Vetem fjale shpirti

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Nenes sime

Kur te lulezon jeta
si kopeshti ne pranvere,
kenaqesia e nenes
rritet panderprere.

Ne qoft se ndonje re e zeze
qielli ta vershon,
nena si shqiponje hape krah
nga shtrrengata te mbron.

Mos e beft zoti
e semure te jesh,
doren e nenes
mbi balle do ta kesh.

I thosha - nene perse s'me linde
me te bukur, belholl,
me buzeeqeshje ma kethente
e bukur je boll.

Qeshja nga zemra
se kjo me lumturon,
e dija se nena
me zemer shikon.

E ketille ishte nena ime
te tilla ka ne bote besoj,
me gjithe qenien time them
nena perjetesisht le te rroj.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Lali

Lali ke pese vjete
emrin e vertete e ka Bilall,
nje problem ka si duket
e ka padyshim nje hall.

Del me shoke te luaj
qe ta puthe mamine lojen ndal,
i thote sot Benxhi me quaj
dashuri merre e fal.

Beng bengu i ka fajet
thote gjyshja e befasuar,
por Lali nuk ndalet
diten tjeter emrin prape ka nderruar.

Por shpirti i vogel e ndien
se ne Beng Bengun atraktiv,
emrin e vete aty se veren
s'eshte modern, i behet negativ.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Kur vie pranvera

Kur vie pranvera
o zot sa bukuri,
gjithe natyra vishet
me petkun e ri.

Ky ritual rilindjeje
jetes i jep kuptim,
lulezojne me mijera
lule ne kopeshtine tim.

Me shkon mendja
tek e kendshmja qershi,
besoj ja ka enda
ta ha cdo femi.

Dielli pa pertes
nxehtesi leshon,
dite dites
ngjyren ja ua ndryshon.

Te kuqe si gjaku
ngjyren kur fitojne,
i shikoj me kenaqesi
kopeshtine ma zbukurojne.

Shoqja shoqen
per dore ka shtrenguar,
me duket me therrasine
per ti shijuar.

Ja ne merre ne
zerine ua degjoj
s'duam te krimbemi
per t'ju kenaq zoti na krijoj.

Une nuk pres dy here
ftesen e pranoj,
kenaqem si perhere
dhe veshet motres zbukuroj.



95.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Makushi

Ky ishte nje macok
qe une e kisha shok,
nuk kish pedigre
kish qimet ngjyre kafe.

Kur e laja e terrja me fen
me pelqente si shkelqen,
se dukej per bukuri
une e doja pa kufi.

Por ish aventurist
dhe kur askush se priste,
largohej nga shtepia
me dite te tera se shihja.

E kur kethehej
si femi nga ndjenja rrembehej,
miau - miau qe ne oborr
niste zerine me perdore.

Se ka ardhe na lajmeronte
ky u be nje ritual,
ta presim na ftonte
une cdo here ta prisja kam dal.

Atehere cdo njeri nga ne
e pyesnim fillimisht ku ishe,
ndonjeri qimen ja lemonte
dikush edhe e qortonte.

Se kishim frike normal
se vetem ka dale,
dhe jo pak por me dite
por kete veprim e ka perserite.

Por ndodhte qe ka ardhe
me plage ne ball,
atehere une e kuroja
dhe shpesh mendoja.

Athua kafsha do vertete
ne shtepi te mbyllet,
se Makushi qe e desha une
nje dite iku se pash me kurre.

Pasi shkrimi eshte i vitit 1992 nuk e hoqa fjalen fen qe eshte tharrese e flokeve.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

C'eshte kjo?

S'mund te loz
me shoket ne sokak,
mos dil me thone
se behemi merak.

Babi rri i mbyllur
i merzitur s'bene fjale,
e kuptoj edhe ai
nuk bene me dal.

Naten fikim dritat
terri me tmerron,
bjerr ne gjume o bir
mami me keshillon.

Degjoj krismat
mami doren ma mban,
i frikesuar e mbuloj
koken me jorgan.

Kurse ne mengjes
s'mund te pije caj,
nuk kemi sheqer
thote mami si ne vaj.

Sot shokun tim
e perzune nga shtepia,
une mbeta vetem
me kaploi merzia.

c'po ndodhe mami
se asgje nuk kuptoj,
keshtu e ka lufta
dhe ne krah me pushtoj.

16.8.99.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

DONA BONBONA

Ne shoqen e klases
Ximi eshte i dashuruar,
por kete emocion
ende se ka kuptuar.

