Vetevrasje!

Trista

Primus registratum
Re: Vetevrasje!

Vetvrasje... po te mos ekzistonin njerezit qe me rrethojne, do e vrisja dhe une veten pa pike gjynaje :shrug:

P.S /pf/images/graemlins/laugh.gif qe te mos merret shume seriozisht /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Guest
Re: Vetevrasje!

Vetvrasje si pasoje e te qenurit very fragile ...
 

b.k.

Primus registratum
Re: Vetevrasje!

ajo eshte nje nga arsyet :thumbsup: , dhe nje nga tipat e personave qe kryejne vetevrasje. por sduhet harruar se duhet goxha kurajo te kryhet vetevrasje.


p.s. vajza ju lutem mos e prishni temen, eshte shume interesante, dhe mundohni te kuptoni qe mund te sherbej si burim informacioni dhe te ndikoje tek kushdo (perfshire ata qe gjejne veten ne te), keshtu qe ju lutem merreni me seriozitet.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Vetevrasje!

Vetvrasja?! E para ide qe me vjen ndermend per te shpieguar diçka te tille ndoshta nuk lidhet me depresionin, me trishtimin, me ndonje disfate te tille qe kushtezon vazhdimin. Thjesht lidhet me nje pyetje: sa larg ndodhemi nga ajo gje qe na mban ne jete? Ndoshta ne momentet kur njeriu kryen nje vetvrasje nuk eshte ne gjendje t'i ktheje pergjigje kesaj pyetjeje. Sikurse nuk i ktheu djaloshi Verter sepse vetvrasja e tij u pasua nga nje sere vetvrasjesh ne zinxhir te lexuesve te vepres se Getes.
- E njeh vetveten?
- Nese do ta njihja veten, do ta braktisja!
Pikerisht nga ky çast, (mbetet gjithmone mendimi im, ose le te themi nje hipoteze e cila nuk mund te vertetohet kurre), pra nga çasti qe njeriu nuk ka se çfare te zbuloje me tek vetja atehere ndoshta nuk egziston me deshira per te jetuar. Pra misteri i jetes eshte vete jeta dhe zbulimi i ketij misteri eshte vdekja.
Sidoqofte me vjen ndermend edhe diçka tjeter; ndoshta nje akt vetvrasjeje mund te niset edhe nga nje fakt i cili qendron i fshehur brenda çdo qenieje njerezore, deshira per te provuar qe ti dhe vetem ti je zot i vetes dhe jetes tende.
- Edhe nese marrim ne konsiderate depresionin apo çdo semundje tjeter e cila "shtyn" ne vetvrasje, trishtimin e thelle, ndonje ngjarje qe mund ti peshtjelloje kaq shume mendimet e njeriut sa ai te mos e kape me fillin qe do ta ndihmoje per te dale nga erresira, ne kete rast mendimi im eshte se njeriu qe kryen ate akt, nuk ia drejton vetes, as edhe jetes, ai vret deshperimin, trishtimin dhe erresiren qe e mbulon.
-Ne te gjitha rastet mendoj se gabimi qendron pikerisht tek fakti qe nje gjest i tille, anullon te nesermen dhe pikerisht per kete duhet menduar. Nuk ka te neserme kopie apo binjake me te sotmen. E nesermja diçka mund te ndryshoje. Por si mund ta dije njeriu qe vetvritet? E mbi te gjitha si mund te kapet pas te nesermes kur e sotmja nxin?
 

b.k.

Primus registratum
Re: Vetevrasje!

Atman :thumbsup:

do te doja ti kisha keto fjale kur me nevojiteshin /pf/images/graemlins/smile.gif
 

karamel

Primus registratum
Re: Vetevrasje!

DUHET SHUME KURAJO TE VRASESH VETEN, PER VETEN TIME ZGJODHA KATIN E PESTE PO NE MOMENTIN E FUNDIT NDRYSHOVA MENDJE, NUK ISHTE SHUME LARG DHE KISHTE SHUME MUNDESI QE MOS VDISJA DHE TE MBETESHA PARAPLEGJIKE.
..........

