. Po nuk eshte zgjedhja ime. /pf/images/graemlins/laugh.gif I hope u get me now hon /pf/images/graemlins/wink.gif
Ideja ime eshte se nje njeri qe arrin ta beje ate eshte i humbur psikologjikisht. Nuk kam ndegjuar te vetvritet dikush per hobi. Vetvrasja eshte crregullim mendor edhe se luan topi. Eshte psikoze e cila krijohet nga pamundesia per te llogjikuar ne kushte ekstreme.
Un shpresoj mos te jesh duke u lutur te lejohet vetvrasja si opsion se atehere na mori lumi. /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: vetvrasja:depresion o pesimizem???

Me sa di une ti mund te jesh vajze pavaresisht nga zogu, plus qe sot edhe ate te ndihmojne ca xhaxha e ca teta me e heq qafe :wink:

Ideja se jeta te eshte dhene nga dikush dhe per kete nuk ke te drejte t'ja marresh vetes, por te presesh sa te ndodhe eshte absurde. I bie qe nje rob qe nuk ka deshire dhe as arsye per te jetuar, i duhet te prese derisa t'i ndaloje zemra, apo ta shtypi ndonje makine ( /pf/images/graemlins/wink.gif ).
Pse thua shpresoj te mos kerkosh te lejohet, cfare ke ndermend t'i besh nje te vetevrari?! Do ta denosh me vdekje? :devil:
Ne fakt krishterimi e ka denu me mosvarrosje me prift, por kur nisemi per andej, s'na hyn shume ne sy, kam pershtypjen :wink: dhe disa e lene me goje te mos i shoqeroje as prift as hoxhe...
 

disku

UNI
Re: vetvrasja:depresion o pesimizem???

Kjo qendron e keqja se arsyetohet pa e ditur ca na pret Andeja. Kaq e sigurte je qe kur trupit tend mos ti kaloje qofte edhe nje fije jete do te jete fundi i ekzistences tende? Ose me lejo ta formuloj ndryshe. Me mbush mendjen mua qe vdekja eshte fundi i fundit te fundit:D. pra ska me asgje per te nenvizuar.
Tjetra kur thashe dua te behem femer kisha ne mendje idene thjesht femer si krijese jo she-male linos. Mundesia e femres per tu riprodhuar arrihet tek nje mashkull? Prandaj tu bofsha leji kto antiteza se sqendrojn. Fundja fundit nuk eshte se dua te jem femer jo po e mora si shembull biologjikisht te pamundur.
Vetvrasja nuk eshte ekspluzivitet i njeriut ne te pelqen apo jo ty.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: vetvrasja:depresion o pesimizem???

:lol:

Ne fakt une nuk di se cfare do me ndodhe neser, pas nje ore, pas nje minuti, sepse nuk varet nga une.
E megjithate, une marr vendime per jeten time, ke do dua, ke do urrej, ke do besoj, cfare pune do bej, cfare parimet do kem, cfare nuk do bej etj etj etj. Pra persa kohe nuk di c'ka andej, nuk di cka as kendej ne linje kohore, zgjedh ta nderpres kete linje qe arsyetimi i castit, edhe pse u tha me lart qe nuk eshte vendim i castit te vetevritesh, ma solli si alternativen me te mire.

Mos u merzit rrush, thjesht po te ve ne pah ca absurditete dhe paradokse qe shoqerojne jeten /pf/images/graemlins/smile.gif
 

disku

UNI
Re: vetvrasja:depresion o pesimizem???

E pra mua me duket e cuditshme qe njerezit ne vend qe te mundohen te bashkejetojne me paradokset e jetes i kerkojne zgjidhjen ekstreme.
Fundja fundit te gjithe mendjen e Unit se kane. /pf/images/graemlins/laugh.gif Vazhdoni ore misionin se e keni ne terezi ju.

Ps: e di un kot flet kshu ti...e vetmja gje qe vret ti eshte mizat verdalle. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Dolores

Primus registratum
Re: vetvrasja:depresion o pesimizem???

Jo Linos nuk me kuptove...une e perkufizova lumturine absurde jo duke u nisur nga llogjika personale, por masive /pf/images/graemlins/smile.gif
 

susana

Primus registratum
Re: vetvrasja:depresion o pesimizem???

UNE PERSONALISHT NJOH NJEREZ QE KANE TENTUAR VETVRASJE,DHE SHUMICA E TYRE THONE QE E SHIHNIN SI TE VETMEN ZGJIDJE NE ATO MOMENTE.POR PRAPE NUK KUPTOJ SE SI MUND TE KETE ARSYE KAQ TE FORTA SA TA SHTY NJE PERSONE TI JAPI FUND JETES :confused: :confused:
 

kaci

Primus registratum
Re: vetvrasja:depresion o pesimizem???

Me thene te drejten jeta eshte shume e shtrenjte por shpirti nuk vdes kurre edhe pas vdekjes sido qe te jete jeta eshte e bukur dhe zoti na e ka dhen si shurate ne mund te bejme cte duam me te mund te marrim vendimet qe duam ne , mun dta ndertojme ashtu sic duam ne eshte gjithcka ne doren tone , biles dhe te verberit , sakatet , te semuret etj etj ata e duan me shume jeten sepse e vlerseojne ate ashtu sic duhet ata qe kan probleme mendore nuk e duan jeten por kur ta kuptojne sa e vlefshme eshte do jete teper vone , ne njerezit nuk na pelqen ta shofim sipas shkences duhen hapur syte qe ta kuptojm ceshte jeta nuk eshte vec nje teori sipas mendjes tone eshte dicka shume me e komplikuar dhe e veshtire per tu perceoptuar nga truri njerezor jeta eshte si nje enderr ..per me shume lexoni me poshte ...

