Vetem fjale shpirti

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Olimpiade

Cdo olimpiade
bene perhere rokade,
here ne dimer ,here ne vere
cdo kater vjet nje here.

Gjithe bota eshte e ftuar
me sportist te dalluar,
ne olimpiade te marre pjese
se do merr medale te kete shprese.

Dimri shkon me bore
me ski, e skijator,
sllallom, e kercim pa frike
edhe patinazh artistik.

Vera me diell fillon
me atletike qe mbretreshe i thone,
me sportin luftarak
qe njerzite kane merak.

Ne olimpiade cdo shtet
ka prezentues te vete,
per tre vende te para dihet
medalja ne gjoks vihet.

Doren prane zemres ofron
ai qe shpallet kampion,
kendohet himni kombetar
e ai ndihet krenar.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Mesuesit per 7 Mars


Beme nje befasi
per mesuesine tone,
pergatiti te flas cdo femi
zemra cka i deshiron.

- Kemi nje dhurate
per ty mesues i nderuar,
jemi duarthate
por me ndjesi mbuluar.

Njeri pas tjetrit dilnin
me emocione plote,
cka ju thoshte zemra flisnin
per mesuesin me te mire ne bote.

Zemermire, mendje ndritur,
doren ngrohte ,zerine e qete,
edhe te tjerat qe si ka pritur
mesuesi degjonte goja c'u flet.

Ishte i kenaqur mesuesi
e meriton cdo fjale qe i thane,
eshte i pari, udherrefyesi
dituri ,dashuri ndane.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Droga vret

Droga eshte fatkeqsi
rritet ne ruzullin tokesor,
ja sheh sherrin cdo njeri
kur nise e perdore.

Marihuane ,kokaine,
Kanabis sativa qe i di,
te zgjojne fantazine
si emrin qe ka njera ekstazi.

Me deshire per aventure
ja nise e konsumon,
nje dite se je i semure
mjerishte e kupton.

Eshte rreth vicioz
nga i cili ke deshire me dal,
por behesh me furrioz
se fati lojen aq lehte s'te fal.

Qe sot e perjete
dua ta dini ju femi,
droga eshte, dhe ka me mbet
per njeriun fatkeqesi.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Rruga

Teater ne levizje
eshte rruga gjithmone,
aty nuk ka stisje
realiteti frymon.

Sheh te lumtur, e te gezuar,
me prestigj e kulture,
lypesar ,a te deformuar
pamje qe s'do ti shihje kurr.

Njeri andej ,tjetri ketej
cdo kush ne pune te vete,
te papunet aty i verej
edhe shitsine qe pret.

Edhe qeni endacak
ne rruge bejne jete,
macja shume me pak
rrugen e kalon shpejt.

Rruga ky teater
cdo kujt i takon,
per automjete eshte vater
aty jetojne gjithmone.

Ne rruge ndodh shpesh
behen demostrata,
pakenaqesine ne shesh
e shpreh popullata.

Rruga ka jete
cdo njeri nga ne e jeton,
pa skenar, e vertete
shpesh me inspiron.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Zookopshti ne oborr

Nje nate ne gjume
Beni nje enderr ka pare,
te ishte pyetur nga endrra
kurre s'do isht ndare.

Endrra ishte mrekulli
shikonte i mahnitur,
ne oborrin e shtepise
nje zookopsht ka mberritur.

Dhe per cudin e tij
asnje kafshe e huaj,
dele, qingja, lope,e viqa
dhi, edh,dhe shume kuaj.

Te cdo njera eshte afruar
me shume kenaqesi,
qimen ua ka lemuar
i pelqeu kjo shoqeri.

Be - be ,mu - mu...........
kafshet zerin leshuan,
ne gjuhen e tyre zoteriun
per mireseardhje falenderuan.

Beni kur u zgjua
me shpejtesi kah oborri shikoi,
por kopen e lumtur fatkeqesisht
ne oborr nuk e takoi.