Prandaj bene marezira
njera tjetren e kalon,
pa ndonje arsye
e prek e ngacmon.

Ja ngreh flokun
e zeze e te gjate,
si hija e percjelle
askund se le rehat.

I frymezuar Ximi
edhe kenge i kendon,
Dona bonbona
ta perseris si pengon.

Kur e kalon
Ximi cdo kufi,
Dona e deshperuar
e pyet cke a bene te di.

Ximi qesh i hutuar
as vete s'po kupton ,
c'force e shtyne
keshtu qe po vepron.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Gjyshja e lumtur

Gjyshe e lumtur ishe nena ime
gjashte niper e mbesa,
i sillnin shume gezime
dhe per te ardhmen shpresa.

Perveq zonjushave
kishim ekipin mashkullor,
per trimeri e sherr
ishin si nje kor gazmor.

c'bente njeri
tjetri perpiqej ta kaloj
kaos te papare benin
dhe s'kish force qe ti ndaloj.

Atehere gjyshja
rreth vetes i tubonte,
dhe niste pa pertes
perralla u tregonte.

Por ceshte e verteta
gjysha perrallat i ngaterronte
gjithe opusin perrallor
ne nje e bashkonte.

Mendi si me i madhi
kete gje se duron,
ai ne vend te gjyshes
nis perrallen e vazhdon.

Keshtu ndodhe cdo here
e kur shkojne ne shtepi te vete,
nena plote emocione
me ore te tera per ta flet.

Femijet ne jete thote
te sjellin lumturi,
e behte zoti qe ti kete
ne bote cdo njeri.
1990
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Deshira e Dinit

Me tha Dini sot
edhe une dua te behem zot,
por jam ne dileme
vendin ku ta kem.

Zeusi ka token e di
Hadi ka ferrin e zi,
Posejdoni zot deti
mua asgje nuk me mbeti.

Fillova te qesh
ti veten tende do ta kesh,
zot i saj do jesh gjithmone
ajo ty te takon.

Keta zota mitologjik
ishin dhe kane ik,
por vertete s'kane ekzistuar
dhe ashtu nuk duhet mnduar.

Se zoti i madherishem
eshte nje i plotefuqishem,
jetet na e fali
dhe goja jote s'duhet ti ndali.

Te shpreh falenderim
dashuri dhe adhurim,
nga cila do qoft fe
per te vetmin zot mbi dhe.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

ORA

Ora ben tik-tak
cdo sekonde numeron,
pushimin e ka hak
por ja qe nuk pushon.

Diten naten tik-tak
kjo muzike pandare,
se ul zerine aspak
e kujton boten mbare.

Se dikush harron
se koha ece nuk ndalet,
andaj ora e perkujton
se mungesa nuk falet.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

KEPUCA

E paramendoni dot
kepuca mos te ishte,
njeriu ne kete bote
sa veshtire do ta kishte.

Kemba jone e gjore
nuk do ta kishte lehte,
as dimrit me debore
as ne diell te nxehte.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

SHIU

Po bie shi
mbi fushe te gjere,
mbi cdo cati
se eshte pranvere.

Cdo gje qe jeton
ne male e fusha,
me uje deshiron
qe ti laget gusha.

Edhe molla ne dege
forte deshire ka,
uji me e prek
faqet me ja la.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

LOJE NE SHI

Bjere o shi
floket mi lag,
ta dish nga ti
nuk frikesohem aspak.

Luaja lojen e marre
duart i hapa,
vrapova pandare
pika shiu kapa.

Mami kur me diktoi
me thirri e hidheruar,
hyre brenda me urdheroi
se ke per tu semure.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Pasojat e sherrit

Dje bera nje sherr
te vogel pa zarar,
shoqja e klases u mbush vrer
me tha je gomar.

Nga dora e rrembeva
thash gomarin e kam shok,
keq nuk u ndjeva
por edhe te thote kal apo macok.

Por te pyes ty
me thote Dini me kurreshtje,
me shikonte ne sy
priste ta thyej kete heshtje.

Keto kafshe jane te mira
por kane te keqe ndonje karakteristike,
varet nge deshira
e atij qe thote a e ka per armik.

Nese bere sherr
shoqja per keq t'ka thene gomar,
se sherret si perhere
epitetin e keq kane me ta var.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Ftoni

Thoshte nena ime e ndjere
se ftoni kur lulezon,
ato dite ne pranvere
moti jo i mire na kaplon.