SKAM DASHUR AS NJEHERE DHE REFUZOJA QE TE ME DONIN
KJO NDIKON TE NDJEHEM KEQ!
 

b.k.

Primus registratum
Re: Vetevrasje!

Duhet shume kurajo dhe te heqesh dore /pf/images/graemlins/wink.gif . Duhet shume kurajo te perballosh dhimbjet dhe veshtiresite qe has ne jete, por per fat te mire, e nesermja egziston per te gjithe ata qe e duan.
 

ShkodraniNY

Primus registratum
Re: Vetevrasje!

Vetvrasja eshte vdekja e shpreses dhe shpresa vjen nga qielli.Ndershkimi i ketij akti eshte humbja e perjetshme, toke -qiell.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Vetevrasje!

Shpresa vjen nga shpirti i dashur parafoles, dhe shpirtit i bashkangjitet edhe mendja. Kur keto te dyja nuk funksionojne mire, atehere edhe shpresat calojne!
 

xixa

Primus registratum
Re: Vetevrasje!

Postuar nga Marimba:
Ne enciklopedine Encarta lexova se Shqiperia eshte nje nder vendet me me pak vetevrasje ne bote. Me pas kerkova ne google dhe gjeta listen e meposhtme:
Suicide Rates (per 100.000) Source: World Health Organization ( most recent year available, as of November 1999)
Vendi Viti Meshkuj Femra
Albania 1993 2.9 1.7
Antigua and Barbuda 1995 0 0
Argentina 1993 10.6 2.9
Armenia 1992 3.6 1.0
Australia 1995 19.0 5.1
Austria 1997 30.0 10.0
Azerbaijan 1996 1.5 0.3
Bahamas 1995 2.2 0
Bahrain 1988 4.9 0.5
Barbados 1995 9.5 3.7
Belarus 1993 48.7 9.6
Belgium 1992 26.7 11.0
Belize 1995 12.0 0.9
Brazil 1992 5.6 1.6
Bulgaria 1994 25.3 9.7
Canada 1995 21.5 5.4
Chile 1994 10.2 1.4
China (mainland) 1994 14.3 17.9
China (Hong Kong) 1996 15.9 9.1
Colombia 1994 5.5 1.5
Costa Rica 1994 8.0 1.8
Croatia 1996 34.2 11.3
Cuba 1995 25.6 14.9
Czech Republic 1996 24.0 6.8
Denmark 1996 24.3 9.8
Dominican Republic 1994 0 0
Ecuador 1995 6.4 3.2
Egypt 1987 0.1 0
El Salvador 1990 15.6 7.7
Estonia 1996 64.3 14.1
Finland 1996 38.7 10.7
France 1995 30.4 10.8
Georgia 1990 5.4 2.0
Germany 1997 22.1 8.1
Greece 1996 5.7 1.2
Guatemala 1984 0.9 0.1
Guyana 1994 14.6 6.5
Honduras 1978 0 0
Hungary 1997 49.2 15.6
Iceland 1995 16.4 3.8
India 1995 11.4 8.0
Iran 1991 0.3 0.1
Ireland 1995 17.9 4.6
Israel 1996 8.2 2.6
Italy 1993 12.7 4.0
Jamaica 1985 0.5 0.2
Japan 1996 24.3 11.5
Jordan 1979 0 0
Kazakhstan 1996 51.9 9.5
Kuwait 1994 1.8 1.9
Kyrgyzstan 1996 17.6 3.8
Latvia 1998 59.5 11.8
Lithuania 1998 73.7 13.7
Luxembourg 1997 29.0 9.8
Malta 1997 5.9 2.1
Mauritius 1996 20.6 6.4
Mexico 1995 5.4 1.0
Netherlands 1995 13.1 6.5
New Zealand 1994 23.6 5.8
Nicaragua 1994 4.7 2.2
Norway 1995 19.1 6.2
Panama 1987 5.6 1.9
Paraguay 1994 3.4 1.2
Peru 1989 0.6 0.4
Philippines 1993 2.5 1.7
Poland 1996 24.1 4.6
Portugal 1996 10.3 3.1
Puerto Rico 1992 16.1 1.9
Korea 1995 14.5 6.7
Moldova 1996 30.9 6.2
Romania 1996 21.1 4.3
Russian Federation 1995 72.9 13.7
Saint Kitts & Nevis 1995 0 0
Saint Lucia 1986-88 11.0 3.0
St.Vincent & Grenadines 1982-85 2.0 0
Sao Tome & Principe 1987 0 1.8
Seychelles 1985-87 12.2 0
Singapore 1997 14.3 8.0
Slovenia 1996 48.0 13.9
Spain 1995 12.5 3.7
Sri Lanka 1995 44.7 16.6
Suriname 1992 16.6 7.2
Sweden 1996 20.0 8.5
Switzerland 1994 30.9 12.2
Syria 1985 0.2 0
Tajikistan 1992 5.1 2.3
Thailand 1994 5.6 2.4
Trinidad & Tobago 1994 17.4 5.0
Turkmenistan 1994 8.1 3.4
Ukraine 1992 38.2 9.2
United Kingdom 1997 11.0 3.2
U.S.A. (America) 1996 19.3 4.4
Uruguay 1990 16.6 4.2
Uzbekistan 1993 9.3 3.2
Venezuela 1994 8.3 1.9
Yugoslavia 1990 21.6 9.2
Zimbabwe 1990 10.6 5.2