Ne mbremje me deshire
shkoi per te fjetur,
ishte i sigurt se kopen
prape ka per te gjetur.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

TOPI I KEQ

E marre topin
me force e shutoj,
por topi eshte i keq
larg nuk do te shkoj.

Mos valle atletet
se kane kuptuar ?
se i kam mbathur
per te me ndihmuar .

Shiko babi - topin
dhe atlete tjera dua,
se keto o jane te keqija
o s'me duan mua.

Topi e atletet bir
rrugen s'ta kane zene,
po deshe sportist te jesh
duhet mire me ngrene.

Rregullisht te hash
edhe te ushtrosh njesoj,
atehere edhe topi
do te te degjoj.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Topolaket

E luta mamin nje dite
tek topolaket te shkojme mysafire,
ti kem shoke njemend
kam shume deshire.

Shtepia rrumbullake
ambienti si ne perralla,
por jam i deshperuar
se nuk kane nene, as baba.

E bera nje plan
prinderve su kam treguar,
me Tinki Vinki, Lala,Dipsi e Po
me pare, kam per te biseduar.

Po deshen tek ne te vijne
te gjithe bashk te jetojme,
edhe pse me shume do doja
tek ta ta ,shkojme ne te shkojme.

Ato do fitonin prind te mire
te dashu,r e te uruar,
une do lozja me to, dhe
me lepuj ne fushe te gjelberuar.

I lutem zotit shume
te ma beje kete favor,
pas nje kohe me siguri
do me shihni ne televizor.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Pacifisti

Pacifisti paqe don
per veti ,e per te tjere,
per boten qe na rrethon
cdo dite ne jete, panderprere.

Do te doja ne bote te kete
sa me shume pacifist,
jo lufte, qe i bene njerzite te shkrete
por te ndahen miresite.

Edhe brenda vetes cdo njeri
te kete paqe, jo konflikt,
kjo vlen edhe per ju femi
keshtu qe mesohu te jesh pacifist.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Pranvera

Me ka premtuar pranvera
do vij si ngahera,
me deshire buzagaz
sakt me 21 mars.

Me thote;hape deren mikeshe
kenaqesi shpirti do gjesh,
te siguroj, te bej be
do ta gjelberoj cdo pellembe dhe.

Nje fshehtesi po te tregoj
cdo njeri le ta degjoj,
rrezet me dheun jane ne dashuri
te bashkuar bejne cudi.

Se kjo dashuri eshte hata
do te te bindet syri panda,
shih c'nam ka bere kajsia
ka hap krahet si liria.

Kjo dashuri e bekuar
kur nuk ka per te perfunduar,
dhe perfaqsues i saj legjitim
jam pranvera deri ne amshim.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

7 Marsi

Diten e pare me butesi
doren time e morri ne dore,
vendin ku do ulem e rri
me tregoi nje ze diellor.

Ishte mesuesja e pare
njeriu me i dashur pas prindite,
dituri me fali pa ndare
mi ka rritur njohurite.

Sot eshte dita jote mesuese
7 Marsin ta uroj me zemer,
ne jete nuk ke zavendsuese
e bart me nder kete emer.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Ka ndodhur

Me 15 Mars 2003
me siguri keni vene re,
cudia ka ndodhe
prisnim rreze na erdhi nje fjolle.

Desha ti them
a je ne dileme,
moj fjolle budallaqe
qe ne Mars u shfaqe.

Por nuk pata zemer
ti vej epitet, a emer ,
si ta fyej me fjale
ate qe gezim me fal.

Si te ishte ne dimer sillej
fjolla me fjollen, peshtillej,
sepse c' eshte e vertete
edhe era i bente muhabet.

S'di cka do ndodhe neser
por fjolla duhet te jete esell,
ne e duam me kohe
tash duam rrezja te na ngrohe.


Sot me 4 Mars 2010

Me kenaqesi ne oborr dola
shikoja fjollat si vallezonin,
duke qeshur u fola
muzike a do te donin?