Endrat si ti kontrollojme ato

Endra ne menyren teknike, eshte fenomen i gjumit, por me endrat mund te luash e ti perdoresh per te te lumturuar. Ne na duket se jemi te kufizuar nga bota, dhe limited e shoqerise..... por e verteta eshte se ne vete i krijojme keto limite. Bota reale eshte kaq zyrtare e mbushur me "MOS". Endra eshte e njete me realitetin, ne te ke bote me vete ne te cilen mbreteron ti, ke aq mundesira ne mos me teper se ne boten reale. Dhe e gjithe jeta evolon rreth mundesirave.

A e keni vene re se mund te biesh ne gjume ne 12:00 te cohesh 12:03 e te ksh pare nje ender qe ti mendon se ka zgjatur me teper se 3 ore, ndoshta me dite apo muaj te tere. Pra krijojme nje univers paralel me ekzistencen reale, univers ne te cilin koha ka dimension komplet tjeter. Kur njeriu vdes, organi i fundit qe vdes eshte truri, i cili jeton dhe 6-30 minuta pasi trupi ka vdekur. E nese ne 3 minuta ne jemi ne gjendje te shikojme nje ender qe zgjat vite, mendoni se cfare mund te shikojme ne 30. Mund te krijojme nje jete tjeter, ndoshta kjo eshte e famshmja "Jete e perjetshme". Ku aty krijojme karakterin tone, marim vendimet tona sic i marim ne boten reale.

Per ti kontrolluar endrat, ne rradhe pare duhet te kuptosh se je ne ender. Si mund njeriu te kuptoje qe eshte ne ender:
Niveli i Drites Nje nga menyrat me te lehta per te kuptuar se po enderon, eshte se drita gjate endres qendron gjithmone konstante, nuk ndryshon kurre. Gjate endres provo se fikesh apo te ndezesh driten, do shohsh se celesi nuk punon, drita qendron gjithmone ndezur.
Shkronjat Gjate endres eshte veshtire te lexosh, pothuajse e pamundur, sidomos kur shkronjat jane te vogla.
Numrat Dixhitale Ne ender nuk i dallon dot kurre numrat ne forme dixhitale. Ato duken gjithmone te pergjysmuara, sikur eshte djegur qarku. Nese mendon se po enderon, hidh syte aty ku mendon se ka ore dixhitale, po qe se nuk dallon dot numra, je ne ender.

Pasi ke arritur te kuptosh se po enderon, je ne gjendje te kontrollosh endren tende, te inkuadrosh ne te persona, vende, situata qe te interesojne apo te japin kenaqesi. Mundesirat jane te pafundme, mund te kalosh, nga pjestar i nje nano-tknologjie ne nje univers paralel me tonin.
Keni menduar ndonjehere se jeta juaj mund te jete ender e dikujt tjeter, jeta ne bote, e gjithcka qe ndodh rreth nesh mund te jete ender e dikujt. Ndoshta ne jemi thjesht mendim ne trurin e Zotit, dhe jeta jone evolon sipas ndryshimit ne mendimet e tij. Ndoshta prandaj dhe thuhet, qe te gjithe jemi krijesa te Zotit, Zoti di gjithcka qe ndodh me ne, dhe eshte n gjendje ta shkaterroje jeten tone kudo.

Ne e masim kohen sipas relacionit tone me te, po sikur per fuqite te mbinatyrshme shume here me te afta se ne, mijra shekuj, te jene cka per ne do ishte, nje sekonde? Bota jone me kaq mijravjecare sa njofim ne do ishte thjesht nje ender disa sekondeshe per ta. Po sikur per fuqite me te paafta se ne, nje sekonde e jona te jete disa mijravjecare, dhe endrat tona te formojne boten e tyre mijravjecare.

Sidoqofte endra eshte bote me vete, bote e cila eshte provuar se mund te kontrollohet, dhe mundesite e tua ne te, te jene te pafundme. Pse ta ndajme ne bote te keqe a te mire, thjesht kontrollojme ate bote, heqim nga ajo friken, te paprituren apo djallezoren.
 

221178

Primus registratum
Re: vetvrasja:depresion o pesimizem???

Vetvrasja mund te shihet edhe si ajo zgjidhja qe dikush e mban gjithnje prezente, per rastet qe sheh se nuk ka rruge tjeter. Ne nje rast te tille besoj se ajo mund te shihet edhe si e dobishme, pra: kur llogjikohet dhe konceptohet si nje rrugedalje opsionale, mund te jete edhe e dobishme, sepse krijon nje lloj lehtesimi per personin e gjendur ne rastet e presionit te rritur e te paperballueshem, duke i krijuar ndjesine se i eshte lene e hapur edhe nje rrugedalje e fundit. Por kjo funksionon vetem per rastet kur ky opsion ngelet ne formen e vet konceptuale, dhe nuk zbatohet asnjehere.
Nuk besoj se vetvrasja mund te jete nje vendim i marre me llogjike te pandikuar, bile nuk mendoj fare se kryerja e vetevrasjes vjen si nje veprim llogjik.
 
Top