nga keto te dhena verejta se perqindja me e madhe eshte e fokusuar tek meshkujt, ne te gjitha vendet!!!!
Eshte lehte te flasim dhe gjykojme ata qe bejne apo kane tentuar vetevrasje, une kam 2 miq te cilet kane tentuar vetevrasjen, biles njeri prej tyre 3 here...eshte shume e cuditshme se keta njerez jane ata me aktiv dhe me dinamik qe njoh. Mirepo te gjithe ne kur kemi ndonje hall te madh dhe s'kemi rrugedalje, na shkon mendja te vdekja "uh po pse s'me merr zoti shpirtin" e kam degjuar shpesh kete.
Edhe une vete ka patur raste kur kam qene tejet e zhgenjyer dhe s'kam patur me arsye te pelqej jeten dhe boten ku jetoj, ndoshta edhe kam deshiruar te marre fund gjithcka, mirepo nuk kam meduar ti jap fund vete...!
 

paolo777

Primus registratum
Re: Vetevrasje!

a ka ndonjeri qe ka tentuar te vrase veten ose e ka menduar ??? Une e kame menduar nje here por as vete se di pse se bera vetevrasjen. Njeriu kur humbet kontrollin sdin se cfare ben.. ...
 

Fation

Primus registratum
Re: Vetevrasje!

Pershendetje
When u loose patient u loose control and when u loose control u do some crazy things.Nje njeri qe eshte me karakter te forte edhe e ka zemren e tij te mbushur me besim , nuk e len vetn e tij te shkoj tek vetvrasja.shpesh keto gjera ndodhin nga gjendja ekonomike, nga dashuria e nga droga etj etj.E KEQJA EDHE E MIRA VJEN NGA ZOTI < GJEJA ME E MIRE NE KETE BOTE ESHTE DURIMI
bye all
 

elmas

Primus registratum
Re: Vetevrasje!