S'me varen veshin bukuroshet
por une vazhdova me tej,
me kete fantazi zemra t'me gezohet
ne cdo pjese te trupit nga nje fjolle gjej.

S'eshte thjeshte nje fjolle
energji pozitive,eshte kenaqesi,
pasi eshte Mars veshur me holle
me dukej me prekte nje magji.

Hyra ne dhome perden e hoqa
shikoja dhe shkruaja me ndjesi,
nga pamja qe shijova dhe ndoqa
doli dhe kjo poezi.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: fara</div><div class="ubbcode-body">Ka ndodhur

Me 15 Mars 2003
me siguri keni vene re,
cudia ka ndodhe
prisnim rreze na erdhi nje fjolle.

Desha ti them
a je ne dileme,
moj fjolle budallaqe
qe ne Mars u shfaqe.

Por nuk pata zemer
ti vej epitet, a emer ,
si ta fyej me fjale
ate qe gezim me fal.

Si te ishte ne dimer sillej
fjolla me fjollen, peshtillej,
sepse c' eshte e vertete
edhe era i bente muhabet.

S'di cka do ndodhe neser
por fjolla duhet te jete esell,
ne e duam me kohe
tash duam rrezja te na ngrohe.


Sot me 5 Mars 2010

Me kenaqesi ne oborr dola
shikoja fjollat si vallezonin,
duke qeshur u fola
muzike a do te donin?

S'me varen veshin bukuroshet
por une vazhdova me tej,
me kete fantazi zemra t'me gezohet
ne cdo pjese te trupit nga nje fjolle gjej.

S'eshte thjeshte nje fjolle
energji pozitive,eshte kenaqesi,
pasi eshte Mars veshur me holle
me dukej me prekte nje magji.

Hyra ne dhome perden e hoqa
shikoja dhe shkruaja me ndjesi,
nga pamja qe shijova dhe ndoqa
doli dhe kjo poezi.





</div></div>
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Oli e Benxhi

E kane be per veti cdo femi
Oli e Benxhi jane fenomen,
ne lagje e ne shtepi
cdo njeri per ta rrefen.

Kapiten Oli mbane numrin dhjete
sulmues me goditje si ere,
numer nje Benxhi portier i vertete
me grushta topit perball i ri perhere.

Fanella bardhe e blu
ekip i forte e guximtar,
kundershtarin perhere kane sfidu
cmendin tifozet pandare.

Kenga e tyre eshte be hit
me gjithe ze e kendojne,
Oli e Benxhi tani jane mit
femijet me ta jetojne.

Nese korrent s'kane ne shtepi
s'ka problem se pushimi i gjate,
te tubuar rreth bankes cdo femi
tegon e ritregon cdo situate.

Oli dhe Benxhi shoke te vertete
futbollist me nam,
cdo femi do te ishte shoke i trete
te marre pak nga kjo fam.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Dhurata per 7 Mars

Femije te dashur dua te dini
per festen e mesueses jo patjeter,
nje dhurate duhet te blini
eshte nje metode tani me e vjeter.

Koha ka ndryshuar, dhe sot
me sy te mi kam pare nje mike,
mesese ,e gjuajti ne shporte
nje krahe me lule plastike.

Ishte ndjenje jo e mire por tha;
lule per qef kam ne shtepi,
per cdo vit me japin pandare
tua kethej s'kam zemer, me vie merzi.

Femije te dashur mendoj
urojani duke recituar,
cdo njeri doren te ja shtrrengoj
me fjale duke ja uruar.

Ose forme te nderroj dhurata
dhurate ngrenese le te jete,
bonbonjere s'eshte afatgjate
por mesuesja do e mbaj mend.

E di se te ipni dhurate
e ta pregatisni keni deshire,
mblidhni bashke parate
mesueses bonbonjera, ti bej mire.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Genjeshtra

Enea e pikelluar sot
ne krah mu hodhe,
e dija se nuk e bene kot
dicka do ti kete ndodhe.