Sot ftoni lule plote
si nje nuse me zambak,
binte shi dhe ishte ftohte
prape u ndala ta shikoja pak.

Eshte e bukur kjo bashkesi
lule ngjyre bardhe e roze,
vetem lule pakufi
qe duan motin tekanjoz.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Shiu kur e tepron

Seq ka kjo jete
nje rregulle te pa shkruar,
e teperta kur perdoret
shijen e cdo gje ka shkaterruar.

Ja keto dite papushim
bie shi ngadal,
i lutem ndalu se babi im
do te mbjelle, ne fushe ka me dal.

Edhe shoku im ka atlete
se qizmet i ka grise,
ne kete mot se ka te lehte
i behen corapet pise.

Edhe mua mu merzite
se nuk mund te luaj,
kalon palidhje cdo dite
topin se kam blere qe ta ruaj.

Cdo pike eshte e shtrenjte
andaj mos e gjuaj kot
eja ne veren e nxehte
kur te rritet vlera sa nje pike lot.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Ne krahet e mamit

Ne krahet e mamit isha
dhe ombrellen mbaja ne dore,
dikend pas vetes kisha
ombrellen ma ngrihte me zor.

C'po ndodhe mamit i thash
se ombrella do te fluturoj,
buzeqeshjen ne fytyre ja pash
tha;- era shpirt po luan kete loje.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

MIZA DHE DINI

Dini vellai im
ne pranvere mbush dy vjet,
po ju tregoj nje ngjarje
qe e vuri ne siklet.

Luanim ne oborr me kenaqesi
kur nje mize ju afrua,
vellai im per te gje s'di
andaj pa mas u frikesua.

Hiqe nga une me thoshte
duke bertitur pandare
mua kjo gje me joshte
se e dija se kjo si bene zarar.

Kur erdhi mami me qortoi
e mori Dinin me te mire,
miza mes nesh jeton e keshilloi
edhe pse te mos ishte kemi deshire.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Si loje

Nje dite per loje
babi nisi te me tregoi,
ne Kosove eshte Prishtina
Prizreni edhe Klina.

Ne Europe eshte Kosova
ne vazhdim kuptova,
se Europa eshte ne bote
ka motra plote.

Azia e Amerika
Australia e Afrika,
Antarktiku gjthashtu
bashke token kane formu.

Bashke bejne jete
ne te njejtin planet,
ka edhe planete te tjera
qe jane larg sa dimri e vera.

Edhe me larg por une sakt s'di
te gjithat bejne nje tersi,
sillen rreth diellit tone
por vetem ne toke njeriu jeton.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Shume deshira


S'jam modest
dua t'ju tregoj,
vetem te mira
zoti mi dhuroj.

Ushqehem rregullisht
muskujt zhvilloj,
cdo dite me deshire
futboll ushtroj.

Me mua kam deshire
shqiptaret te krenohen,
do ua kaloj tipave
si Messi e Oven.

Jam shtat larte
ne dege mund te kap molle,
ka mundesi te merrem
me basketboll.

S'besoj te jem si lojetaret
e NBA i gjate,
por me dredhira
s'do i le rehat.

Sporte te tjera dua
te gjitha si numeroj,
garat me shpejtesi
pa mas i adhuroj.

Nje Farrari
Shumaheri ne loje,
do isha krenar
nje nder i tille te me takoj.

Do beja qmos
garen ta fitoj,
por veq aftesive fizike
di edhe te mendoj.

Spilbergu i famshem
do te me xhelozoj,
se do merrem me skenar
regji dhe do aktroj.

Ne skena te rrezikshme
s'do marre kaskader,
te gjitha do i bej vete
ju betohem ne nder.

ju duket shume
i sigurt jam,
por s'kam cka te bej
se kaq deshira kam.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Mesime nga edukata


Mesime nga edukata
marre ne cdo cast,
mami te me keshilloj
nuk humbet rast.

Kur te therret kush
vajza ime mos prito,
ne vend te fjales ha
pergjijgu urdhero.

Nje gjest te vogel
pa hije te bere moj bije,
te kerkosh falje
shpirti lehtesim do te te ndij.

Dhuratat i ke qef
do ti merrje cdo dite,
andaj duke buzeqeshur
thuaj faleminderit.

Rregulla ka shume
por mami me ka premtuar,
do mi mesoj te gjitha
te jem e edukuar.
 
Top