eshte e vertete ajo qe thoni mbi shkaqet e shumta te vetevrasjes por do te shtoja qe nga ajo qe di dhe kam lexuar ne raste deshperimi vetevrasja eshte rredhoje perhere e nje shqetesimi te humorit si pershembull depresioni dhe mania. Ne rastin e pare vetevrasja shihet si e vetmja zjidhje per ti vene fund vuajtes shpirterore dhe jo perhere tentativat per vetevrasje cojne ne kryerje te aktit sepse keta njerez japin sinjale te ndryshem atyre qe i rrethojne per ti ndaluar. Shpesh kur vendosin te vrasin veten tentojne ti japin fund edhe jetes se njerezve te aferm sepse mendojne qe edhe per ta jeta eshte vuajtje dhe vetevrasja eshte rruga e shpetimit (raste te tilla jane ato kur babai ose nena kane vrare femijet pastaj kane vrare veten). Kurse ne rastin e dyte vetevrasja eshte indirekte d.m.th kryejne veprime te tilla qe jane shume te rrezikshme per jeten si p.sh i japin makines ne gjendje te dehuri. Disa studime te kryera pas vdekjes ne njerez qe kane vrare veten tregojne per nivele shume te uleta te serotonines (neortrasmetitor)qe eshte dhe shkaku i depresionit tek shume njerez. Niveli i ulur i serotonines eshte rrjedhoje e shume shkaqeve si ilace, shkaqe ambientale si dhe trashegimetare.
 

Tanja

Primus registratum
Re: Vetevrasje!

vetvrasjavjen edhe nga depressi, psh njof shum njerez qe donin te benin edhe kan bere vetvrasje por sja kan arritur qellimit.
 

b.k.

Primus registratum
Re: Vetevrasje!

Ka shume ndryshim midis tentatives per vetevrasje, dhe vetevrasjes qe ka mbetur ne tentative. E para, mund te kete shume qellime, e dyta, eshte thjesht nje deshtim i rastesishem i aktit te vetevrasjes.

Klinikisht trajtohen ndryshe.

Ajo qe me ka troditur kohet e fundit eshte rasti i dy vjazave te vogla. ME e keqja eshte qe cdo media jep nje version te ndryshem, dhe nuk arrihet te kuptohen shkaqet.
 

kaleidoskopiku

Primus registratum
Re: Vetevrasje!

Sigurisht që tema e vetvrasjes është një temë shumë e gjerë dhe komplekse.Do ta trajtoj nga disa pikëpamje me zanafillë nga fusha të ndryshme shkencore (informacione të ndryshme janë marrë nga Microsoft Encarta Encyclopedia 2003).
Së pari po filloj me trashëgiminë genetike,meqë nuk ësht marrë në konsideratë.Mendohet se ka individë të cilët janë më të predispozuar për të kryer vetvrasje,gjë që përcaktohet nga tipare biologjike të trurit dhe sasitë e substancave që prodhohen aty. Kjo mbështet edhe nga disa fakte si psh në një shtet të Amerikës 75% e vetvrasjeve brenda 100 vjetësh ishin kryer vetëm në 4 familje.Gjithashtu,është rasti i Hemingway,i babait të tij,motrës vëllait si dhe mbesës,që kanë kryer vetvrasje.Eshtë ajo që disa e kanë përmendur më parë,crregullimi i humorit (dipolar).Sigurisht që vetvrasja më pas shkaktohet nga fakte apo ndodhi të jetës.
Së dyti,kemi anën sociale.Eshtë një vepër e sociologut francez Durkheim që i kushtohet tërësisht vetvrasjes.Pas studimeve dhe shqyrtimeve statistikore,ai arriti në përfundimin se shoqëria me rregullat e saj etj, ka një ndikim të madh tek individi.Përqindjen më të lartë të vetvrasjeve e kishin popullsitë e fesë protestante,pastaj katolikët pastaj në fund hebrenjtë.Dhe këtë e shpjegonte me izolimin e individit nga shoqëria,duke argumentuar se tek hebrenjtë ekziston një kohezion social,si dhe një integrim optimal i individit të ri në shoqëri.
Në fund kemi crregillimet psikologjike që nuk po zgjatem se është folur shumë.Pak a shumë janë ato idetë e Freud-it ,instiktin e vdekjes ose Thanatos,që ndodhet tek cdonjëri nga ne,apo Frommi,me instiktin e shkatërrimit (që janë shumë të ngjashme si ide).
Pra vetvrasja ndodh kur këto forca njeriu i drejton drejt vetes dhe jo ndaj të tjerëve.Sigurisht pastaj,duhet konsideruar depresioni. Duhet ti japim rëndësi edhe jetës seksuale të individit,e sidomos frustrimet e ndryshme lidhir me këtë fushë.
Renditjen e mësipërme nuk e bëra për të treguar rëndësinë e tyre.Por mendoj se duhen konsideruar të tëra së bashku,dhe në raste të ndryshme mund të kemi përparësi të njërës apotjetrës.Gjithashtu këta faktorë kanë një ndërlidhje dinamike.
 