Dje mesuesen e genjeva
ne cast per te shpetuar,
por me pas keq u ndjeva
se mos me keq kam ngaterruar.

Genjeshtren dhe te verteten
i kam bashkuar,
dhe mesuesja te verteten
ska per ta kuptuar.

Ja lemova floket me butesi
i thash ;mesuesja eshte e zgjuar,
keto gjera ti dalloj di
zemren e vogel e kam qetesuar.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Erdhi pranvera

E diel ,21 mars
erdhi pranvera mes nesh,
cdo dite me pas
s'do te jete e njejt.

Rreze me te nxehta
gjelberim ne cdo ane,
rroba me te lehta
kanotere, sandale e fustane.

I bukur ky ndryshim
nderim stinesh poashtu,
e kenac shpirtin tim
kete rilindje shume e du.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Gjyshja ime

Kur fryne me force era
perplaset rrufeja edhe dera,
bubullima ulerine pa meshire
une ndihem shume mire.

Sepse gjyshja me ka gjan
me qef ne preher me mban,
nga preheri them gjithmone
asgje nuk me frikeson .

Gjyshja ka barin sherues ne goje
se kur vritem ne ndonje loje,
me puthe plagen ma lemon
cudia ndodh me kalon.

Kur vesh fustan te ri
gjyshja nise e thurre fjali,
shkalle -shkalle larte shkon
deri te dielli me larteson.

Eshte me e mire si mjalta
edhe me e mire se cokolata,
se keto embelsira treten ne bark
e fjalet e gjyshes vijne varg.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Librat e deshperuar

Beni nga shkolla
erdhi ne shtepi,
rregulloi canten
ne kolltuk u shtri.

Derisa e qete
me kenaqesi pushonte,
c'polemike ne cante behej
s'mund ta paramendonte.

Librat grindeshin
kush do jete i pari,
Beni kur do zgjohej
ne dore do ta mari.

Matematika krenare
tha duke u lavderuar;
- te bej llogari
une e kam mesuar.

- S'eshte gje llogaria
po te garantoj,
liber leximi
me perbuzje theksoi.

Mua do te me mari
se me do me shume,
se duke lexuar
shpesh e ve ne gjume.

Librat u ndalen
kur Beni koken ngriti,
doren ta zgjate drejt tyre
cdo njeri prej tyre priti.

Beni mori diskun
me te preferuar,
e leshoi te kenaqet
me filma te vizatuar.

Librat e deshperuar
i kaploi nje merzi,
u struken ne qoshe
dhe fjeten si femi.

Por Beni si harroi
sepse kur eshte zgjuar,
canten e kerkoi
se duhet mesuar.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Grindja

Sot shkronjat u grinden
per asgje fare,kot,
dhe njera tjetren nuk e binden
se eshte e vertete ajo cka thote.

Cdo njera ne te kunderten ane
biseden e kishin feshire,
por kur Dini me laps e pane
prisnin me deshire.

Se Dini shpesh
shoqet i ka bashkuar,
duke shkruar e ven ne shesh
fjalite qe i ka menduar.

Ndoshta Oli e Benxhi
Piter Pani apo Super Sajan,
ndoshta per te madhen dashuri
per te shtrenjten, mamane.
 

fara

Primus registratum
Re: Vetem fjale shpirti

Sot

E bukur eshte dita
nje nxehtesi e lehte rrezja fal,
ne oborr shetita
u kenaqa pa thene fjale.

Tek trendafili shoh jete
ne cdo cep ka shperthyer,
e vetem disa dite do kete
ta shikoj qe nuk jam kethyer.

Edhe tek pemet njesoj
cdo dege me plote geme,
pranvera na dhuroj
bukuri qe do vazhdoj them.

Une do e shijoj e percjelle
sa te jete kjo jete,
se ndjenja qe me sjelle
jane qetesuese vertete.
 
Top