kaleidoskopiku

Primus registratum
Re: Vetevrasje!

Këtu u përmend edhe vetvrasja logjike.Kjo vështirë të interpretohet.Vetvrasje logjike
thuhet të ketë qenë psh vevrasja e Kirilovit tek Djajtë e Dostojevskit,që normalisht ësht e trilluar.Ndoshta mund të quhet edhe vetvrasje absurde,po shkruaj disa pasazhe nga eseja e Kamy-së mbi Kirilovin:
Ai e ndjen që zoti është i nevojshëm dhe se ai duhet të ekzistojë.Por ai e di që zoti nuk ekziston dhe që as mund të ekzistojë.”Si nuk e kupton-thotë ai-që kjo është një arsye e mjaftueshme për të vrarë veten?
Arsyetimi ësht i një qartesie klasike.Nëse zoti nuk ekziston,Kirilovi ësht zot.Nëse zoti nuk ekziston,Kirilovi duhet të vrasë veten.Kirilovi pra duhet të vrasë veten për tu bërë zot.
Mendoj se nuk ja vlen me tepër se humbet kuptimi,duhet ta lexoni vetë esene qe ndodhet tek Miti i Sizifit.Po sic e shihni kjo në vetvete ësht një logjikë absurde. Vetvrasja pothuaj gjithmonë kryhet sipas një logjike që ësht e vlefshme vetëm për atë individ dhe në atë cast. Kalojmë kështu në diskutimet mbi subjektivizmin që ndoshta nuk të cojnë kush e di ku.Por intersante janë fjalët e fundit të kirilovit para se të vrasë veten:”Gjithshka është e mirë”.
Eshtë një kuptim interesant që jepet për “vetvrasësit” që cdokush që ka lexuar “Ujku i Stepës” i Herman Hesse e kujton. Këtu futen ata njerëz që ai i quan vetvrasës megjithse nuk e vrasin veten dhe nuk tentojnë ta bëjnë.Ja dicka interesante nga libri:
Ndër njerëzit pa personalitet,pa karakter të forte,pa fat të mbarë,ndër njerëzit e thjeshtë dhe primitive janë disa të cilët vrasin veten pa i takuar grupit të vetëvrasësve,përderisa nga ana tjetër e tyre,shumica të cilët i takojnë me gjithë qenien e tyre grupit të vetvrasësve,nuk ngrenë kurrë dorë mbi veten.Vetëvrasësi nuk ka nevojë të jetojë në lidhje të ngushtë me vdekjen-kjo mund të bëhet edhe pa qenë vetëvrasës…..Parakusht i kësaj gjendje shpirtërore,e cila manifestohet pothuajse cdo here që ne rininë e hershme dhe i shoqëron këta njerëz gjithë jetën e jetës,nuk është,sit ë thuash,mungesë force,por e kundërta,ndër vetvrasësit gjenden jashtzakonisht njerëz të karakterit të forte,lakmitar e guximtar…….Shumica e këtyre karaktereve janë fare të paaftë për të bërë ndonjëher me të vërtetë vetvrasje,ka të ngjarë që edhe ta kenë kuptuar mëkatin e këtij akti.Megjithatë,këta për ne janë vetvrasës,ngase ata në vdekjen e jo në jetën e shohin shpëtimin,ngase janë në gjendje ta ulin veten,ta shuajnë veten dhe t’i kthehen fillimit.

(Jo për reklamë)Njerëz të famshëm që kanë vrarë veten:
Hannibal, Kleopatra ,Bruti
Sylvia Plath ,Ernest Hemingway,Stefan Zweig,Heinrich von Kleist, Virginia Wolf, Sergey Yesenin,Gerard de Nerval ---shkrimtarë
Ernst Kirchner,Van Gogh, Piktorë
Jim Morrison,Kurt Cobain ,Marilyn Monroe (?),
R.I.P
 

kaleidoskopiku

Primus registratum
Re: Vetevrasje!

Desha të shtoja edhe se vetvrasja konsiderohet ndryshëm në kultura të ndryshme.Të gjithë besoj e njohin mirë rastin e kulturës japoneze. Kur një samurai turpërohej apo çnderohej,vetvrasja ishte detyra e tij,ishte rituali më të cilin i jepte fund ekzistencës së tij të kompromentuar.Madje në se nuk e kryente ai do të jetonte me turp gjithë jetën.Pra,vetvrasja ishte thjesht një veprim,qe personi duhet ta kryente patjetër,as e mire as e keqe,as e forte as e dobët.Ishte një detyrë.
Gjithashtu patëm edhe kamikazët në L II Botërore,për të cilët shpesh dyshohet se u jepnin substanca të ndryshme. Për të mos folur pastaj për kategorinë e vetvrasjeve në Lindjen e mesme,që ka marrë përmasa të mëdha.

E kundërta psh ka qenë në kohën e diktaturës në Shqipëri,kur vetvrasja ka patur një stigma sociale dhe familja e një personi të vetvrarë izolohej plotësisht.Megjithatë duhet theksuar,jo për ta mbrojtur diktaturën,përqindja e vetvrasjeve e krahasuar me vende të tjera(gjendja ekonomike pa disnivele dhe integrimi i individit në shoqëri-mjafton të thuhet se edhe memecët përgatiteshin për punë të tilla si këpucar etj) : About 3800 suicides are recorded in Canada each year. Countries with the highest suicide rates include Latvia (42.5 suicides per 100,000 people), Lithuania (42.1), Estonia (38.2), Russia (37.8), and Hungary (35.9). Countries with the lowest suicide rates include Guatemala (0.5), the Philippines (0.5), Albania (1.4), the Dominican Republic (2.1), and Armenia (2.3).
Microsoft® Encarta® Encyclopedia 2003. © 1993-2002 Microsoft Corporation. All rights reserved.
Nuk e di gjendjen e tanishme me statistika,që është ritur nuk ka dyshim,problemi është sesa.
Mendoj se duhet të pëpiqemi të diskutojmë fenomenin shqiptar,megjithse shumë nga ju jetojnë jashtë.Kam përshtypjen se vetvrasja është bërë si një zgjidhje për mjaft probleme,falë edhe mediave.Pak a shumë si principi i famshëm i Pavlov-it stimul-reagim,persona të ndryshëm mendojnë të reagojnë duke vrarë veten ndaj problemeve që kanë.
Nga kjo pikëpamje,(duke qenë se gjendja ekonomike s’mund të përmiresohet shpejt) media duhet të angazhohet edhe në parashtrimin e zgjidhjeve,në propagandimin e modeleve “pozitive” të sjelljes, e jo thjesht në lajme bombastike vetvrasjeje,sic ishte psh ajo e 11 vjecares,që me të vërtetë ishte vetvrasje e tmerrshme.
Interesante është psh të studjohet vetvrasja tek romët në Shqipëri.Kam bindjen se përqindja duhet të jetë shumë minimale(në mos gati 0),megjithë kushtet edhe më të vështira ku ata jetojnë, sidomos ekonomike.Ndoshta mund të ndicohen shumë aspekte.
 
Top